Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 24.11.1995

Të përgatitur për të qeverisur

Politika ekonomike e Partisë Socialiste synon në radhë të parë punësimin e njerëzve Në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së PS-së papunësia aktuale do të zvogëlohet në masën 80 përqind Punësimi dhe produktiviteti janë faktorët bazë për mbijetesën e ekonomisë. Politikat e punësimit duhen parë si objektiva parimore të politikave ekonomike dhe strategjisë së zhvillimit. Realizimi i tyre kërkon konceptim teorik të thellë dhe organizim e ndjenjë përgjegjësie të lartë. Shqipëria i ka potencialet njerëzore dhe materiale për t’i realizuar ato. Le t’i zbulojmë dhe t’i vemë në eficencë. Në faqen 4-5 “Gjendja dhe politikat e mundshme të punësimit në Shqipëri.” Nga Ass. Prof. Dr. Ahmet Ceni. LETREN “ME VLERE” TA DHAME, TANI CAJ NE EKONOMINE E TREGUT
Ahmet Ceni Shqipëri

Katrahura e dosjeve

Shënim Edhe një projektligj i diskutueshëm, ne mos i dyshimti mbërriti te porta e parlamentit. Është i ashtuquajturi ligji për dosjet, me mbtitullin “Për kontrollin e figurës së zyrtareve te larte politikë dhe shtetërore për mbrojtjen e shtetit demokratik”. Ky është një formulim, siç mund te quhet me gjuhën e popullit “me këmbë pa kokë”. Por rëndësi ka përmbajtja e tij. Përmbajtja e këtij projektligji në vend që të kthjellojë katrahurën me dosjet që ka bërë partia në pushtet, e ngatërron më keq situatën, bën më të dyshimtë përdorimin e dosjeve nga ata që kanë pushtetin për të luftuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuptim qëllimi i paraqitjes së këtij projektligji, koha që është zgjedhur dhe vetë përmbajtja e tij synon mbajtjen me çdo kusht të pushtetit nga Partia Demokratike duke përdorur çdo armë të mundshme. Projektligji në fjalë nuk synon pastrimin e administratës shtetërore në hallkat më të rëndësishme të saj nga ish informatorët apo zyrtarët e inkriminuar në regjimin komunist por përkundrazi duke mbyllur përfundimisht dosjet “plehëron” pushtetin aktual me gjithfarë njerëz të dyshimtë. Se sa qëllime të mbrapshta ka ky projektligj mjafton të kujtojmë se dosjet në dorën e partisë në pushtet kanë shërbyer për të mbajtur sekret për të kaluarën e mjaft kuadrove të saj, përdoreni prej më shumë se 3 vjetësh PD-ja nuk ka larguar nga skena politike asnjë anëtar të saj, ndonëse numëri i pseudonimeve të publikuara si ish informatorë është i shumtë. Ky qëndrim shpreh edhe presionin që kërkohet të ushtrohet mbi kontigjentin e zyrtarëve të PD-së, për të mbajtur me çdo kusht radhët e shtrënguara lart, në një kohë që poshtë ashtu si elektorati edhe anëtarët e thjeshtë po e braktisin atë. Dosjet në radhë të parë kanë qënë mjet presioni mbi opozitën, por është shumë sinjifikativ fakti që duke lëvruar në dosjet edhe raste tepër të rralla kanë mundur të ushtrojnë presion mbi të. Me fjalë të tjera shumë i kanë patur në radhët e tyre.

Takim i PS të Shqipërisë me Partinë Popullore të Shqipërisë

Në selinë e Partisë Socialiste u zhvillua takimi i zëvëndëskryetarit të Partisë Socialiste Dr. Servet Pëllumbi dhe nënkryetarit të PS. Namik Dokle me kryetarin e Partisë Popullore të Shqipërisë Bashkim Driza dhe nënkryetarin e saj Skënder Velu. Zëvëndëskryetari i PS, Dr. Servet Pëllumbi theksoi domosdoshmërinë e shkëmbimit të mendimeve e të bashkëpunimit me parti të opozitës për të çmontuar strategjinë e tensionimit të situatës që po zbaton pozita, e cila godet stabilitetin e vendit, procesin demokratik e institucionet demokratike. PS, theksoi Dr. Servet Pëllumbi, është e hapur të bashkëpunojë me forcat e tjera politike për të garantuar sot e motm e të ardhmen e demokracisë në Shqipëri. Edhe PS e Partia Popullore, theksoi ai, është një parti qëndres, kjo nuk na pengon të konsultohemi, të diskutojmë e të bashkëpunojmë për probleme të rëndësishme e që lidhen me zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare, zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe respektimin e vullnetit të popullit. Të dy palët ishin të mendimit se lufta për të mbrojtur demokracinë e institucioneve e saj, për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të kontribuar në zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare e të progresit të Shqipërisë është baza e dialogut, e bashkëpunimit edhe për të ardhmen. Në takim nga Partia Socialiste e Shqipërisë mori pjesë edhe anëtari i Komitetit të Përgjithshëm të PSSH, Dr. Vasilika Kureta. Zëdhënësi i PSSH
Servet Pëllumbi Namik Dokle Bashkim Driza Skënder Velu Vasilika Kureta Shqipëri

P.S.SH në Kongresin e Partisë Lista e Bashkuar e Socialdemokratëve të Sllovenisë

Një delegacion i PSSH i kryesuar nga As.Prof. Ermelinda Meksi, anëtare e kryesisë dhe deputete në Kuvendin Popullor u nis dje për në Slloveni për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Lista e Bashkuar e Socialdemokratëve të Sllovenisë. Gjatë qëndrimit në Slloveni delegacioni i PSSH do të zhvillojë takime me drejtues të Partisë Socialiste e Socialdemokrate të Evropës. P.S.SH ne Kongresin e Partisë për Demokraci Sociale të Rumanisë Një delegacion i kryesuar nga Sekretari i saj i Përgjithshëm deputeti Gramoz Ruçi do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë për Demokraci Sociale te Rumanisë. Me ftesë të P.S te Bullgarisë delegacioni i P.S po bën një vizitë dyditore ne Sofje ku po zhvillon takime me drejtuesit kryesore të Partisë Socialiste të Bullgarisë. Me hollësisht me keto takime do t’ju njoftojmë ne numrat e ardhshme. Zyra e shtypit dhe informacionit e P.S. FRESSH në konferencën Mesdhetare të Rinisë Socialiste të Bashkimit Europian Me ftesë të Rinisë Socialiste të Bashkimit Europian u nis për në Barcelonë një delegacion i FRESSH-it i kryesuar nga Sekretari Ndërkombëtar Gjergj Koja që do të marrë pjesë në Konferencën Mesdhetare të Rinisë Socialiste të Bashkimit Europian. Zedhenesi i FRESSH
Ermelinda Meksi Gramoz Ruçi Gjergj Koja Slloveni Rumani Bullgari Sofje Barcelonë