Nano do të jetë i lirë kur të jetë mundur padrejtësia
Gjyqi 20 minuta, vendimi 1 minute
Gjykatësit e Kasacionit të varur në çengelin e pushtetit, tradhëtuan dje edhe një herë, drejtësinë shqiptare
Gjyqi 20 minuta, vendimi 1 minute
Nano do të jetë i lirë kur të jetë mundur padrejtësia
Gjykatësit e Kasacionit të varur në çengelin e pushtetit, tradhëtuan dje edhe një herë, drejtësinë shqiptare
Ne faqen 3:
Kronika e gjyqit, koment,
intervistë me Përlparim Sanxhakun,
opinion nga Namik Dokle
28 Nëntor 1912
Shpallja e Pavarësisë, pikënisje e Lirisë, demokracisë dhe sovranitetit kombëtar
Kurorëzimi i përpjekjeve shumëvjeçare, 28 Nëntori, do të kujtohet në historinë e popullit shqiptar si dita që hapi rrugën e shtetit të pavarur kombëtar, rrugën e përparimit e të zhvillimit demokratik.
28 Nëntori ishte një sfidë e guximshme e armiqve të shumtë, të hapur e të fshehtë. Ato ditë burrat që përfaqësonin Kombin ishin ngritur në këmbë për t'u dalë zot fatteve të Atdheut. E ardhmja e vendit ishte në rrezik. Ushtritë e shteteve ballkanike kishin shkelur trojet e atdheut dhe përpiqeshin të bënin fakt të kryer copëtimin e Shqipërisë. Nën pretekstin se luftonin kundër Perandorisë osmane, pjesë të së cilës e quanin Shqipërinë, ata e kthyen vendin në plaçkë lufte dhe përpiqeshin ta bënin fakt të kryer pushtimin dhe copëtimin e tij.
Në këto kushte Kuvendi Kombëtar i mbledhur në Vlorë si përfaqësuesi i vetëm e më i lartë i popullit shqiptar, duke shpallur Pavarësinë, mori në dorë fatet e atdheut, kreu një vepër patriotike me vlera që nuk do të shterbë kurrë.
Me 28 Nëntorin dhe fitoren historike të kësaj dite janë lidhur e do të mbeten në kujtesën popullore emrat e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Nikoll Kaçorrit, Vehbi Dibrës e dhjetra patriotëve të tjerë të shquar.
Lexoni ne faqen 8
Refleksione mbi një temë të ditës
Shoqëria shqiptare lëviz drejt fitores së alternativës së majtë
Logjika e mospranimit të legjitimitetit të së majtës në Shqipëri, pa ende një fitore e mundshme e saj në zgjedhjet e ardhshme, con në konservimin e një force politike e të një alternative të vetme, domethënë të PD-së. Ajo përligj do mjet antidemokratik, përfshirë edhe dhunën për të eliminuar kundërshtarët politikë, për t'i kthyer zgjedhjet në një farsë dhe për të mos pranuar vullnetin e elektoratit shqiptar.
Lexoni ne faqen 2
Fassino përgënjeshtron edhe një herë
- Intervistë e zotit Piero Fassino, sekretar për marrëdhëniet me jashtë i PDS dhënë nga Italia dje BBC-së në Londër
Lexoni ne faqen 4
Solidaritet dhe mbështetje e fuqishme Ndërkombëtare
-Nga takimet e Gramoz Ruçit në Rumani
Kryetari i Senatit dhe Presidenti i PDS të Rumanisë, Olivier Gherman, priti në një takim të veçantë e mjaft miqësor delegacionin e PSSH, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi, i cili dogji bisedimet e Konferencës së III të kësaj Partie. G. Ruçi i dorëzoi Nr. 2 të shtetit rumun, një mesazh ku vihet në dukje profili social-demokratik i Partisë Rumune për demokracinë sociale me arritje dhe në pushtet në atë vend, si dhe rolin e saj të veçantë në përmbysjen e diktaturës së Çausheskut dhe ndërtimin e shtetit ligjor e të ekonomisë së vendit. Ai shprehu etjen, urimet dhe përgëzimet për suksesin e Konferencës së III të PDSR dhe bindjen në forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy Partive dhe vendeve tona ballkanike.
Z. German falenderoi përzemërsisht për pjesëmarrjen e delegacionit tonë në nivel të lartë dhe shprehu fjalë dhe urimet më të ngrohta për popullin shqiptar, kulturë të cilit është mjaft e afërt me atë të popullit rumun. Populli dhe vendi juaj, vazhdoi ai, kanë vend të veçantë në zemrën time. Ai tha se me ngelencë pas Konferencës do të analizoje mundësinë e zhvillimit e thellëimit të këtyre marrëdhënieve. Ai përmendi rolin dinamik të PSSH në ecjen e demokracisë në Shqipëri. Në përgjigje të përshëndetjeve nga ana e Fatos Nanos, liderit rumun shprehu bindjen se fitoren e PS në zgjedhjet e ardhshme shumë afër do t'i vihen vendin një epje dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të kenë impulse të reja.
Gjatë kontaktit me një mjaft delegacion të huaj social-demokrat në takimin me përfaqësuesit e PSD të Gjermanisë e në Austrisë, PASOKUT [?], u shpreh kënaqësinë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e dhënë për PSSH, që ka njohur rritje cilësore këto kohë të fundit; në takimet e gjata me përfaqësuesit e Partisë Laburiste të Izraelit dhe Partisë Socialiste të Francës, vlerësua ecja e PSSH në konsolidimin e saj si forcë me e madhe social-demokrate dhe arritjet konkrete në mjaft fusha. Ata denuan politikën e tensionimit dhe konfirmuan se strategjia anti-konsensualiste tashmë ka dështuar, çka e tregojnë edhe fitorja e Kvanjarskit [?], e, sa u bë, pozitivisht për Programin dhe alternativat socialiste, vlerësimi i dy Etapa të Kongresit të PSSH, dhe shprehu bindjen në fitoren dhe qeverisjen e suksesshme të PS. Në kuadrin e rindimensionimit të politikës dhe qëndrimeve të drejtnishme, ata konfirmuan se konteksti shqiptar e thekson kontaktin kundër me PS dhe ofruan mbështetje e tja gjithanshme politike për socialistët shqiptarë. Të gjitha takimet i përshëndetën nga fryma e dialogut, mirëkuptimit e solidaritetit reciprok me PSSH.
Zyra e shtypit dhe Informacionit e PSSH
Bazat historiko juridike të diplomacisë shqiptare në çështjen kombëtare
-Nga avokat Nafis Bezhani
Lexoni ne faqen 9-10