Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 1.12.1995

Aparteidi politik merr legjitimitet

Dje në Kuvendin Popullor: Dosjet mbyllën dosjet. Një "th[r]e dosjesh" legjitimon dje në mbrëmje oqe Aparteidin politik në Shqipëri. Gjithçka u bë në emër të mbajtjes së pushtetit dhe të goditjes së opozitës shqiptare në prag të pushtetit. Gjithçka u bë dje në emër të ruajtjes së pushtetit të një njeriu, por të legjës së drejtës për të qeverisur një grupi sulmës të madh u[r]ezi[?]sh. Mjaftoi dëshmia e ish deputetit të Partisë Demokratike - sot deputet i pavarur - Abdi Baleta bërë dje në sallën e Parlamentit për të vërtetuar kryesisht këtë. "Ky ligj vjen pikërisht në kohën e duhur vetëm pak muaj para zgjedhjeve. Kur dy vjet më parë një grup parlamentar të Partisë Demokratike ne kërkuam hapjen e dosjeve, Presidenti Berisha tha: 'Kur të vijë koha për të hapur dosjet ju do të thoni se mirë bëmë që s'i hapëm atëherë'" - tha para Parlamentit deputeti Abdi Baleta. Faqe 9
Abdi Baleta Berisha Shqipëri

PD përjeton një krizë shumë të thellë sepse: - Adapton forma ligjore dhe organizative, tipike për diktaturat. - U bën lëshime një grumbulli spiunësh që me urdhër janë futur në listat e deputetëve. - Shkel me këmbë të drejtën e popullit për t'u zgjedhur dhe për të zgjedhur. - Detyron kryetarin e shtetit të shkelë dispozitat kushtetuese. - Harron elementin bazë i cili e lindi: pluralizmin politik. Faqe 3 - 4

Partia Socialiste deklarohet edhe një herë për çuarjen përpara të reformës ekonomike

Aktiv Kombëtar i PSSH-së për financën PS synon zotërimin e situatës financiare të shtetit dhe reformimin e sistemit financiar. PS synon zotërimin e situatës financiare të shtetit dhe reformimin e sistemit financiar Sistemi bankar e financiar aktual - pengesë serioze e reformave ekonomike. Ristrukturimi dhe reformimi i tyre objektiv kryesor i reformës ekonomike. PS do ta trajtojë biznesin e vogël e të mesëm si pasuri kombëtare, pavarësisht bindjeve politike e përkatësive partiake. Decentralizimi i financave për Pushtetin Lokal - kusht themelor për pavarësinë dhe autonominë e këtij pushteti. Socialistët edhe në të ardhmen do të vlerësojnë marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare duke ngritur më tej bashkëpunimin me to. Faqe 5-6-7