Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E mërkurë 6.12.1995

Shqiptarët mbyten në det, Berisha mban leksione për genocidin

Berisha: "Ligji antigjenocid është çështje kulturore" "Tragjedia e detit do të vazhdojë" "Zgjedhjet do bëhen në maj", kur të jenë rregulluar dritat, por "të mos ketë ikur ujë". Në foto: Një nga shqiptarët e mbytur dhe Berisha në Konferencë Shtypi — Faqe 3
Sali Berisha

Përgjigje shumë e vonuar!...

Sot në Presidencë:Berisha në tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të partive politike. Sot në ora 13 Presidenti i Republikës Sali Berisha do të mbajë një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të partive politike. S’ka tjetër veçse vonë. Siç është bërë e ditur,13 parti politike shqiptare kanë nënshkruar qysh më 9 tetor 1995 një deklaratë të përbashkët me anë të së cilës kërkohet mosndryshimi i thelbit të ligjit elektoral ekzistues. Mirëpo PD-ja dhe Berisha nuk e nënshkroi deklaratën. Madje përfaqësuesit i saj e braktisën mbledhjen. Jo vetëm Partia Socialiste, por edhe parti të tjera herë pas here i kanë kërkuar Berishës tryezë të rrumbullakët për të diskutuar dhe vendosur bashkërisht për problemet e mëdha të vendit,sidomos për zgjidhjen e çështjes kombëtare,mirëpo ai asnjëherë nuk është përgjigjur pozitivisht. Nga sjella presidenciale është reflektuar gjithmonë një megalomani bajraktare,e cila nuk ka kaluar pa pasoja. Kur shprehjen mospëlqim nuk cenin parasysh vetëm mbledhjen e Londrës,për ç’doemos nuk mund të jetë. Por për lehtësi fakti se është afruar ajo do të ketë kohën e tyre për t’u gjykuar,ndër tërë reflektimet takimit të sotëm.Për të bërë punë të mira ne dobi të vendit dhe progresit të tij,në fushat e duhura hapat të ndershëm në rrugën e demokracisë asnjëherë nuk është vonë.A e ka kuptuar vallë Berisha këtë?Po e gjykojmë nga konferenca e djeshme për shtyp duhet të përgjigjemi: JO. Atëherë ç’farë do të na sjellë tryeza e sotme e Presidentit Berisha me përfaqësuesit e partive politike? Të shohim.Veçse urojmë që ajo të mos jetë demagogji dhe të mos shërbejë që RD dhe masmedia shtetërore të thonë: "Këto iniciativa e Presidentit Berisha u zhvillua një tryezë e rrumbullakët" Sepse iniciativa ka qenë e të tjerëve për kohësh.Më 9 tetor 13 parti politike nënshkruan një deklaratë të përbashkët.Sot,pas gati 2 muajsh Berisha përgjigjet me shumë vonesë. Luan M. Rama
Sali Berisha Monika Kryemadhi Presidencë Londër

Zëvendëspresidentja e Internacionales së Rinisë Socialiste Monika Kryemadhi u takua me kryeministrin Laburist të Izraelit Shimon Peres

Diten e hene ne Jeruzalem zëvendëspresidentja e internacionales së rinisë socialiste dhe anëtare e KPD të PPSH-së u takua me Kryeministrin e Izraelit Shimon Peres që është njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Laburiste të vendit të vet. Monika Kryemadhi e njohu zotin Peres me situatën politike në Shqipëri dhe angazhimin e SPSH-së për të kontribuar ne konsolidimin e demokracisë.Ajo i transmetoi gjithashtu kryeministrit Peres përshëndetjet e kryetarit të PPSH-së Fatos Nano. Zëdhënësi i FRESSH-it
Shimon Peres Fatos Nano Jeruzalem Izrael Shqipëri

PS është për mbështetje dhe inkurajim real të bujqësisë shqiptare

Aktiv Kombëtar i Partisë Socialiste për bujqësinë Politika agrare e ndjekur gjatë kësaj periudhe mund të karakterizohet si politikë me plot kontradikta në fushën e privatizimit të cilat kanë pasqyruar drejtpërsëdrejti grupimet politike qe kane vepruar e veprojnë ne partite e koalicionit qeveritar