Zëri i Popullit
E martë 21.11.1995
Rilindje e së majtës demokratike
-Flet Ilir Meta , nenkryetari i PSSH
52% me 48%,” ndesja elektorale” midis së majtës polake të përfaqësuar nga zëvendësi i veçari Aleksandër Kvasnjevski dhe së djathtës së Leh Valesës ka përfunduar kështu. Si do ta vlerësoni këtë fitore të së majtës polake?
- 52% me 48%,” ndesja elektorale” midis së majtës polake të përfaqësuar nga 40-vjeçari Aleksandër Kvasnjevski dhe së djathtës së Leh Valesës ka përfunduar kështu. Si do ta vlerësoni këtë fitore të së majtës polake?
Ilir Meta: Suksesi i madh i së majtës polake dhe liderit të saj Aleksandër Kvasnjevski, flet për rilindjen dhe konsolidimin e së majtës demokratike në Poloni dhe në gjithë Europën Qendrore dhe Lindore duke pasur parasysh se ecuria e faktorëve polak, ka shprehur edhe tendencën e zhvillimeve politike në Europën Qendrore dhe Lindore.
Polonia është një nga vendet që ka rezistuar më shumë vendosjes së regjimit komunist duke reaguar sistematikisht kundër tij. Veçanërisht mund të përmendim lëvizjen antikomuniste të SOLIDARNOSTIT të udhëhequr nga Valesa. Ndaj Polonia është një nga vendet e para që iu gëzua demokracisë. Antikomunizmi ishte i nevojshëm për të sfiduar regjimin e vjetër por ai tregoi se nuk
(vijon ne faqen 5)
Polonia “shqiptare”
Editorial
Është me “fat” Presidenti i ri i Polonisë, Aleksandër Kvasnjevski që nuk është shqiptar. Ai, i angazhuar qё herët në politikë, ka qënë dikur edhe ministër, ndonëse sot është aty rrotull të 40-tave. Si ministër i dikurshëm, me mendësitë bizantine të qeveritarëve tanë, ai jo vetëm që nuk duhej të mendonte se mund të zinte me votën e lirë të popullit postin e lartë të Presidentit të Polonisë, por as të merrte pjesë në politikë. Por në Poloni nuk e njohin fjalorin shqip të luftës kundër gjenocidit, prandaj edhe një politikan i majtë, me vullnetin e popullit mund të vijë në postin e lartë të presidentit, siç erdhi Kvasnjevski.
Fitorja e të djathtës. Kvasnjevski mbi legjendarin antikomunist Valesa në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale polake, është vërtet ardhja në pushtet e të majtës, por nuk është kurrsesi kthimi i komunizmit, nuk është kthimi i kooperativave bujqësore, i tufëzimit, i ekonomisë së centralizuar, i luftës së egër të klasave, pra edhe i fushatave për denimin ligjor të gjenocideve me firma shqiptare.
Valesa është një personalitet me reputacion botëror në këtë fundshekulli. Duke hipur në tribunat e kantierit detar të Gdanskut në gushtin e 1981, për të udhëhequr të famshmin Solidarnost, deri në rrëzimin e komunizmit në Poloni, ai përfaqëson një epokë. Por sot ai është në një lloj të perënduar. Çdo yll e ka një zenith, ashtu siç ka një fund. Valesa detyrohet të lërë postin e presidentit, ky është një shembull se çdokush mund të jetë i përkohshëm në pushtet.
Valesa ishte produkt i populizmit, i një lëvizjeje disamilionëshe e cila e pakënaqur me një mënyrë jetese kërkonte transformimin e vetvetes përmes ndryshimit të institucioneve shtetërore. Populizmi mund te sjellë triumfalisht në pushtet, por ka prapa edhe zhgënjime të shpejta, deri edhe kthimin e krahëve nga ato shtresa e grupacione shoqërore që te kanë brohoritur. Elektorati i kthëu krahët Valesës jo për portretin e bukur të rivalit të tij, sepse jo pak kohë më parë Valesa është quajtur karizmatik. Janë motivë të tjera, për të cilat, ato që përcaktojnë votën e popullit në një vend të trazicionit, siç është edhe Polonia.
Në Shqipërinë zyrtare do të përpiqen që ta minimizojnë këtë “përmbysje” që ndodhi te djelen në Poloni, madje do të kërkojnë argumenta pa bindje se ndryshe është Polonia, ndryshe është Shqipëria, se socialistët polakë janë ndryshe nga socialistët shqiptare. Nuk mohohen ndryshimet, por është luftë e paprinciptë dhe qorrsokak politik të kërkosh ta luftosh opozitën socialiste shqiptare sikur ajo është ndryshe nga gjithë bota. Kështu kanë thënë qeveritarët tanë edhe kur u bënë zgjedhjet e Hungari, edhe në Bullgari, edhe në Slovaki, etj, ku pak vjet pas shembjes se komunizmit erdhën në pushtet e majta. Është një ekuacion me shumë të panjohura ky proces historik i ardhjes në pushtet të se majtës. Ato nuk mund ta shpegojnë njerëzit e futur të kotokoklavëve aktualë që drejtojnë Shqipërinë, të cilët kujtojnë se dielli ka filluar të lindë e të dihen që ata erdhën në pushtet.
Propaganda zyrtare shqiptare duke mos ditur të shpjegojë fenomenet e Lindjes, ku gjen elementë të bollshëm për të “deshifruar” gjithë tranzicionin në shqiptar, është kapur pas konceptit komunist te “rastit të veçantë”. Po, a mund të shpjegohet çdo gjë që ndodh në Shqipërinë e sotme me specifikat tona? Kështu nuk bëjmë gjë tjetër veçse krijojmë Homo Albanicus. Deri kur kështu?
Çfare fsheh indeksi i çmimeve
ÇMIMET
TREGTARET
RRITJA E PAGAVE
Honi '95
Lexoni ne faqen 7
Per ne social- istet nuk ka dhe nuk do te kete kthim prapa
-Interviste e Prof.
Dr. Ethem Ruka
Lexoni ne faqen 4
Hyrja ne NATO eshte çeshtje mbarekombetare dhe jo prone e partive te veçanta
-Interviste me nenkryetarin e PSSH-se Prof. Servet Pellumbi
Një fitore e mundshme e PS në zgjedhjet e ardhshme nuk do të vështirësojë por do të lehtësojë realisht një integrim ne NATO dhe aleancat Euroatlantike
Lexoni ne faqen 2