09/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 shkurt 1995

TË GJITHË FAJTORË, TË GJITHË TË LIRË

DJE NË GJYKATËN E KASACIONIT U DHA VENDIMI PËR PESË MINORITARËT Gjatë gjykimit vërtetohen shkelje të rënda të ligjit kushtetues shqiptar dhe konventave ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat njerëzore DJE NË GJYKATËN E KASACIONIT U DHA VENDIMI PËR PESË MINORITARËT TË GJITHË FAJTORË, TË GJITHË TË LIRË Gjatë gjykimit vërtetohen shkelje të rënda të ligjit kushtetues shqiptar dhe konventave ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat njerëzore Dy tre minuta dje në drekë - kohë e domosdoshme për një vendim gjyqi - duket se hoqën makthin, ngërçin që kish bllokuar marrëdhëniet midis dy fqinjëve tradicionalë në jug të Ballkanit, Shqipërisë e Greqisë. Çështja e të pestëve - militantë të organizatës së minoritetit grek në Shqipëri - «Omonia» - mori fund dje pas një gjykimi prej më shumë 200 minutash në gjykatën më të lartë Shqiptare, gjykatën e Kasacionit. Ishte kjo çështje që e shfaqur në Prill 1994 vendosi dhe çoi në absurd kushtet e një lufte të ftohtë midis Shqipërisë e Greqisë. Pasojat u dukën se rënduan në më shumë se 6 muaj mbi shqiptarët. Mbi 50 mijë emigrantë shqiptarë ju drejtuan tokës që muaj, mbas dhe vite më parë, e kishin lënë për arsye ekonomike, si pasojë e riatdhesimit nga autoritetet greke. Ndodhi e provokuar pikërisht nga akuzat e Tiranës për terrorizëm shtetëror, tjetërim kufijsh, spiunash - ajo që s’duhet të ndodhte: Diplomacia u penalizua. Për më shumë se 6 muaj statukuaja e akullt nuk qe e tillë. Ajo shfaq i bujshëm institucionalizimin e armiqësisë në ekstrem me fqinjën. Por, vendimi i djeshëm i pritur, dhe i komentuar më shumë si politikë se sa juridik nga qarqet progresive shqiptare të cilat fatmirësisht i përkasin opozitës, më të mëdha organizmat ndërkombëtare Europiane Shtëpia e Bardhë duke se coi mbi kufirin jugor të Shqiptarëve masa atmosferike të ngrohta. Kushtet s’ka më! Tirana e Athina duhet të ulen në tavolinë të bisedimeve ata që dëshirojnë Por ç’ofroi procesi i djeshëm? Raportet e shumë organizmave të Europës, Departamentit Amerikan të Shtetit ishin veshur dje në mëngjes me interesimin e jashtëzakonshëm të përfaqësuesve të tyre, trupit diplomatik, masmedias shqiptare e të huaj prezente gjatë gjithë procesit. Më së fundi aromë gjykatat Përëndimore edhe në një gjykatë shqiptare. Një sallë me kushte minimale për gjykim, mjetike gjyqësore e nevojshme për një proces gjyqësor që gjykon njerëz, një trup gjykues në rolin e vlerësuesit midis palëve-për herë të parë dje krijuan bindjen se më së fundi do të zhvillohej edhe një gjyq larg paragjykimit e urrejtjes edhe në Shqipëri. Në këtë atmosferë spikerii, preza-noi trupin gjykues që i solli ambientit nën seriozitetin e tokës së zezë: kryegjyqtarin Brozi si dhe gjykatësit Petrit Plloci e Vaji-gjel Kosta; «Mirëmëngjes ju lutem uluni» - ishin fjalët e Brozit të cilat pasi nuk mori kërkesa paraprake nga palët në proces ia dha fjalën avokatëve të të akuzuarve. Avokatët denoncojnë: Shkelje flagrante të lirive e të drejtave njerëzore «Vendimi nuk është i bazuar në Ligjin Kushtetues për Liritë dhe të Drejtat Njerëzore, në Kodin Penal Shqiptar në Ligjin për Veprimta-rinë e avokatëve Kujtim Puto, Pajtim Hoxha; Vladimir Bineri, Kristaq Ngjela; Argile Lole bërë dje para gjykatës më të lartë shqiptare. E thënë në këtë formë të përgjithshme ajo u detyrua më pas me një varg shpjegimesh që më shumë se të tilla ishin akuza ndaj organit të hetimit si dhe ndaj gjykatave të shkallëve të para. Cilët ishin ato, pra këto shkelje? Së pari, ndalimet dhe arrestimet minimumi pas katër ditësh për të pestë minoritarët grekë. Së dyti, aplikimi i akuzës për spiunazh dhe tjetërësim të kufijve shtetërorë e cila qëndron vetëm për shtetasit e huaj dhe jo për shqiptarët. Së treti, zhvillimi i procesit hetimor pa praninë e avokatit mbrojtës. Së katërti, kryerja e këtij procesi hetimor nën presion psikologjik e dhunë të ushtruar në shumë raste nga punonjës të shërbimit sekret shqiptar. Së pesti, refuzimi i kërkesës së të pandehurve për t’u ballafaquar me dëshmitarët e pak të gjë i akuzonin më dëshmitë e bëra në hetuesi por, të paparagjitur për të dëshmuar në sallën e gjyqit. Këto ishin themeli i brojtjes së pesë avokatëve, të pestë të akuzuarve që reflektojnë dukshëm shkelje të qenësishme të lirive dhe të drejtave të njeriut, ligjit Kushtetues të shtetareve si dhe të Konventave Ndërkombëtare. Akuza akoma më e rëndë erdhi nga avokati amerikan nënështetësi amerikan e shtetasit amerikan Theodori Bezhani. Duke u shprehur se kjo çështje ka marrë në gjykatë interes të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Ai tha se «nga organet e hetimit shqiptar si dhe nga gjykatat e shkallëve të para janë shkelur Konventat Ndërkombëtare për Liritë dhe të Drejtat Njerëzore, kaq shumë e 4 tetor 1991 nga zyrtarët e Tiranës. Ai cilësoj dy prej këtyre të drejtave, të drejtën për avokat mbrojtës dhe të drejtën për t’u ballafaquar me dëshmitarët të cilët parashtroheshin në 14 b e 14 të Konventës së sipërcilësuar. Të gjithë avokatët duke u referuar dhe këtyre të tyre kërkuan prishjen e vendimeve të gjykatave të dy shkallëve të para dhe deklarimin të pafajshëm të të pestëve. …litik se sa juridik nga qarqet progresiste shqiptare të cilat fatmirësisht i përkasin opozitës, më të madhe organizmat ndërkombëtare Europiane Shtëpesë së Bardhë — duket se coi mbi kufirin jutorë Shqiptarëve masa atmosferike të ngrohta. Kushtë s’ka më! Tirana e Athina duhet të ulen në tavolina për të realizuar atë që dëshirojnë popujt; fqinjësi të mirë e bashkëpunim reciprok. …ntave Ndërkombëtare. Akuza akoma më e rëndë erdhi nga avokati me nënështetësi amerikane i shtetasit amerikan Theodhori Bezhani. Duke u shprehur se kjo çështje ka marrë një këtij timi shkelur Konventat Ndërkombëtare për Liritë dhe të drejtat e Njeriut të nënshkruara…

Lojë apo anarshi?

Vëzhgim nga tregu i Tiranës Tregu, padyshim është një ndër paragrafët më të qarta të jetës ekonomike të një vendi. Zhvillimi i krizave, varfëria e mirëqenia, stabiliteti e anarkia aty, më mirë se kudo, pasqyrohen. Nga kjo -pike dominuese-, le të hedhim një vështrim tregut të kryeqytetit e pas tij tregut shqiptar. Dhe lidhur me këtë, jetës ekonomike shqiptare në këtë fillim viti. Nuk mund të bëhet fjalë për tregu në ekonomi e tregut të pa-raqesë një tablo statike, të për-pa-vizshme raportesh midis kërkesës e ofertës, midis blerësve e shitësve për produkte të caktuara. Por ndërkohë, ai s’mund të mos jetë njëkohësisht dhe sinjali i zhvillimeve politike, ekonomike e sociale të çdo vendi në reformë ose edhe në fazën e kapërcyer të saj. Nga ky këndvështrim nuk mund të mos kembë ashtë vëmendjes, pa diskutime e pa mbresa lënduese dukuritë e këtij fillimi viti në tregun e Tiranës. Dhe nëse flasim për Tiranën «ngjyra» e këtyre dukurive bëhen më të ndëzura, larg saj, në jug e në veri të Shqipërisë. Buxheti i qytetarëve, shumica pa «buxhet», pa punë, pa pagë, e në asistencë po i ndjen në këto ditë hutatie të papritura e të paballabueshme të çmimeve për mjaft produkte të dorës së parë. Janë ditë të tëra që mungesat e benzines në distributorë e kanë ngritur çmimin në kuota të papara. Sikur të mos mjaftonte vendimi i qeverisë për ngritjen e çmimit të karburanteve, pas saj erdhi edhe kriza e furnizimit, që i vë përdoruesit përpara situatash të vështira, përpara çmimesh që kapërcejnë dukshëm edhe tregun e jashtëm. Por nuk është vetëm karburanti që rëndon mbi shqiptarët dhe koston e çdo produkti që do të lëvizë në rrjetin tregtar të qytetit, qoftë dhe 1 km. Kësas kostoje i shto-hen veç çmimeve e ritmeve të prod-hucëve në mënyrë të papritur. Es-akti i përgjithshëm i përgjithshëm i qytetarëve mungesa në treg e sheqerit, djathit dhe produkteve të tjera ushqimore. Dhe vijnë pastaj edhe ndihme të tjera çmime e tyre të larta, jashtë çdo logjike tregu, veç logjikës së abuzimit me ne-vojat jetësore të njerëzve. Të munguar mund të mos e bëjnë shqetësim dhe as u afrohët, edhe mbi 60 lek kg, për një kafe, për një çaj, për një hallvë në një natë të shënuar fetare. Mungesa e mallrave të nevojës më të domosdoshme, boshatisja e tregut nga prodhimi i vendit dhe skllavërimi në total i tij nga konjuktura është një lojë e dëmshme, më pasojë të drejtpërdrejtë në jetën e punonjësve. Kush e luan apo kush e lejon këtë lojë? A mos është fjalë një lojë, që e luajnë «monopolistët» e këtyre produkteve, të favorizuar apo të mbështetur nga qeveritarët, qoftë dhe të pambështetur, por të neglizhuar prej tyre? A mos është kjo një shenjë e re e thellimit të krizës dhe anarshisë në ekonominë tonë, në këtë periudhë dhe tranzicioni të tejzgjatur?! Qeveria dhe qeveritarët duhet t’u japin përgjigje këtyre pyetjeve, që bëhen sot nga qytetarët tanë, të cilët kthehen nga tregu me habinë dhe zemërimin që u shkakton pazari për gjërat më elementare të jetës, një pazar që ju rëndohet para syve, pa ditur përse dhe pa patur mundësi t’i dalin përballë. S. R.

Kryetari i Gjykatës së Kasacionit pyet:

A është paraqitur i ndaluari para një gjykatësi brenda 48 orëve? A ka qenë gjykues për kontroll banese vendim që është ndaluari? A është mbajtur proces verbali për të gjitha sendet e sekuestruara në prani dhe të dëshmitarëve të paanshëm? A është kërkuar avokat mbrojtës nga të ndaluarit që në momentin e ndalimit të tyre? Ku është bërë hetuesia dhe kush e ka bërë atë? Këto ishin pyetjet që Kryetari i Gjykatës së Kasacionit që kryesonte trupin gjykues ju drejtoi avokatëve të të akuzuarve të cilët megjithëse pyetje folën shumë për vetë përgjigjet që i… Asnjë nga të pestët nuk ka dalë brenda 48 orëve para ndonjë gjykatësi. Proces verbalet e mbajtura për kontroll e banesave janë me shkrim dore dhe të firmosura vetëm nga një polic. Asnjë kontroll banese nuk është bërë me vendim gjykate. Të pestë të ndaluarit kanë kërkuar avokatë që në momentin që u është thënë kjo e drejtë por se gjatë fazës së hetimit nuk e kanë pasur atë. Që nga dita e ndalimit deri në (Vijon në faqen 3)

Shkelje flagrante të lirive të të drejtave njerëzore

- dhe të Drejtat e Njeriut, në Kodin Penal Shqiptar në Ligjin për Veprimtarinë e Shoqatave Politike - kjo është e përbashkëta e apologjive të…

Lidhja e të Djathtëve - një dëshlim

SHËNIMI YNË Këto ditë u krijua Lidhja e Djathtë Shqiptare, e cila dje doli me një «Deklaratë» ku parashtrohen program e saj. Është ky bashkimi i disa partive, disa me emra tepër të njohur s. Balli Kombëtar, Legaliteti apo Partia Republikane me parti fantazëm si Bashkimi Demokratik, apo me shoqatat e Ish Përndjekurve Politikë dhe të të ish Kulakëve. Programi i kësaj Lidhje, si çdo program, ka fjalë të bukura për demokracinë, për liritë dhe të drejtat e njeriut, për perspektivën e tij, etj. Për në të, qoftë edhe nga një vështrim i shpejtë, ka mjaft konstatime të hidhura që tregojnë se tradita thelbësore që kësaj Lidhjeje e në formimin e kësaj dëshlimt është hedhur fara e dëshlimit që. Së pari, të bë në përshkrye se jashtë kësaj lidhje kanë mbetur Partia e Djathtë Demokratike, që doli nga radhët e partisë në pushtet, është e përfaqësuar në parlament dhe pretendon që përfaqëson të djathtën e vërtetë shqiptare. Jashtë kësaj lidhjeje është edhe shoqata, «Pronësi me drejtësi» e cila gjatë këtyre 3-4 vjetëve të tranzicionit të këtyre në përfaqësuar në jetën politike të vendit interesat e ish pronarëve. Ka dhe ndonjë forcë tjetër të djathtë, si Partia e Djathtë Shqiptare, pa asnjë peshë politike, që çuditërisht nuk ka pranuar të futet në këtë organizëm. Por thelbësore janë kontradiktat midis vetë forcave pjesëmarrëse në këtë Lidhje, që, sipas Deklaratës, ka shumë pretendime për të ardhmen. Në deklaratë thuhet se «asnjë nga palët s’mund të hyjë në… (Vijon në faqen 2)

GJENDJE E VËSHTIRË E PESHKATAREVE

- Peshkatarët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme nga Qeveria - - Rritja e çmimit të naftës ndikoi ndjeshëm mbi supe të peshkatarëve, pas rënies së punës së anijeve, pas rënies së punës së anijeve dhe peshkimit që ata drejtojnë vetëm në këtë lëndë. Këto anije kërkojnë naftë në sasi të mëdha. Vetëm për 48 orë tundrim në det, peshkatarët harxhojnë 4800 litra. Duke qenë se blerja e naftës në Shqipëri ishte e papërballueshme, peshkatarët detyroheshin ta blinin atë në Itali me çmime shumë herë më të reduktuara. Nëpërmjet eksportimit të peshkut, peshkatarët bënin dhe importonin e bazës materiale - teknikë që nevojitej për të ushtruar… (Vijon në faqen 2)

PO «FLUTURON» KONTRATA E RINASIT

- Përgatiten kërkesat për prishjen e marrëveshjes me firmën gjermane «Siemens» - - Ndërrohen ministrat ndërrohen preferencat. - Nga 30 milionë dollarë që ishte kufiri, është paraqitur 33 milionë. Pse shtohet 3 milionë?! Dy vjet më parë Drejtoria e Albtransportit shpalli një tender për ndërtimin e Albtransportit të Rinasit. Siç është trajtuar atëherë edhe në shtyp garën e fitoi firma gjermane «Siemens» duke lënë të zemëruar «Albania» italian që e ofronte zbatimin me 10 milionë marka më pak. Kjo përzgjedhje, e bërë me vendim të Këshillit të Ministrave datë 6 dhjetor 1994, çoi në pakënaqësi e dyshime, aq sa konsorciumi italian kërënoi për padi në gjykatë ndërkombëtare. Megjithatë, si çdo zhurmë edhe kjo u pushua, aq më tepër tek ne ku cudi janë të përditshme e duken si normale. Ag e vërtetë është kjo saqë edhe tani pas më shumë se 1 viti kur punimet duhet të kishin avancuar ato as që kanë filluar. Interesimi tonë se kur mund të inaugurohet nisja e rikonstruksionit në Drejtorinë e Albtransportit i përgjigjen me heshtje. Në fakt u vjen rëndë të thonë se edhe kjo kontratë është në prag të prishjes. Në Ministrinë e Financave dhe atë të Transportit këtë pohim e bëjnë pa rezervë. Specialistë të këtyre dikastereve me porosi nga lart kanë përga… (Vijon në faqen 2)

Një kënd lojrash dhe psikologjia e shkatërrimit

Vlorë Programit të reformës nuk i shpëton as këndi i lojrave. Një nga më të bukurit dhe më funksionalët. I ngritur në mesin e qytetit në fund të viteve ’90, i paisur me të gjitha elementet e lojrave lëvizore e didaktike. Nga karuzeli i madh, amfiteatri, lojrat sportive etj. Tepër i pëlqyeshëm dhe jashtë mase i frekuentuar nga fëmijët dhe prindërit e tyre. Veçanërisht ditët e dielа. Në ambientet e tij grumbulloheshin qindra fëmijë të moshave parashkollore, që luanin dhe argëtoheshin. Tani ky kënd lojrash është shkatërruar plotësisht. Aty i kanë mbetur vetëm pak fosile me të cilat e ke vështirë të rikrijosh se ç’ka qenë dikur ky vend lojrash. Madje është vështirë edhe të llogaritësh se sa i madh është dëmi financiar që është shkaktuar dhe për të cilën askush nuk mban përgjegjësi. Pa llogaritur dëmin psikologjik e pedagogjik, i cili është akoma më i madh. Odisea e këndit të lojrave është kjo: objekti kaloi dorë më dorë. Nga ndërmarrja e riparim shërbimeve në juridiksionin e federatës së rinisë dhe pastaj, demos, në duart e… (Vijon në faqen 3)

Miniera e Mborje Drenovës drejt falimentimit

KORÇË - Dikur kishte 1600 punëtorë, sot rreth 350. Dikur prodhimi vjetor ishte 500 mijë tonë qymyr në vit, vitin e kaluar nuk dha as 30 mijë. Me sa duket paralizimi i plotë i industrisë nxjerrëse të qymyrit paskа qenë një nga pikat parësore në programin e qeverisë Meksi. Shembulli i minierave të pellgut të Korçës është tepër bindës. Minierat e pellgut të Lozhanit mbajnë në punë rreth 3 mijë punëtorë dhe sot mbajnë vetëm 150 veta të sektorit të mirëmbajtjes. Ajo e Mborje Drenovës përjeton grahmat e fundit. Ajo është shfrytëzuar qysh paraçlirimit, duke u rritur në mënyrë të ndjeshme në pesë dekadat e kaluara, me prodhim deri 500 mijë tonë në vit. Numri i punëtorëve këtu është reduktuar në mënyrë të ndjeshme, vetëm 350 nga 1600. Specialistë të ndryshëm të nëntokës, të «punësuar tashmë pranë zyrave të asistencës», pohojnë se në këtë minierë, e njohur për prodhimin e qymyrit me një fuqi kalorifike mjaft të lartë, sot po bëhet një barbarizëm i vërtetë, që nesër do të jetë tepër e vështirë për t’u riparuar. Është shkatërruar thuajse gjithçka, janë vjedhur pajisje të sigurisë elektrike, ato të nëntokës. E po në këto kufi arritur edhe sistemi i mbrojtjes nga shpërthimet e gazit. Jo pak për këtë gjendje ka ndikuar edhe reforma partiake. Shumë prej punonjësve, në mënyrë krejt të hapur janë thirrur nga drejtori i saj Klement Miho, duke u thënë në sy se duhet të largohen për shkak të biografisë. Para pak kohësh hija e biografisë s’ka kursyer as inteligjencën e minierës. Të gjithë përgjegjësat e turneve, inxhinierët me shkollë të lartë, janë zëvendësuar nga punonjës të rinj të thjeshtë. Edhe magazinat e njëjta metodë është përdorur. Por ajo që bën dhe më dramatike të ardhmen e kësaj miniere është rënia e vazhdueshme e prodhimit, që sa sot punëtorët e mbetur paguhen duke manovruar me fondin e dhënë nga ministria për konservimin e puseve të fushës së dytë, por që realisht, sipas pohimeve specialistët, asnjë punë s’bëhet në interes të saj. Kështu, pra, asnjë përpjekje për perspektivën dhe mbijetesën e minierës së famshme të Mborje - Drenovës. Nivelet e saj nga dita në ditë po rrëzikojnë të përmbyten nga shpërthimi i ujërave të nëntokës…

AFËR NJË SENSACIONI KU KANË SHKUAR 20 MILIARD DOLLARË?

AFËR NJË SENSACIONI KU KANË SHKUAR 20 MILIARD DOLLARË? Bashkim Kopliku, ish zëvendëskryeministër i Shqipërisë në këshillin e fundit kombëtar të PDSH lidhur me privatizimet e kryera gjatë vitit 1994 përmend edhe këtë fakt: «Gjatë vitit ’94 u privatizuan 2500 ndërmarrje në një vlerë rreth 20 miliardë dollarë» (shih «RD», Shkurt 1995, faqe 3, paragrafi i fundit i kolonës së parë). Logaria e një fillestari tregon se po të pjesëtohet shifra e përmendur (20 miliard dollarë) me popullsinë e të gjithë vendit del se çdo shqiptar (edhe ai që ka lindur dje) duhet të ketë marrë në dorë rreth 6 mijë dollarë. Z. Kopliku nuk ka se si të mos jetë plotësisht besueshëm, për shkërfin që jep për faktin se… i besueshëm për shifër që jep për faktin se më mirë se ai nuk e di kush vlerën e ndërmarrjeve të privatizuara jo vetëm në ’94-trën por edhe më përpara dhe më pas. Për popullin e thjeshtë që nuk ka marrë në dorë as 6 (e jo më 6 mijë) dollarë, nga ç’ja e tij e privatizuar, çështja shtrohet: Ku kanë shkuar këto 20 miliard dollarë që kanë rrjedhur nga privatizimi i 2500 ndërmarrjeve sa thotë z. Kopliku? A. A.