Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E mërkurë 8.11.1995

Errësira "ndriçon" pazotësinë e qeverisë

PD në dimrin e fundit Me marrjen e pushtetit nga PD u krijua një komision i lartë shtetëror i drejtuar prej njerit nga zëvendësat e Kryeministrit të sotem, që sot është i shkarkuar nga të gjitha funksionet. Komisioni i mesiperm nuk beri dritë as sa flaka e një qiriu. Keshtu strategjia e dritës u transformua ne strategji te erresires. Qeveria Meksi u dorezua edhe per kete vit. Ministri i sotem i energjitikes leshoi kushtrimin: Mos perdorni energji elektrike. Faqe 5
Meksi Shqipëri

Kerkohet ndjekja penale dhe arrestimi i kriminelit te Luftes Abaz Ermenji

Komiteti Kombetar i Organizatës se Veteraneve te Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare te Popullit shqiptar i drejtohet Prokurorit te Pergjithshem te Republikes Alush Dragosha, Prokurorise se rrethit Tirane dhe Gjykates se Kasacionit Pirro Dodbiba: "Denoncojme per fillimin e ndjekjes penale ndaj Abaz Ermenjit, per krimet e kryera ne kohe e Luftes, per vrasjen e njerezve te pafajshem, por edhe per organizimin dhe dergimin ne Shqiperi te bandave terroriste e diversioniste qe sterviteshin ne kampin e Maltes" Ballisti Abaz Ermenji, njeri nga kriminelet e Luftes, eksponent ne sherbim te pushtuesve naziste Faqe 2
Abaz Ermenji Alush Dragosha Pirro Dodbiba Tiranë Shqipëri Maltes

Premtime Europes, dhune opozites

I shqetësuar nga sensibilizimi i Kancelarisë më të madhe të Europës e cila ndjek me shqetësim situatën në Shqipëri, Berisha u mundua dje ti bëjë dualetin fytyrës së regjimit të tij Çfare thone Kushtetutat e vendeve te Europes, SHBA, Paktet Nderkombetare per tubimet paqesore ? Lexoni ne faqen 3
Berisha Europë Shqipëri SHBA

Ministri i Brendshem paraqet listat e botuara ne RD

Dje ne Komisionin e Mbrojtjes, Rendit dhe SHIK-ut Dje paradite është paraqitur me kërkesën e Hajdarit për të raportuar para komisionit të Mbrojtjes, Rendit Publik dhe SHIK-ut Ministri i Punëve të Brendshme Agim Mura[?]. Në këtë seancë u kërkesa qe para pak ditësh kryetari i këtij komisioni Hajdari i ka paraqitur dikasterit të Punëve të Brendshme, duke i kërkuar informacion të detajuar për vrasjet e ndodhura në kufi gjatë periudhës 8 maj 1990 deri në 22 mars 1992, në kuadër të ligjit kundër genocidit. Ende u paraqitur në komision Mura[?], Hajdari percaktonte ne kerkesën e tij edhe procedurën e mëtejshme të rruges qe do të ndjekë ky informacion, i cili do t'i kalohej organeve të prokurorisë. Natyrisht, përballë urdhërit të zotit Hajdari, Musaraj i tregua shumë i përpiktë e sipas porosisë së dhënë, dje në orën 10.00 bashkë me materialin e porositur u paraqit përpara komisionit për të raportuar. Por, qe në fillim u vu re se nuk kishte përgatitur gje më shumë nga çfare kishte servirur disa kohe më parë gazeta e pushtetit RD. Ministri Musaraj i paraqiti komisionit po ate listë që një pjesë e madhe e tyre e kishte lexuar bashkë me "komentet e duhura" në të përditshmen qeveritare.. Vec kësaj ai paraqiti edhe një plan masash, në lidhje me veprimet qe do te beheshin ne te ardhmen nga dikasteri i tij të cilat do të bashkërendoheshin edhe me ato të organit të prokurorisë. Deri këtu çdo gjë shkonte normalisht! Ministri të Brendshëm i kërkohet të raportojë dhe ai tregonte i gatshëm duke bërë detyrën e tij. Por kush e ka kërkuar ministrin Musaraj për të raportuar para komisionit? Gjithë komisioni apo "drejtësia e vetos" qe ka Hajdari pa patur partise se tij? Këtu nuk bëhet fjalë se përfaqësuesit e partive të tjera kanë qëndrim të kundërt për të goditur e future krimet e bera, por për hir të së vërtetës, data qe mba shkrese e zoti Hajdari drejtuar MPB-së, "koincidon" me faktin se në atë mbledhje nuk merrnin pjesë përfaqësuesit e opozitës socialiste, të cilët ishin të angazhuar me detyra të tjera. Ç'do të ndodhte nëqoftëse kërkesen do ta nënshkruan edhe përfaqësuesit e opozitës socialiste? Asgjë. Veçse ajo do të bëhej më trasparente, më e ndershme dhe efektive. E organizuar në atë mënyrë, e inskenuar fshehtas dhe e shoqëruar me një sulm propagandistik në mjetet e medias zyrtare, ajo humbet vlerën e vet duke u kthyer në një instrument të fushatave elektorale që përgatitet pushteti. Lufta kunder krimeve kërkon mjete dhe rrugë ligjore efikase, te ndershme, transparente që t'i shërbejnë qëllimit dhe jo ta kthejnë atë pjesë të lojës së ulët politike në interes të pushtetit dhe Partisë Demokratike.
Hajdari Agim Mura[?] Musaraj