02/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

2 shkurt 1995

URDHËRI POLITIK I PD-së DESHTON PARA VOTES SE LIRE TE DEPUTETEVE

Kryetari i Gjykatës së Kasacionit voton kundër heqjes së imunitetit të deputetit DJE NË PARLAMENT URDHËRI POLITIK I PD-së DESHTON PARA VOTES SE LIRE TE DEPUTETEVE - Mbrëmë në mesnatë Parlamenti votoi kundër heqjes së imunitetit të kryetarit të Gjykatës së Kasacionit - Filloi plot tension dita e djeshme e punës për Parlamentin Shqiptar, duke përcaktuar fatin e orëve të tjera që do t’i përkisnin seancës plenare. Dukej se çdo moment i mëvonshëm qe paragjykuar të ndodhte ashtu. I lajmëruar një ditë më parë nga të gjitha emisionet qendrore të lajmeve Kryetari i Gjykatës së Kasacionit u paraqit dje në selinë qendrore të parlamentit ku deputetët do të shqyrtonin – sipas kërkesës së prokurorit të përgjithshëm, – heqjen e imunitetit të tij. Rreth orës 10.00 të mëngjesit të ditës së djeshme, kryegjyqtari u ndalua në postbllokun qëndror nga rojet e Parlamentit. Menjëherë këmbënguljen e rojeve Zef Brozi hyri në ambientet e jashtme të Parlamentit mes një nervozizmi të lighshëm. Në mikrofonin e tonë ai tha se e shoh se çdo të ndodhë, duket që kur urdhërojnë të ndalojë kryetarin e Kasacionit të hyjë në Parlament. Por ndersa qe i suksesshëm në ndalesën e parë, Brozi, nuk qe i tillë në ndalesën e hyrjes të godinës. Shefi i rojeve i gjendur aty spjegoi se kryetari i Kasacionit nuk mund të hynte në godinë pa leje. Ndërsa-?? se Brozi për minuta të tëra spjegoi se kish hyrë gjithnjë nuk ishte bindës për shefin e rojeve që qe bindur më parë nga urdhri. Në fasadën qëndrore të selisë së parlamentit ambasadori gjerman dhe ai zviceran ndiqnin çdo moment të ngjarjes. Zoti Fëlers iu drejtua Brozit në shqip: Si jeni zoti kryetar? Brozi në frengjisht: Mirë, nuk lejojnë presidentin e Gjykatës së Kasacionit të hyjë në Parlament. Nuk më lejon Berisha. Ndërsa z. Fëlers hyri brenda, Brozi, u detyrua të qëndrojë jashtë të dëgjojë replikën e Shaban Memisë si dhe të kërkojë fjalë leje për të hyrë brenda. Gjithsesi ai mu në të shpërndajë për deputetët e grupeve të ndryshme materialet mbi mbetëse më të fundit. Për minuta të tëra kryetari i gjykatës së kasacionit mbeti jashtë duke protestuar dhe kërkuar ndihmë nga deputetët të të gjitha grupeve. Për çudi kish humbur personi që ndan vazhdimisht fletë lejet. Pas më shumë se 30 minutave përpjekje Brozi – duke qenë – tani skenarin e mora vesh, po iki se dita është e mirë dhe kam besim tek deputetët – u largua nga Parlamenti. Ndërkohë rreth orës 11.00 Brozi u shfaq përsëri në ambientet e jashtme të Parlamentit për të mbetur përsëri jashtë. Brenda sallës deputetët e opozitës dhe të tjerë kërkonin me ngulm që Brozi të fliste para parlamentit duke protestuar edhe për ndalimin e tij. Arbnori i mbërkullueshëm në kthela edhe 180 gradë, pasi kish thënë se në bazë të rregullores në sallë mund të hyjnë vetëm deputetët dhe ministrat, të tjerët me leje (edhe Presidenti duhet të marrë leje), duke marrë shaj-??? me spektakolarët nga deputetë të ndryshëm, që i tregonin se kish fjetur në llozha, ta se po kish marrë një letër nga Zef Brozi që lajmërontë se kish mbetur jashtë. Ndërsa u duk qartë se urdhri që kryetari i Kasacionit të ndalohej të hynte brenda që i tij, ai pas 1 ore e 17 minutash mundësoi prezencën e Brozit brenda në godinën e shenjtë të Parlamentit.

IMAMI: «KETO JANE PRAKTIKA FASHISTE»

Temperatura e lartë edhe në sallën e Parlamentit Ajo u çfaq sapo zoti Pjetër Arbnori shtroi kërkesën për shqyrtimin e rendit të ditës, i cili duhej të fillonte me shqyrtimin e anulimit të vendimit të Kuvendit Popullor për emërimin (disa ditë më parë) në Gjykatën e Kasacionit të gjyqtares Tefta Zaka. Kundërshtimi i grupeve parlamentare u ndje menjëherë. Për deputetin e AD, z. Teta, pa- [tekst i prerë/paqartë] duke anashkaluar problemet themelo- [tekst i prerë/paqartë] «Ju si gjithmonë, ju drejtoni arrogancat. Arbnori, bëni sikur i harroni dhe sillni këtu për të shqyrtu- (Vijon në faqen 2)

NGA AKTIVITETI I DELEGACIONIT TË PARTISË SOCIALISTE NË BRUKSEL

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Evropiane Aksel Anish priti delegacionin e PSSH Dje paradite në selinë e Partisë Socialiste Evropiane në parlamentin Evropian, sekretari i përgjithshëm i saj zoti Aksel Anish, priti në takim delegacionin e PSSH të kryesuar nga zëvendëskryetari i saj dr. Servet Pëllumbi. Në takim morën pjesë, Ilir Meta, nënkryetar i PSSH, deputetët, dhe anëtarët e Kryesisë së PS Ethem Ruka dhe Arta Dabulla, dhe deputeti Anastas Angjeli. Anëtarët e delegacionit të PS e njohën zotin Anish me situatën ekonomike dhe politike në Shqipëri si dhe me alternativën e kësaj partie për kapërcimin e krizës konstitucionale politike dhe ekonomike. Një vend i rëndësishëm zunë diskutimet për raportet e PSSH me partitë socialiste evropiane për vazhdimin e dialogut dhe kontakteve të mëtejshme në të ardhmen.

Takim në selinë e Partisë Socialiste të Belgjikës

- Delegacioni i PSSH u prit nga sekretari ndërkombëtar i PS të Belgjikës z. ETJEN GODEN. - Në vazhdim të takimeve në Bruksel, po dje delegacioni i PSSH u prit në selinë e Partisë Socialiste të Belgjikës, nga zoti Etjen Goden. Në këtë takim u diskutua rreth marrëdhënieve të dy partive në stadin aktual si dhe për intensifikimin e tyre në të ardhmen. Zoti Goden që është edhe anëtar i byrosë së PS evropiane shprehu vullnetin e PS të Belgjikës për të vendosur kontakte më të ngushta me partinë Socialiste të Shqipërisë, dhe për të njohur nga afër problemet me të cilat ajo ballafaqohet. Në lidhje me çështjen Nano, zoti Goden shprehu mbështetjen e PS të Belgjikës dhe shpresën për një zgjidhje sa më të shpejtë të saj.

Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit Evropian për demokraci e solidaritet BO Toresson

Me shumë interes ishte edhe takimi që zhvilloi delegacioni i PSSH, me zotin Bo Toresson, sekretar i përgjithshëm i Forumit Evropian për demokraci dhe solidaritet. Në këtë takim u vlerësuan kontaktet e deritanishme dhe u bisedua për një bashkëpunim më konkret në të ardhmen. Në mënyrë të veçantë zoti Bo Toresson, shprehu gatishmërinë e Forumit Evropian për Demokraci e Solidaritet për të ndihmuar PSSH në përpunimin e mëtejshëm të programit të saj për zhvillimin e reformave në fushën ekonomike dhe sociale.

Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Rinisë Socialiste të Komunitetit Evropian Philip Cordery

PHILIP CORDERY, sekretar i përgjithshëm i Rinisë Socialiste të Komunitetit Evropian (ECOSY) priti në selinë e ECOSY në parlamentin Evropian delegacionin e PSSH PHILIP CORDERY, sekretar i përgjithshëm i Rinisë Socialiste të Komunitetit Evropian (ECOSY) priti në selinë e ECOSY në parlamentin Evropian Servet Pëllumbi. Në këtë takim përfaqësuesit e PSSH, vlerësuan kontributin e ECOSY për të bërë të njohura vlerat e socializmit shqiptar dhe u shpreh edhe në pranimin e Rinisë Eurosocialiste shqiptarë si anëtarë shok të ECOSY. Nga ana e tij zoti Cordery konfirmoi vullnetin e ECOSY dhe të tijin personalisht për të shtuar mbështetjen për FRESSH dhe për Partinë Socialiste.

Kryesia e Grupit Socialist në Parlamentin Evropian priti delegacionin e PSSH

Merr pjesë kryetarja e Grupit Socialist në BE zonja PAULINE GREEN. Një takim i rëndësishëm u zhvillua edhe me kryesinë e Grupit Socialist në Parlamentin Evropian, më i madhi në BE. Delegacioni i Kryesisë së Grupit Socialist të Parlamentit Evropian: ishte i përbërë nga zonja Paulinë Green, kryetare e këtij grupi; nga zotërinjtë Luixhi Kolajani dhe Jani Kubatis, nënkryetarë, zonja Nadia Van Hamme, shefe e departamentit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zoti Rob Van De Water, sekretar për marrëdhëniet me vendet e Evropës Lindore. Në këtë takim me shumë interes u bisedua dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri dhe për rolin e PSSH, si një nga forcat kryesore në proceset demokratike të kësaj periudhe. Gjithashtu vëmendje e veçantë iu kushtua gjendjes së rrugëve të bashkëpunimit të mëtejshëm të PSSH dhe Grupit të saj Parlamentar me grupin socialist të BE, për kontributin që kanë dhënë në të ndihmuar Shqipërinë dhe për solidarizimin në zgjidhjen e çështjes Nano. Delegacioni i PSSH ftoi që një përfaqësi e Grupit Socialist të Parlamentit Evropian të vizitojë Shqipërinë. Kryetarja e Grupit Socialist në BE, e priti me kënaqësi ftesën dhe autorizoi dy nënkryetarët e saj për realizimin e kësaj vizite.

Minatorët kërkojnë të gjendet hajduti i 75 milionë lekëve

VAZHHDIMI I NJË GREVE Intervista me minatorët e Bulqizës Me telefon nga Bulqiza: Prej disa ditësh vazhdon në thellësi të nivelit të tetë të minierës së Bulqizës greva e urisë së minatorëve, të cilët janë të vendosur që të gjejnë një plotësim e të gjitha kërkesave ekonomike që kanë paraqitur. Sakaj, mësohet se në mbrëmjen datës 31 janar, policia ka ndaluar disa nga drejtuesit e grevës së sindikatave të minatorëve, ndërkohë që një ditë më pas, pra më 1 shkurt kanë dalë nga greva të detyruar nga gjendja e rëndë shëndetësore 4 prej grevistëve. Ne intervistuam njërin prej tyre, pikërisht Ymer Xhedikun i cili deklaroi për «Zërin e Popullit» në spitalin e Bulqizës ku gjendet i shtruar se sebashku me të tjerët e gjendja e të ngujuarve vazhdon të përkeqësohet gjithnjë e më tepër. Ata jetojnë vetëm me djathë. Të mungon gjithçka, edhe kujdesi shëndetësor. Bëhet e ditur se në përkrahje të kërkesave të drejta të grevistëve janë prononcuar me deklarata dhe drejtuesit e komitetit të Partisë Socialiste të rrethit dhe ata të Partisë Socialdemokrate. Më gjerësisht do t'ju informojmë në numërin e nesërm. Bulqizë, më 1.2.1995 ora 20.00 Bulqiza po përjeton një moment dramatik. Rreth dyqind minatorë janë ngujuar në thellësitë e nivelit të 8-të dhe po luftojnë me urinë dhe vdekjen. Çfarë i ka detyruar minatorët e Bulqizës që të lënë vatrat familjare dhe të venë jetën në rrezik në thellësi të mëdha të nëntokës ku edhe ajri është me kreçk? Në pamundësi për të zbritur poshtë për arsye se hyrjet e nëntokës janë bllokuar, në intervistuam disa punëtorë të minierës të cilët kishin mbushur piacalen e 41-shit në shenjë solidariteti me të ngujuarit dhe në shenjë proteste për indiferenzimin e shtetit ndaj halleve të tyre. Së pari takoheni me një grup grash, punëtore në seleksionimin e në transport, të cilat në shenjë proteste kishin lënë punën dhe po ktheheshin në shtëpi. Një grua, me mbiemrin Krusa (emrin nuk ishte kapur shirit magnetofoni) na tha: - Kemi hyrë në grevë për të drejtat tona. Dhjetë përqindëshin e shtesë së pagës nuk na e jepet. Në grevë kanë hyrë punëtorët e galerisë. Nuk e di sa janë. Thuhet se janë 70 vetë, thuhet se janë 200. Rajmonda Mazari, e re, punëtore në repartin e seleksionimit dhe transportit në minierë! - Ne kërkojmë që të mos punojmë në furnin e tretë, kërkojmë 10 përqindëshin e shtesë së pagës që nuk na e kanë dhënë. Kërkojmë të rritet rroga. Ne marrim 1000 lekë në ditë, aq sa marrin në shëndetësi, bile më pak se ato. Bajram Poleshi, minator, nga Zall-Dardha: - Ne kërkojmë të na jepet përgjigje për disa kërkesa tonat të cilat janë: Të gjendet korrupsioni, të gjendet hajduti që ka vjedhur 75 milionë lekë. Të jepet 10 përqindshi i shtesës së rrogës që na ka dhënë shteti të gjithëve. Reforma në ndërmarrje të bëhet në bazë të ligjit. Shokët tanë janë në grevë urie, po bëjnë 42 orë që janë ngujuar. Për ta nuk po çan kokën askush. Ata ta pushtetit lokal janë të gjithë kundra. Policja iu është kundërvënë punëtorëve dhe ka shkuar për t'i nxjerrë forcërisht nga greva. Ne jemi këtu dhe nuk do të tërhiqemi. Zabit Shira: - Kam 22 vjet minator shembje. Këtë vend e kam lënë me gjak. Kam lënë këtu vëllain 31 vjeç. Për t'u shtypur kjo minierë është shtypur denbabaden. Nga kjo minierë janë vrarë e mbetë sakat mbi 1500 minatorë. Nga kjo minierë janë veshë me 13 zëra me qindra nana, gra e motra. Prandaj i bëj thirrje të fala Presidentit, kryeministrit dhe të gjithë partive që vijnë të marrin pjesë në këtë grevë. Kjo nuk është grevë politike, është grevë ekonomike. Kërkesat tona janë: Të na jepet 10 përqindshi, të shkohet korrupsionit deri në fund, të na jepet statusi i minatorit. Sot më përcjellin me minatorët nuk ka. Gjeni tek këta njerëz (tregrën ëho- (Vijon në faqen 2)

Kryetari i Grupit Parlamentar të së majtës në BE zoti Alon Puerta dhe nënkryetari Aleko Allavanos pritën delegacionin e PSSH

Delegacioni i PSSH, i kryesuar nga zëvendëskryetari i PSSH dr. Servet Pëllumbi zhvilluan një takim me interes edhe me kryetarin dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të së majtës në Parlamentin Evropian me zotërinjtë Alon Puerta dhe Aleko Allavanos. Gjatë takimeve midis dy delegacioneve u shkëmbyen mendime për një njohje dhe bashkëpunim më të mirë midis tyre. Delegacioni i PSSH shprehu falenderimet për solidaritetin e këtij grupi për të ndihmuar Shqipërinë dhe zgjedhjen sa më të shpejtë të çështjes Nano.

Takim me zonjën Katerinë Lalumier, kryetare e Grupit të Aleancës Radikale të BE dhe ish sekretare e përgjithshme e Këshillit të Evropës

Në këtë takim u diskutua rreth situatës politike, ekonomike, dhe sociale në Shqipëri dhe u kërkua që si deri më tani të vazhdojë angazhimi i saj. Në këtë takim u diskutua rreth situatës politike, ekonomike, dhe sociale në Shqipëri dhe u kërkua që si deri më tani të vazhdojë angazhimi i saj që Bashkimi Evropian të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e proceseve demokratike. Zonja Lalumier, shprehu predispozicionin e saj të plotë dhe uroi që Shqipëria të ketë zgjidhje sa më demokratike për situatat ekonomike dhe politike. Në të gjitha takimet merrnin pjesë edhe nënkryetari i PSSH Ilir Meta, anëtarët e Kryesisë së Partisë profesor doktor Ethem Ruka dhe Arta Dulla, dhe as. profesor doktor Anastas Angjeli, deputet të Partisë Socialiste. Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PSSH.

Ambasadori amerikan Joseph E. Lake takoi drejtues të gazetave kryesore shqiptare

Dje paradite ambasadori amerikan në Shqipëri zoti Joseph E. Lake priti në rezidencën e tij drejtuesit e gazetave kryesore të vendit. Dje paradite ambasadori amerikan në Shqipëri zoti Joseph E. Lake priti në rezidencën e tij drejtuesit e gazetave kryesore të vendit: Thoma Gëllçi kryeredaktor i gazetës «Zëri i popullit», Lorenc K- [tekst i prerë] gazetës «Rilindjes demokratike»; Aleksandër Frangaj i gazetës «Koha Jonë», Lutfj Dervishi i gazetës «Republika» dhe Blendi Fevziu i gazetës «Aleanca». Gjatë takimit u bisedua për spektrin e ndryshëm të shtypit në Shqipëri dhe për probleme të tjera me interes të përbashkët. Korresp. i «Zërit të popullit»

Për hollësi të mëtejshme do të njiheni në numërin e ardhshëm