Rritja e çmimeve çan "tavanin" e premtimeve
Në zbatim të kontratës së PD-së me popullin
-Ne prag të Vitit të Ri priten të tjera rritje dhe tavani i çmimeve do te bëhet dysheme
Sipas Institutit te Statistikës indeksi i çmimeve te konsumit ne muajin tetor 1995 u rrit 11.9 perqind kundrejt muajit dhjetor 1993, duke shënuar një rritje prej 0.7 përqind kundrejt muajit te meparshem.
Kjo rritje është rezultat i rritjes se indeksit te çmimeve të grupit "ushqime, pije, duhan" ne masën 0.7 perqind, te grupit "veshje dhe kepuce" ne masen 2.5 përqind.
Po kështu rritje ka pesuar edhe indeksi i çmimeve ushqimore. Rritje, rritje dhe vetem rritje. Rritje çmimesh, rritje premtimesh e fjalësh.
Vetem pagat dhe pensionet nuk kane rritur, madje edhe 10 përqindëshi i rritjes se premtuar nga qeveria ende nuk ka hyrë ne fuqi defakto per shume kategori punonjësish.
Lexoni ne faqen 5
Skandal për të fshehur skandalet
Rast unikal dhe precedent i pashembullt vendimi i Qeverisë Meksi për të mos mbajtur asnjë proces-verbal dhe të mos bërë regjistrimet magnetofonike dhe stenografike në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, a thua se këtu së bëjmë me mbledhje mafiozësh e matrapazësh që kanë frikë nga dokumentimi i veprimtarisë së tyre, dhe jo me veprimtarinë e forumit më të lartë të pushtetit ekzekutiv.
Mbledhjet e Këshillit të Ministrave nuk duhet të jene pazar. Ato duhet të karakterizohen nga përgjegjësia qytetare për fatet e vendit dhe përkushtimi i anëtarëve profesionalizmin i lartë në diskutimet, debatet, propozimet dhe zgjidhjet që jepen e vendimet që merren. Aty secili pjesëmarrës e deri te kryeministri kontrollon profilin e vet, bën si të thuash autportretin, le gurmet e para më të cilat gjykohet.
Mirëpo kryeministri Meksi dhe ministrat e tij kanë gjykuar që më mirë të mos lënë asnjë gjurmë, të mos lënë asnjë dokument, asnjë dëshmi për nesër. Prandaj kanë vendosur asnjë procesverbal, asnjë regjistrim.
Qëndrimi ndaj dokumentit shpreh thelbin e emancipimit qytetar të gjithkujt. Edhe aty dallohet barbaria e obskurantizmi nga qytetërimi, injoranca nga kultura. Prandaj kur denoncojmë një veprim alogjik e të kundërligjshëm të qeverisë dhe kryeministrit pikësëpari kemi parasysh pikërisht korrigjimin si hap i parë për të evitimin e precedentit. Më parë se përgjegjësinë penale për çdo që shkel ligjet dhe disiplinën e etikën e punës, qytetarët kërkojnë përgjegjësi morale dhe vetëdijësim e cilido fajtor. Aq më tepër kur është fjala për qeverinë.
Lojërat e fjalëve dhe justifikimet e mbrëmshme të Meksit nuk bindin askënd. Ato as nuk e shfajësojnë Meksin, përkundrazi e akuzojnë edhe më rëndë. Sepse përveç nervozizmit karakteristik, në fjalët e mbrëmshme të kryeministrit binte dukshëm në sy pasiguria dhe frika. Kryeministri i Shqipërisë duhet ta dijë që nuk flet përpara injorantëve apo analfabetëve. Ç'do shqiptar që ka punuar qoftë edhe dy dite në një qendër pune e di se në ç'do mbledhje mbahet procesverbale e protokolle. A e dine dhe ata nëse serioziteti, korrektësia, transparenca, ndjenja e përgjegjësisë aty fillon realizimi i çdo premtimi.
Sigurisht nesër qeveria Meksi nuk do të gjykohet vetëm nga mbajtja apo jo e procesverbaleve të mbledhjeve. Absolutisht që jo. Nesër qeveria Meksi dhe partia në pushtet do të marrin shpërblimin e gjykimit të popullit ka njeri bërë çka pas 22 marsit 1992, gjykim që u shpreh me bindshëm se kurdo tjetër më parë me demaskimin dhe hedhjen poshtë të farsës kushtetuese më 6 nëntor 1994, i cili do të ridimensionohet dhe do të manifestohet me ashpërsi dhe drejtësi në zgjedhjet e afërta elektorale. Këtë e di shumë mirë Meksi me gjithë qeverinë dhe akoma më mirë di vetë Berisha.
Luan M. Rama
Fassino konfirmon vizitën në Shqipëri
Nëpërmjet një fakti të datës 10 nëntor, dërguar Partisë Socialiste të Shqipërisë, Piero Fassino, anëtar i Sekretariatit Kombëtar të PDS (Partia Demokratike e Majtë e Italisë), konfirmon vizitën e një delegacioni të asaj partie në Shqipëri me datat 24 e 25 nëntor të këtij viti.
Vizita në Shqipëri e delegacionit të PDS të kryesuar nga zoti Fassino, ku bëjnë pjesë edhe zotërinjtë Antonio Borgano, deputet i rajonit të Pulias dhe Marko Bianchini, bëhet në përgjigje të ftesave të disa partive shqiptare, ndër to edhe PSSH.
Gjatë vizitës në Shqipëri delegacioni i PDS-së do të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës dhe me drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste, Partisë Socialdemokrate, Partisë Demokratike dhe Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Vizitën e zotit Fassino në Shqipëri Partia Socialiste e Shqipërisë e vlerëson si një vizitë me interes të veçantë për të diskutuar problemet të rëndësishme të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, të situatës politike paraelektorale në Shqipëri dhe Itali dhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale midis PSSH dhe PDS.
Korresp. i "Zërit të Popullit"
Paratë e zeza? Prosperiteti i politikës ka humbur ne to!
Azem Hajdari kërkon prosperitetin e politikës shqiptare nga të inkriminuarit e diktaturës
Azem Haidari kërkon prosperitetin e politikës shqiptare nga të inkriminuarit e diktaturës
Paratë e zeza? Prosperiteti i politikës ka humbur ne to!
-Azem Hajdari duhet ta fillojë nga Azem Hajdari
"...Pa dyshim që do te përmbushe një nga pikat më te rëndësishme të programit, qe është ripastrimi i politikës shqiptare nga elementi i inkriminuar dhe sigurimi ne nje prosperiteti të politikës shqiptare brenda kuadrit te demokracisë".
"qëllimi" i ligjit "Per genocidin" është ky - "qëllimi i ligjit". Per genocidin" që votuar një muaj më parë nga Partia Demokratike. Kësaj rradhe pare nuk pati kurajon ta shpalle kushtetues - ka bere publik ne radion londineze BBC Azem Hajdari, deputeti i PDS-së, mbi te cilin gazeta e kesaj partie ka hedhur nje vit me pare dyshime serioze.
Madje dyshime, te cilat ne rast se provohen si krime, vlerësohen nga ligji penal me dënime te renda.
"Ligji "Per genocidin" është pare deri me sot nga shqiptaret si goditje "qëllimit" e ketij ligji - te cilin Gjykata Kushtetuese kater dite me
(Vijon në faqen 3)
Asnjë kthim prapa, por korrigjime të kursit të reformës
-Nënkryetari i PS Namik Dokle priti anëtarin e bordit drejtues të Fondit Amerikano-Shqiptar të investimeve z.Michael D.Granoff
lexoni ne faqen 3
Berisha faktori më regresiv i zhvillimeve në Shqipëri
Intervistë e Prof. Dr. Sabit Brokaj
Intervistë e
Prof. Dr.
Sabit Brokaj
Faqe 2