Ngjarje e madhe historike
5 vjet pas shpalljes së pluralizmit politik
Më 5 dhjetor 1990 Servet Pëllumbi i shkruante Ramiz Alisë
Shoqëria jonë po shkon drejt pluralizmit politik
Tekstin e plotë të letrës që Dr. Servet Pëllumbi i drejtoi më 5 dhjetor 1990 ish Sekretarit të Parë të KQ të PPSH-së dhe Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Ramiz Alia mund ta lexoni në faqen 2
Azem Hajdari spekullon për të manipuluar opinionin
Deklaron Sekretari i Përgjithshëm i PSSH Gramoz Ruçi për BBC-në
Nuk është e vërtetë që kjo deklaratë është fryt i një mbledhje të Komisionit të Mbrojtjes, Rendit e SHIK-ut ku unë bëj pjesë. Në asnjë mbledhje të këtij Komisioni, ku unë kam asistuar, nuk është bërë objekt diskutimi ngjarja e 2 Prillit dhe aq më tepër fonogramet e gjetura në të ashtuquajturat “labirinthe të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.
Për të respektuar opinionin publik dua të nënvizoj dhe të theksoj me përgjegjësinë time morale, politike dhe mbi të gjitha juridike se nuk ka asnjë fonogram, aq më tepër se çuhet, që të mbajë firmën time dhe përmbajtjen për të cilën flet kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Rendit dhe SHIK-ut. Prandaj them kjo është një fantazi e tij, së dyti ky është një manipulim i opinionit publik, së treti ky është një spekullim i Azem Hajdarit në detyrën e kryetarit të një Komisioni permanent parlamentar.
Pesë vjet më parë, më 12 dhjetor të vitit 1990, shoqëria shqiptare hyn në një epokë të re të zhvillimit të saj, në atë të instalimit të pluralizmit politik shumëpartiak. Kjo është një ngjarje e madhe historike, e cila shënon futjen e vendit tonë në rrjedhat e zhvillimeve demokratike në shembullin e demokracive të përparuara perëndimore.
Dekretimi i pluralizmit politik në dhjetor të vitit 1990 pati si një shtysë kryesore lëvizjen studentore të dhjetorit. Për këtë arsye shoqëria shqiptare u drejtohet sot me nderim të mirënjohje studentëve. Ishte guximi ynë [?] e çliroi atdheqjen e Partisë së Punës i japë fund varfanjekëve [?] ekonomike të saj, ndaj i kërkesë mbarëpopullore.
Por lëvizja për demokraci i ka rrënjët shumë më thellë se sa dhjetori i vitit 1990. Aspiratat e popullit tonë për demokraci zënë fill qysh me krijimin e shtetit të ri shqiptar, madje dhe më parë ishin ndërat për një Shqipëri të lirë e demokratike që frymëzuan popullin tonë në Luftën heroike Nacional-çlirimtare kundër pushtuesve fashistë e bashkëpunëtorëve të tyre në vend.
Me çlirimin e vendit, shpirti demokratik i popullit tonë asnjëherë nuk u shua. Por instalimi në vendin tonë i sistemit komunist totalitar i kufizoi dhe i shtypi këto ëndrra. Me lëvizja intelektuale demokratike që iu kundërvu regjimit në mënyra të ndryshme demokratike, u bë objekt ndjekjesh dhe persekutimit barbar nga ana e regjimit komunist. Zhidhnja e alternativave e idryshme [?] dhe jo kundërta me atë të Partisë komuniste ishte tipari kryesor i shtetit totalitar të mbështetur mbi teorinë e diktaturës së proletariatit. Mbi bazë e kësaj teorie dhe praktike vendi ynë njohu një nga tragjeditë më të mëdha të tij, atë të izolimit nga bota e e klasës.
Vijon në faqen 4
Partia Socialiste e konsideron të pazëvendësueshëm rolin e grave në realizimin e objektivave të saj
Përfundoi punimet Kongresi i Parë i Forumit të Gruas Socialiste
Faqe 3
Fillon çështja penale ndaj gazetarit të “Zerit të Popullit”, Ardian Myslimi
Edhe nje akt i shtetit antiligjor
Dje u thirr ne Prokurorine e Tiranës gazetari ynë Ardian Myslimi, të cilit ju komunikua fillimi i çështjes penale me akuzën e shpifjes për një punonjës të SHIK-ut, të quajturit Ylli Sefa, i cili përmendet si një ndër organizatorët e prishjes së një mitingu të Partisë Socialiste në Lushnje, në shkrimin e “ZP” me datë 24 tetor 1995 me titull “Rrugët e shtetit ne veprim”.
Ky veprim është i fundit ne listen e gjatë të gazetarëve të “Zerit të Popullit” dhe të organeve të shtypit opozitar në Shqipëri të cilët i nënshtrohen ndjekjeve penale, që janë pjesë e një terrori psikologjik mbi kundërshtarët politikë te regjimit me qëllim që vetëm qe ata të heshtin dhe të mos denoncojnë veprimet antiligjore që kryejnë segmentet e pushtetit të Partisë Demokratike
Faqe 3
Berisha ka harruar apo gënjen?!
Pas një dëshmie të Presidentit të Republikës për prishjen e Qeverisë së Stabilitetit
Përse e prishi Berisha qeverinë e stabilitetit?
Ai vetë pati deklaruar:
“PD-ja ka vendosur të mbështesë fuqimisht këtë qeveri për arsyet që vijojnë:
1) Krijimin e saj e ka mirëpritur mbarë populli shqiptar, forcat demokratike dhe opinioni demokratik ndërkombëtar.
2) Programi i saj është vërtet premtues...
Lexoni në faqen 3 “R.D”, datë 15 qershor 1991
BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË