CILAT DO TË JENË HAPAT E MËTEJSHËM PËR PROJEKT KUSHTETUTËN ALTERNATIVE?
- Prononcohen për «Zërin e Popullit» PSD, PBDNJ, PS -
Projekti alternativ i kushtetutës është shprehje e vullnetit dhe seriozitetit politik të opozitës shqiptare
- Intervistë e kryetarit të grupit parlamentar të PS Namik Dokle dhënë gazetarit tonë Ardian Myslimi - Pyetje: Në mjetet e shtypit sot u publikua projekti alternativ i Kushtetutës, i hartuar nga katër parti parlamentare. Ju ishit përfaqësues i Partisë Socialiste në këtë iniciativë politike. Cilat ishin sipas jush faktorët që inicuan nismën ndërmarrje të tillë? Përgjigje: Mendoj se faktori numër një i gjithë punës që kanë bërë katër partitë opozitare të përfaqësuara në Parlament, pra PS, PSD, PAD dhe PBDNJ, është dëshira dhe vullneti politik i tyre për ta bërë Shqipërinë me Kushtetutë. Rreth këtij problemi ka shumë diskutime, ka patur shumë spekullime, por njerëzit janë mësuar t’i masin partitë jo nga fjalët, por nga veprimet që bëjnë. Kjo tregon se këto forca janë të mendimit se Shqipëria duhet të ketë Kushtetutë, por një Kushtetutë e cila duhet të garantojë Shqipërinë si Republikë Parlamentare, të ketë një ekzekutiv të fortë, parlament efektiv, të ketë një President që të mbajë ekuilibrin dhe të përfaqësojë unitetin e popullit, të ketë një pavarësi të qartë të organeve gjyqësore, të garantohet liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të hapë një perspektivë më të qartë për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Kjo është përmbajtja e projektit të kushtetutës që katër partitë opozitare i paraqitën sot opinionit publik. Në të vërtetë është paraqitur një projekt që ka në themel sistemin konstitucional të vendit, mbështetet në përvojën e Republikave Parlamentare të BE-së, dhe respekton sugjerimet, vërejtjet dhe kundërshtimet që u thanë në votën e popullit më 6 Nëntor. Ne u detyruam të bëjmë këtë gjë, sepse nuk gjetëm një mirëkuptim politik nga Partia (Vijon në faqen 2)
Vizitë e mirëpritur dhe shumë e rëndësishme e presidentit Herzog në Tiranë
Intervistë e kryetarit të komisionit të Jashtëm të PS, zotit Ilir Meta dhënë gazetarit Lulëzim Çota
Si e vlerëson Partia Socialiste vizitën e presidentit të RF të Gjermanisë, prof. dr. Roman Herzog në Tiranë?
Vizita e mirëpritur në vendin tonë e vlerësojmë si shumë të rëndësishme. Ajo është vazhdim në rritje të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona. Vizita e presidentit Herzog është një mbështetje për ecurinë e proceseve demokratike, një apel për garantimin e demokracisë, për konsolidimin dhe respektimin e institucioneve të saj. Si përfaqësues i një shteti bashkëautor të strukturave evropiane dhe transatlantike, ai shpreh solidaritetin për mbështetur integrimin e Shqipërisë në këto struktura, që presupozon
(Vijon në faqen 3)
Presidenti i RF të Gjermanisë takohet me drejtuesit e partive parlamentare
- Dr. Servet Pëllumbi zëvendëskryetari i PSSH-së: Partia Socialiste synon integrimin e plotë të Shqipërisë në Europë dhe marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet jashtëevropiane.
- Dr. Servet Pëllumbi zëvendëskryetari i PSSH-së:
Partia Socialiste synon integrimin e plotë të Shqipërisë në Europë dhe marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet jashtëevropiane.
Dje pasdite në ora 17, në një nga mjediset e ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, Presidenti Herzog u takua dhe bisedoi me drejtuesit e partive parlamentare, përkatësisht me zëvendëskryetarin e Partisë Socialiste Dr. Servet Pëllumbi, Kryetarin e PD-së Eduard Selami, Kryetarin e PSD-së Skënder Gjinushi, Kryetarin e Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka, Kryetarin e Partisë Republikane Sabri Godo, të PBDNJ-së Vasil Melo, kryetarin e PDD-së Petrit Kalakastrup.
(Vijon në faqen 3)
Vizitë historike e presidentit gjerman Herzog në Tiranë
Dje paradite presidenti i RF të Gjermanisë prof. dr. Roman Herzog, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve mes të dy vendeve, filloi një vizitë zyrtare dyditore. Ai u prit në aeroportin e Rinasit nga presidenti Sali Berisha, kryeministri Meksi, kryetari i Këshyes së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, nga anëtarë të tjerë të qeverisë, deputetë etj. Pas ceremonisë protokollare delegacioni nisët për në Ulhet takimi mes dy presidentëve, Berisha-Herzog. Po në selinë e presidencës nënshkruhet edhe «Deklarata e Përbashkët» nga Ministri i Jashtëm shqiptar Alfred Serreqi dhe zëvendësministri i Jashtëm gjerman Kastrup. Sipas pohimeve të ambasadorit gjerman në Tiranë z. Voelers, menjëherë pas nënshkrimit, për palën gjermane kjo deklaratë hyn në fuqi menjëherë. Po sipas tij (Vijon në faqen 3)
Frika e PD-së është e pa justifikuar
- Paskal Milo, nënkryetar i PSD të Shqipërisë -
Projekti i Kushtetutës – alternativë e bllua si një përpjekje e re e katër partive politike opozitare për ta rivënë në rendin e ditës dhe për ta zgjidhur këtë problem madhor të Shqipërisë në periudhën e tranzicionit. Botimi i këtij projekti është shprehje e vullnetit të mirë dhe e qëndrimeve konstruktive të partive politike, që morën pjesë në diskutimin dhe miratimin e tij. Ai është gji tashu me shembull i tolerancës, i dialogut demokratik dhe i konsensusit në marrëdhëniet midis forcave politike, kur është fjala për çështje të tilla kaq të rëndësishme dhe me interes të përgjithshëm.
Botimi i këtij projekti u bë duke u nisur nga nevoja që populli të njihet nga afër dhe në kohë me të, që intelektualët ta studiojnë dhe që të shërbejë si bazë për një diskutim sa më masiv. Projekti iu drejtua drejtpërdrejtësi edhe partive politike parlamentare dhe parlamentarëve duke u bërë thirrje që të bashkohen me këtë projekt dhe me vërejtjet dhe sugjerimet e tyre të kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të tij. Ne jemi të prirur dhe të gatshëm për bashkëpunim, i mirëpresim vërejtjet, sepse nismën nga fakti se Kushtetuta i duhet Shqipërisë, është e të gjithëve dhe jo e një apo katër partive, e shumicës apo e pakicës.
Projekti i Kushtetutës alternative do t’i dërgohet kryesisë së Kuvendit Popullor në formën e një iniciative ligjvënëse të të gjithë deputetëve të katër partive politike opozitare me qëllim që ajo t’i paraqitet Komisionit parlamentar për Kushtetutën, i cili është i ngarkuar nga Dispozitat Kushtetuese, nenin 44, të merret me miratimin e saj.
Iniciativa e katër partive politike nuk drejtohet kundër asnjë force tjetër politike, as edhe synon të destabilizojë vendin e ta çojë në zgjedhje të parakohëshme. Frika e PD është e pa justifikuar. Po të ekzistojnë dëshira për ta bërë Kushtetutën jo për vete por për Shqipërinë, nuk ka pse të kihet frikë.
Për hartimin e kushtetutës ne nuk jemi opozitë por mazhorancë
- Vasil Melo, kryetar i PBDNJ -
Fati i mëtejshëm do varet nga reagimi i forcave kryesore politike në të ardhmen të parë nga qëndrimi që do mbajë PD.
Në rastin më të mirë, në se PD e vlerëson këtë projekt dhe e quan të përshtatshëm për të arritur një konsensus rreth tij, qoftë edhe me vërejtjet e sugjerimet të pjesëtarëve që nuk do të ndryshonin esencën e kapitujve kryesorë; atëherë mund të themi se të gjithë së bashku kushtetutë. Në këtë rast, të gjitha partitë kryesore parlamentare, do të kërkonin në Kuvend vendin e një konsensoni të cilat pasi ta shqyrtonte do ta rikthente në Parlament për t’u diskutuar e miratuar. Në këtë rast mendojmë se miratimi do të ishte i sigurt. Po ashtu kapitujt e këtij projekti në referendum do të votohej me një përqindje të konsiderueshme e elektoratit. Kjo mënyrë do të ishte më e mira politike shqiptare, dhe çdo shtetas do ta ndjente veten të përfaqësuar në këtë kushtetutë.
Unë do t’i uroja me gjithë zemër të arrijë ky mirëkuptim sepse si parti, këta bashkëpunim, këta frymë kompromi e toleranca e kemi kërkuar që të ekzisojë midis tërë forcave politike.
Rruga e drejtë do të ishte paraqitja e këtij projekti nga një grup deputetësh, nga deputetët e të katër partive që morën pjesë në hartimin e tij, pranë kryesisë së Kuvendit Popullor me kërkesën që të kalojë për diskutim në Parlament. Në këtë rast miratimi i Kushtetutës do të varej edhe nga qëndrimi i deputetëve të tjerë, duke shpresuar se edhe një pjesë e tyre që janë përkrahsës të PD, mendimit se kushtetuta duhet të kalojë në parlament do t’u [vijojnë] për këtë projekt.
Sidoqoftë rrugët që ne mendojmë për të kaluar këtë projekt të Kushtetutës në Parlament do të jenë gjithnjë ligjore.
Ndërkohë botimi i këtij dokumenti ka edhe një vlerë tjetër se do të mund të tërheqë mendimin e intelektualëve dhe të gjithë shtetasve që mund të sjellë dhe përmirësimin e mëtejshëm të tij.
Dua të theksoj, ndërkaq se katër partitë PS, PBDNJ, PSD, PAD, që në Parlament janë në opozitë, për problemin e kushtetutës janë partitë që kanë mazhorancë në elektorat sepse në Referendumin e 6 Nëntorit për këtë problem populli u dha votbesim al aprovul qëndrimeve e tyre vejtjet tyre, qoftë procedurale, qoftë përmbajtjen e kushtetutës e dha legjitimitetin dhe të drejtën që mund të hartojë një projektkushtetutë alternative.
Më tepër se incident: “Selami nuk shpreh mendimin zyrtar”
Ka ndodhur ajo më e pabesueshmja mbremë në takimin e Presidentit gjerman me përfaqësues të partive parlamentare. Pak pasi kishte filluar takimi, në sallë futet edhe Ylli Vejsiu, paçka se ishte i pa-thirrur, për të shprehur qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike, siç këmbëngul ai, me gjithë politenë e ambasadorit gjerman, i cili i shpjegoi zoti Vejsiu se ishte rënë dakort paraprakisht që në takim të jenë vetëm kryetarët e partive. Sa për Partinë Demokratike, qëndrimin zyrtar të saj e përfaqëson Eduart Selami.
Por megjithatë Ylli Vejsliu ka këmbëngulur sipas paralmit “nuk ka kala që s’e marrin komunistët”.
Dhe Eduart Selami ka kuptuar gjithçka. Më 5 mars, pikërisht në ditën e vdekjes së Stalinit, ai do të gjendet përballë stalinizmit sallian.
NJË ALTERNATIVË E KOHËS
Pas një pune rreth një mujore, dje katër parti opozitare, PAD, PBDNJ, PSD dhe PS bënë publik një projekt alternativ të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ky akt synon çbllokimin e jetës konstitucionale të vendit. Njerëzit kanë rastin të shohin në të seriozitetin e këtyre forcave politike opozitare për ta bërë sa më shpejt Shqipërinë me Kushtetutë. Partitë që morën pjesë në hartimin e këtij projekti qenë pozicione të ndryshme në spektrin politik të vendit. Mbështetur në mendimin e përparuar konstitucional shqiptar, në kushtetutat e disa vendeve të Komunitetit Europian dhe pa lënë pas dore projektin që u rrezua më 6 Nëntor. ata ia arritën të japin një projekt cilësor sepse deviza e punës së tyre ishte Konsensusi. Mësimi që nxjerrim me këtë rast është se po të punohet për të hapur rrugën dialogut, mirëkuptimin e konsensusit, në radhë të parë në parlament femulli që mund ta bëjë Shqipërinë me kushtetutë, mirëati i saj shumë shpejt mund të çliokohet. Projektit që u paraqit nuk është asgjë tjetër veçse një alternativë, mbështetur në një punë të hapur dhe plotësisht të ligjshme. Prandaj akuzat që janë bërë që kur nisi puna në komision i juristëve të nderuar për të hartuar këtë projekt alternativ, duhen lënë prapa krahëve. Kështu mund të tregojmë se të gjithë jemi të interesuar që midis disa projekteve duhet zgjedhur më i miri, më i plotë; më bashkohori. Partitë politike që morën nismën për hartimin e këtij projekt kanë treguar vullnet politik të frymëzuar nga toleranca dhe pranimi i mendimeve të argumentuar alternativ për çdo problem që u diskutua. Në këtë projekt asnjë nuk shihet si tabu dhe asgjë nuk konsiderohet e përkryer. Përkundrazi, katër partitë që morën nismën për hartimin e tij vlerësojnë si domosdoshmëri konsultimet për çdo nen e paragraf, mendimet; vërejtjet; sugjerimet e cilido shtetas, specialist e intelektual. Pra; çdo vërejtje; sugjerim e kundërshtim i vlefshëm është i pranueshëm dhe i vlerësuar në qoftë se ka si pikënisje gjetjen e konsensusit që të jepet vendim e popullit Kushtetuta e re. Hartimi i projektit të kushtetutës nga opozita shqiptare është një veprim politik sa i dobishëm aq dhe i zgjuar, i matur e laujal; aq edhe në kohë. Me këtë projekt i jepet edhe një ekuivok përgjigje pyetjes se këto forca politike janë të interesuara ta bëjnë Shqipërinë sa më shpejt me Kushtetutë. Mesazhi i tyre me këtë rast është: kur është fjala për ligjin themelor të shtetit, kërkohet kontributi dhe dëshira e mirë e të gjithëve, fryma e gjerë e konsensusit të partive parlamentare; si të partive të opozitës forca ve PD e PB, si dhe e të ashtuquajturave politike të vendit për t’i hapur rrugën miratimit sa më shpejt të Kushtetutës së re demokratike të Shqipërisë.
Parlamenti është mbrojtësi i vlerave që na lidhin ne
Zoti President, të nderuar deputetë të parlamentit shqiptar.
Është një nder i madh për mua dhe ndihmë e emocionuar që më jep mundësia të flas para jush. Ju falenderoj, zoti President për fjalët aq miqësore që thatë për mua në përshëndetjen tuaj.
Është një fakt që vlen të përmendet, që unë jam përfaqësues i tretë i shtetit gjerman, i cili ka nderin të flasë në këtë institucion të lartë, që prej zgjedhjeve tuaja më 22 Mars 1992. Pas viteve të gjata të heshtjes midis dy vendeve tona, kjo është një shenjë që flet hapja ndaj demokracisë lejon edhe shprehjen e hapur të simpatisë midis dy vendeve tona, si dhe intensifikimin e marrëdhënieve tona, për të cilën jemi përpjekur. Në vitet e diktaturës, e cila zuri vend midis popujve tanë, e cila solli mosbesim dhe e cila shkaktonte kudo komplotte armiqësore kjo as që mund të mendohej.
Me zgjedhjen tuaj, me këtë parla-
Përgënjeshtrim
Zëdhënësi i shtypit i PS është i autorizuar të deklarojë se lista e «qeverisë hije» të PS botuar dje në gazetën «Koha Jonë» nuk ka të bëjë me të vërtetën. Asnjë forum i PS nuk ka hartuar lista të «qeverisë hije» dhe në asnjë rast kjo çështje nuk është biseduar me PAD, PSN, PA apo partitë të tjera.
Na vjen keq që gazeta me prestigj «Koha Jonë» bën apo bie pre e spekulimeve që nuk ka rrethin vlerat e njohura të saj. PS nuk punon me hije, por bën një politikë të hapur dhe realiste.
Zëdhënësi i Shtypit i PS