Flet Haxhi Lleshi i arrestuar: Të jemi gjakftohtë sepse demokracia do të triumfojë
Flet Haxhi Lleshi i arrestuar:
Të jemi gjakftohtë sepse
demokracia do të triumfojë
Sali Berisha? Ai është kërkushi
Lexoni në faqe 3
Komenti ynë: “Antigjenocidi” përsëri në sulm
Komenti ynë:
“Antigjenocidi”
përsëri në sulm
Lufta kundër genocidit, një ndër aksionet më të mëdha që ka ndërmarrë pushteti aktual në Shqipëri, goditi përsëri kundërshtarët e tij. Njoftohet se 14 ish funksionarë shtetërorë apo të ish-sigurimit të shtetit natën vonë të ditës së premte janë vënë në arrest. Pas arrestimit të bujshëm të Shefqet Peçit, i cili vdiç në duart e pushtetit të PD-së si shprehje e kundërshtimit për këtë masë ekstreme ndaj një heroi të rezistencës antifashiste, ky është akti dy i zbatimit në jetë i programit antigjenocid që ka hartuar Partia Demokratike.
Momenti kur ndërmerret ky aksion, që pa asnjë dyshim synon mbajtjen ngritur artificialisht të tensionit politik në vend, është i lidhur ngushtë me krizën permanente dhe që thellohet vazhdimisht në gjirin e partisë në pushtet, krizë që reflekton në të gjitha strukturat e saja qeverisëse, deri në bllokimin e tyre. Shprehje e kësaj krize është edhe hendeku i thellë i krijuar midis krahëve të PD-së e të pushtetit të sotëm, deri tek mosmarrëveshjet Berisha-Meksi, të cilat u bënë publike nga kryeministri me sa duket si një kërkesë për të gjetur mbështetje për kundërshtimet e tija ndaj kursit të kreut të shtetit. Dhe kjo ndodh kur ende nuk kanë përfunduar goja fashimet e ndërmorm PD-ja për 5-vjetorin e krijimit të saj. Por, kriza që përjeton PD-ja sot nuk është vetëm politike. Kursi i saj i reformës ka ngecur, zgjidhja e problemeve sociale më të mprehta është sot një ëndërr. Në këto kushte sado të spikatura të jenë figurat mbi të cilat ra aksioni i fundit policor, ky aksion kurrsesi nuk mund të zbehë nga kujtesa popullore se vetëm pak ditë më parë një kob i vërtetë ra mbi dhjetra familje shqiptare që humbën bijtë e tyre në valët e Adriatikut, si shprehje e pamundësisë për të jetuar në Shqipërinë e sotme.
Goditja që iu dha me aksionin policor të arrestimit të disa funksionarëve të regjimit të kaluar, sikur le në hije falsitetin e pashmbullt demagogjik, plot shpifje e insinuata që ka ndërmarrë partia në pushtet dhe shtypi i saj servil ndaj drejtuesve të Partisë Socialiste dhe të opozitës në përgjithësi. E njëjta këtë spost derisa situata është paraqitur sikur drejtohet e PS-së, ndërkohë që politika ndoshta edhe pas dështorit të '90, janë propaganduar pa hezitim si ide altruiste krimit komunist! Natyrisht, akuzimet ndaj nuk mund ta fshehin një të keqe, sepse socializmi shqiptar e krimet e së kaluarës janë të papërzieshme. Ne sot kemi të drejtë të akuzojmë denoncuesit e vjetër si e vërteta prandaj disa figurave të njohura nuk iu mohua pjesëmarrja në luftën antifashiste apo në ngritjen e shtetit shqiptar pas luftës. Pikërisht për këtë arsye, ne nuk mund të pranojmë që lufta kundër genocidit të zëvendësohet me një aksion të ri politik të hakmarrjes dhe të manipulimit.
(Vijon në faqen 4)
Shteti njofton me bujë të madhe: 14 ish funksionarë në arrest
Shteti njofton me bujë të madhe:
14 ish funksionarë në arrest
- Shkelje të rënda proceduriale: bëhen arrestime natën!
Dje në mëngjez gazeta qeveritare “Albania” njoftonte arrestimin e 14 ish-funksionarëve të lartë të regjimit të mëparshëm, duke nënvizuar se kjo ishte nata e arrestimeve të bujshme në Tiranë.
Ndërkohë lajmin e përgjegjësisë së 14-ish funksionarëve e konfirmoi edhe zëdhënësja e prokurorisë së Tiranës. Në përgjithësi në procedurë konstatohet një sërë paradoksesh të cilat nuk janë të para dhe as që shpresohet të jenë të fundit:
Shërbëtorët e pushtetit vënë në pozitë të vështirë prokurorinë:
“Njofitimin e parë e dha gazeta Albania” e preferuara e lajmeve sensacionale me burime shtetërore.”
Pasi pohon se arrestimet e bujshme janë kryer natën, nuk guxon të deklarojë: “Prokuroria e Tiranës urdhëroi dje, rreth orës 10 të mbrëmjes, arrestimin e 14 ish-funksionarëve të lartë të shtetit komunist”. Bashkë me shkrimin kjo gazetë boton faksimilen e njoftimit të zëdhënësit të prokurorisë në të cilin dallon qartë mungesa e datës. Kur është përgatitur ky njoftim?
(Vijon në faqe 4)
Konflikti Berisha-Meksi nuk mbulohet me gazeta
Kriza e Partisë Demokratike nuk do të vonojë gjatë të shfaqet në tërë përmasat e saj
Lexoni në faqe 4
Takim i Eurosocialistëve të zonave verilindore
Dje në qytetin e Burrelit u zhvillua takimi zonal i FRESSH-it të zonave verilindore. Dhjetëra përfaqësues të FRESSH-it nga rrethi verilindor se bashku me drejtues të FRESSH-it nga Shkodra, Lezha, Kurbini, Kruja e Tirana, u mblodhën dje për të diskutuar rreth gjendjes politike e sociale në rrethet verilindore.
Në këtë takim morën pjesë edhe nënkryetari i PSSH, Kryetari i FRESSH-it Ilir Meta, deputeti Halil Halaj, Sekretarja e përgjithshme e FRESSH-it Monika Kryemadhi dhe sekretari ndërkombëtar i FRESSH-it Gjergj Koja.
Po kështu mori pjesë dhe përshëndeti takimin e FRESSH-it kryetari i rinisë së Agrare Edi Metani. Lidhur me këtë takim do t’ju informojmë më gjerësisht numrin e ardhshëm.
Sot në gazetën e së dielës
Përçarja e shkrimtarëve dhe artistëve
Faqe 7.
Nga Fridrih Niçe:
“Ashtu foli Zarathustra”
Faqe 9
Ekskluzive për gazetën:
Dashuria intime e Migjenit
Faqe 10