Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E diel 10.12.1995

Përshëndetje nënave dhe motrave!

Sot mblidhet Kongresi i parë i grave Socialiste. Janë mbi 500 delegate që përfaqësojnë mbi 30 mijë gra anëtare të FGS në të gjithë Shqipërinë. Ato do të diskutojnë sot për hallet e problemet e tyre. Ka shumë halle Shqipëria e sotme. Para së gjithash ato bien mbi kurrizin e grave. Gruaja shqiptare sot është e gënjyer dhe e zhgënjyer. Por gruaja shqiptare është optimiste. Ajo do të dijë t'i rezistojë të keqes.
Shqipëri

Ngjarje e rëndësishme dhe një moment kulmor në veprimtarinë e FGSSH-së

Merita Ndreko Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste. Kongresi është një ngjarje e rëndësishme dhe një moment kulmor në veprimtarinë e FGSSH-së. Ai synon të bëjë përgjithësimin e përvojës dhe përpjekjeve të realizuara gjatë këtyre tre vjetëve, nga që është me e rëndësishmja, të përcaktojë objektiva konkrete për të ardhmen në njohje dhe objektivat që janë reale dhe të guximshme. Merita Ndreko Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste.
Merita Ndreko

Njohje dhe afirmim i Forumit të Gruas Socialiste në botën e jashtme

Arta Dabulla Anëtare e Kryesisë së PSSH Në marrëdhëniet me jashtë pozitivi është fakti që kemi krijuar lidhje me një numër organizatash dhe shoqatash të grave të majta europiane. Në takimet me to kemi prezentuar programin dhe aktivitetin tonë dhe kemi shfrytëzuar përvojën mbi bazën e partneritetit, kemi dhënë ndihmesën tonë në kërkimin e rrugëve për zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë gratë jo vetëm në Shqipëri. Arta Dabulla Anëtare e Kryesisë së PSSH
Arta Dabulla Shqipëri Europë

Përfshirja e gruas në politikë - domosdoshmëri

Ermelinda Meksi Deputete, Anëtare e Kryesisë së PSSH Për vlerat që ka gruaja dhe për sensin e drejtësisë është e domosdoshme përfshirja e saj në politikë, pra në ato vende ku merren vendimet. Ermelinda Meksi Deputete, Anëtare e Kryesisë së PSSH
Ermelinda Meksi

Rregjimi i Berishës i zhgënjeu gratë shqiptare

Berisha: Do tu japim kredi, do tu bëjmë biznesmene 2 muaj pas premtimit të Berishës: 110 mijë gra të papuna. Asnjë linjë kredie e hapur deri tani Lexoni në faqet 2 - 3
Berisha Shqiptare

Kvasnjevski president i Polonisë

Këtë përgjigje ka dhënë dje dhe Gjykata e Lartë e Polonisë e cila mori në shqyrtim ankesën e bërë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale nga Les Valesa i cili është i detyruar të largohet nga pushteti.
Kvasnjevski Les Valesa Poloni

Kush ka bërë Genocid mbi shqiptarët

Vrasje dëbime dhe pushtime Shkruan: Hans Peter Rullmann "Në vitin 1939 Jugosllavia dhe Italia zhvilluan bisedime për ndarjen e Shqipërisë. Pikërisht dyce laboratori i Çubrilloviçit janë përdorur gjatë bisedimeve me Ministrin e Jashtëm fashist, kontin Çiano. Në këtë mënyrë Serbia do të merrte Shqipërinë e Veriut dhe portet shqiptare. Dëbimi i shqiptarëve ka qenë pjesë e këtyre bisedimeve." Faqe 11
Hans Peter Rullmann Çubrilloviçit Çiano Shqipëri Jugosllavia Itali Serbia Shqipëria E Veriut

PSD e Danimarkës do të përkrahë PS të Shqipërisë

Këto ditë u kthyen nga Danimarka shokët Alfred Paloka, deputet, anëtar i Komitetit Drejtues të PS, Kadri Rrapi, anëtar i Kryesisë së PS, Petro Koçi kryetar i PS të Fierit, Muhamet Bela kryetar i PS të Kukësit dhe Dhimitër Papadhopulli, këshilltar i PS në rrethin e Tiranës, të cilët kryen një vizitë studimore për t'u njohur me arritjet demokratike të sistemit e zgjedhjeve të Danimarkës. Gjatë qëndrimit në Danimarkë, delegacioni i PS të Shqipërisë pati një takim të veçantë me z.Lasse Budtz kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Partisë Socialdemokrate të Danimarkës. Pasi u njoh me situatën politike të Shqipërisë në pragun e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, z.Lasse Budtz e siguroi delegacionin tonë se PSD e Danimarkës do të vazhdojë të përkrahë PS të Shqipërisë, duke çmuar rolin e saj në forcimin e demokracisë në Shqipëri. Ne, tha ai, do të përkrahim PS e Shqipërisë dhe partitë e tjera socialiste të Europës Lindore, për t'u përfshirë në Internacionalen Socialiste, se kjo do t'i shërbejë më mirë edhe integrimit të këtyre vendeve me Europën. Ai siguroi se PSD e Danimarkës do të gjejë mënyra të dërgojë në Shqipëri përfaqësues të saj, për t'a inkurajuar PS, në veprimtarinë e saj për forcimin e demokracisë në Shqipëri Korresp. "Zëri i Popullit"
Alfred Paloka Kadri Rrapi Petro Koçi Muhamet Bela Dhimitër Papadhopulli Danimarka Shqipëri Fier Kukës Tiranë