Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E martë 31.10.1995

Sondazh fantazëm.PD nuk fiton

Partia Demokratike mbajti të dielën “meshën e fundit”. Kësaj radhe nuk u lexuan, as predikuan fjalët e Biblës, fjalët e Jezusit. Por u predikuan rezultatet e sondazhit të “grupeve të sondazhit të opinionit të Fakultetit të Filologji-Sociologjisë të Universitetit të Tiranës”. Ato ishin fantazma Sondazh fantazëm.PD nuk fiton Perpjekje e deshtuar per te shmangur panikun e humbjes -Nuk ekziston Fakultet Filologji-Sociologji ne Universitetin e Tiranes -Dekani i Fakultetit te Shkencave Sociale dhe Shefi i Departamentit Sociologji-Filozofi pohojne se sondazhi nuk eshte bere zyrtarisht nga Fakulteti i tyre -Sondazhi eshte realizuar nga pedagogu i filozofise Aleksander Kocani i cili refuzon te tregoje te dhena te hollesishme te sondazhit -Kocani:“Eshte pune ime. Jo, jo. Ne rast se ju do te me kishit paguar per te bere sondazhin atëhere une do te isha i detyruar t'ju jepja vetem juve informacion dhe askujt tjeter!!!Motivi ka qene fjala e Gramoz Rucit se “ka sondazhe te PD-se qe tregojne se PS fiton 60%” Faqe 2
Aleksander Kocani Gramoz Ruçi Tiranë

“Ligji për genocidin” - ka ndërruar fushëbetejë

Dje në Gjykatën Kushtetuese. “Ligji për genocidin” - ka ndërruar fushëbetejë “Ligji për genocidin” - ka ndërruar fushëbetejë. Debati mbi të, dje paradite është zhvendosur nga salla e Parlamentit dhe faqet e gazetave, për t'u përfunduar per gjykim në seancë të rregullt në Gjykatën Kushtetuese. Shkak për këtë u bënë pikërisht dy kërkesat e grupeve parlamentare të partive të opozitës PS dhe PSD- të cilat kërkonin cilësimin e tij si antikushtetues. Kështu, dje duke mbrojtur këtë kërkesë ndodhën para trupit gjykues të kryesuar nga z. Gjata, Dokle, Abdiu e Majko nga Partia Socialiste dhe Gjinushi, Milo si përfaqësues të Partisë Socialdemokrate. Gjykata “e pavarur” Kushtetuese tërhiqet për të marrë vendim! Faqe 3
Gjata Namik Dokle Abdiu Majko Skender Gjinushi

Bullgari: Shumica e popullit voton për alternativën socialiste

Bullgari: Shumica e popullit voton për alternativën socialiste Zhan Videnov: “E majta demokratike do të udhëheqë vendin dhe bashkitë” -Partia Socialiste dhe koalicioni i saj fiton shumicën me mbi 42 përqind të votave ose 18% më shumë se Partia Demokratike në opozitë -Në Sofje, Varna dhe Ruse do të vendosë balotazhi Pardje në gjithë Bullgarinë u zhvilluan zgjedhjet për pushtetin lokal.Ashtu siç ishte parashikuar prej analistëve dhe anketimeve këto zgjedhje u fituan me diferencë të theksuar nga Partia Socialiste dhe koalicioni i saj .Pas fitores në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar socialistët bullgarë me alternativat dhe platformat e tyre për tu integruar gradualisht në ekonominë kapitaliste të tregut gjatë disa muajve qeverisjeje treguan epërsi ndaj qeverisjeve të mëparshme të Partisë Demokratike. Ishte kjo arsyeja që ata të rriten dukshëm elektoratin e tyre, në krahasim me partitë demokratike. Kjo e fundit pati në zgjedhjet lokale mori vetëm 24 % të votave, ndërsa partia popullore fitoi 8.5%, Socialdemokratët 5.9 %, Biznes blloku 4,1%.Partia Komuniste dhe disa parti të tjera morën fare pak. Duhet theksuar se karakteristikë e këtyre zgjedhjeve ishte se ato u zhvilluan në qetësi dhe pa ndonjë incident. Pavllo Gjide, Sofje,30.10.95 Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i Bullgarisë Zhan Videnov
Zhan Videnov Pavllo Gjide Bullgari Sofje Varna Ruse

Duke pasur pasionin, kam sigurinë si artist për t'i dhënë spektatorit sa më shumë role

-Intervistë me “Artistin e Merituar” Roland Trebicka -Intervistë me “Artistin e Merituar” Roland Trebicka Faqe 10
Safet Zhulali

Pervirsitet profesional i televizionit shqiptar

Mbremë televizioni shqiptar nuk e dha lajmin e fitores së socialistëve bullgarë ne zgjedhjet lokale ne vendin e tyre.Kjo nuk eshte e rastit. TVSH prej kohesh ka ndermarrë sulme kunder socialisteve dhe kryeministrit te nje vendi mik. Mirëpo ja qe ata nuk i degjoi njeri ne Bullgari. Embargoja informative per ta fshehur te verteten e fitores se socialisteve ne Bullgari me se paku deshmon per pervirstetin profesional te redaktoreve e drejtuesve te redaksise se informacionit e vetë institucionit.
Bullgari