Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E enjte 7.12.1995

Berisha të reflektojë jo me fjalë por duke dhënë garanci konkrete për zgjedhje të lira

Pas tryezës së rrumbullakët të Presidentit Berisha me përfaqësues të partive politike
Sanxhaku

Takim i Këshillit të Internacionales Socialiste

Ilir Meta në Bruksel Dje u nis për në Bruksel nënkryetari i PSSH dhe kryetari i FRESSH-it, Ilir Meta i cili do të marrë pjesë në Takimin e Këshillit Drejtues të Internacionales Socialiste Botërore që zhvillohet nga data 7 - 8 dhjetor 1995. Pjesëmarrja në këtë takim të rëndësishëm vjen pas një sërë kontaktesh të frytshme dhe konstruktive të PSSH me forcat socialdemokrate perëndimore që janë intensifikuar kohët e fundit. Zyra e Shtypit dhe Informacionit e PSSH
Ilir Meta Bruksel

Tollumbace presidenciale

Statistikë me kokë poshtë Pagat janë rritur 10% - është një nga tollumbacet e presidentit. Çfarë ironie kur në raportin e vet më të fundit, vetë Zyra Ndërkombëtare e Punës (ILO) jo alarmim se pagat shqiptare janë 50% nën minimumin jetik ose nivelin zyrtar real të varfërisë! Tjetër gjë se qeveria shqiptare nuk ka guximin ta thotë. Është e mundshme veçmas në botë që s'ka llogaritje të klerit të treguesve bazë ekonomikë e që vlerëson tërësisht rritjen ekonomike figurative. Eksporti gjatë 10-mujorit u rrit 45%, ndërsa importi vetëm 11%. Por, cila është e vërteta e këtij treguesi, kur importet vazhdojnë kryesisht nominale, për shkak të rritjes konjukturore të çmimit të kromit, që i lehtësoi pushtetarët të nesër kur të ndodhë e kundërta? Për më tepër Presidenti di që shifra prej 13% e rritjes së prodhimit bujqësor, së kështu pra- noi rënien e filluar, por përse nuk tha qoftë dhe një fjalë për prodhimin industrial, apo u tremb nga minusi i madh? Meqenëse alternativat konkrete ekonomike që PS ka shpallosur janë në fakt “fusha e minuar” për shterët tanë, Berisha paralajmëroi të fillonte diversioni dhe manipulimi parazgjedhor. Sipas tij, PS do t'i rrisë taksat, ndërsa PD ështe për uljen e tyre. Gjithsesi, Berisha nuk guxoi të tregojë se kush ka ngritur deri tani në qiell këtë taksë dhe tatime që po i zënë frymën tregtarit dhe prodhuesit? Lexoni në Faqen 5
Sanxhaku

Mos lejoni që problemi të futet në rrugën e vetëgjyqësisë

Familja e Durim Çelës i drejtohet Parlamentit: Ky është apeli që bëjnë të afërmit e ish punonjësit të repartit 88, i cili u vra më 4 gusht 1995 nga komandanti i tij oficer Naim Ahmetaj Familja e Durim Çelës i drejtohet Parlamentit: Mos lejoni që problemi të futet në rrugën e vetëgjyqësisë Ky është apeli që bëjnë të afërmit e ish punonjësit të repartit 88, i cili u vra më 4 gusht 1995 nga komandanti i tij oficer Naim Ahmetaj Lexoni në faqen 6
Ndoc Lulati Gëzim Tirana

- Nuk paraqiten dëshmitarët kryesorë -

Shkodër: Gjyqi për 5 policët filloi dhe u ndërpre Është fjala për gjyqin e 5 policëve të akuzuar për shpërdorim detyre në ruajtjen e dhomave të izolimit në Degën e Brendshme të Shkodrës, nga e cila janë arratisur më 9 shtator 2 të arrestuarit Ndoc Lulati e Gëzim Tirana Shkodër: Gjyqi për 5 policët filloi dhe u ndërpre - Nuk paraqiten dëshmitarët kryesorë - Është fjala për gjyqin e 5 policëve të akuzuar për shpërdorim detyre në ruajtjen e dhomave të izolimit në Degën e Brendshme të Shkodrës, nga e cila janë arratisur më 9 shtator 2 të arrestuarit Ndoc Lulati e Gëzim Tirana A e dinte këtë fakt presidenti Berisha kur duke iu përgjigjur një pyetjeje në konferencën e fundit për shtyp deklaroi:"...nuk janë arratisur njerëzit nga gjykatat, nuk janë përcjellë fshehtas, nuk janë fshehur vrasësit, por janë vënë para ligjit..." faqe 3
Sanxhaku Ndoc Lulati Gëzim Tirana Shkodër

Boks në “ringun” e kaltër!

Incident në Libëri: Përpjekje për rrëmbimyer “Shkodrën”?[?] - Marinarët kanë frikë nga “privatizimi me korrupsion” Incident në Libëri: Përpjekje për rrëmbimyer “Shkodrën”?[?] Boks në “ringun” e kaltër! - Marinarët kanë frikë nga “privatizimi me korrupsion” "Ka qënë thjesht një grindje mes dy marinarëve të anijes “Shkodra”, në një port të Libërisë para disa ditësh. Sonte në mbrëmje, ajo arrin në portin e Casa-blankës së Marokut për t'u shkarkuar", - konfirmoi dje drejtori i ndërmarrjes “Flotës tregtare shqiptare, të katandisur vetëm me 5 transoqeanikë. Informacioni i ardhur në “Zërin e popullit” për një incident në anijen e njohur - që prej të privatizohet - pranon dhe një pronësi i ministrisë së Transporteve, i cili natyrisht, kërkoi të mos identifikohet dhe iu adresoi të treguestit të Durrës. Gjithsesi, në prononcimin e dy personave të mësipërm, vëreçet një lloj droje për të mos dhënë hollësi dhe në kujdesje, veçanërisht për ta minimizuar ngjarjen e bujshme. Boksi në “ringun” e kaltër, në një port të shtetit të zi, ka kaluar në tër përmes valëve të radiosatelit të flotës. Burime nga dega e shfrytëzimit bëjnë të ditur dhe për të plagosur, por ende të pa konfirmuar nga personat e intervistuar. Po këta zëra flasin dhe për orvatje për rrëmbimin e Shkodrës, pasi ekziston hipoteza e “privatizimit me korrupsion” - një togfjalësh i përdorur dendur nga punonjës të kësaj flote - s'ka ndodhur dhe me anije të tjera. Janë në ujë të skandalit të dyshuar anijet “Vlora”, “Tirana”, “Shkodra”. “Durrësi”, e për të cilat jane bërë denoncime në disa[?] dhe në kontrollin e shtetit. Ndërkaq mesohet se flota është në borxhe të medha[?] saqë ka deri dhe 4-5 muaj që familjet e marinarëve nuk kanë marrë rrogat, kurse punonjësit e degës nuk kanë përfituar dhe pagesat për ushqim. Th.M.
Libëri Casablanka Marok Durrës

Nesër do të njiheni me tekstin e plotë të letrës së avokatit Sanxhaku drejtuar Presidentit Berisha dhe dokumentat bashkëngjitur saj
Th.m. Sanxhaku