Kur i gjithë opinioni pret një përgjigje për skandalin e madh të shpallur nga dy deputetë të PAD-së në lidhje me trafikun e armëve dhe cigareve, skandali akuzohet drejtpërdrejt ministri i mbrojtjes Zhulali, TVSH në shumë kronika radha-zi propagandon takimet dhe vizitat e tij.
Si duket për të treguar «puthadorëve» të Beogradit se provokacionet e tyre do të thyejnë kokën në muret e gjithëkëtij ministri i mbrojtjes - TVSH.
Kujtoni pak çështjen Broz, intervistat, prononcimet «transparente», televizionin Shqiptar në qëndrimin e tanishëm.
Pesë minoritarët grekë për herë të fundit para një gjykate. TË BURGOSUR APO TË LIRË?
Sot në Gjykatën e Kasacionit
Organizata të ndryshme ndërkombëtare, Departamenti amerikan i shtetit kanë vlerësuar zhvillime të qenësishme të proceseve
Për herë të fundit sot pesë militantët e organizatës së minoritetit grek në Shqipëri, «Omonia» do të kenë rastin të gjykohen nga një gjykatë shqiptare. Kësaj radhe Gjykata e Kasacionit e Shqipërisë do të gjendet përballë mundësisë ligjore për të dhënë fund dyzimit: të burgosur apo të lirë. Sot të pestët dhe vetë kryegjyqtari Brozi - që do të gjykojë çështjen në kasacion - do të jenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik shqiptar. Deri në orën 10.00 të paradites afër 40 persona, gazetarë shqiptarë korrespondentë të agjencive të huaja të akredituar në Tiranë, gazetarë grekë, përfaqësues të trupit diplomatik kishin kërkuar dhë-në më leje pa problem pranë Gjykatës së Kasacionit për të ndjekur procesin e sotëm. Ndërkohë akuza e «spiunazhit në favor të shërbimit sekret grek» - e kthyer në vendim fajësie pas gjykimit në dy shkallët e para të çështjes - ka kohë që ka degraduar observatorët e huaj të kenë si objekt të vëzhgimit të tyre zhvillimet në Shqipëri. E vënë në qendër të këtij vëzhgimi për një kohë efektivisht të gjatë, «çështja e të pestëve» po zë vend të dukshëm në raportet e shumë organizmave ndërkombëtare që i referohen lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri. Së fundi, rezultat lidhur me proceset ndaj pesë minoritarëve grekë dë të japë edhe Gjykata e Kasacionit të Republikës së Shqipërisë. I përmbahen standardeve dhe paanshmërisë ashtu siç parashikohet në konventat ndërkombëtare? Veç këtij opinioni të krijuar tashmë për parregullsi gjatë dy proceseve të para në gjykatat respektive - shtypi grek pretendon se ka dhe një ndërhyrje të «Shtëpisë së Bardhë» - zyrtarëve të Tiranës lidhur me këtë çështje. Sipas gazetës greke «Kathimerini» presidenti Klinton i ka kërkuar presidentit shqiptar normalizimin e marrëdhënieve me të marrëdhënieve me Greqinë. Por ndërsa Tirana zyrtare ka pretenduar gjithnjë për respektim të procedurave ligjore gjatë proceseve, marrëdhëniet me fqinjën jugor vazhdojnë të ruajnë gjithnjë e më tepër gjendjen e akullt. Duhet se «çështja e të pestëve» më shumë se sa «demi i papare» si të drejtëve akuzuar ndaj tyre ka shkaktuar, dëm të jashtëzakonshëm në marrëdhëniet midis fqinjëve të cilat kërkojnë me çdo kusht që të normalizohen për hir të interesave reciproke të dy vendeve. Por gjithsesi pavarësisht nga këto opinione çdo të ndodhë nesër? A ka në Shqipëri. Së fundi, rezolutat lidhur me proceset ndaj pesë minoritarëve grekë, vijnë nga SHBA. Është Departamenti Amerikan i Shtetit që në raportin e tij për liritë dhe të drejtat e njeriut për vitin 1994 në pjesën kushtuar Shqipërisë përmend gjerësisht çështjen e pesë militantëve të «Omonias». Arrestimi, kërkimi i shtëpive, parburgimi dhe gjykimi i tyre u shoqërua me të meta të theksuara - thuhet në raport duke iu referuar procesit ndaj Theodhori Bezhani, Vangjel Papakristos Panajot Martos, Traki Simos, Kosta Qirjakos të gjithë drejtues kryesorë të «Omonias» në rrethet e jugut të Shqipërisë. Edhe «Human Rights Watch», seksioni amerikan i Komitetit të Helsinkit, ...
...tepër gjendjen e akullt. Duket «çështja e të pestëve» me shumë se sa «demi i papare» si rrjedhojë e akuzave fqinjëve të cilat kërkohen çdo të ndodhtë nesër? A ka me fuqi Tirana zyrtare të ushtrojë presion mbi gjykatat dhe veçanërisht mbi Gjykatën e Kasacionit për çfarëdo lloj vendimi qoftë? Brozi kryegjykatari që fitoi pak ditë më parë duelim në organin e prokurorisë i cili kish ngritur akuzë mbi të, të paktën për momentin duket njeriu mbi të cilin nuk do të rëndojë pesha e urdhërit. Sot katër omonistët që gjenden ende në burg dhe Irakli Sirmo i falur nga presidenti Berisha do të kenë mundësi të barabartë për të dyja alternativat, si për të qëndruar në burg ashtu dhe për t’u shpallur të pafajshëm.
Kujdes nga ilaçet e skaduara (!)
DURRËS
Kujdes nga ilaçet e skaduara (!)
Mbetet enigmë ku e si i sigurojnë ilaçet farmacistët privatë
Në dyert e farmacive ndoshta shumë njerëz që hyjnë e dalin me receta për njëherë në ditë, pa mundur të sigurojnë ilaçet, Poçë? (sic) mient janë larg. Procesi i privatizimit ka prekur jo vetëm lokalet e farmacive, por edhe të gjitha medikamentet që ky dispononte më parë. Këto medikamente janë blerë nga mjekët private me çmim shtetëror dhe janë shitur popullit me çmim 10-20 fish më të lartë.
Një shqetësim i tillë u trajtua në një mbledhje e seksionit të shëndetësisë para disa kohësh, ku ky fakt u kritikua nga një numër i madh mjekësh. Duke shfrytëzuar mungesën e një numri të madh medikamentesh dhe të domosdoshme në farmacitë shtetërore privatët vendosin çmime pa kriter e të papërballueshme nga një masë e madhe njerëzish. Madje çmimet e medikamenteve në farmaci private janë me diferenca të mëdha nga njëra - tjetra.
Megjithëse ekziston një vendim i qeverisë për kufizimin me ilaçe falas ose me çmim të reduktuar për një kategori të sëmurësh kronikë, invalidësh, etj. kjo nuk respektohet nga privatët, pasi këto prekin interesat e fitimit të tyre. Përveç kësaj, siç na dëshmuan një mjek i poliklinikës qendrore të qytetit, në këtë institucion kanë ardhur të sëmurë edhe me ilaçe të skaduara, të blera në farmaci private. Me të, mësuam se deri tani në asnjë prej farmacive nuk është ushtruar kontroll shëndetësor. Kështu burimi i ithjes së blerjes së ilaçeve nga farmacitë private mbetet enigmë.
MIRELA NDINI
Paradokset e një ligji
KORÇË
Paradokset e një ligji
Pesë farmaci private janë sot të shtrira në lagjet e ndryshme të qytetit.
Fakti që shumë preparate të së-mundjeve kronike gjenden vetëm prej kohësh në farmaci shtetërore pse të uhej së furnizimi i tyre ka qenë i rregullt, ndërsa në ato private kishte me shumicë, conte në mendimin se diçka nuk shkonte gjëkundi. Pra deri diku është i përgjegjshëm privatizimi i këtij shërbimi. Veçse gjithashtu rëndon mbi shpinë të popullit. Disa prej farmacistëve me të cilët mundëm të kontaktojmë, s’na dhanë shenja optimizmi.
Ligji në fjalë përjashton nga pagesat 100 për qind fëmijët nga 0-12 muaj, citostatikët për kancerozët, antituberkularët për TBC etj. Ndërsa pronarëve, gjithnjë sipas këtij ligji, kompensimi do të bëhet nëpërmjet Institutit të Sigurimit.
Ligji hyn në fuqi menjëherë. Çka përbën shqetësimin kryesor për farmacistët privatë, pasi ata posedojnë barna me çmime për të cilat pretendojnë se i kanë marrë me çmime më të larta sesa tavani i listës së miratuar. Nga ana e vet, drejtoria e shëndetësisë të këtij rrethi ka hartuar një urdhër të tillë listën e mjekëve të cilët kanë të drejtën e lëshimit të recetave. Kështu, pra, përjashtohet mundësia e tregtimit të barnave me receta të një rrethi tjetër. Por ajo çka e bën paradoksin të madh për mjekët është shoqërimi i faturave të subvencionit me receta përkatëse. Mirëpo e gjitha kjo është në kundërshtim me një nga kodet më të rëndësishme të mjekësisë, sipas të cilit aftësia e ruajtjes së një recete pranë farmacisë shkon deri në 10 vjet.
Mjekët thonë se një konsultim paraprak mbi procesin e privatizimit të këtij shërbimi do të kishte qenë mjaft i efektshëm.
MUHARREM MEKO
Çmimi i lartë i ilaçeve, nuk mund të përballohet me të ardhura minimale
Pavarësisht se thuhet që ekzistojnë ende dy-tre farmaci shtetërore në qytet, de facto janë mbyllur prej kohësh. Them kështu, sepse të sëmurët në këto farmaci nuk kanë gjetur ilaçet apo barnat e rekomanduara nga mjeku. Pra këto vërtetë dyert i kanë mbajtur hapur, por ama jashtë me vitrina bosh. Të duket se kështu është vepruar qëllimisht nga shteti në këto dy vjet, që të vijë një ditë kur të sëmurët të thonë se është e kotë të mbanen me këto farmaci, përderisa nuk kanë ilaçet e kërkuara. Me një fjalë, u krijuan ato premisa që këto farmaci të mbyllen ndërkohë që shteti pretendonte se këto do të jenë konkurente të farmacive private, në fakt bëri të kundërtën: i la në harresë me furnizime. Të sëmurët u detyruan të trokasin tek farmacitë private që në këtë qytet nuk janë të pakta.
Mirëpo, çmimet e ilaçeve tek këto të fundit janë të larta. Logaritet për një ilaç të rëndomtë që kushton një fletë mbi bronkit, ilaçet kushtojnë deri në 10 lekë të reja. Ose përgatitja e një ilaçi për sëmundje lëkure, sasia e të cilit nuk e kalon një lugë gjelle, kushton 700 lekë të reja. Me të ardhurat e sotme që siguron pjesa dërrmuese e popullsisë, të ardhura këto mjaft minimale, është e pamundur të përballohen çmimet e ilaçeve. Po bëhet e zakonshme që qytetarët të ndryshëm, të detyruar nga çmimet e larta, nuk marrin gjithë ilaçet që rekomandon mjeku në recetë, por i thonë farmacistit na jep atë më kryesorin!
Një vendim qeverie, që përcakton çmimin e disa ilaçeve dhe çmimin tavan të të tjerave, gjithashtu përcakton edhe subvencionimin e tyre, duke filluar nga data 1 shkurt, mbahet dhe i është fshehur. Qytetarët nuk dinë gjë për të. Farmacistët ndoshta e dinë, por heshtin. Të gjithë farmacistët duhet të kishin afishuar listën e ilaçeve, që do të subvencionohen dhe t’u thonë qytetarëve të interesuar se këto ilaçe kur i merrni me recetën e mjekut, do t’i paguani sipas çmimit që ka vendosur qeveria, ndërsa kur merren pa recetë atëherë shtohen me çmimin të liberalizuar. Një gjë e tillë deri tani nuk dimë të jetë bërë. Shteti mund të subvencionojë, por kush ndihmohet nga këto subvencione, të sëmurët apo mjekët? Po kështu, është e çuditshme se si propaganda zyrtare nuk është ndier në propagandimin e këtij vendimi, që qytetarët të jenë të qartuar e të mos mund të mashtrohen. Një listë duhej të shtohej në gjitha farmacitë, ku farmacistët të bënin kështu ballafaqimin e emrave në këtë listë me emrat e mjekëve që nënshkruajnë recetat e ilaçeve. Përgatitja e kësaj liste nuk është detyrë e farmacistëve, por e atyre që e drejtojnë shërbimin shëndetësor.
NA I MOREN DYQANET ME MOTIVE QE NUK BINDIN NJERI
(Solidarizim i 33 shitësve të bukës të Shkodrës me 200 shitësit e bukës të Tiranës)
Jemi 30 shitës bukë të qytetit të Shkodrës që solidarizohemi plotësisht me shitësit e Tiranës. Hallët tona janë të njëjta me ato të shoqeve të Tiranës, na i marrin dyqanet dhe na nxjerrin në rrugë të madhe, pa përfillur aspak mundin e djersën, vështirësitë në punë dhe vështirësitë që kemi kapërcyer, jo vetëm në fazën e tranzicionit po edhe më përpara. Dyqanet tona po i marrin lirisht pronarët e tregjeve, mbi të cilët janë ndërfutur ato, dhe ish të persekutuarit.
Për të parë drejtë, drejtë e shtrojnë problemin shoqet tona të Tiranës kur thonë se të vlerë sa mund të blejnë aq letra me vlerë sa mund të blejnë gjëra të mëdha si vaporo e fabrika. E kanë të atërhe me dyqanet tona?!
1 lutemi z. President, Parlamentit dhe Qeverisë që na japë edhe neve mundësi të jetojmë me ato dyqane ku kemi punuar prej vitesh. Mendojmë se është një e drejtë që na takon dhe asgjë më shumë.
Pohës këtu! Këta shokë të solidarizimit me shitësit e bukës të Tiranës në shiteset e bukës së qytetit të Shkodrës kemi vënë nënshkrimet tona që ashtu si kolegëve tona të Tiranës të na jepen dyqanet. Thuasje të gjitha kemi paguar dhjetë përqindëshin e caktuar për këto dyqane. Në këtë mënyrë ne jemi në rregull edhe me detyrimet që na janë vënë.
Zoica Kapeta, Emine Garuci; Shefije Llambi.
Vijojnë edhe 28 emra të tjerë.
Kontrolli i Shtetit mbështet «Zërin e Popullit»
Në datën 27 Janar 1995 Zëri i Popullit boton artikullin me z. Muharrem Meko me titull: «Zëri i Popullit - në shërbëtëri». Lidhur me kontrollin e privatizimit të Ndërmarrjes së Artit në Shpendë-Korçë, sqarohet: Mbi bazën e akuzës së punonjësve të N.R.SH.B - Korçë u verifikua privatizimi i objektit dhe rezultoi se privatizimi nuk ishte bërë në përputhje me dispozitat ligjore. Meqenëse në gjykatë është kërkuar pavlefshmërinë e kontratës së shitjes me shkrim nr. 428-1, datë 20.4.1994, në kthye përgjigje sindikatës së ndërmarrjes që privatizimi është bërë i parregullt dhe çështjen duhet ta ndjekin në rrugë gjyqësore.
Për sa i përket privatizimit të fabrikës së bukës masive në Korçë verifikimi u krye mbi bazën e ankesës së punonjësve dhe të një rikujtimi në «Z. P.» nga ku rezultoi se privatizimi ishte kryer në kundërshtim me procedurat dhe aktet ligjore në fuqi. Për këtë arsye, me shkresën nr. 922-2, datë 16.2.1994, iu kërkua Degës së Agjencisë së Privatizimit Korçë (organi që kishte kryer privatizimin) të ngrinte padi për pavlefshmërinë e kontratës së shitjes. Po kështu, me shkresën nr. 2.922, datë 29.6.1994, Degës së AKP, - Korçë, i është përsëritur kërkesa jonë.
Zëdhënësi i Shtypit, pranë Shërbimit të Kontrollit të Shtetit.
PESHKOPI
Shënohet çmimi rekord
Në tregun e shtrirë në baltë e pluhur të Peshkopisë çmimi i kimet kanë arritur «rethrin e shtatë qiellor» duke mos pas të krahasuar me asnjë rreth tjetër, rekord përbën llamba me vaj guri e në veçanti poçi prej qelqi i saj.
E përdorur vite më parë si relike për muze, llamba me vajguri është bërë pjesë luksi e vatrave shqiptare në fshat dhe qytet, mall mjaft i kërkuar në treg. Pjesa më e konsumueshme e saj, poçi i qelqit ka një çmim marramendës, rreth 100 herë më të madh se sa disa vite më parë.
Ky çmim nuk është vetëm në tregun e Peshkopisë, por «peshë leku më poshtë» në gjithë tregun e Shqipërisë.
Europa sociale
Flet Fransua Miteran:
Më 17 janar presidenti francez Miteran foli para Asamblesë Parlamentare Europiane në Strasburg. Ishte fillimi tradicional me rastin e drejtimit të këtij Bashkimi nga vendi i tij.
Duke paraqitur para europarlamentit objektivat kryesore të kësaj presidence gjashtëmujore franceze, Fransua Miteran arriti që për afro një orë të krijojë emocione të mëdha në sallë. Dhe shumë duartrokitje. Presidentit socialist për afro një dekadë e gjysëm në krye të shtetit të madh e protagonist të Eurobashkimit, la sërish mbresat e një politikani të shkëlqyer edhe pse në maj Franca do të gjendet me një president tjetër, alternativisht personalitet i së djathtës.
Fjala e Fransua Miteranit bëri jehonë edhe në shtypin e 18 janarit, duke e quajtur atë «I pasionuari i Europës» apo «Testamenti i Miteranit». Për lexuesin po botojmë vetëm njërën pjesë të këtij fjalimi, atë që kumton idenë e Europës Sociale.
«...Unë jam këtu për të shprehur mendimin tim. Edhe për shërbimin e dobisë publike. Këto shërbime, shpesh të inkuadruara më parë në një rregull lojë të përbashkët, mendoj se duhet të sistemohen në një Kartë Europiane, të përputhura me objektivat që kemi, me synimin që një Bashkim ekonomik europian i fortë ka kusht mirëqenien e europianëve. Të gjitha këto masa nuk është e nevojshme t’i nënvizoja para kësaj Asambleje, t’i theksoj para atyre që janë të zgjedhur nga qytetarët europianë, por ndërtimi i kësaj Europe mund të jetë i mundur vetëm nëpërmjet një pjese të marrëdhënie reale të vetë qytetarëve të saj.... Që në fillim të Bashkimit urë kam mbrojtur, ashtu siç dhe duhet shumë prej jush, se ne duhet të ndërtojmë një Europë sociale, fondin social europian, hapësirë sociale europiane, kartë sociale, marrëveshje sociale, pranimi i normave sociale. Të gjitha këto janë përparime, megjithëse nuk e shoh se në Mastriht mund të ...
(Vijon në faqen 4)