Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E enjte 23.11.1995

Dosjet nuk do të hapen per politikanët e sotëm

Dje ne Parlament Meksi dergoi projektligjin "Per kontrollin e figures se zyrtareve te larte politike dhe shteterore per mbrojtjen e shtetit demokratik" Me sa duket Partia Demokratike ka menduar që te gjitha bashkepunetoret e sigurimit te shtetit që i ka ne gjirin e saj t'i largoje nga jeta politike jo duke u hapur dosjet, por duke i mënjanuar pa i hapur keto ndryshe nga ajo çka ka kërkuar opozita politike.
Meksi Parlament

Mesazhet e Dejtonit

Editorial Gjithë bota demokratike përshëndeti marrëveshjen e Dejtonit, e Ohajo të SHBA-së, midis palëve ndërluftuese në konfliktin e mësë katërvjeçar në Bosnjë, prova më e rëndë që ka kaluar Evropa demokratike, pagia dhe vlerat e sigurimit dhe bashkëpunimit evropian pas Luftës së Dytë Botërore. Eshtë ky shkaku që besidimi midis presidentëve Izetbegoviç, Tuxhman dhe Millosheviç, përkatësisht presidentë të Bosnjës, Kroacisë dhe Serbisë, të cilat vazhduan rreth tre javë janë ndjekur me shqetësim edhe nga opinioni shqiptar. - Dejtoni është shumë larg nga Shqipëria, por teatri i luftimeve në Bosnjë është shumë afër vendit tonë. Kështu që kur ulin kokën topat dhe tërhiqen trupat ushtarake në Bosnjë, ndjen siguri Ballkani, ndiejmë siguri edhe ne shqiptarët dhe proceset demokratike ku jemi përfshirë. Eshtë përcaktues roli i SHBA dhe personalisht i Presidentit Klinton për përfundimin e kësaj marrëveshjeje historike, ashtu siç është tepër i madh roli amerikan në gjithë proceset demokratike, në sigurimin dhe bashkëpunimin që ka sjellë era e re pas shembjes së komunizmit. Por ne shqiptarët jemi shumë të ndjeshëm për fatet e paqes në Bosnjë, sepse pas kësaj zgjidhjeje duhet të vijë natyrshëm një angazhim më i madh ndërkombëtar, deri në një marrëveshje për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë me drejtësi çështjen kombëtare shqiptare, fatin e Kosovës dhe të ardhmen e saj. Marrëveshja për Bosnjën tregon rrugën që duhet kaluar për të arritur në një marrëveshje për të ardhmen e Kosovës. Dhe kjo rrugë është: dialogu dhe respektimi i të drejtave kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve ne ish Jugosllavi. Përgëzimet që u drejtua presidenti i Shqipërisë Sali Berisha palëve nënshkruese të marrëveshjes për Bosnjën, çila haptas,çiltas thekson ai, një faqe të re në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin midis tyre, bartin shpresën se edhe për çështjen e Kosovës do të gjendet një zgjidhje e drejtë dhe përfundimtare, duke kaluar mbi padrejtësitë historike, mbi paragjykimet dhe mëkatet negative që kanë trazuar shpesh Ballkanin dhe popujt e tij. Për Dejtonin jep edhe një mesazh tepër aktual për vetë zhvillimet politike në Shqipërinë demokratike. Kur arritën të ulen në një tryezë palë të cilat kishin bërë të vetes me njëri tjetrin krime të tmerrshme e shkatërrimtare siç qindra e mijra viktima, miliarda dollarë humbje historike, vlerat ekonomike, kulturore e historike, kthenja pa shtigje të reja dhe mijëra refugjatëve të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, etj. demokracitë janë të afta të dialogut, tryeza e bisedimeve, koncensusi të bëhen mënyrë e sjelljes të të gjitha forcave politike në vend, të të gjitha organizmave dhe institucioneve, sepse kështu afrojmë demokracinë, konsolidojmë shtetin ligjor, afirmojmë vlerat qytetare e kombëtare. Dejtoni është një shembull i madh nga i cili vijnë shumë mësime të vyera.
Izetbegoviç Tuxhman Millosheviç Bill Klinton Sali Berisha Dejton Ohajo SHBA Bosnjë Europë

Mesazhi i Kuvendit Popullor drejtuar Presidentit Klinton

Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë i ka drejtuar një mesazh zotit Bill Klinton, Presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në cilin thuhet : Mbarë opinioni publik shqiptar, lajmin për arritjen e marrëveshjes për vendosjen e paqes në Bosnje dhe ne gjithë hapesiren e re ish-jugosllave, e priti me interes dhe e mbështet shume interes dhe e mbështet plotësisht. Duke qene te bindur se shprehim ne dëshirë te popullit shqiptar, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ka kënaqësinë t'j'u drejtohet Shkëlqesisë Suaj me urimet me të mira për kete arritje te rendësishme dhe njëheresh te nenvizojë kontributin e qeverisë amerikane dhe Tuajin si President i SHBA-së ne dhenien fund te masakrave njerëzore ne Bosnje. Parlamenti shqiptar shpreh besimin e vet se edhe ne te ardhmen SHBA, komuniteti ndërkombetar ne teresi, do te luajne një rol aktiv per te zgjidhur me përparësi problemet e mprehta ne rajonin e trazuar te Ballkanit e veçanerisht ne ish-Jugosllavi. Me kete rast, duke shprehur konsideraten per mbeshtetjen qe Ju personalisht dhe administrata amerikane i jepnin popullsisë shqiptare ne Kosove, kemi besim ne angazhimin Tuaj te metejshëm ne çeshtjen shqiptare, si me e ndjeshmja dhe e lidhur pazgjidhshmerisht me Ballkanin ne teresi. Edhe njëherë, urime dhe pune te mbare per te ardhmen. Me konsiderate te larte.
Niko Glozheni Republikës Së Shqipërisë Shteteve Të Bashkuara Të Amerikës Bosnje Ish-Jugosllave Ballkani

Ekonomia sociale e tregut, e ardhmja e Shqipërisë

Aktiv kombetar i komisioneve te çeshtjeve sociale, shendetesise dhe arsimit prane Partise Socialiste Lexoni ne faqet 2-3
Shqipëri