Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E mërkurë 20.12.1995

Arrestimet për genocidin: Kapar për aleancën e PD-së me Ballin

Arbnori: "Ne i dënuam për kafe, por ata e ngritën hundën prapë" A do të kënaqet reaksioni i djathtë me këtë kapar apo do të kërkojë edhe kapare të tjera? Kjo është një çështje një i përket së ardhmes. Duke e kuptuar pozitën e vështirë të PD-së dhe gatishmërinë e saj për të bërë lëshime, ai do të kërkojë sa më shumë prej saj. Dhe PD do të jetë e gatshme të paguaj për hir të aleancës parazgjedhore me të djathtën. Të tjerë kurbanë, pra, pritet të bëhen gjatë këtyre pesë muajve që kanë mbetur deri në zgjedhje. Lexoni në faqen 3 Berisha: Mërreni, ua dhashë. Vetëm bashkohuni me ne!
Arbnori Sali Berisha

Synohet forcimi i bashkëpunimit dhe një koordinim më efikas

Tri forume rinore të majta krijojnë Këshillin Koordinues Më 19.12.1995 në Tiranë u zhvillua një takim midis përfaqësuesve të Forumeve rinore politike të majta. Forumi të Rinisë Eurosocialiste, Forumi të Rinisë Socialdemokrate dhe Forumi të Rinisë Agrare. Në këtë takim u bisedua rreth zhvillimeve politike në vend, alternativave rinore dhe kontributit që duhet të japin këto forume rinore në jetën politike në të ardhmen. Me qëllim forcimi të bashkëpunimit dhe koordinimin më efikas dhe afatgjatë ndërmjet tyre ranë dakort për krijimin e një këshilli koordinues me përfaqësues nga këto tre forume. Zëdhënësi i FRESSH-it
Tiranë

Socialisti Solana fillon detyrën si Sekretar i përgjithshëm i NATO-s

Ish-ministri i Jashtëm spanjoll, Javier Solana filloi dje detyrën e re të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s , duke u zotuar të ndihmojë Aleancën, të përballojë rolin e saj në rivendosjen e paqes në Bosnje dhe për përshtatjen e organizates me ndryshimet. Faqe 13
Javier Solana Bosnje

Dilemë politike: Sali Berisha nuk është "Njeriu i mirë Sami Matoshi"

"Do të lirohet apo jo Nano?" - Nuk është kjo çështja! "Do të rrëzohet apo jo Berisha?" - Kjo është çështja! Nano lirohet kur të zbohet nga pushteti Berisha dhe klani i tij. Por edhe sikur të lirohet qytetari Fatos Nano kjo është akoma pak. Me Berishën në pushtet do të mbeten nën prangat e bajraktarizmit demokracia e shqiptarëve. Kjo është çështja, jo thjesht lirimi i një njeriu. Ky është misioni historik i elektoratit shqiptar në zgjedhjet që po afrojnë. Lexoni në faqen 4
Sali Berisha Fatos Nano Maqo Lakrori

Njoftim

Ditën e premte, datë 22.12.1995, ora 10.00 në selinë e PS zhvillohet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm Drejtues të Forumit të Grave Socialiste të Shqipërisë. Marrin pjesë kryetaret e FGS të rretheve.