Qeveria Meksi e zhytur në korrupsion, në kontrabandën e armëve, të cigareve dhe të karburanteve
- Paragiten dokumente që akuzojnë ministrin e mbrojtjes Safet Zhulali -
Deputetët Perikli Teta dhe Arben Imami, të Aleancës Demokratike, dhanë dje në seancë të partisë së tyre një konferencë shtypi, në të cilën siç u shprehën ata, merrte shkas nga fakti që atyre nuk iu dha fjala në interpelancën e zhvilluar një ditë më parë në Parlament me kryeministrin Meksi dhe ministrin e mbrojtjes Zhulali.
Në fillim të konferencës së shtypit u lexua një komunikatë e këtyre deputetëve lidhur me korrupsionin e qeverisë dhe përgjegjësitë e saj për ta mbuluar këtë korrupsion me dhunë e fyerje.
Pastaj deputeti Imami paraqiti para gazetarëve dokumente që vërtetojnë implikimin e drejtëpërdrejtë të qeverisë dhe veçanërisht të Ministrisë së Mbrojtjes në tregtinë e paligjshme të armëve dhe në përzierje në kontrabandën e cigareve. Me që në parlament na u mohua e drejta për t'i bërë publike këto dokumente, tha Imami, jemi të detyruar t'ia paraqesim opinionit publik nëpërmjet shtypit dhe gjithëashtu t'i vëmë në dispozicion të drejtësisë shqiptare. Ne kemi dosje të plota për të gjitha çështjet, tregtinë e armëve dhe kontrabandën e cigareve, tha ai.
Ai paraqiti në fillim dokumentet që bëjnë fjalë për tregtinë e armëve me anë të anijes «Vela Luka». Këto ishin dokumente të doganës që vërtetonin se janë eksportuar nëpërmjet portit të Durrësit materiale të ardhura nga uzina e Mjekësit dhe e Policanit, të tilla ushtarake si: tritol, barut, egzogjen, dhe «trupa gize», që në fakt nuk janë gjë tjetër veçse predha luftarakë. Të nisura me destinacion portin e Koperit në Slloveni. Një dokument i tillë është i datës 11.6.92, ku për zëvendësministrin e Lidhjeve Ekonomike me Jashtë firmos Ilir Kodra, dhe jep leje eksporti për këto lloj mallrash. Kemi edhe shkresën që këto mallra kanë dalë nga dogana e Durrësit brenda po kësaj date. Kemi fletën e kopjes së eksportit për doganën, datë 11.9.1992 me nisje nga Shqipëria dhe mbërritje në Slloveni. Këto veprime janë bërë nga firma «Kastrio». Me përfaqësuesin e zotin Gasper Isaku, bashkëpunëtor i parë i zotit Ajdin Sejdia në Shqipëri. Duhet theksuar se në këtë fletë, zhdoganimi faturë është bërë «Ekstra», që ndodfta nënkupton mosregjistrim.
Kemi një hyrje të kësaj anijeje sipas praktikës së agjencisë detare Durrës, më 12.10.92 dhe ajo ka 28 kontinierë bosh. Kjo është për vitin 1992.
Viti 1993 fillon me autorizimet e zotit Zhulali i cili më 3.2.1993 lëshon autorizimin me Nr. 3/2 të regjistrit, me anën e të cilit autorizohet Uzina kimike, Repati ushtarak 659 Mjekës, Elbasan, të eksportojë në Kroaci nëpërmjet firmës «Kastrio», materialet e mëposhtme: TNT 40 ton, barut 20 ton, mostra eksperimentale baruti, egzogjen 5 ton. Ky autorizim është i vlefshëm deri më datën 28.2.1993. Pra autorizimi flet për eksport në Kroaci, ndërsa në fletën e çdoganimit flitet ndryshe.
Ka edhe një autorizim tjetër të zotit Zhulali të datës 23 shkurt ku autorizohet reparti ushtarak në Polican të eksportojë në Kroaci nëpërmjet firmës «Kastrio», materialet: «trupa gize me stabilizator, 120 milimetër, 30 copë. Shqip këta «trupa gize», quhen predha. Një fletë tjetër çdoganimi flet për nisjen e materialeve nga Elbasani, me peshë 170 ton dhe me shënimin «pa taksë». Vendi i mbërritjes është deklaruar Koperi i Sllovenisë. Zhdoganimi i bërë më 4 shkurt, ka vetëm një firmë doganeri. Ky mall i llogaritur në dollarë përbën shumën 357 mijë dollare. E gjithë praktika e mësipërme është bërë me datën 2 shkurt kur Zhulali ka lëshuar urdhërin. Këto dokumente vërtetojnë daljen e materialeve luftarake nga Shqipëria nëpërmjet Durrësit.
Por ne kemi një shkresë të Ministrisë së Financave të Republikës Slovene, nënshkruar nga Franc Kunei, i administratës Nacionale të Doganave të Slovenisë, e datës 28.6.1993 ku flitet për sanksionet e OKB-së ndaj ish Jugosllavë dhe Malit të Zi, dhe ku jepet informacion për anijen «Vela Luka». Në shkresë thuhet se anija «Vela Luka» nuk ka shkarkuar gjatë vitit 1992 asnjë lloj ngarkese në Koper. Jepen datat e mbërritjes dhe të largimit të anijes së mësipërme në portin e Koperit brenda së njëjtës ditë, pa ngarkesë. Sipas këtij informacioni, kjo anije ka hyrë dhe ka dalë disa herë në portin e Koperit me kontinierë bosh. Në një rast anija hyn në port me ngarkesë, por largohet pa u shkarkuar. Sipas informacionit të mëtejshëm të zyrtarit slloven për vitin 1993, deri në qershor anija «Vela Luka» nuk ka hyrë asnjëherë në portin e Koperit, megjithëse dokumentet e doganës shqiptare flasin për disa nisje të saj për në Koper me material luftarak.
Pyetja që shtrohet në këtë rast, tha Imami, është: Ku ka shkuar ky armatim i nisur nga Shqipëria për në Slloveni? Pa dyshim, ky armatim ka mbërritur në zonën ku vepron Rezoluta e Kombeve të Bashkuara për embargo.
Anija «Vela Luka» është kapur një herë nga forcat e NATO-s që kontrollojnë embar-gon ndaj Serbisë dhe Malit të Zi në detin Adriatik me 100 automatikë «Kallashnikov» që
(Vijon në faqen 3)
DELEGACIONI I PSSH-së KRYESUAR NGA ZËVENDESKRYETARI I SAJ Dr. SERVET PËLLUMBI PËRFUNDOI ME SUKSES TAKIMET NË PARLAMENTIN EUROPIAN DHE U KTHYE NË ATDHE
Delegacioni i PSSH-së, i kryesuar nga zëvendëskryetari i PSSH Dr. Servet Pëllumbi, në përbërje të të cilit ishin nënkryetari i PSSH-së Ilir Meta, deputetët Prof. Dr. Ethem Ruka, As. Prof. Anastas Angjeli dhe anëtarja e Kryesisë së PSSH-së Arta Dulla përfundoi me sukses takimet që zhvilloi nga data 29 janar deri më 2 shkurt 1995 në Parlamentin dhe Bashkimin Europian në Bruksel, dhe sot u kthye në atdhe.
Zyra e shtypit dhe informacionit e PSSH-së.
DEKLARATË E ZEDHËNËSIT TË PSSH-së
Lidhur me njoftimin e TVSH-së për edicionin e lajmeve të datës 2 shkurt 1995, ora 16, sipas të cilit deputetut i PSSH Anastas Angjeli është bashkëshorten e tij pas ka marrë pjesë në një miting që u organizua nga qarqet vorioepirote në Athinë, zëdhënësi i PSSH-së është i autorizuar të deklarojë:
Lidhur me njoftimin e TVSH-së për edicionin e lajmeve të datës 2 shkurt 1995, ora 16, sipas të cilit deputeti i PSSH Anastas Angjeli është bashkëshorten e tij pas ka marrë pjesë në një miting që u organizua nga qarqet vorioepirote në Athinë, zëdhënësi i PSSH-së është i autorizuar të deklarojë:
Ky lajm është krejtësisht i rremë dhe me qëllime provokuese, sepse opinioni tashmë ka qenë i njohur që anëtari i KD të PSSH-së dhe deputeti i Kuvendit Popullor Anastas Angjeli ka qenë pjesëtar i delegacionit të PSSH-së i cili zhvilloi një varg takimesh Parlamentin dhe Bashkimin Europian në Bruksel, kohë gjatë së cilës bashkëshortja e tij ndodhej në Tiranë.
Ky njoftim, është në vazhdim të skandaleve dhe disinformimeve të papërgjegjshme të RTV-së, në adresë të personave publikë, personaliteteve politike të forcave opozitare.
Tiranë, 3.2.1995
Në Shqipëri ka shkelje të rëndësishme të të drejtave të njeriut
- Parregullsi proceduriale në gjykimin e Fatos Nanos
- Sipas një raporti të Departamentit amerikan të shtetit.
Departamenti amerikan i shtetit boton çdo vit një raport për të drejtat e njeriut. Ky raport ndalet edhe në Shqipëri dhe përshkruhet me hollësi një varg rastesh kur këto të drejta janë shkelur.
Në raportin e Departamentit të Shtetit për vitin 1994 theksohet se Shqipëria i vazhdon përpjekjet për themelimin e një shoqërie demokratike, por ende në vend ka shkelje të rëndësishme të të drejtave të njeriut. Policia vazhdon të rrahë të arrestuarit duke shkaktuar nganjëherë edhe vdekjen e tyre. Në raport përmenden disa herë rasti i Fatos Nanos, në një numër kufizimesh. Komuniteti etnik grek vazhdon diskriminimin, veçanërisht në çështjet e arsimit dhe çështjet fetare vazhdon më tej raporti. Ky raport njofton se nuk ka patur njoftime për vrasje politike ose për zhdukje personash. Burgjet në Shqipëri nuk i plotësojnë standartet e pranuashme ndërkombëtare dhe nuk kanë statuse që të përcaktojnë të drejtat e lirive të burgosurve. Të burgosurit për raste kriminale shpesh u mohohet kontakti me familjen gjatë fazës hetimore. Në raport megjithatë thuhet se sistemi shqiptar i drejtësisë nuk
disa herë rasti i pesë anëtarëve të OMONIA-s të dënuar nga gjykatat shqiptare, arrestimi, kërkimi i shtëpive, paraburgimi dhe gjykimi i tyre thuhet në raport u shoqërua me të meta të qenësishme. Përsa i përket analizës proceduriale Qeveria vazhdon të kufizojë liritë e shtypit duke nxjerrë para gjyqit gazetarë shqiptarë, për shkak se kishin fyer zyrtarë shtetërorë apo se kishin nxjerrë spikarin e të tjerëve, sekrete shtetërore. Më vonë Presidenti i fal çdo gazetarë. Më poshtë raporti thekson se lidhur me lirinë e grumbullimit ekzistoj-...
... politike ose për zhdukје personash. Burgjet në Shqipëri nuk i plotësojnë standardet e pranueshme ndërkombëtare dhe nuk kanë staf të kualifikuar të përcaktojnë të drejtat e lirive të të burgosurve. Të burgosurit kanë raste kriminale shpesh u mohohet kontakti me familje gjatë fazës hetimore. Në raport ngjashëm thuhet se sistemi shqiptar i drejtësisë nuk e praktikon internimin si formë ndëshkimi apo kontrolli politik. Mundëgasa e një Kodi të ri Penal dhe e një Kushtetute ka bërë që organet qeveritare të mbështeten tek ligjet e afirmuara të epokës komuniste të aplikojnë zbrazëtirën e paparashikueshme të ligjit dhe nganjëherë, së bashku me parregullsitë proceduriale, në mohimin e një gjyqi të drejtë.
Duke iu rikthyer çështjes së 5 minoritarëve grekë, raporti vë në dukje se arrestimi, hetimi dhe gjykimi i tyre nuk u bë në përputhje
(Vijon në faqen 4)
Filloi kërbaçi
Bulqizë
Filloi kërbaçi
— Arrestime të minatorëve grevistë. —
Pas kulacit, që krerët e sindikatës së pavarur «Leve e hapur në shërbim të pushtetit të PD-së» ofruan për minatorët grevistë që për 5 ditë jetuan vetëm me ujë, në nivelin e 8 ndaj tyre u ngrit dhe godet ashpër kërbaçi policor. Parmbrëmë, prokurori i rrethit të Bulqizës shpalli në emisionin kryesor të lajmeve të televizionit (me satelit) ndjekjen penale të 10 minatorëve.
Dje në burgun e Peshkopisë u izoluan 4 vetë, të cilët të arrestuar në Bulqizë, u përcollën në këtë qytet të shoqëruar nga një eskortë e fortë policore. Në degën e rendit publik të Peshkopisë, mbyllur hermetikisht për gazetarët, na u ndalua e drejta që të mësojmë të paktën emrat e të arrestuarve. Megjithatë, mësuam se midis 4 të arrestuarve janë edhe Munir Sinani dhe Gurja Dema, izoluar në Bulqizë që më 31 janar.
Po nga këto burime mësohet se në drejtim të burgut famëkeq të Burrelit, burg edhe ky i sigurisë së lartë, janë dërguar të arrestuarit e tjerë.
A. ASHIKU
NDËRPRITET GREVA E 220 PUNËTORËVE
Sarandë
NDËRPRITET GREVA E 220 PUNËTORËVE
Prej kohësh midis sindikatës dhe administratës së ndërmarrjes kishin lindur mosmarrëveshje sidomos për afatet e nënshkrimit të kontratës kolektive të punës, por edhe për problemet që lidhen me trajtimin e punëtorëve, për ushqime, nga puna pa njoftim, për paralajmërime etj. Ishte mungesa e korrektësisë nga ana e administratës (në eshtè edhe) e përfaqësuesit të palës shqiptare dhe e punëtorëve lanë palë, shënaku që punëtorët lanë punën duke shpallur greve e cila zgjati për 7 ditë. 220 punëtorët i detyruan përfaqësuesit e administratës t’i ulen në tryezën e bisedimeve.
Greva, e shpallur për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve për përmirësimin e kontratës kolektive të punës, largimin nga puna si i paligjshëm, largimin nga puna si i paligjshëm, përfaqësuesi i palës shqiptare, zhbllokimin e një magazinë të re në katin e tretë të godinës të kthyer në banesë nga administratori dhe të tjera të drejta të punëtorëve.
Me kërkesën e përfaqësuesve të grevës u organizuan disa takime midis përfaqësuesve të pushtetit, forcave politike nga njëra anë dhe përfaqësuesit të ndërmarrjes (administratori) nga ana tjetër. Në bisedë me përfaqësuesit e grevistëve dhe të administratës u fut edhe grupi i këshilltarëve socialist në bashki i cili shqyrtoi një problem e lidhura të bëheshin objekt i një mbledhjeje të këshillit të bashkisë ku të asistonin edhe palët në konflikt.
Ishte këmbëngulja e grevistëve që e detyruan kryetarin e bashkisë të shpallte vendimin për pezullimin dhe largimin nga puna të përfaqësuesit të palës shqiptare, si dhe për deklarimin e përfaqësuesit të palës greke për lirimin e magazinës të kthyer në banesë.
Ndërprerja e grevës ishte vetëm një kompromis, thonë përfaqësuesit e grevistëve. Kemi përcaktuar afate për plotësimin e kërkesave tona. Çdo gjë mbetet e hapur.
PANAJOT ZOTO
Plagoset një aktivist i PS-së
Më 2 shkurt rreth orës 19.00, pranë shtëpisë së tij në lagjen San-nxhak të qytetit të Laçit u plagos kryetari i PS 1 kësaj lagje dhe aktivisti socialist i rrethit të Kurbin-it, Anton Kola.
Laç
Plagoset një aktivist i PS-së
Më 2 shkurt rreth orës 19.00, pranë shtëpisë së tij në lagjen San-nxhak të qytetit të Laçit u plagos kryetari i PS 1 kësaj lagje dhe aktivisti socialist i rrethit të Kurbinit, Anton Kola. Tek shkonte për në shtëpi i shoqëruar, papritmas atij i ka dalë përpara një person i armatosur, duke e drejtuar armën, kurse një tjetër nga prapa spine e ka goditur në kokë duke i shkaktuar plagë të rënda.
Mjeku Lulzim Zefi, që e trajton të plagosurin në spitalin e Laçit, i telefonoi policisë por ajo nuk u shqetësua për ngjarjen jo vetëm gjatë natës, por as në orët e para të mëngjesit.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Paralajmërojnë për grevë urie
Shitësit e bukës do të hidhen në rrugë
Dje në redaksinë e gazetës erdhën përsëri një grup shitësesh të dyqaneve të bukës në Tiranë. Ato bartnin me vete shqetësimin e rreth 50 shoqeve të tyre nga Tirana e më shumë të gjitha shitëseve të këtyre njësive në tërë Shqipërinë.
Pas një letre tërë në punë, pasi shteti «demokratik» i mbajti në shërbim të tij në të gjithë periudhën e krizës e të tranzicionit, duke i ballafaquar edhe me ditë të vështira me popullin, për nevojën më jetësore të tij, për bukën që nga dhjetë mijë e deri në orët e vona të mbrëmjes, pas shumë e shumë shprehash, me demokracia dhe ekonomia e tregut do t’i shpërblejnë disa mundina e do t’i bëjnë pronarë të këtyre dyqaneve ato e shoqet e paraqitura nga tregjet. Bashkia e Tiranës, deklaruan ato me zemërim dhe indinjatë të thellë ka vendosur që këto dyqane t’u jepen ish pronarëve të tokave.
Ato pyetën me të drejtë presidentin, qeverinë dhe bashkinë e Tiranës: ku janë premtimet e tyre për t’i bërë pronarë ata që punuan, njerëzit e thjeshtë, shitësit? Përse, në emër të ish pronarëve lsh të persekutuarve shpronësohen, persekutohen e diskriminohen shtresa të tjera të tjopullsisë? A nuk janë dëshpëruar një herë pronarët e tokës me shitjen e pallatave në katet e para të të cilave ndodhen dyqanet? Dhe më tej, përse vallë u dashka që të bëhen pronarë të këtyre dyqaneve ata që me letrat me vlerë, që u janë dhënë, mund të blejnë edhe vaporet e fabrikat? Përse viktimë e kësaj politike të padrejtë
(Vijon në faqen 3)
10 qyqeve spektakël, por respekt për ligjin
— Deklaratë e Kryesisë së PS të rrethit Pogradec —
Opinioni pogradecar është i njohur më shumë veprime të ish kryetari; të rendit zotit Pellumb Korfuzi në emër të vendosjes së qetësisë dhe rendit në këtë qytet.
Opinioni pogradecar është i njohur më shumë veprime të ish kryetari; të rendit zotit Pellumb Korfuz-i në emër të vendosjes së qetësisë dhe rendit në këtë qytet. Prej kohësh kemi pritur vendimet e drejtësisë për shumë denoncime ndaj tij, si plagosje me dashje, rrahje dhe marrje nëpër këmbë të të drejtave të njeriut. Këto janë të shumta, por për opinionin po kujtojmë vetëm disa.
1 Rrahjet e plagosjet masive ndaj fshatarëve në komunën Hudënisht, 2. Plagosja dhe linçimi i këshilltarit Zihni Pollovshina dhe ndalimi i tij në kundërshtim me ligjin 3. Rrahja dhe fyerja e punonjësit
(Vijon në faqen 2)
Forcimi i strukturave të partisë - detyrë parësore
DR. LUAN HAJDARAGA:
Partia Socialiste, biznesmenët e ndershëm shqiptarë i konsideron si promotor të zhvillimit të ekonomisë sonë.
— PS-ja premton të çajë izolimin e Shqipërisë, dhe të bëjë integrimin e saj në strukturat evropiane, si partnere e denjë e jo si asistencialiste. —
Për të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste të rretheve Korçë, Kolonjë, Pogradec e Devoll që morën pjesë në takimin e organizuar ditën e enjte në qytetin e Korçës me nënkryetarin e Partisë Socialiste, Luan Hajdaraga, periudha e deritanishme është karakterizuar si tepër e suksesshme për alternativën socialiste.
Kjo sepse gjithnjë e më tepër në këto rrethe ajo po gjen shtrirje dhe përkrahje. Rezultatet e referendumit të 6 Nëntorit, pranimet e shumta që dominojnë moshat e reja si dhe zgjerimi i interesit sidomos nga shtresa e inteligjencies për njohjen me programin e Partisë Socialiste janë tregues për këtë. Nga drejtuesit e komiteteve drejtuese u theksua nevoja e programimit në të ardhmen të një pune efikase për shmangien e rutinës, në mënyrë që arritjet e deritanishme të vihen në eficiencë të plotë për suksesin e fushatës së ardhshme elektorale. Në takimin u vunë në dukje gjithashtu se hapësirat e manovrimit për rritjen e efektivitetit të punës së partisë janë të larmishme, veçse ato duhen shfrytëzuar në mënyrë racionale.
Në fjalën e tij Luan Hajdaraga tha se për këdo tashmë është e qartë se fitorja dhe të ardhmen ajo parti që ka struktura organizative të konsoliduara: Vetëm në këtë mënyrë
(Vijon në faqen 3)
Nesër do të lexoni
Intervistë me deputetin Shkëlqim Cani
Kryetar i komisionit të Partisë Socialiste për privatizimin