Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë 30.12.1995

Pelivanllëqe financiare për llogari të fushatës elektorale

Sot në Parlament: Diskutobet projektbuxheti - Grupi parlamentar socialist i kërkoi sqarime zv/kryeministrit z.Dylber Vrioni për projektin e paraqitur Sot Parlamenti në ditën e parafundit të vitit, do të diskutojë në seancë plenare projektbuxhetin e vitit 1996 të paraqitur nga qeveria. Mënyra dhe momenti i këtij diskutimi për një ligj kaq themelor të një vendi përmban bashkë me të mirën e vet, “respektimin e afateve” edhe një përshpejtim me nxitim me pasoja nga ana e qeverisë për ta kaluar atë vit-thithi. Sidoqoftë grupi parlamentar i PS-së, me përgjegjësinë që i përket si opozitë për hartimin e një buxheti sa më real që të përmbusë kërkesat e objektivave të përshpejtimit, rimëkëmbjes dhe kapërcimit të situatës së rëndë që kalon vendi, u mblodh dje e diskutoi seriozisht rreth këtij problemi. Shprehje e këtij shqetësimi ishte edhe kërkesa e këtij grupi që të jepeshin sqarime para tij nga zv/kryeministri Dylber Vrioni. Çfarë i shqetësonte deputetët socialistë? Sigurisht, ata me hollësi qoftë si grup e individualisht do t’i parashtrojnë ato sot në mendime dhe në qëndrimet e tyre. Megjithatë, në diskutimin e djeshëm u nënvizua se projektbuxheti i paraqitur për miratim synon të realizojë qëllime politike dhe elektorale të partisë në pushtet. Manovrimet dhe pelivanllëqet financiare janë vënë në shërbim të këtyre qëllimeve elektorale. Kështu në pikën e një “buxheti social” faktikisht janë cënuar bazat reale të këtij tipiari të buxhetit për të cilin PS-ja jo një herë ka luftuar e për të cilin gjithnjë i është përkushtuar e “strukturive”. Situata buxhetore “dhe dje” është e pabarazuar në realizimet ekonomike. Ajo mbështetet në një panoramë euforike, arritjesh, të pabesueshme, joreale. Pra, kemi të bëjmë me një buxhet të pagarantuar. Ai edhe kështu siç është nuk ka arritur të përmbushë kërkesat e domosdoshme jetike me nevoja shumë të mëdha siç janë arsimi, shëndetësia, bujqësia, etj. Dhe janë më keq kur dhe këto shifra që dhënë s’kanë garanci realizimi. Kritika u bëjnë edhe për buxhetin lokal. Edhe në këtë pikë e cila është thelbësore për realizimin e pavarësisë së bazës dhe përfshirimin e drejtë të fondeve, duke i prerë rrugën spekulimeve të pushtetit e pushtetarëve qendrorë, reflektohet një “i paktë”. Përfundimisht projektbuxheti përbën “buxhet social” buxheti i paraqitur nuk i jep vendit dhe popullit sigurinë e zhvillimeve të dëshiruara, sigurinë e punësimit e të strehimit, sigurinë e investimeve, mbrojtjen nga pështjellimet financiare, nga inflacioni e çmimet e tjera fenomene të cilat përpara një buxheti të tillë të pagarantuar, janë kurdoherë bashkëudhëtare. - Në optikën e një “buxheti social” faktikisht janë cënuar bazat reale të buxhetit - Buxheti i paraqitur nuk i jep vendit dhe popullit sigurinë e zhvillimeve të dëshiruara, sigurinë e punësimit e të strehimit, sigurinë e investimeve, mbrojtjen nga pështjellimet financiare, nga inflacioni e çmimet e tjera fenomene të cilat përpara një buxheti të tillë të pagarantuar, janë kurdoherë bashkëudhëtare. Korresp. i Zërit të Popullit
Dylber Vrioni

Përsëri përmbytje...

... dhe shteti i "ndihmon" ato?! Shkodra, Lezha, Kurbini, dhe Kruja përsëri viktima të përmbytjes si pasojë e shirave të rënë ditët e fundit. Por ato janë edhe viktimë e papërgjegjshmërisë shtetërore, janë viktimë e luftës "për t’e çrrënjosur komunizmin" nga e cila nuk shpëtuan as hidrovorët, kanalet kulluese e motopompat. Presidenti bëri mirë që vajti në disa zona të përmbytura, por vetëm kaq është shumë pak. Gjëja e parë që duhet bërë është krijimi i një shtabi operativ me detyra konkrete dhe afate të përcaktuara qartë për zhdukjen e pasojave të përmbytjes. Qeveria duhet të vihej menjëherë në gjendje alarmi. Gjithë organizmat shtetërore këtë duhet ta kishin shqetësimin kryesor. Mirëpo kujt t’ja thuash? Prandaj o njerëz fatkeqë mos prisni gjë nga qeveria. Ajo është e pazonja t’u zgjidhë hallin që keni. Ka të tjera probleme e të tjera shqetësime. Kësisoj nuk ju mbetet gjë tjetër, por të gjeni ngushëllim tek konferencat e shtypit të Presidentit dhe refreni i tij "Zoti ju bekoftë!" Lexoni në faqen 7
Presidenti Shkodër Lezhë Kurbini Krujë

Viti 1995 - vit i tolerancës përballë hakmarrjes politike

Jemi i vetmi vend i Evropës ku lideri i opozitës Fatos Nano mbahet në burg kundër çdo logjike politike, juridike dhe njerëzore, madje kundër tij vazhdojnë inkriminime e metejshme ligjore sërish për motive politike duke treguar kështu se deri ku të shpien marrëzirat dhe pasionet politike. Lexoni në faqen 3
Fatos Nano Europë

Nga Tirana: Nuk duam të vdesim më në det.

La Gazzeta del Mezogiorno Një grup studentësh shqiptarë nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tiranës i shkruajnë gazetës italiane Ne, një grup studentësh të Universitetit të Tiranës (Fakulteti i Jurisprudencës), në këto ditë kujtojmë lëvizjen studentese të rinisë shqiptare të dhjetorit 1990-91, e cila, me revoltën e saj çoi në rrëzimin e regjimit totalitar. Shpresat tona ishin të mëdha, por ja ku tek jemi përsëri këtu, pas 5 vitesh, tek qajmë bashkëshortarët tanë, të përparojmë nga deti. Ne sot, protestojmë duke u bashkuar me zërin e lartë të 5 vjet më parë “duam sëpër demokraci e vërtetë, për të drejta më të mëdha njerëzore si dhe për një jetë më të mirë. Ne nuk duam më të vdekur në detin e vetëm që bashkon brigjet tona. Ne, absolutisht nuk mund të pranojmë deklaratat e papërgjegjshme të presidentit tonë gjatë një konference shtypi me 5.12.1995, transmetuar nga TVSH e Radio Tirana, sipas të cilit, çështja e emigrantëve klandestinë nuk mund të krahasohet me ngjarjet e marsit 1991 dhe akoma më keq se viktimat e atij gjithnjë kanë ekzistuar e fatkeqësisht do të ekzistojnë gjithnjë. Faqe 10
Presidenti Tiranë