Shqipëria ka nevojë për armatim dhe armatimin mund ta bëjnë të urtët
Fatos Nano dje në Tiranë për varrimin e nënës
Rreth ores 13 të ditës së djeshme, miqurat e njerëzve që kishin shkuar të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së Kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, morën vesh që në këtë ceremoni do të merrte pjesë vetë Fatosi, i ardhur të enjten i burgosur politik. Dukej se për një moment humanizmi triumfoi mbi hakmarrjen e tejzgjatur.[?]
Ceremonia e thjeshtë dhe solemne, kishte si veçori solidaritetin njerëzor të mijëra e mijëra njerëzve të një korçiari të gjallë prej disa lëmoshësh.[?]
Pas saj, një takim i përmallshëm me shokë, miq, të afërm e kolegë. Qendra e Kulturës e pjesëmarrësve dukej sikur donte që ky moment liric të mos ishte vetëm disa orësh.
Pastaj një takim me gazetarët e cilit po e japim të plotë.
Foto L. Çika Reuters
Fatos Nano: "Pres më pak marrëzi, më pak mërira, më pak urrejtje"
Bisedë e Fatos Nanos me gazetarët
Si e vlerësoni veprimin e autoriteteve për t'ju lejuar të merrni pjesë në varrimin e nënës?
Uroj që vlera e këtij veprimi të ketë efekt më të gjatë se kaq, jo vetëm për të vdekurit, por edhe për të gjallët. Shqipëria ka nevojë për armëpushim dhe armëpushimin mund ta bëjnë të urtët. Falenderoj ata të urtë që i mbushin mendjen shtetit të ndërmerrte këtë veprim.
Nuk keni për të përmendur ndonjë emër?
Nuk e di sepse kreu i shtetit foli ndryshe mbrëmë. Duke se në ndërgjegje i ka zbritur një engjëll mbi shtrat.[?]
A i frumoesi suaj në orën 11 lejen për të ardhur ju në Tiranë?[?]
Nuk besoj që të jetë shtet kaq i centralizuar saqë Berisha të firmosë si në orën 1 lejen time për të marrë pjesë në varrimin e nënës. Nuk e besoj, sepse kjo qeveri ka rregulla që nuk lëjon dokumenta të shkruara. Di që sonte do të jem në shtëpi.
Ç'ndodhi kur ju njoftuan se do të vinit në varrim?
- Kur parashtrrova kërkesën, nuk me mungonte besimi. Kur dëgova presidentin që në mbrëmje në televizor, shpresova, jo vetëm për vete. Tani i qetë dhe pohoj se sot me erdhi e papritura.
Qoftë nepër intervista, qoftë në fjalën para varrit të nënës, ju bëtë shumë referime fetare. Mos valle Fatosi gjatë kohës së qëndrimit në burg është konvertuar pak?
- Është fjala për evolucionin e natyrshëm të qenieve njerëzore drejt personalizmit. Unë mendoj se personazhi është në qejf dhe sigurisht në këto raste ata jetojnë me medaljes estetike të papërsosmëria, qoftë edhe e përfaqësuesve të Perëndisë në tokë.[?]
A mendoni se mesazhet tuaj për uljen e armëve do të arrijnë në veshin e duhur dhe do të merren një përgjigje konkrete?
- Dëgjojnë ata që duan të dëgjojnë, jo ata që veç veç. Nuk mendoj se duhen lëshuar mesazhe në shkretëtirë. Unë kam pozicionin parimor për këtë çështje.
Me të afërmit e kolegët tuaj çfarë përjetuat në këto orë?
Rreth dy muaj para se të vdiste nëna, në një ngushtim familjar, e quajta Marija e shenjtë, jo për të bërë thjesht vlerësim tim për te në njëjtën shkallë me personazhin e Shen Marisë, por edhe sepse ajo realisht e meritonte. Para dy muajsh i dërgova një letër sepse unë i dhashë kisha të nevojshme komunikimin me nënën. Midis të tjerave i shkruajta një gjë që rezultoi e gabuar, që me thënë të afërmit e mi, sepse emocioni e reagimi psikologjik i saj ishte i dëmshëm për shëndetin. I shkruajta se me ka marrë malli të qëndrojmë edhe një herë bashkë, tek ato karrierat aty jashtë, apo te njësim ato shkallë ku ti me përcjell para dy vjet e gjysëm dhe duke lëshuar dy lot, me premtoje se do ta ruash veten, se kështu do te më ruash edhe mua. Ndërsa babai sonte e shprehu pjesën e pazbrazur ende të mallit e dhimbjes duke thënë: Qenka vërtetë një ndjenje e harruar, një keqardhje e jashtëzakonshme te kem sërish pranë, qe leviz ne ate shtepi ku je lindur e rritur. Ju lutem, diçka brenda këtyre kordinatave është akoma në shpirtin tim e do të mbetet deri në castin e largimit.
Këtu po shohim bashkëluftëtarët, kolegët tuaj të politikës. Sa vend zen zuri politika gjatë këtyre oreve?
Koncepti im për politikën është ai i përgjithësimit në një fare mënyre të marrëdhënieve njerëzore dhe kët koncept timin une jam përpjekur ta kanalizoj edhe ne ate që quhet politikë profesioniste apo politikë zyrtare. Une sot mora shume mesazhe politike e ne mënyrë fare spontane mora shumë mesazhe politike. Do ta përgjithësoja të gjithë kete me ate që tha Sabit Brokaj, te varri. "Ne nene eshte shume e vyer dhe e madhërishme, pra ben shume pune edhe kur vdes."
Cilat ishin mesazhet që morët nga shokët tuaj?
Mbase çdo cast komunikimi u mbush me
(Vijon në faqen 2)
Fjala e Fatos Nanos në ceremoninë e varrimit
Të nderuar miq,
Në emër të babait, motrave dhe fëmijëve të mi, në emër të të gjithë të afërmëve ju falenderoj për nderin dhe pjesmarrjen.
Kjo është një ceremoni e thjeshtë, përcjellim nënën tonë të dashur, atë që dha jetë nga jeta e saj për ne. Dhe ne do të japim nga jeta jonë për të tjerët.
Unë mendoj se ky mesazh shpreh pavdekësi.
Unë do të falenderoja me këtë rast edhe autoritetet që më dhanë mundësi t’i jap lumturinë e fundit, bashkë me njerëzit e mi më të afërt, nënës time. Do t’i falenderoja sepse do të përgëzoja faktin që ata e njohin armpushimin. Para vdekjes dhe hasmit u armët.[?]
Por do t’u kërkoja t’i ulnin armët dhe për të gjallët, edhe për jetën. Jo vetëm përballë vdekjes.
Në emrin tim, të njerëzve të afërm dhe të Zotit ju lutem një pëshpëritje për nënën time.
Tragjikomedia shqiptare
Gjashtë rrëfime nga Blerim Shala
Faqe 10
Parimet e demokracisë po dhunohen në Shqipëri
Konferencë shtypi e Skënder Gjinushit
Faqe 4
"Joshje" për investitorët e huaj - në tavolinë karta e zonave të lira
Një shans i vonuar
Faqe 6