Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E martë 5.12.1995

Asgjë nuk do ta pengojë Partinë Socialiste për të fituar zgjedhjet e ardhëshme

Nga ligjet e Berishës ne nuk shqetësohemi për "urinë e kandidaturave", por sepse po shkelen institucionet dhe parimet demokratike PD dhe Berisha kanë patur kohë ta mësojnë se diversionet e tyre nuk shkojnë me PS-në
Arben Imami Shqipëri

Komunikatë për shtypin e Kryesisë së PS

Kryesia e Partisë Socialiste, në mbledhjen e datës 4 dhjetor analizoi zhvillimet e fundit politike ne vend dhe diskutoi gjerësisht për organizimin më të mirë të punës së partisë në të gjitha nivelet. Të gjitha veprimet e fundit të PD-së, makinacionet e reja kundër kryetarit të PS Fatos Nano, pengesat dhe terriuri policor ndaj veprimtarive të opozitës, ethet e dollarit për të mbledhur sa më shumë para nga fushatës në diasporë dhe nga kontrabanda e brendëshme, ligji për kontrollin e politikanëve të opozitës nga komisioni qeveritar, përgatitjet e fshehta për ndryshimin e ligjit elektoral, të gjitha këto tregojnë qartë se PD-ja po përgatitet të zhvillojë një fushatë elektorale anormale dhe antidemokratike. Është kjo kriza e thellë politike dhe iluzioneve që i përcjell PD-ja faktori bazë që e detyron atë të ndërmarrë veprime të tilla antikushtetuese që e çojnë në shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirive politike të opozitës, në adaptimin e formave ligjore dhe organizative, tipike për një shtet totalitarist, në delegacionin e së drejtës zgjedhore të popullit një komisioni shtatanik të qeverisë, në mbylljen e dosjeve të atyre që i shërbyen diktaturës në mënyrë më të fillur dhe amorale se spiunllëqet. E gjithë kjo tregon se PD-ja ka humbur shumë nga ai besim që gëzonte dikur, aq sa zhgënjimi në shumë njerëz është shndërruar deri në neveri. Ajo është e kalbëzuar nga korrupsioni, është brejtur nga klanet politike, bajraktariste dhe nga konkurenca e grupeve ekonomike brenda saj, i janë bllokuar dhe nuk funksionojnë strukturat institucionale dhe administrative. Pavarësisht propagandës, krerët e PD-së i njohin mirë realitetet, të cilat çdo ditë e më shumë e konfirmojnë humbjen. Madje këtë ua kanë konfirmuar edhe studimet, testimet apo konsultimet që organizojnë sondazhet nëpër hotele luksoze. Arma e vetme politike e PD-së është e kaluar, lufta me mullinjtë e erës komuniste. Ndërkaq arma politike më efikase për PS-në është ndërtimi i një shoqërie të hapur, me të vërtetë demokratike, me një reformë efikase të ekonomisë, të tregut, me iniciativa të lira dhe solidaritet social. Asgjë nuk mund të pengojë Partinë Socialiste dhe forcat e tjera opozitare për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Ajo shkon drejt këtyre zgjedhjeve me besim të rritur, pasi ka mësuar PD-në (Vijon në faqen 2)
Fatos Nano Arben Imami

Arben Imami tregon për çfarë ka biseduar me Aleksandër Meksin

(Fragment nga intervista të një dhënë gazetës "Koha Jonë" e datës 3 - 12 - 1995) Pyetje: Në përgjigjen e një pyetje të mësipërme u duk sikur latë diçka pa thënë për Kryeministrin. Them se tani është koha e përsh[t]atshme për të vazhduar... Përgjigje: - Atë do bëj. Fjala vjen, kur në 19 dhjetor '90 në një mbledhje që krijoi komisionin e parë të PD. Leka Meksi më thoshte për Sali Berishën që është i çmendur dhe, që do të na hajë vërrin, unë ndershmërisht nuk besoja se Saliu ishte i çmendur dhe, gjithashtu nuk besoja se veriu do te 'hante' jugun. Kur Leka Meksi me thoshte se Sali Berisha është i çmendur dhe do të prishë Qeverinë e Stabilitetit dhe do të shkatërrojë vendin dhe, kur u prish Qeveria e Stabilitetit, u vranë njerëzit, u hapën magazinat etj, më thoshte se 'Te kam thënë që ai është i çmendur', unë fillova relativisht ta besoj dhe, e kundërshtova Saliun për (Vijon në faqe 2)
Aleksandër Meksi Gëzim Dervishi Sali Berisha

Pas ligjit të "pastërtisë"... Llogari "pa hanxhinë"

Pas ligjit të "pastërtisë"... Llogari "pa hanxhinë" Pushteti nuk mund t'ua mbyll gojën gjithë njerëzve. Po edhe sikur ai të mbyllte gjithë gazetat opozitare, sot propaganda nuk bëhet vetëm në shtyp. Ajo bëhet kudo. Shikoni në familjen e një varri nga policia dhe do të shikoni se çfarë propagande bëhet aty. Shikoni se mortin e një refugjati të kthyer nga jashtë shtetit dhe do të shikoni se ç' propagandë bëhet Faqe 3

Sjelljet "me cipë"

Sjelljet "me cipë" "Me këto mangësi të etikës në raportet e brendshme dhe ndërkombëtare, me ligje antibumane e të kundraligjshme Shqipëria nuk ka për t'i shpëtuar dot epitetit "shtet i pacipë"." Faqe 2
Shqipëri

Prej kohësh kemi kërkuar zgjedhje të reja, dhe jemi gati në çdo moment që ato të shpallen. Ne kemi 104 mijë anëtarë, dhe mijëra simpatizantë të tjerë të aftë për të kryer detyrat që u ngarkon koha.