28/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 shkurt 1995

OPOZITA SHQIPTARE PERFUNDOI PROJEKTIN ALTERNATIV TË KUSHTETUTËS

- Komunikatë e përbashkët e PAD, PBDNJ, PSD, PS - Katër partitë politike parlamentare, PAD, PBDNJ, PSD dhe PS, me qëllim që të shpejtohet hartimi dhe miratimi i Projektkushtetutës, së re, morën iniciativën e përgatitjes së një Projekti alternativ, duke vënë si afat fundin e muajit shkurt. Për këtë qëllim, partitë e mësipërme ngarkuan një grup specialistësh të njohur në fushën e së drejtës kushtetuese, dhe pasi këto parti e diskutuan nen për nen me konsensus e miratuan atë si një alternativë që i përgjigjet kushtit demokratik të Shqipërisë dhe standardeve ndërkombëtare. Në hartimin e këtij Projekti, është mbajtur parasysh përvoja e së drejtës kushtetuese të Republikave Parlamentare të Bashkimit Europian. Ky Projekt është bazuar gjithashtu në skemën kushtetuese aktuale (Dispozitat Kushtetuese në fuqi), si dhe në punën e Komisionit Parlamentar që hartoi Projektkushtetutën e refuzuar nga populli me Referendumin e 6 Nëntorit. Duke respektuar verdiktin e popullit Projekti i ri alternativ, ka mbajtur parasysh dhe ka reflektuar mbi vërejtjet, sugjerimet dhe kundërshtimet që burojnë nga votimi i 6 Nëntorit. Duke marrë parasysh dëshirën e popullit që Shqipëria të jetë sa më parë Kushtetutën e saj, katër partitë vendosën me konsensus që tekstin e plotë të Projektit ta botojnë në shtyp, jo vetëm si shprehje e kontributit dhe vullnetit tonë për ta kapërcyer sa më parë krizën kushtetuese, por edhe si domosdoshmëri për t’u konsultuar me mendimet, vërejtjet e sugjerimet e shtetasve, intelektualëve etj. Hartimi, diskutimi, dhe miratimi i Projektkushtetutës, do të ndjekë rrugën e ligjshme, duke kaluar në Parlament. Me bindjen se Kushtetuta, si ligj themelor i shtetit, u përket të gjithëve dhe me dëshirën që konsensusi për të jetë sa më i gjerë, ftojmë PD, PDD, PR, deputetët e tyre si dhe të gjitha partitë politike të vendit që të bashkëpunojnë mbi këtë Projekt konkret, për t’i dhënë Shqipërisë sa më shpejt Kushtetutën e saj demokratike. PARTIA ALEANCË DEMOKRATIKE PARTIA BASHKIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT PARTIA SOCIALDEMOKRATE PARTIA SOCIALISTE Tiranë, më 27 shkurt 1995

Presidenti i RF të Gjermanisë, Prof. Dr. Roman Herzog, në Tiranë

Si të përshpejtohen kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës [Trupi i artikullit vazhdon në kolonën pranë fotos.] ...ptarë, do të flasë në Kuvendin Popullor të Shqipërisë, al do të takohet me përfaqësuesit e partive parlamentare etj., do të nënshkruhet një Deklaratë e Përbashkët ekuivalente me një traktat miqësie mes të dy vendeve. Vizita e presidentit gjerman në Shqipëri është vizita e parë e një kryetari shteti gjerman, gjë që simbolizon nivelin më të lartë të marrëdhënieve e shkëmbimeve politike mes Shqipërisë e Gjermanisë. Kjo vizitë pritet t'i japë një shtytje më tej përpara marrëdhënieve mes të dy vendeve tona si në fushën politike ashtu dhe ekonomike e sociale. Përveç aspektit dypalësh kjo vizitë merr një rëndësi të veçantë edhe në raportet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe me institucionet e mekanizmat e tjerë evropianë. Sikurse dihet Gjermania është një nga vendet evropiane, e cila ka kontribuar si drejtpërdrejt ashtu dhe përmes BE në ndihmat e saj emergjente për kapërcimin e periudhës së vështirë kritike që kaloi Shqipëria në vitet e vështira të fillimit të tranzicionit. Tashti që kjo fazë e emergjencës ka kaluar Gjermania po e ndihmon Shqipëri- (Vijon në faqen 6) Sot fillon një vizitë zyrtare në Shqipëri miku i shquar nga Gjermania, presidenti i këtij vendi të madh evropian, prof. dr. Roman Herzog. Ai do të takohet me zyrtarët më të lartë shqiptarë.

Drejtues të gazetave shqiptare u kthyen nga Danimarka

Ditën e dielë u kthyen nga mbretëria e Danimarkës grupi i drejtuesve të gazetave shqiptare që bënë një vizitë pune një javore të ftuar nga shkolla daneze e gazetarisë. Gjatë qëndrimit në Danimarkë kryeredaktorët e gazetave shqiptare u takuan me personalitete dhe profesorë të gazetarisë, zhvilluan vizita dhe takime në gazetat kryesore të Danimarkës si dhe me personalitete, të politikës daneze në Parlamentin danez dhe me funksionarë të ministrisë së jashtme. Ky ishte aktiviteti i parë i përbashkët midis shkollës daneze të gazetarisë dhe gazetave shqiptare, në kuadrin e një programi të gjerë aktivitetesh dhe trajnimesh me një afat dy vjeçar. Siç është bërë e ditur, në muajin mars do të niset grupi i dytë i gazetarëve prej 12 vetësh të cilët do të specializohen në shkollën daneze të gazetarisë për një periudhë dy javore, në kuadrin e përgatitjes së trajnereve të gazetarisë për Institutin e Shtypit dhe të Medias në Tiranë, program ky që financohet nga qeveria e Danimarkës. Korresp. i «Zërit të popullit»

PERPLASJE SELAMI-SPAHIA

Në mbështetje të diskutimit të z. Selami aktivistë të ndryshëm të PD-së kanë pohuar se në rastin e përsëritjes së një referendumi të dytë, në Korçë nuk do të siguroheshin as gjysma e votave të 6 nëntorit. Pjesëmarrësit në mbledhje kanë pasur rastin të «shijojnë» nga afër replikat midis dy të deleguarve Selamit e Spahisë dhe sulmin mbi duart e njëri tjetrit, se kush të rrëmbe[n]te i pari mikrofonin për t’ju drejtuar sallës. - Unë e di se mbledhja e 5 marsit do të bëhet për të më shkarkuar mua, i është drejtuar Selami sallës, por unë gjithnjithë do mbetem demokrat. - Ti ke kërkuar vetë dorëheqjen, i është ulur Ali Spahja, duke kon-

Nga aktivet e PD-së në rrethe

Korçë PERPLASJE SELAMI-SPAHIA firmuar kështu pohimin e zotit Selami. Kështu ka vazhduar gjatë dhe Selami u është drejtuar korrespondentëve të shtypit dhe TV-së të pranishëm në atë sallë që punimet e këtij aktivi të transmetohen realisht, që populli të ketë mundësi të njihet me versionet e tij. Duartrokitjet që shpërthenin sa herë që zoti Selami merrte fjalën, treguan sa ai në Korçë, ka gjetur përkrahjen e kërkuar. Veçse është çudi që ato të mbetën në kuadrin e këtij aktivi, se masazhi i ndërhyrjeve të shpeshta të Spahiut ka qenë: me 5 mars s'mund t'i flasësh me këtë gjuhë. MUHARREM MEKO Elbasan KOPLIKU KUNDËR SELAMIT Mikrofoni i vendosur në podiumin e mbledhjes së aktiv[istëve] të jashtëzakonshëm të PD-së së Elbasanit, me nervozizëm të dukshëm është rrëmbyer nga duart e Selamit herë prej Bashkim Koplikut, herë prej Gen[?] Pollos, edhe pse të tre së bashku në fillim janë futur paraprakisht në sallë. Nga burime të sakta të pjesëmarrësve në takim, pohohet se mbledh- (Vijon në faqen 3)

SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR NJË KUSHTE- TUTË QË TË GARANTOJË TË ARDHMEN E DEMOKRACISË DHE TA INTEGROJË ATË NË FAMILJEN E KOMBEVE TË QYTETËRUARA TË EUROPËS

Projekti i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

Pjesa e parë PARIME THEMELORE Neni 1 FORMA E SHTETIT 1. Republika e Shqipërisë është shtet sovran, unitar, dhe demokratik. 2. Territori i saj është i pandashëm dhe i patjetërsueshëm. Neni 2 KUSHTETUTA Kushtetuta është Ligji Themelor i Republikës së Shqipërisë. Neni 3 SOVRANITETI Sovraniteti kombëtar i përket popullit, i cili e realizon atë në format dhe caqet e parashikuara nga Kushtetuta. Neni 6 PARTITË POLITIKE 1. Partitë marrin pjesë në formimin dhe shprehjen e vullnetit politik të popullit kryesisht nëpërmjet zgjedhjeve. 2. Ato mund të krijohen lirisht. 3. Ndalohet veprimtaria e partive që rrezikojnë nëpërmjet dhunës ekzistencën e Republikës ose të institucioneve themelore demokratike. Neni 7 KUJDESI PËR SHQIPTARËT QË JETOJNË JASHTË SHTETIT Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve të vet me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të saj. Neni 8 MBËSHTETJA E TË DREJTËS PËR VETËVENDOSJE Republika e Shqipërisë, në frymën e dokumenteve ndërkombëtare përgjithësisht të pranuara, mbështet të drejtën e popullit shqiptar jashtë kufijve të saj për vetëvendosje. Neni 11 Organizimi dhe funksionimi i organeve të parashikuara në Kushtetutë, rregullohen me ligj. 2. me ligj. 3. Asnjë funksion shtetëror ose status nëpunësie nuk mund të krijohet ose të hiqet veçse me ligj. 4. Organet shtetërore, partitë politike, organizatat dhe shtetasit kanë për detyrë të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet. Neni 12 DETYRAT E FORCAVE TË ARMATOSURA Forcat e Armatosura sigurojnë sovranitetin dhe pavarësinë e Republikës së Shqipërisë si dhe mbrojnë tërësinë e saj territoriale. Neni 13 EKONOMIA E VENDIT Ekonomia e vendit bazohet në shumëllojshmërinë e pronës dhe në nismën e lirë të gjithë subjekteve ekonomike. Neni 14 GJUHA ZYRTARE Në Republikën e Shqipërisë gjuha zyrtare është shqipja. Neni 18 KRYEQYTETI. Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana. Pjesa e dytë TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT Neni 19 E DREJTA PËR JETËN 1. E drejta e çdo njeriu për të jetuar mbrohet me ligj. 2. Askush nuk mund t’i hiqet jeta, përveçse me vendim të gjykatës për një krim tejet të rëndë, të kryer me dashje, për të cilin dënimi më i rëndë është parashikuar me ligj. 3. Dënimi me vdekje nuk mund të jepet ndaj të rinjve, të cilët në kohën e kryerjes së krimit kanë qenë nën moshën 18 vjeç, si dhe ndaj grave. Neni 20

Kushtetuta është Ligji Themelor i Republikës së Shqipërisë.

4 NDARJA E PUSHTETEVE Pushtetet ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor janë të ndara dhe më vete. Neni 5 E DREJTA NDËRKOMBËTARE DHE LEGJISLACIONI I BRENDSHËM 1. Republika e Shqipërisë njeh dhe respekton normat përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare si dhe parimet e normat të traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat bën pjesë. 2. Kur normat e së drejtës së brendshme bien ndesh me normat përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare, këto të fundit kanë përparësi.

Neni 8 MBËSHTETJA E TË DREJTËS PËR VETËVENDOSJE

jashtë kufijve të saj, për vetëvendosjen dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare në mënyrë demokratike e paqësore. Neni 9 LAICITETI I SHTETIT SHQIPTAR 1. Feja është e ndarë nga Shteti. Republika e Shqipërisë garanton lirinë dhe barazinë e çdo besimi fetar. 2. Ndalohet përdorimi i fesë për qëllime politike. Neni 10 Republika e Shqipërisë u jep strehim politik të përndjekurve politik. Neni 11 PARIMI I LIGJSHMËRISË 1. Pushteti shtetëror ushtrohet vetëm nga or-

Neni 14 GJUHA ZYRTARE

15 FLAMURI KOMBËTAR Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Neni 16 HIMNI KOMBËTAR Himni kombëtar i Republikës së Shqipërisë është «Rreth flamurit të përbashkuar». Neni 17 FESTA KOMBËTARE Festa kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori.

Neni 20 LIRIA E SHPREHJES SË MENDIMIT

dhe ndaj grave. Neni 20 LIRIA E SHPREHJES SË MENDIMIT 1. Liria e shprehjes së mendimit, ndërgjegjes dhe e fesë është e padhunueshme. 2. Nuk mund të nxirret asnjë ligj që të heqë ose të kufizojë paraprakisht lirinë e fjalës, të shtypit, ose të mjeteve të tjera të komunikimit, përveçse në rastet e mbrojtjes së interesit të fëmijëve ose të jetës së njerëzve. 3. Kushdo është i lirë të shprehë mendimet nëpërmjet fjalës, shkrimit ose çdo mjeti tjetër të përhapjes, por përgjigjet sipas ligjit për shpërdorimin e kësaj lirie. 4. E drejta për tu informuar nuk mund të mo- (Vijon në faqen 4)