Qeveritarët shqiptarë nuk deklarojnë prej një viti pasurinë
"Daily Telegraf": Nervat e shqiptarëve në Londër ngrinë
[tekst brenda fotografisë] ... anëtarë të qeverisë shqiptare kishin ndihmuar Serbinë të kapërcente embargon e naftës dhe fitimet e tyre tani po i depozitonin në Londër Javën e fundit nervat e shqiptarëve në Londër ngrinë, po aq sa edhe këmisht përj poliestre standart, sepse një program televiziv britanik kishte kërcënuar se do të shpaloste korrupsionin shtetëror në vend. Ambasada shqiptare në Londër dhe Ministria Britanike, kishin marrë vesh nga “The Cook Report” dhe hetimet e tij, se në Londër. Miqtë që vinin në Ambasadën shqiptare në Londër për të kremtuar Ditën Kombëtare, të martën, mbrëmjen e programit gjetën ambasadorin zakonisht fjalëshumë, Pavli Qesku, atë natë të zbehët që vetëm belbëzonte. As koktej i shtruar nuk po e çelte. Në vend që të shkëmbenin mesazhe për probleme ndërkombëtare, Qesku i ngushtyr u thoshte të ftuarve: “Përse përpiqen të më vënë minat”? Nga çasti në çast pritej nga Tirana që dikush i zemëruar, ta thërriste atë në telefon për të dhënë shpjegime... (Pjesë nga artikulli i botuar në “Daily “Dayli Telegraf”, 4 dhjetor 1995)
Ligji për zgjedhjet mbeti për vitin tjetër
. Pjetër Arbnori: Do të mbetet 4,5 apo 6%, këtë do ta vendosë Parlamenti. “Konsensusi i arritur” në tavolinën e rrumbullakët të Presidentit Berisha nuk është i vërtetë. Faqe 7
Përfundon vizita e presidentit shqiptar në Gjermani
Siemens do të riprodhojë të bëjë Rinasi[n?]
Larg politikës, dita e djeshme e vizitës zyrtare në Gjermani e Presidentit Berisha filloi me një takim biznesi. Një mëngjez pune me Presidentin e Koncernit “Siemens” Henri Von Pierer i dha shpresa Presidentit Berisha për rikthimin në Shqipëri të kësaj kompanie pas konflikteve për aeroportin e Rinasit.
Zoti Von Pierer edhe pse takimi u bë me dyer të mbyllura, deklaroi se do të kontribuonte duke parë mundësinë e pjesëmarrjes në Shqipëri me projekte konkrete. Rinasit do ti jepet edhe njëherë mundësia që të bëhet nga gjermanet. Megjithatë asnjë nga pjesëmarrësit e delegacionit në bisedime nuk konfirmoi të plotë këtë. Zv. kryeministri shqiptar, V. V. [?] pranoi ta komentonte vetëm me dy fjalë: Bisedëlimet për bllokimin e marrëveshjes do të fillojnë në janar.
Si të gjitha ditët protokolli gjerman për vizitën e delegacionit shqiptar ishte shumë i ngjeshur. Përfaqësues te jetës ekonomike dhe financiare te Landit bavarez midis tyre edhe zoti Otto Wiesheu minister i Ekonomise, Transportit dhe Teknologjise rezervuan për delegacionin shqiptar tre ditë ore takime pune dhe konferenca shtypi te përbashkët midis Presidentit Berisha dhe ministrit bavarez Wiesheu.
Ne këto takime u theksua edhe njëhere vullneti i miqesise te vjetër shqiptaro-gjermane për te bashkepunuar si dhe dëshira për te shmangur vështirësitë qe do te pengonin realizimin e tyre.
Borxhi i jashtem shqiptar dhe rregjimi doganor ishin dy nga pengesat qe kane vështiresuar investitorët gjermane. Zoti Wiesheu pikërisht gjatë konferencës se shtypit theksoi se keto tashme per te ardhhmen do te eliminohen dhe prespektiva per investimet bavareze ne Shqipëri eshte e hapur. Marrëveshje konkrete nuk nënshkruan, te gjitha bisedimet synuan vetem ne princip, ku spikati dëshira per bashkepunim.
Nje takim ju rezervua Presidentit Berisha, zonjes se Tij dhe delegacionit shqiptar. Edhe ne Kancelarine Shteterore te Bavarisë delegacioni shqiptar u prit nga Kryeministri bavarez Edmond Stoiber. Nje miqesi e vjeter e nisur nga burri i shtetit Franc Jozef Shtants-u bë garanci per nje bashkepunim me te frytshem ne te ardhmen dhe per nje mbeshtetje te madhe nga Republika Bavareze per vendin e shqipetareve qe kishte tërhequr vemendjen e Shtrausit ne nje kohe edhe kur ne Shqipëri sundonte diktatura. Per nder te Presidentit Berisha dhe delegacionit shqiptar kryeministri i Landit te Bavarisë Stoiber dha nje dreke ku ishin te ftuar edhe anëtaret e qeverise bavareze. Presidenti shqiptar dhe delegacioni qe e shoqeronte ben dhe vizita edhe ne nje qender te prodhimit dhe perpunimit te produkteve blegtorale. Ky ishte aktiviteti i fundit qe mbylli turnin e Berishes ne Gjermani.
Alfred Dulgji
Munchen
Fuqisë shqiptare të korrupsionit po i hidhet kapaku
MONDAY DECEMBER 4, 1995
THE DAILY TELEGRAPH
Cook gives Albania the collywobbles