Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë 4.11.1995

Varesia e Radiotelevizionit kalon nga Parlamenti tek Presidenti

Projektligji "Për Radiotelevizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë" Musa Ulqini Anetar i komisionit te masmedias e kultures per projektligjin per mediat elektronike Musa Ulqini Anetar i komisionit te masmedias e kultures per projektligjin per mediat elektronike "Berisha në këtë mënyrë kërkon që të ruajë monopolin e tij mbi RTV. Ky veprim tregon që Presidenti ka filluar të mendojë seriozisht për humbjen e Partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme elektorale". Faqe 3
Merita Ndreko Berisha Republikën E Shqipërisë

Qeveria shton numrin e te pastreheve

-Edhe ne Durres PD deshtoi ne te ashtuquajturen kontrate te lidhur me popullin 800 konflikte per token ne Tirane -Por kryeministri nuk mban pergjegjesi. Qeveria ka hale te tjera shume me te medha per te zgjidhur, per te cilat Meksi po mendon se si e shihni edhe ne foto. Mos u ngaterroni, ai nuk po fle Faqe 7
Meksi Durrës Tiranë

Policia ka ushtruar dhune mbi familjen time

Denoncon nga Shkodra nje ish i perndjekur politik Me quajne Abdyl Murati. Banoj ne lagjen Tepe te qytetit të Shkodrës. Megjenëse për 4 muaj rresht nuk më jep përgjigje njeri per dhunen që eshte ushtruar ndaj familjes time ne degen e Brendshme te ketij rrethi, vendosa te denoncoj publikisht duke ju drejtuar "Zerit te Popullit".
Abdyl Murati Shkodër Tepe

Të vendosura drejt fitores në rrugën e demokracisë

Nga Konferencat e Forumit te Gruas Socialiste Tirane: Dje mbasdite në një nga sallat e Muzeut Historik në Tiranë u zhvillua Konferenca e dytë e Forumit të Gruas Socialiste për qytetin e Tiranës. Tirane: Dje mbasdite në një nga sallat e Muzeut Historik në Tiranë u zhvillua Konferenca e dytë e Forumit të Gruas Socialiste për qytetin e Tiranës. Merrnin pjesë 120 delegate që përfaqësonin 24 zona të Forumit të Gruas socialiste për Tiranën. Merrnin pjesë gjithashtu dhe nënkryetari i Partisë Socialiste Servet Pëllumbi, kryetari i Partisë Socialiste për qytetin Tiranës Musa Ulqini dhe kryetarja e Forumit të gruas socialiste të Shqipërisë Merita Ndreko. Pas fjalës së hapjes të mbajtur nga Ana Misha, në emër të këshillit drejtues të F.G. të qytetit të Tiranës u lexua raporti i Konferencës nga kryetarja e F.G. Socialiste të qytetit Tiranës Margarita Hysi. Në raport pasqyroheshin arritjet e këtij forumi që nga konferenca e parë në drejtim të organizimit dhe gjallërimit të aktivitetit të forumit. Në shifra dhe fakte pasqyrohej gjendja e gruas në qytetin e Tiranës edhe mbi këto bazë përcaktoheshin edhe detyrat konkrete. Në fjalën e tij shoku Servet Pëllumbi vlerësoi punën e këtij forumi dhe të gjithë progresit të ndërgjegjësimit brenda partisë dhe forumit të tij. Gjithashtu ai bëri një analizë situatës politike në vend. Në diskutimet e shumta u soll prova e grave socialiste të Tiranës dhe u dhanë mendime për përmirësimin e punës në të ardhmen. Ndër të tjera diskutuan Arta Stefanie doktore shkencave në asistencë, Vahide Dervishi mësuese e cila gjatë referendumit u burgos nga regjimi i Berishës, Lili Çela avokate, Fatbardha Corova, Liljana Gjini, etj. Në të gjitha diskutimet shprehej bindja e plotë e fitores së socialistëve në zgjedhjet e ardhshme. Konferencën e përshëndeti dhe dekretoi Merita Ndreko. Në emër të pjesëmarrësve në konferencë Vjollca Sevi lexoi një përshëndetje drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano. Pas zgjedhjeve kryetare e Forumit të Gruas Socialiste për qytetin e Tiranës u rizgjodh Margarita Hysi. Korresp. i "Zërit të Popullit" Permet: Shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen sot grate sot ishin ne qender te vemendjes se punimeve te Konferences se dyte te grave te rrethit te Permetit. Ne raportin e kryetares se Forumit Eleni Jance u ndal ne gjendjen aktuale te grave permetare te cilat jane prekur nga reforma dhe jane kthyer ne nurve te shtepise. Forumi i grave socialiste ne Permet gjate ketyre tre vjeteve te ekzistences se vet ka shtrire ne te gjitha zonat e qytetit e rrethit te Permet Kelcyre dhe ne komunat e rrethit. Diskutimet e shumta percollen shqetesimin e ligjshem per pasigurine e jetes se burrave dhe djemve ne emigracion, rrembimi i vajzave per prostitucion, per mungese skandaloze te ujit, asistences shendetsore. E dhimbshem ishte diskutimi i perfaqesueses se Kosines e cila paraqiti tabllone e zymte te grave fshatare te cilat po kalojne ne gjendje depresive nga mbyllja. Grate fshatare theksoi ajo po terheqin lisen sepsë kane para per te paguar mjekimin. Nga kjo shkaktohet deri ne aborte spontane. Vajzat si dergojne ne shkollë te mesme sepse kemi frike nga trafikantet e femrave. Femijet largohen nga shkolla se mbi supet e tyre te njoma bie barra e puneve te bujqesise dhe ruajtja e bagetive. Ne fund konferenca zgjodhi organet drejtuese. Korresp. i "Zerit te popullit"
Servet Pëllumbi Merita Ndreko Ana Misha Margarita Hysi Arta Stefanie Tiranë Muzeut Historik Përmet Kelcyre Kosines

Shteti i se drejtes. Sistemi ligjor demokratik

Nga programi i Partise Socialiste Shteti i se drejtes. Sistemi ligjor demokratik PSSH-ja Eshte per forcimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor. Duke marre pjese gjallerisht ne formësimin e vullnetit politik te shtresave që përfaqëson, socialistet kerkojne te respektohet e zbatohet konceptet demokratike ne marredheniet midis partisë, shoqërisë dhe shtetit. -Shteti te jete ne sherbim te qytetareve te tij. -Të respektohen e te materializohen realiteti politik i ndarjes se tre pushteteve, i kontrollit dhe balancimit të tyre reciprok ne interes te mbarëvajtjes, te forcimit te demokracise dhe te drejtave te njeriut e shtetasve. -veprimtaria shteterore te kryhet vetem ndaj organeve te autorizuara shteterore duke u kurorëzuar ne përputhje me Kushtetuten dhe legjislacionin ne fuqi. -Te kete transparence ne veprimtarine e shtetit e te administratave per vendimet e marra, te sigurohet informacioni e publiciteti, te terhiqen qytetaret per pjesemarrje ne veprimtarine shteterore dhe vendimet te merren ne ate nivel, ku jane me te efektshme dhe sa me afer shtetasve. -Organet e drejtesise te kene pavaresi te vertete, veprimtaria e tyre te udhehiqet vetem nga ligjet, jashte ndikimeve e nderhyrjeve te organeve ekzekutive, te pikpamjeve partjake ose te interesave te grupeve ekonomike. -Te ndertohet e përsoset vazhdimisht nje sistem ligjor demokratik që t’u garantoje te gjithe shtetasve barazine ne te drejta e detyra, ne liritë themelore dhe pareskshmerine e personit. -Bindja ndaj ligjit te behet nje rregull jetese demokratik.-Shtetasit te mos i mohohet e drejta per te kontestuar nje ligj te caktuar, por kontestimi dhe ndryshimi i ligjit te behen ne menyre demokratike, me procedurat publike legjitime te parashikuara me kohe dhe me shumice votash.