26/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 shkurt 1995

Socialistët janë gati të bashkëpunojnë me të gjithë ata që duan Shqipërinë

EDITORIAL : Socialistët janë gati të bashkëpunojnë me të gjithë ata që duan Shqipërinë Vetëm në emër të demokracisë së vërtetë dhe të përparimit të Shqipërisë Partia Socialiste është e hapur të bashkëpunojë edhe me pjesën e ndershme të Partisë Demokratike, por jo me krerët e inkriminuar të saj, jo me ata që populli i tregon me gisht. E gjendur nën goditjet e humbjeve të njëpasnjëshme, e mbërthyer nga kriza e gjithanshme dhe lufta e ethshme e klaneve që lakmojnë pushtetin, e vënë nën tutelën e Berishës dhe pa asnjë hapësirë për të ardhmen, Partia Demokratike po përjeton fundin e vet tragjik ende pa i mbushur 5 vjet nga dita e themelimit. Përpjekjet e saj të kujtojnë fundin e palavdishëm të Partisë së Punës, e cila i kërkonte fajtorët dhe përgjegjësit e dështimeve të veta tek ata që hynë nëpër ambasada apo pas etiketimeve «armiq» «rrugaçë» «shërbëtorë të borgjezisë» etj. Mungesa e demokracisë është rritur progresivisht dhe në mënyrë alarmante, pasojat e së cilës nuk po i vuan vetëm PD-ja, por gjithë shoqëria shqiptare që aspiroi dhe luftoi për demokracinë e vërtetë, për progresin e përgjithshëm, për krijimin e një profili evropian për Shqipërinë. Duke qenë në qeverisje, të vendit që prej 22 marsit të vitit 1992, Partia Demokratike, me në krye Berishën e bind një herë e mirë popullin për paaftësinë e saj, për mungesën e përgjegjësisë dhe natyrën aventureske, e bind deri në atë masë sa ai të largohet totalisht prej saj. Për të gjitha këto fajin nuk e ka Partia Socialiste, nuk e kanë shoqëruesit e zhgënjyer dhe të prerë në besë. Nëse Partia Demokratike është shndërruar në arenë ku lufta për pushtet është motivi i vetëm; nëse krerët e saj dhe pushtetarët servilë janë shpallur njëherësh nëpër lista të publikuara deri në Parlament edhe si krerë të korrupsionit ekonomik e politik, pavarësisht nga «imuniteti» presidencial që mbështet qeverinë; nëse dhuna, represioni dhe shantazhi politike janë fytyra e vërtetë e shtetit të sotëm berishjan; nëse shqiptarët etiketohen armiq të demokracisë vetëm e vetëm se janë kundër qejfit të Berishës; nëse është vjedhur dhe po vazhdon të vidhet gjithnjë e më tepër pasuria kombëtare nëpërmjet privatizimit të paligjshëm; nëse gjakmarrja mesjetare po bën kërdinë ndër shqiptarë dhe shteti është shembur nëse shqiptarët vriten në kufi apo humbasin midis dallgëve të detit në shpresë se mund të sigurojnë një jetë më të mirë larg vendit të tyre ku qeveris Berisha; nëse vëllezërit e një gjaku në Maqedoni vriten e përplasen nga policët e mikut të Berishës, Kiro Gligorov: FAJIN NUK E KA PARTIA SOCIALISTE DHE OPOZITA SHQIPTARE NË TËRËSI. Këtë e di shumë mirë populli, e di shumë mirë edhe PD-ja me Berishën. Këtë tashmë e ka mësuar edhe Evropa. Prandaj të gjithë fajësojnë Partinë Demokratike, sepse edhe gjurmët e krimit çojnë pikërisht atje. Sepse atje është ideuar dhe e ka burimin kriza e madhe që përjeton sot Shqipëria, atje është ideuar dhe realizuar hakmarrja dhe përçarja e madhe kombëtare. Kësaj «Rilindja Demokratike» ka plotësisht të drejtë kur shprehet se «Demokracia dhe krimi sëbashku nuk mund të flenë». Shprehje më të koncentruar për gjendjen e brendshme në PD nuk mund të ketë. Veçse ajo nuk kapërcen me nervozizëm, qoftë ky edhe presidencial. Partisë Demokratike tani i duhet qetësi, i duhet reflektim i arsyeshëm, i duhet realizëm dhe frymë qytetare, me qëllim që të shmangë bajraktarizmin, me qëllim që të mund të shënojë nga katastrofa që vetë e projektoi. Ndërsa Shqipërisë, përparimit të saj dhe demokracisë së vërtetë i duhet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i të gjithëve dhe jo sajimi i armiqve. Prandaj Partia Socialiste si forca më e madhe opozitare, me peshë dominante në jetën shqiptare dhe e aftë tu dalë zot fateve të vendit për ta udhëhequr atë drejt qytetërimit dhe demokracisë së përparuar evropiane, është e hapur të bashkëpunojë me të gjithë ata që e duan vërtetë Shqipërinë, përfshi këtu edhe njerëzit e ndershëm të Partisë Demokratike, pa i ngatërruar ata asnjëherë me krerët e inkriminuar, me ata që populli i tregon me gisht. Përvoja botërore ka provuar një të vërtetë universale: PA OPOZITË, NUK MUND TË KETË DEMOKRACI. LUAN M. RAMA Sikur zgjedhjet të bëhen nesër 4 vjet s'do marrin pjesë në votime. Nga ata që do venë para kutive risha është 6-1 dhe ka marrë 7 pikë. THANAS DINO

Vështrimi autokritik i punëve hap perspektivë

Nga aktiv[i] i Partisë Socialiste në rrethin e Sarandës Dy ishin problemet që u bënë objekt diskutimi në mbledhjen e komitetit drejtues të Partisë Socialiste të rrethit të Sarandës: rritja e efikasitetit të punës së partisë në të gjitha strukturat organizative të saj dhe lufta kundër korrupsionit. Ajo çka duket sot është fakti që partia në këtë rreth ka punuar si një organizëm kompakt nga qendra në bazë dhe duke qenë e angazhuar në luftën e përditshme politike është forcuar gradualisht dhe është e përgatitur për tu ballafaquar denjësisht në konkurrimin e alternativave, si dhe për të përballuar kërkesat që shtron lufta politike në të ardhmen. Pikërisht këtë gjëllimi i ka shërbyer ngritja e organizatave të reja të partisë dhe mbulimi me të tilla ga[?]ti të gjitha fshatrat, si dhe pranimi i 94-shkurt ’95 janë bërë rreth 410 pranime, që shtrihen gati në të gjithë rrethin. Siç u tha në mbledhje, nuk mjafton të kënaqemi me pranimin apo me mbulimin e të gjitha fshatrave me organizata partie. Kjo është njëra anë. Fakti që disa prej tyre bëjnë jetë të vakët, që ka anëtarë partie sidomos në qytetin e Sarandës, Konispol, Bregdet që u shmangen detyrimeve të statutit dhe jetës organizative, që ka edhe të zgjedhur në forume e parti që nuk shqetësohen, madje tregojnë të plogët, duhet të na bëjë të mendohemi dhe të shohim më me realizëm veprimtarinë tonë. Krejt këtyre problemeve diskutuan shokët Fatos Veli, Fatmir Muçaj, Ferdinand Dhrami, të cilët kritikuan edhe ndonjë koncept të shfaqur që ngjall eufori të pabazuar dhe të korruptojnë «që i vë njerëzit në pasivitet». Fakti u sollën edhe për korrupsionin që ka përfshirë disa kryetar komunash si në Xarë, Lukovë, Dhivër, dhe punonjës të administratave të tyre. Duke e parë problemin në një mënyrë prej të cilës nuk mund të sigurojmë jo vetëm njerëzit tanë janë të imunizuar edhe njerëzit tanë të evidentuar probleme dhe fakte që rendojnë edhe mbi disa këshilltarë socialistë. Ky është një shqetësim i drejtë që kërkon me shumë vëmendje e denjën e forumit për të parandaluar implikimet që komprometojnë vetë partinë. Në mbledhje u prezantuan edhe komisionet e ngritura pranë komitetit drejtuesi dhe u miratuan programet e punës së tyre për vitin në vazhdim. PANAJOT ZOTO

TREGIM PËR NJË ANKETË NË GJIROKASTËR

Testimi flet! PS-ja e rrethit ndërmori një lojë testimi mbi elektoratin. Nga anketim i lirë i 150 qytetarëve, gjysma e të cilëve në fshat, në 15 ditëshin e dytë të shkurtit, dalin disa rezultate, të cilat ndihmojnë sadopak për të gjykuar mbi peisazhin e sotëm politik. 132 vetë do votonin për partinë e tyre të preferuar, ndërsa për kandidatin më të mirë 106 vetë. Vetëm 32 të rinj do votonin në zgjedhjet e mundshme për të njëjtën parti që do votojë dhe prindi i tyre, kurse 89 të tjerë do dalin kundër saj. Sikur zgjedhjet të bëhen nesër, 4 vetë para kutive 119 do shprehen për PS, 8 për PSD, 5 për PD, 7 për PBDNJ, 3 për PDD, 3 për AD, 2 për UK dhe 1 për PR. Për kohën e zgjedhjeve të reja, 33 vetë shprehen për mars-prillin e sivjetëm, dhe vetëm 6 vetë për mars-prill ’96. Renditja për pyetjen se cilët janë 5 politikanët tek të cilët keni më shumë besim për të drejtuar vendin në të ardhmen është Fatos Nano me 145 vota, Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Neritan Ceka e Gramoz Pashko. Presidenti Berisha është 1-6-ti dhe ka marrë 7 pikë. THANAS DINO

Iluzionet e humbura

Pasi mbi kurizimin e zotit Selami nëse kjo do të arrihet, gjë për të cilën po punohet intensivisht - pohon ai në këtë intervistë. Nga këto fjalë dalin disa të vërteta. Së pari që Konferenca e Jashtëzakonshme e PD-së e planifikuar të mbahet më 5 Mars, në vend që të merret me shqetësimet e mëdha të vendit, me vështirësitë e zbatimit të reformës dhe me luftën frontale që duhet bërë kundër korrupsionit, me gjetjen e rrugëzgjidhjeve për miratimin e kushtetutës etj. etj, do të jetë vetëm një arenë lufte midis grupeve të ndryshme në gjirin e udhëheqjes së kësaj partie për laren përfundimtare të hesapeve me njëri-tjetrin. Kjo është programi i PD-së mbase tre vjet qeverisjeje, ku janë premtimet, po shpresat e ëndërrat për demokraci të qindra mijëra njerëzve që e mbështetën këtë parti ku është liria e mirëqenia, iluzionet që ndoshta ajo tre vjet më parë dhe punohet intensivisht - partie për laren përfundimtare të hesapeve me njëri-tjetrin. ( Vijon në faqen 2)

«RD-ja» PARALAJMËRON HUMBJEN...

Është kryeartikulli i djeshëm me titull «Kolizioni me ju është aleancë me krimin» nëpërmjet të cilit «RD-ja» paralajmëron humbjen e PD-së. Po citojmë fjalë për fjalë paragrafin e fundit të shkrimit: «Për këto arsye dhe shumë e shumë të tjera, ftesa juaj për koalicion ka gjetur dhe gjen vetëm përçmim në radhët e PD-së dhe demokratëve të vërtetë. Ajo mund të joshë ndonjë karrierist të shumë në radhët e saj, por kjo nuk përbën humbje, por vetëm fitore dhe vetëm fitore për demokracinë shqiptare. Secili do të jetë qëndrimi i demokratëve të vërtetë brenda radhëve të PD-së provojnë me votim të fshehtë që ta venë. Ndërsa për joshjen e karrieristëve të shumtë duhet të dini se karrieristët ndjekin marrjen e pushtetit prandaj lëvizin, njësoj siç ndjekin minjët e galerive të minierës tërmetin.» ARTAN TOTA(J)

Obligim për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomiko-financiare

Intervistë e Kryetarit të Komisionit të Sistemit Financiar pranë Partisë Socialiste, As. Prof. Dr. Anastas Angjeli, dhënë redaktorit Hamdi Jupe - — Cili është objekt i punës i këtij Komisioni? Puna e Komisionit të Sistemit Financiar është pjesë e punës së Komisioneve të ngritura pranë Partisë Socialiste për zbërthimin e alternativave ekonomike të programit të saj. Ky komision, në themel të punës së tij, ka vrojtimin, studimin, analizën, debatimin dhe dhënien e alternativave për problemet e përgjithshme dhe konkrete që kanë të bëjnë me politikën financiare e buxhetore të shtetit, atë fiskale e doganore, monetare, bankare të kreditit, duke i vëzhguar se si këto politika janë zbatuar gjatë këtyre tre vjetëve të qeverisjes nga partia në pushtet, kohë gjatë së cilës ekonomia shqiptare është futur në rrjedhat e ekonomisë së tregut dhe çfarë rrugësh konkrete duhet të ndiqen për vazhdimin e reformave të ekonomisë sociale të tregut në vendin tonë. Pas diskutimit dhe debatit për problemet më themelore, ky komision, dhe përmes komisioneve në rrethe, ndjek nga afër zhvillimin e këtyre problemeve, njihet gjithashtu edhe me mendimet që japin forcat e tjera politike për to. Duke studiuar e debatuar me to në ballafaqim me alternativën tonë, konkluzionet e nxjerra ky komision i servir në grupin parlamentar të PS-së, dhe përmes tij, në Parlament dhe në organet e shtypit, për të ndikuar në ligjet që miratohen e që sa të jetë e mundur, të jetë zbatim alternativat tonë. — Çfarë është arritur deri tani në punën e këtij komisioni për problemet që përmendët? Përveç anës organizative të komisionit, janë ndarë detyrat për anëtarët e tij sipas fushave të veçanta konkrete. Gjithashtu janë bërë disa takime, në të cilat anëtarët e komisionit kanë paraqitur materiale të veçanta në fusha të caktuara, propozime konkrete për ndryshime në projektligje. Puna më kryesore është përqëndruar në akumulimin e njohjes më të mirë të gjendjes dhe të situatës financiare që ka kaluar e po kalon vendi gjatë këtyre tre vjetëve. Kemi në proces përgatitjen e propozimeve për ndryshimin e dy-tre projektligjeve që kanë të bëjnë me sistemin e tatimeve etj. — Ju po flisni për ndryshimin e ligjeve të kësaj sfere. Cili është vlerësimi juaj për ligjet e miratuara deri tani në këtë fushë? Nuk duhet mohuar që gjatë këtyre tre vjetëve Parlamenti Shqiptar ka miratuar një seri ligjesh që kanë qenë në funksion dhe në shërbim të instalimit të elementëve të para të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Në këtë drejtim ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe grupi ynë parlamentar me anë të deputetëve specialistë në këtë fushë. Natyrisht që sa janë marrë parasysh në parlament mendimet tona. Por gjendja ekonomike - financiare e Shqipërisë sot tregon se me gjithë përpjekjet që ka bërë Parlamenti shqiptar për miratimin e këtyre ligjeve, vështirësitë janë të mëdha. Kjo na ka diktuar të punojmë me përgjegjësi e seriozitet për të kërkuar rrugë dhe alternativa sa më efikase për përmirësimin dhe nxjerrjen nga kriza e thellë financiare ku ndodhet ekonomia shqiptare. — A ka arritur Komisioni të kristalizojë këto alternativa dhe nëse po, cilat janë disa prej tyre? Ne mendojmë se gjendja financiare sot, është reflektim i zhvillimit ekonomik të vendit. Ajo është një «pasqyrë» e shprehur në para, që tregon se sa dhe si është zhvilluar ekonomia shqiptare. Në rastin konkret ky korrelacion është mjaft i dukshëm. Gjendja financiare është e vështirë, sepse ekonomia është në gjendje të vështirë dhe vazhdon të mos dalë nga kolapsi ku është futur. Puna e komisionit tonë është përqëndruar në disa probleme thelbësore për nxjerrjen nga kriza e vendit. (Vijon në faqen 3)

Elbasan 170 gra robagjepëse flaken në rrugë

— Deri kur në firmat e përbashkëta «ligjin» jashtë rregullave, do ta vendosin të huajt - Konflikti mes punëtorëve të ndërmarrjes së përbashkët shqiptaro italiane «Skënderbej» dhe drejtuesve të saj ka arritur pikën më të lartë acarimit. Konflikti mes punëtorëve të ndërmarrjes së përbashkët shqiptaro italiane «Skënderbej» dhe drejtuesve të saj ka arritur pikën më të lartë të acarimit. Pas një muaji e gjysëm grevi, 170 punëtoret e ndërmarrjes së prodhimit të veshjeve, nuk kanë arritur të plotësojnë asnjë prej kërkesave të tyre që ishin rritja e pagës, kontrata kolektive e punës. (Vijon në faqen 6)

SQARIM

Në emisionin e lajmeve të orës 16 të datës 25 shkurt në TVSH u transmetua një informacion i Ministrisë së Brendshme lidhur me një artikull të gazetës sonë të po kësaj date me titull: «Arrestohen tre oficerë të gardës presidenciale». Lidhur me njoftimin e mësipërm, sqarojmë: Burimi i informacionit të gazetës, është i theksuar në krye të lajmit, siç është prokuroria e rrethit të Durrësit. Për këtë arsye redaksia gjykon se për njoftimin e botuar nuk mund të bëjë komente dhe saktësime vetëm kjo prokurori. Njoftimi i Ministrisë së Brendshme në lidhje me të konfirmon atë që është shkruar në gazetë lidhur me incidentin e ndodhur në Durrës. Komentet që bën Ministria e Brendshme për motivet e ngjarjes dhe të plagosjes së dy personave, janë kompetencë e prokurorisë. Fakti është që dy personat e arrestuar janë efektivë të Gardës së Republikës, që bën pjesë në strukturat e Ministrisë së Brendshme. REDAKSIA