MARRËDHËNIET E FQINJËSISË SË MIRË NUK ARRIHEN ME SLOGANE, AQ MË TEPËR ME VEPRIME KRIMINALE E ANTISHQIPTARE
Deklaratë e Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë
Mjetet zyrtare të informimit njoftuan se pardje, më 17 shkurt trupa të policisë dhe të ushtrisë ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në një mjet njësë dhune të pashembullt dhe shoviniste, ndërmarrën edhe me tanke në tubimin e shqiptarëve në lagjen Reçicë e Vogël të Tetovës dhe vranë një të ri dhe plagosën 15 të tjerë. Shkaku ishte se shqiptarët ishin grumbulluar për të përshëndetur çeljen e Universitetit të Tetovës. Ky është një veprim i paprecedent, antihuman e antishqiptar i qeverisë së Shkupit.
Partia Socialiste e Shqipërisë e denoncon dhe e dënon atë ashpër. Qeveria e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë është plotësisht përgjegjëse për këtë akt kriminal të kryer me vullnet të plotë. Të vrasësh e të plagosësh shqiptarët sepse duan liri, dije, arsim dhe kulturë në gjuhën e tyre amtare është jo vetëm anti njerëzore dhe antidemokratike por përbën genocid të tipit shovin, të papranueshëm me frymën e Europës së civilizuar dhe të dokumenteve themelore të saj në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut.
Partia Socialiste e Shqipërisë në qëndrimin ko-
neshguente të saj politike publike ka kërkuar që Republika ish Jugosllave e Maqedonisë të luajë realist dhe efektivisht rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon. Partia Socialiste ka deklaruar vazhdimisht se Shkupi zyrtar nuk mund ta luajë kurrë një rol të tillë pa faktorin shqiptar. Ajo ka kërkuar dhe do të vazhdojë të kërkojë që populli shqiptar në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë të gëzojë të gjitha të drejtat e tij kombëtare shtetformuese lirite dhe modele të njohura në aktet ndërkombëtare duke përfshirë të drejtën për mësim në gjuhën e tij kombëtare. Por ka ndodhur e kundërta. Populli shqiptar në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë është diskriminuar, është shtypur dhe është fyer në mënyrë të vazhdueshme.
Ngjarjet në Bid-Pazar në Shkup, në Ladorisht, fyetja e flamurit shqiptar në ndeshjen e futbollit dhe thirrjet e përsëritura në disa raste, shovene dhe raciste, për Maqedoninë e bashkuar, heqja e tabelave me emra shqip, vrasjet në kufi. Keqtrajtimet në pikat doganore, manipulimet nëpërmjet mekanizmave
(Vijon në faqen 5)
Protestë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit
KSHH proteston ashpër ndaj aktit kriminal që ndërmorën forcat policore dhe autoritetet shtetërore maqedone në rrethinat e qytetit të Tetovës (qytet i banuar 90 për qind nga shqiptarë etnikë, duke vrarë në pasditen e 17 Shkurtit 1995 të riun Emin Abdyl dhe duke plagosur disa të tjerë gjatë një ceremonie të provimit të Universitetit të Tetovës, ku qenë prezentë të gjithë lokalit. Cilësi e të drejtave të njeriut, z. Milem Fejziu. KSHH e dënon këtë akt barbar dhe i bën thirrje institucioneve ndërkombëtare për të denoncuar praktika të tilla që po bëhen rrugë në Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë dhe që marrin për këmbë të drejtat elementare të njëriut siç është e drejta për të jetuar e për t’u arsimuar në gjuhën amtare. Një akt i tillë kriminal ndaj popullsisë shqiptare, që sipas burimeve zyrtare përbën 20 për qind të popullatës dhe atyre shqiptarë 40 për qind, jo vetëm që tregon se KSHH e denoncon të denoncuar praktikë të tillë që marrin për këmbë të drejtat elementare të njeriut siç është e drejta për të jetuar e për të arsimuar në gjuhën amtare. KSHH mbështet hapur aspiratën e ligjshme të popullsisë shqiptare për të patur Universitetin e vet dhe i bën thirrje autoriteteve maqedonase të ndalin dorën dhe të krijojnë klimën e domosdoshme demokratike për shqiptarët etnikë të kësaj republike.
Këshilli Kombëtar i PD-së arenë e luftës BERISHA - Selami
ÇDO TË NDODHË NESËR?
Atë që po ndodh sot në gjirin e udhëheqjes së PD-së disa e paraqesin thjesht si një konflikt në lidhje me mënyrën se si do të procedohet për miratimin e kushtetutës: me referendumin apo nëpërmjet parlamentit.
Duke mos e nënvlerësuar rëndësinë e madhe që ka ky problem, mendojmë se ai nuk është problemi; mendojmë se acarimi i krizës në udhëheqjen e PD-së ka arsye më të thella. Varka e PD-së e cila ka kohë që është shpuar aktualisht po shkon drejt mbytjes. Humbja e referendumit; më tepër se mosmiratimi i projektit të kushtetutës tregoi se populli nuk i beson me qeverisjes së Berishës. Qëndrimi i regjimit pas referendumit tregoi se nuk ka forcë që ta shpëtojë varkën nga mbytja. Por në PD ka edhe njerëz që nuk duan ta shoqërojnë Berishën në fundin e tij e të mbijetojnë bashkë me të. Si përfaqësues i këtij grupimi vjen tani për tani ka dalë Eduard Selami.
Ballë për ballë janë rreshtuar dy grupe dhe dy kapitenë: Berisha dhe Selami.
Grupimi Selami na paraqitet pak a shumë kështu:
- Realist; të moderuarit; ata që kishin aspiruar për dicka ndryshe nga ajo që u bë e po bëhet sot në Shqipëri. Këta janë njerëz të ndershëm dhe besojnë se në fillim duhet të jetë mbështetur akoma PD-së.
- Ata që falë karakterit të tyre kanë funksionin e kanë në parti ose në apa-
(Vijon në faqen 5)
- Realistë; të moderuarit; ata që kishin aspiruar për diçka në fillim duhet të jetë mbështetur akoma PD-së.
- Ata që falë karakterit të tyre kanë funksione të rëndësishme në parti ose në apa-
Flamurin e demokracisë së vërtetë e mban në dorë populli dhe forcat e vërteta demokratike
SERVET PËLLUMBI: «Prirjet e Berishës për pushtet personal, përbëjnë rrezik serioz për demokracinë. Për Berishën, komunizmi vdiq në mars të vitit 1992 dhe u ngjall në shkurt të vitit 1995. Faktet venë në pikëpyetje vlerat demokratike të Berishës»
Të premten u zhvillua aktivi i PS që është pasqyruar nga qytetit të Tiranës ku mori pjesë edhe zëvendëskryetari i PS Dr. Servet Pëllumbi. Kryetari i PS të qytetit të Tiranës Musa Ulqini mbajti raportin rreth punës së partisë gjatë vitit që kaloi dhe objektivat politike të vitit të ri në vazhdim veçanërisht në drejtim të konkretizimit të alternativave të PS për qytetin e Tiranës. Gjatë vitit që kaloi PS në Tiranë njohu një konsolidim të metejshëm jo vetëm të strukturave të PS; por edhe në rritjen e cilësisë së luftës politike të saj; tha Ulqini. Ai tha se PS në Tiranë ka tani rreth 7500 anëtarë dhe ky numër rritet me ritme të shpejta veçanërisht kohët e fundit. Gjatë vitit që kaloi janë bërë 600 pranime të reja; gjysma e të cilave në mosha të reja e kryesisht studentë. Veprimtaria e forumit euro-socialistë të Tiranës ka njohur gjallëri dhe mjaft dukshëm gjë që është pasqyruar në veprimtari të shumta të këtij forumi.
Më tej; pas vuri në dukje disa nga dobësitë e punës së PS në kryeqytet; Ulqini paraqiti para aktivit objektivat politike të vitit për PS e Tiranës dhe bëri të ditur masat organizative që janë marrë për konkretizimin e alternativave të PS nëpërmjet riorganizimit të komisioneve të posaçme pranë partisë dhe qytetin e Tiranës.
Diskutantët që morën fjalën më pas mbështetën raportin e mbajtur dhe bënë vërejtje e ngritën probleme për përmirësimin e mëtejshëm të punës së partisë në kryeqytet. Ata thanë se puna e komisioneve pranë partisë duhet të synojë që nëpërmjet alternativave që do të përpunojnë; të thyejnë skepticizmin e njerëzve që mendojnë se vendi nuk bëhet etj. Për këtë stu-
Modernizimi i Bullgarisë politika e socialistëve
- Asnjë kthim prapa. Fund hakmarrjes politike të viteve të fundit. Nuk do të krijojmë uri, ftohtësi, urrejtje, dhunë. - Nuk dyshoj se të gjitha këto do të vinë natyrshëm dhe në Shqipëri. - Fatos Nano shumë shpejt do të lirohet si i pafajshëm. - Në një konferencë shtypi në Sofje, Pavllo Gjidede i mori një intervistë kryeministrit socialist bullgar Vidanov dhe ministrit të Jasht- Jashtëm Pirinski. Cilat janë objektivat e qeverisë tuaj? Synojmë të ulim në minimum varfërinë e njerëzve. Deri tani kemi siguruar fonde qeveritare për rikonstruksion dhe vënien në punë uzinave të fabrikave të braktisura. Gjatë këtij viti do të bëhen investime të huaja deri në mbi 1 miliard dollarë. Marrëveshje konkrete me Fondin Monetar do të nënshkruhet në mars. Kemi llogaritur të përdorim rezerva bankare, të cilat nuk na mungojnë. Persa i takon iniciativës së presidentit Zhelev për një takim të nivelit të lartë për vendet ballkanike ajo ka qenë dhe është e domosdoshme prej kohësh. Shumica në parlamentin e sotëm do të këmbëngulë për mirëkuptimin midis vendeve të Ballkanit dhe në zhvillimin e proceseve demokratike. Pyetjes lidhur me efektivitetin e nismave të marra nga qeveria para tyre ministri i Jashtëm iu përgjigj se s’ka vend për spekulime. Edhe më parë janë marrë ndihma, por qeveria e partisë demokratike bullgare (SAS) i ka keqpërdorur. Ne nuk shkuam në SHBA për lëmoshë, por të rregullojmë, të bëjmë biznes. Politika jonë ekonomike do të jetë e suksesshme, pa dhunë, pa ngjyra politike. U nënshkrua dhe marrëveshja për bashkëpunimin e miqësi, për tregti. Presidenti Klinton vuri në dukje me kënaqësi natyrën konstruktive të bisëdimeve me Bullgarinë, premtoi ndihmë konkrete të gjith- (Vijon në faqen 6)
Librazhd
Së shpejti banorët e Rrajcës do të kenë ujë të pijshëm
Një dhuratë e çmuar për afro 500 familje të fshatit Rrajcë-Fushë
...ret e Rajcës do të kenë ujë të pijshëm
Një dhuratë e çmuar për afro 500 familje të fshatit Rajcë-Fushë në komunën e Përrenjasit të Librazhdit, Caritas-i austriak do të ndërtojë falas ujësjellësin e këtij fshati.
Rajcë-Fushë në komunën e Përrenjasit të Librazhdit, Caritas-i austriak do të ndërtojë falas ujësjellësin e këtij fshati. Punimet e të cilit pritet të fillojnë këtë ditë, Financimi për ndërtimin e ujësjellësit kap shifrën e rreth 170 mijë dollarëve amerikanë.
Ndërkohë, në dy fshatra të tjerë po të komunës së Përrenjasit, përkatësisht në Bardhaj dhe Skënderbej, me fondet e qeverisë filloi edhe ndërtimi i një ujësjellësi tjetër me vlerë 4.6 milion lekë, që do t’i furnizojë me ujë të pijshëm 260 familje.
Shembulli i komunës së Përrenjasit flet dukshëm se kur drejtuesit e pushtetit lokal bëjnë përpjekje, ka mundësi të gjenden burime financimi për vepra publike.
POLICIA MAQEDONE ARRESTON REKTORIN E UNIVERSITETIT TE TETOVES
- Ministrat shqiptarë nuk marrin pjesë në mbledhjen e qeverisë me Gligorovin -
Dhuna policore në Tetovë kundër Universitetit të parë në gjuhën shqipe e ka bërë situatën atje shumë të tensionuar.
Një numër i madh policësh janë dërguar për të patuar situatën nën kontroll pas vrasjes nga policia të një studenti, Abdyl Selam Emini plagosjen e shumë të tjerëve dhe 20 të arrestuarve. Të premten në mbrëmje kjo polici, për t’i hedhur më shumë benzine zjarrit, ka arrestuar edhe rektorin e universitetit të Te- (Vijon në faqen 6)
Kur politika «fut hundët» kudo
Ujësjellësi i Peshkopisë, i ndërtuar 13 vjet më parë, i destinuar për të furnizuar me ujë banorët e qytetit, industrinë ushqimore dhe disa fshatra, pas vënies në funksion, iu nënshtrua një sulmi të fuqishëm në tërë magistralin e tij, sulm që do t’i zvogëlonte në minimum prurjet dhe do të rrisë në pafundësi humbjet. Këto të rrjedha pa fund edhe me faktin se burimet e Korabit shterojnë dhe dimër, mungojnë rryje ujë të bollshme në pranverë dhe sulmohen për nevojat e qytetit në zonën e Kalasë së Dodës në verë, bënë që qyteti të mbetet në skaj të furnizimit me ujë, nga një fenomen i mprehtë edhe nga një kohë, fenomen që u bë gjithnjë e më i theksuar me ujësjellësin e ri në prej rrjet të vjetër. Rrjeti i ujësjellësit, krijuar në vitin 1959, furnizoi në shumë vende dhe i shpërndarë në shumë të tjera, edhe atë ujë që grumbullohet, në dep e që është i bollshëm për numrin e popullatës, bë thithë e për pasojë qyteti të mbetet pa ujë.
Nuk është as koha e as vendi për histori të së kaluarës. Ajo që tërheq vëmendjen dhe e on zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në Peshkopi në kalendar greke, është loja e tenderit, lojë që në duart e njerëzve që shohin vetëm interesat e veta, nuk i dihet rezultati e çmimi.
Në gusht të vitit të kaluar, nën bazën e një fondi akorduar bashkisë së qytetit për rikonstruksionin e ujësjellësit u organizua tenderi. Me pesë milionë lekë më pak dhe me gjysmën e kohës së caktuar për ndërtim, tenderin e fitoi një firmë që
Drejtësia dhe ligjshmëria përballë padrejtësisë dhe paligjshmërisë
- Intervistë e kryetarit të komisionit juridik pranë Partisë Socialiste dr. Fehmi Abdiu dhënë redaktorit Hamdi Jupe -
Cilat janë detyrat e komisionit juridik të krijuar kohët e fundit pranë Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste?
Drejtimi kryesor i punës së komisionit del në zgjedhjet e ardhshme do të jetë orientimi i grupit të deputetëve për të hartuar një legjislacion bashkëkohor nga Kuvendi Popullor dhe në kombinimin e përhershëm të veprimtarisë parlamentare për hartimin e ligjeve të veçanta antidemokratike. Nga ana tjetër puna e komisionit do të përqëndrohet në goditjen e veprimtarisë antilligjore të administratës të ekzekutivit e të gjyqësorit.
Nisur nga parimi se shteti i së drejtës është i domosdoshëm për vendet demokratike, ky komision do të përpiqet të ndikojë punën e grupuar nga Kuvendi Popullor, alternativat e Partisë Socialiste në lidhje me hartimin e legjislacionit demokratik shqiptar, duke patur në vëmendje të veçantë punën për hartimin e kushtetutës shqiptare.
Për këtë problem të fundit po shfrytëzohet përpjekjet nëpërmjet bashkëkërkimit të punës të partive të tjera parlamentare e joparlamentare që qenë kundër projektit të kushtetutës që nuk fitoi votën e shumicës së popullsisë në referendumin e 6 Nëntorit dhe në veçanti në përpjekjet për të ndërlidhur plotësisht elektoratin shqiptar me Partia Socialiste e quan të domosdoshme kushtetutën shqiptare të nivelit evropian. Për këtë qëllim kemi përqëndruar në punën për hartimin e një projekti të tillë me specialistë të forcave të ndryshme politike, projekt i cili do të ndihmojë një komision të ri e të mundshëm kushtetues, të zgjedhur nga parlamenti, të përshpejtojë punën për hartimin dhe miratimin e kushtetutës.
Paralelisht me këtë do të insistojmë të ndryshojmë ligjin «Për referendumet» që ai të harmonizohet me nenin 16 (paragrafi dy) të ligjit «Për dispozitat kryesore kushtetuese» me vetmin qëllim që kushtetuta të nënshkruhet patjetër shqyrtimit e miratimit në Parlament e në se do të jetë i nevojshme me pëlqimin e këtij të fundit të nënshkrohet dhe një referendum popullor. Me këtë rast dëshiroj të përshëndes qëndrimin, i cili i kushtetarit të PD Eduard Selami për miratimin e Kushtetutës në parlament dhe të deklarojë se nga ana jonë ky qëndrim i ri i tij do të ketë mbështetje të plotë.
Komisioni do të përpiqet punën e mëtejshme për një të besidimeve dhe qëndrimet antilligjore të Gjykatës Kushtetuese shqiptare në lidhje me qëndrimin që ajo mbajti për mosshqyrtimin e kërkesës së grupit tonë parlamentar në lidhje me karakterin antikushtetues të referendumit të lartpërmendur.
Vec Kushtetutës, në qendër të vëmendjes së komisionit është hartimi i ligjeve kryesore organike, sidomos të Kodit të PR Penale, të Procedurës Civile, Kodit i Punës, i Familjes etj.
Për këtë qëllim ne do të vazhdojmë të krijojmë si në parlament dhe jashtë tij procedurat antiligjore që ndodhen nga Kryesia e Kuvendit dhe nga Parlamenti vetë në lidhje me miratimin e ligjeve.
Komisioni juridik nëpërmjet grupit të deputetëve synon të godasë në rrugë ligjore çdo lloj ligji që bën ndesh me frymën e ligjit «Për dispozitat kryesore kushtetuese».
Këto përpjekje do të kemi edhe për (Vijon në faqen 6)