25/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 shkurt 1995

SHQIPTARËT I KËRKOJNË QEVERISË KAPËRCIMIN E VËSHTIRËSIVE, JO SHPJEGIMIN E TYRE

be Spanja, por atë që është qënd... e punonjësve tanë jemi më përpara edhe nga Bullgaria (?) reforma ka patur si synim kryesor mbylljen e fabrikave, rentabilitet e jo rentabilitet dhe flakjen e njerëzve në rrugë. Qeveria deklaron për rreth 300 mijë të papunë. Sindikatat për 400 mijë. Shifra e saktë nuk njihet sepse edhe statistika të sakta nuk ka. Por sidogoftë edhe 300 mijë nuk janë pak. Çdo të bëhet me

Në botë askush nuk jep votë për papunësinë

VLORË Jo - thotë publikisht Tritan Shehu, një nga liderët e PD-së në gazetën «RD» të datës 22 Shkurt. Madje në mënyrë të rafinuar këtë kërkesë ndaj Qeverisë, zoti Shehu e quan rrezik të komunizmit, moshkuptim të ekonomisë së tregut dhe shfaqje të ekonomisë së centralizuar e burokratike (!) Celësi magjik i qeverisjes është iniciativa e lirë e individit, e cila ka spostuar totalisht detyrën e qeverisë për punësimin e njerëzve. Statistikat e qeverisë për punësimin duke optimiste, madje sipas saj ne zëmë vendin e parë në Europën Lindore e Qendrore për rritjen e prodhimit shoqëror. Në të vërtetë realiteti ekonomik i ndryshimeve. Statistikat zyrtare thonë që Spanja ka 22.6 për qind të popullsisë së aftë pa punë. Por ne sipas qeverisë sonë duhet të jemi ekonomikisht dhe të okupuar në punë më mirë se Spanja. Në tranzicion është dhe Bullgaria, por atje 85 për qind e punëtorëve janë në punë. Papunësia kap shifrën 15 për qind. Por ne jemi më përpara edhe nga Bullgaria (!) Qeveria Meksi ka bindje se ajo mund të merret me çdo gjë, veç me punësimin e njerëzve jo. Prandaj dhe reforma ka patur si synim kryesor mbylljen e fabrikave, rentabilitetin e tyre, madje ... ... ta? Ku dhe kur do të çelet perspektiva e punësimit të tyre? Qeveria ngre duart dhe supet. Investimet e huaja janë minimale dhe sic duket edhe për disa vjet të pafarta për të hapur aktivitete ekonomike që të thithë forcat e afta për punë. Natyrshëm qeverisë Meksi do t’i themi publikisht: a mendoni se do të kishit fituar më 22 Mars në qoftë se elektorati do t’i deklaroni se reforma ekonomike e PD-së do të sillte 300 apo 400 mijë të papunë? Në botë asnjë votues nuk jep votë për papunësinë. Bill Klinton në fushatën e vet elektorale fitoi ndaj Presidentit Bush se i afroi elektoratit amerikan një politikë sociale dhe hapjen e 1 milion vendeve të reja pune. Me një premtim të tillë fitoi zgjedhjet në Itali edhe «Forca Italia» e Berluskonit. Sigurisht nuk e kemi fjalën që qeveria, pushteti i saj qendror e lokal, të bëjnë emërime shtetërore por që ato të krijojë kushtet që njerëzit me iniciativën e tyre private të gjejnë mundësi punësimi. Tezg(a)t, kioskat, tavolinat e rrugëve janë të pamjaftueshme për zënien e njerëzve në punë. As edhe emigracioni spontan e diskriminues. E drejta për punë është një nga të drejtat natyrore të njeriut. Dhe qeverisurit e duan Qeverinë kur ajo vret mendjen dhe ofron zgjidhje për plotësimin e kësaj të drejte natyrore dhe humane. Në të kundërt përse ta duan qeverinë?! GEZIM TUSHE

Me privatizimin prapa listës

21 punëtorë i shkruajnë «Zërit» KORÇE 21 punonjësit e ofiçinës së ish-Trikota(z)hit i drejtojnë një letër-redaksisë së gazetës sonë, me shpresë për ta bërë publik hallin dhe shqetësimin e tyre. Po çfarë thonë ata në këtë letër? Kombinati i trikotazhit në emër të privatizimit është copëtuar. Prej tij kush mund të rrëmbejë në emër të të përndjekurve apo me forcën e pushtetit. Pavarësisht se thuhet që në privatizimin punonjësit do të jenë gjithnjë prioritarë për blerjen e një objekti, praktika po nxjerr gjithnjë para listës. Ata vetë u janë drejtuar disa herë drejtorisë së ndërmarrjes, që në kuadrin e privatizimit të kombinati ofiçina, vendi i tyre i punës të bëhet pronë e tyre. Mirëpo zotërgator ndërsa i mban vazhdimisht me shpresë se ofiçina nuk do të privatizohej, një ditë të bukur të nëntorit të vitit të kaluar u komunikoi daljen në asistencë, për arsye se ofiçina ishte bërë pronë e një të përndjekuri. Vendimet thonë se nga vlera e shitjes atyre u takojnë 20 për qind, ose 20-24 rroga mujore. Po deri më sot punonjësve s’u është dhënë asnjë qindarkë. Preteks i kësaj neglizhence nga ana e drejtorit bëhet fakti që ofiçina është shitur me letra me vlerë. Punonjësit thonë se i gjithë objekti me një sipërfaqe prej rreth 600 metra katrore, tre torno, dy freza, një ripatikë, dy trapano, gur zmeril e tranxhe është dhënë vetëm për 2 milionë e 275 mijë lekë të reja. Jo vetëm kaq, por drejtori u thotë se nëse pronari do të paguajë 20 përqindshin, kjo shumë do pjestohët për të gjithë punonjësit e ish kombinatit. Kështu, pra, pushteti luan me atë që e sollën në karrike. Këto thonë në letrën e tyre 21 punonjësit e ofiçinës së atij kombinat(i). MUHARREM MEKO SKRAPAR Pse heshtet për korrupsionin në kombinatin e Policajit?

Takim me ambasadorin e Mbretërisë së Hollandës Baron Gerhard Van Pallandt

Pritje në selinë e PSSH Dje në selinë e PSSH, anëtarët e kryesisë së Partisë Maqo Lakrori dhe Ethem Ruka pritën ambasadorin e Mbretërisë së Hollandës Baron Gerhard Van Pallandt. Ata i parashtruan atij vizionin e PSSH për zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në vend. Në këtë takim u këmbyen mendime për ecurinë e sotme si dhe perspektivës të standardeve të demokracisë shqiptare. Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PSSH

Alternativa e përshtatshme plus aftësitë profesionale garantojnë daljen e vendit nga kolapsi

Aktivi i PS Krujë Dy gjëra ranë në sy në mbledhjen e Komitetit drejtues të PS në rrethin e Krujës; pjesëmarrja e plotë e anëtarëve dhe serioziteti me të cilën u diskutuan problemet e trajtuara në raportin e mbajtur nga n-kryetari i Partisë Bujar Derveni. Duke u ndalur me shumë në rolin e PS në pushtetin lokal u evidentua puna e mirë gjithnjë në rritje e organizatave bazë dhe këshilltarëve socialist për zbatimin e ligjeve demokratike, për luftën kundër grabitjeve të pasurisë kombëtare, kundër korrupsionit dhe dhunimit të lirive dhe të drejtave njerëzore. Votimi i 6 Nëntorit ishte një bankro. provë jo vetëm për PS në rreth, por edhe për këshilltarët e saj të zgjedhur nga populli. Me gjithë punën e mirë u kritikuan raste të veçanta për mështësi dhe indiferentizëm të disa këshilltarëve që pak u ndjehet zëri në mbrojtje të alternativës dhe programit të PS brenda kuadrit ligjor. Shoku Partizan Hyseni do ta cilësonte si shumë të dëmshëm qëndrimin e ndonjë socialisti në lidhje me zbatimin e ligjeve sidomos atij për tokën, i cili në shkallë rrethi nuk është përfunduar. Edhe diskutantë të tjerë që e morën fjalën u vunë theksin te rritja e rolit të pushtetarëve dhe këshilltarëve socialistë për lehtësimin e halleve të popullit të shkaktuara nga reforma. (Vijon në faqen 2)

Arrestohen 3 oficerë të gardës presidenciale

DURRES Nga burime prej prokurorisë së rrethit të Durrësit mësojmë se më datën 19 shkurt 1995, ora 10.30, tre oficerë, pjesëtarë të grupit të shoqërimit të Presidentit, të quajtur Gezim Paploka, Asim Ahmetaj, Nik Paploka kanë tentuar të grabitin me forcë pranë tregut të shitjes së automjeteve, private në Plepat e qytetit të Durrësit qytetarin Bujar Dallipi nga Shijaku. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ata kanë përdorur forcën për të grabitur qytetarin e mësipërm dhe pasi kanë hasur në rezistencën kanë përleshur duke përdorur dhe armët që kishin me vete. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë punonjësi i policisë Bujar Kastrati, i cili është përleshur me grabitësit dhe nga përleshja me armë midis rojeve të presidentit dhe punonjësit të policisë, ka pasur të plagosur. Pas kësaj kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat kanë ndaluar dhe shoqëruar për në degën e rendit grabitësit. Kjo ngjarje e shëmtuar dhe kriminale ka tronditur dhe indinjuar thellë opinionin në Durrës dhe në qytetin e Shijakut ku ndodhet dhe njëri prej qytetarëve të plagosur. Nga biseda me qytetarë të pranishëm në këtë ngjarje mësojmë se rojet e gardës së presidentit për të realizuar aktin e tyre kriminal kanë përdorur autoritetin e detyrës së tyre, duke u shprehur se «Ne s’keni ç’na bëni se jemi: shoqëruar së Sali Berishës». Burimet pranë prokurorisë pohuan se për tre personat ka filluar çështja penale dhe është vendosur masa e arrestit. MIRELA NDINI

Pse heshtet për korrupsionin në kombinatin e Policanit?

- Kontrolli i Shërbimit të Shtetit zbuloi 44 milionë lekë shpërdorime me e abuzime - SKRAPAR Kish kohë që në kombinatin mekanik të Poliçanit flitej e përlitej për një korrupsion të përmasave të mëdha. Ky është zëri i sindikatave, zëri i punëtorëve. Mirëpo ky zë i fuqishëm e i vazhdueshëm binte në vesh të shurdhër dhe shpesh u ndihmua në forma e metoda të ndryshme. Megjithëkëtë erdhi një ditë që çështja të dalë në dritë. Në muajin nëntor të vitit që shkoi erdhi një ekip i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit i cili pas një pune prej disa ditësh (dhe kjo jo në gjithë sektorët), zbuloi një varg abuzimesh e shpërdorimesh që kanë prekur rëndë fuqinë ekonomike e financiare të kombinatit. Për këtë mjafton të përmendim faktin që vetëm nga veprimtaritë e brendshme u konstatuan mbi 41 milionë lekë (të vjetra) shpërdorime e abuzime. Por kurba e këtyre abuzimeve e shpërdorimeve të mundit e djersës së popullit ngjitet edhe më lart kur hyn në disa marrëdhënie që ka pasur kombinati me disa firma të huaja jashtë shtetit dhe që shtrojnë shumë pikëpyetje e dyshime për allishverishe e korrupsion të mëtejshëm. Kështu, me një firmë të quajtur «Dedë» me qendër në Austri apo Slloveni janë dërguar e blerë mallra me çmime të dyshimta (!). Në këtë vlen të përmendet blerja e dy autobuzëve urban për nevojat e transportit të punëtorëve të kombinatit me një vlerë prej 38 milionë lekë të vjetra, por që kish bërë secili njëkohësisht jo mëpak se 300 mijë km. Ndërkohë, po nga kjo firmë janë blerë në sasi biçikletash, morkio, maqina të tjera që kapin një vlerë prej 90 (Vijon në faqen 4)

Vështirësi në ndarjen e tapive

DURRES Edhe pse ka filluar ndarja e tapive, në mjaft komuna të rrethit të Durrësit janë paralizuar vështirësi për shkak të moszbatimit të ligjit në shpërndarjen e tyre. Komisionet që kanë përgatitur ndarjen e tapive duhet të shoqërohen nga përfaqësues të pushtetit dhe kryepleqtë të çdo komune, por në raste të veçanta ka edhe ndonjë kryeplak të cilit edhe pse i ka ikur mandati, bën propagandë për mosmarrjen e tapive, si në fshatin Sukth. Në komunën e Manzës vështirësitë kanë dalë si në ndarjen e tokave ashtu edhe të tapive për shkak të kontradiktave që ekzistojnë midis rrethit të Tiranës e Durrësit për disa toka, problem i cili ende nuk ka gjetur zgjidhje. Pengesat nga mosndarja e rregullt e tokës nga tapive ka në fshatrat kodrinore të komunës së Rrashbullit, në ish fermën e Sukthit dhe në Stacionin e Zooteknisë etj. M. N.

1995-sa - Viti i Tolerancës

OKB-ja shpalli! 1995-sa - Viti i Tolerancës Ndërsa BERISHA qeveris si në mesjetë. Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur vitin 1995 si vit i tolerancës. Këtë e tha sot në mëngjes BBC. Çfarë duhet të mësojnë qeveritarët tanë nga ky mesazh që shpërndau kjo organizatë e rëndësishme? Duhet të mësojnë shumë. Në fakt përvjetari i vitit të tolerancës, Shqipëria demokratike i ngjan një gjykatore të madhe, sepse vendin e dialogut e mirëkuptimit midis njerëzve e ka zënë shpeshherë intoleranca, vendin e dialogut e mirëkuptimit midis partive e ka zënë fryma e diktatit të partisë në pushtet, vendin e frymës së mirëkuptimit e ka zënë fryma e përçarjes. Më duhet të them se qeveritarët tanë ... dëshmitëm po e shoqërojnë gjithandej në e Presidentin, intoleranca është bërë kudo sjellje, gjë që vërehet në qëndrimet më të ashpra me të paqarta, madje dhe më agresive që mbajnë. Kështu duhet shembur dekret i fundit i Presidentit, mbyllja e veshëve për kërkesat e përsëritura për lirimin e Fatos Nanos, kështu spjegohen akuzat e pathemelta që i bëhen socialistëve apo edhe fryma e thellë e përçarjen që ka hyrë në partitë në pushtet dhe në përfaqësuesit e saj në administratën shtetërore. Thirrja e OKB-së që viti 1995 të jetë vit i tolerancës, le të shërbejë për t’u dëgjuar nga ata që kanë veshë. A. KORABI

Caritasi i Zvicerës ndihmon nxënësit e rrethit të Lezhës

- Gazetari VON HANS CAPREZ nëpërmjet gazetës «Beobachres»-it sensibilizon opinionin zviceran për gjendjen e fëmijëve e të shkollave në rrethin e Lezhës. - Nëpërmjet Caritasit të Zvicerës sillen 14 tonë mjete mësimore të sistemuara në 4460 pako dhe iu shpërndahen nxënësve të shkollave të Kashnjetit, Rraboshtës dhe gjimnazit të qytetit. - Ndihmat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Vjeshtën e vitit të kaluar ishte në rrethin e Lezhës gazetari i gazetës «Beobachres»-it Von Hans Caprez cili bëri të njohur dhe sensibilizoi opinionin zviceran për gjendjen e fëmijëve dhe të shkollave shqiptare, në veçanti të Lezhës gjatë periudhës së vështirë të tranzicionit. Në mbështetje të tij iu vu punës edhe mbështetësja Renata Refael e cila vjeltoi këto rreth tre herë. Angazhimi: seria i gazetarit dhe i mësueses dhe, në veçanti i Caritasit të Zvicerës bënë të mundur që të zbuldheshin ndihma të konsiderueshme materiale. Kështu që, to ditë Caritasi i Zvicerës solli dhe shpërndau për nxënësit e Kashnjetit, Rraboshtës e të gjimnazit 14 ton mjete mësimore e veshmbathje të sistemuara në 4460 pako. Administratori i Caritasit të Zvicerës për qytetin e Lezhës, zoti Ndoc Dragusha na informon se këto ndihma, dhurata e fëmijëve dhe prindërve të tyre nga të gjitha kantonet e Zvicerës u shpërndanë pa asnjë problem nxënësit e këtyre shkollave, të cilëve do t’u krijohet mundësia që të lidhen me bashkëmoshatarët e tyre zviceranë nëpërmjet korrespondencës, që i kanë brenda pakove. Nxënësit lezhjanë u dhanë ??? Shprehin mirënjohjen bashkëmoshatarëve të tyre zviceranë që të krijohet në këtë ditë të veçantë për ta da drejtuesve të Caritasit të Zvicerës që mundësuan sjelljen e kë- (Vijon në faqen 2)

Deklaratë

Pa koment Unë i nënshkruari Hysni Qazim Hidri, banues në fshatin Kryeziarr, komuna Shingjan të rrethit të Elbasanit, deklaroj sot më datën 23 shkurt 1995 se në shtator të vitit 1993, i kam dhënë drejtorit të Bankës Kombëtare Tregtare, dega Elbasan zotit Afrim Dumani, një shumë prej 40 mijë lekë të reja bakshish në zyrën e tij për të më dhënë kredi për të blerë traktor «Bjelorus» të kredinë greke. E bëj këtë deklaratë sepse sot, megjithëse Gjykata e Apelit në Tiranë, më kanë dhënë të drejtë për ta kthyer traktori, sepse është me defekt, zoti Afrim Dumani nuk pranon të zbatojë vendimin e gjykatave. Ai e bën këtë për të marrë të tjerë lekë ryshfet nga unë dhe prandaj më kërcënon për të më trembur. Deklaruesi HYSNI QAZIM HIDRI