Mashtrim!
Shefi për Marrëdhënie me jashtë i Partisë Demokratike të Majtë të Italisë dhe bashkëkryetari i Internacionales Socialiste për Europën Qendrore dhe Lindore Piero Fasino përgënjeshtron propagandën zyrtare të pozitës shqiptare.
Gënjeshtra 24 orëshe
Shtypi i partisë në pushtet, pa asnjë etikë e skrupull, u përpoq dje të shfrytëzojë vizitën e të nderuarit Piero Fasino, një ndër liderët kryesorë të Partisë Demokratike të Majtë Italiane, për qëllimet e PD-së, për luftën e saj politike, për të goditur me çdo mjet forcën më të madhe opozitare në Shqipëri, Partinë Socialiste. Është një turp i ri në zinxhirin e veprimeve të turpshme të PD-së dhe të propagandës së saj. Sipas këtij skenari, një gënjeshtër e trashë që nuk mund ta kishte jetën më të gjatë se 24 orë, z. Fasino paska deklaruar: “Partia Demokratike e së majtës së Italisë sikurse dhe partitë socialiste të Europës Perëndimore e njohin mirë situatën politike në Shqipëri dhe janë të mendimit se Partia Socialiste e Shqipërisë fatkeqësisht nuk mund të krahasohet me Partitë Socialiste të reformuara të Lindjes dhe nuk mund të pranohet nga ne... Ne jemi të interesuar për një evolucion që ende nuk e shohim te kjo parti...” Këtë deklaratë që e boton RD-ja pretendohet ta ketë bërë zoti P. Fasino jo dokudo por në takimin me Presidentin Berisha.
Se çfarë opinionesh ka ky përfaqësues i lartë i PDS të Italisë mund të lexohet sot jo vetëm në “Zërin e Popullit”, por në të gjithë shtypin tonë. Pyetja shtrohet: Përse duhej të sajohej kjo gënjeshtër e trashë? Shkaqet janë të shumta. Në radhë të parë kështu he[t?] të paraqitet situata sikur Partinë Demokratike, partinë në pushtet e mbështet gjithë bota, kurse Partinë Socialiste, partinë më të madhe të opozitës e kundërshton gjithë bota. Kjo është lufta bardh e zi, që janë pjellë të mendësive moniste. Politikanët perëndimorë, partne[?] e ndryshme, personalitete të larta të huaja, miq të Shqipërisë, nuk i bëjnë llogaritë sipas shtabeve të PD-së, sepse i dinë po aq mirë sa ne shqiptarët thënien “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”. Por ata kanë dhe një moral demokratik, kanë një seriozitet dhe shprehin dijenitë e kulturë, kanë një vizion që sheh drejt së ardhmes, prandaj nuk bien në kurthe e “kuzhina” propagandistike të tilla.
Vijon në faq[e?] 3
Zëvendës kryetari i PSSH Dr. Servet Pëllumbi priti dje shefin e marrëdhënieve me jashtë të Partisë Demokratike të Majtë të Italisë z. Piero Fassino.
Dje paradite në selinë e PSSH zëvendës kryetari i saj Dr. Servet Pëllumbi priti delegacionin e Partisë Demokratike të Majtë të Italisë (PDSI) të kryesuar nga z. Piero Fassino, shefi i marrëdhënieve me jashtë të PDSI dhe Kryetari i Komitetit të Internacionales Socialiste për Europën Qëndrore e Lindore.
Në takim mori pjesë edhe nënkryetari i PSSH Ilir Meta dhe anëtari i komisionit të jashtëm Enver Reci.
FAQE 3
Fasino:
RD
Dosja Hax[?]
Asnjë shpresë për socialistët
Alban[?]
E majta evropiane kundër socialistëve
Fasino:
Gjithçka që është shkruar në këto dy gazeta nuk është mendimi im dhe unë nuk mund të komentoj ato që nuk i kam thënë. Unë e kuptoj se me qëllim shumë pranë zgjedhjeve mendohet që të përdoret vizita ime këtu për qëllime elektorale, por objektivi im dhe i Partisë që unë përfaqësoj nuk është ky. Unë kam ardhur këtu për të shprehur qartësisht se Partia Demokratike e Majtë italiane është partia kryesore në Itali dhe partia që përbën mazhorancën qeverisëse, dëshiron përfundimisht përmirësim të marrëdhënieve ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë dhe për këtë ne mund të shprehim qartë se Italia përbën një partner kryesor për Shqipërinë. Dëshirojmë të favorizojmë një tranzicion ekonomik dhe politik për të lehtësuar hyrjen e Shqipërisë në BE, për të ndihmuar modernizimin e këtij vendi dhe ky është thelbi i gjithë bisedimeve që unë kam bërë me partinë shqiptare. Nuk i takon një drejtuesi politik italian të marrë pjesë në fushatën elektorale shqiptare. Një drejtues politik italian i takon të thotë dhe të shprehë se çfarë do të bëjë Italia për të ndihmuar Shqipërinë.
PS po i shpejton hapat e saj drejt modernizimit
Intervistë e Shefit për marrëdhënie me jashtë të PDS italiane dhe bashkëkryetar i Internacionales Socialiste për Europën Qendrore e Lindore Piero Fasino dhënë gazetarit Alfred Dalipi
FAQE 3
Fasino largohet nga Shqipëria
Pas përfundimit dje të vizitës së tij, në mesditë u largua nga vendi ynë. Në aeroportin e Rinasit ai u përcoll nga nënkryetari i Partisë Socialiste Ilir Meta dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PSD, Gaqo Apostoli.
Ndryshe nga një ditë më parë, kur për t’i pritur zotin Fasino në Rinas kishte dalë edhe përfaqësuesi i PD, deputeti Pjetër Pepa dhe kryetari i Bashkimit Socialdemokrat, Teodor Laço, në përcjelljen e mikut nga Italia mungonin përfaqësuesit e këtyre partive. Sipas vëzhguesve politikë, ky qëndrim i PD-së shpjegohet me pakënaqësinë e saj ndaj qëndrimeve të zotit Fasino gjatë vizitës së tij në Shqipëri, veçanërisht pas përgënjeshtrimeve që u bëri ai abuzimeve të organeve të shtypit qeveritar.
Korresp. i “Zërit të Popullit”
Nesër në Gjykatën e Kasacionit: Gjyqi i shtatë për “Dosjen Nano”
SHANSET U HUMBËN: Drejtësia shqiptare mbeti e akuzuar
Nesër në Gjykatën e Kasacionit:
Gjyqi i shtatë për “Dosjen Nano”
SHANSET U HUMBËN:
Drejtësia shqiptare mbeti e akuzuar
Fatos Nano: Ne dhe populli nuk i besojmë drejtësisë tuaj të kursantëve disa mujorë apo të shërbëtorëve të tjerë që janë vënë në kontroll politik, në një shtet që po merr tipare policore
FAQE 6
Miss Albania ’95 Hygerta Sako
Miss Albania ’95
Hygerta Sako
PIER CARDIN DHE E ZGJEDHURA E TIJ
Foto Roland Tasho