02/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

2 mars 1995

Kushtetuta dhe çështja NANO dy probleme shqetësuese për Parlamentin Evropian

Intervistë e nënkryetarit të PSSH, deputetit të PE Meta dhënë redaktorit Lulzim Çota Pyetje: Ju morët pjesë në përbërjen e delegacionit të Parlamentit shqiptar në takimin ndërparlamentar me delegacionin e Parlamentit Evropian për Europën Juglindore. Ç’përaçëqë? takimi dhe çfarë u diskutua në të? Përgjigje: Nga 23-24 shkurt në Parlamentin Europian u zhvillua takimi i parë ndërparlamentar midis delegacionit të Parlamentit Europian për Evropën Juglindore dhe atij të Kuvendit Popullor. Në rend të ditës në takim ishin diskutimet për situatën politike në Shqipëri,ecuria e reformave ekonomike, gjendja e minoritetit grek, situata në rajon etj. Në punimet e këtij takimi morën pjesë përfaqësues të komisionit Europian për përgjegjësinë për marrëdhëniet politike, ekonomike e financiare me Shqipërinë. Grupet kryesore politike në Parlamentin Europian kishin përfaqësuesit e tyre në këtë takim. Situata politike në Shqipëri dhe në veçanti problemi i kushtetutës dhe «Çështja Nano», u bënë objekt i diskutimeve dhe debateve të shumta. Pyetje: Meqenëse ju përmendët kushtetutën do të ishte me interes të dinim se cili ishte qëndrimi i eurodeputetëve lidhur me këtë çështje si dhe qëndrimin e delegacionit shqiptar? Përgjigje: Pas ekspozesë për situatën politike që bëri z. Arbnori shumë eurodeputetë ngritën shqetësimin për moszgjidhjen e problemit të Kushtetutës, për arsyet që quan në referendum e 6 Nëntorit, për moszgjidhjen e konsensusit midis forcave politike për Kushtetutën. Z. Arbnori, u përgjigj të argumentonte rrugën e miratimit të Kushtetutës nëpërmjet referendumit dhe të justifikonte dështimin e tij. Për mosrespektimin e rrugës kushtetuese, pra asaj parlamentare, ai bëri përgjegjëse opozitën e cila sipas tij e kërkonte këtë për të bllokuar Parlamentin dhe shkaktuar zgjidhje të parakohëshme. Bashkë me z. Gjinushi argumentuam qëndrimin e opozitës për Kushtetutën duke shprehur vullnetin e saj për të respektuar rrugën parlamentare për miratimin e kushtetutës dhe duke qenë të hapur edhe për referendum, por pasi ajo të jetë diskutuar dhe aprovuar në Parlament. Ne shprehëm dëshirën e opozitës për të arritur konsensusin për miratimin e Kushtetutës, Nga ana e tyre eurodeputetët u shprehën se referendumi nuk është e efektshme për aprovimin e kushtetutës, edhe në vendet me tradita në demokraci e jo më në ato vende që janë në fillimet e proceseve demokratike. Ato sugjeruan se mënyra më e mirë dhe e efektshme është ajo nëpërmjet parlamentit. Të gjithë eurodeputetët që diskutuan për këtë çështje theksuan domosdoshmërinë e arritjes së konsensusit midis partive parlamentare për aprovimin e kushtetutës, pavarësisht se cila Parti e ka shumicën. Më konkretisht: Nënkryetari i Parlamentit Europian dhe delegacionit për Europën Juglindore z. Renzo Imbeni u shpreh: «Mazhoranca kur kemi të bëjmë me kushtetutën nuk është e mjaftueshme për të zgjidhur këtë çështje. Duhet të kupohet pamundësia e përdorimit të shumicës politike në momentet e ndërtimit të kuadrove të përbashkëta. Aktet themelore të një sistemi të ri demokratik duhet të bazohen te bashkimi i forcave politike dhe jo te shumica politike». Pyetje: Po çështja Nano çfarë vendi zuri në këtë takim? Përgjigje: Bashkë me problemin e kushtetutës edhe «Çështja Nano» ishte në qendër të pyetjeve, diskutimeve e debateve të këtij takimi ditën e parë. Disa eurodeputetë që në fillim të pyetjeve për situatën politike në Shqipëri u përqëndruan në atë lidhur me «Çështjen Nano». Këtu mund të përmend Nënkryetarin e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian, eurodeputetin spanjoll Mendel, nënkryetarin e Parlamentit Europian, eurodeputetin Imbeni, eurodeputetët grekë Rubatis e Sarlis etj. Ata u interesuan për zhvillimet e fundit të çështjes Nano, për perspektivën e zgjidhjes së kësaj çështje, duke shprehur qartë shqetësimin e tyre për këtë çështje si dhe për mosreflektimin e autoriteteve shqiptare për zgjidhjen e saj. Z. Arbnori u përgjigj të bindte eurodeputetët se kjo çështje nuk ishte politike dhe se në Shqipëri gjykatat janë të pavarura. Në diskutimin tim për këtë çështje paraqita fatkeqësisht ...

Gjermania dhe Evropa do ta mbështesin Shqipërinë

Përfundoi vizita e presidentit gjerman Herzog Dje paradite presidenti gjerman Herzog e filloi aktivitetin me një takim me intelektualët shqiptarë të ftuar nga ambasada gjermane në Tiranë. Më pas ai i «shoqëruar nga presidenti Berisha vizitoi Kavajën; ku u shpall «Qytetar nderi». Në Currus u mbajt një konferencë e përbashkët shtypi nga të dy presidentët. Në fjalën e tij presidenti shqiptar Sali Berisha e cilësoi vizitën e presidentit Herzog si një mbështetje të madhe për përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e ndërtimit të shtetit të së drejtës, ekonomikës së tregut dhe integrimit në Evropë; si dhe një mbështetje për rolin stabilizues të Shqipërisë në Ballkan. Gjithashtu kjo vizitë është një dëshmi në rritje për bashkëpunimin bilateral tha ai. Sipas tij roli i Gjermanisë në Ballkan si lider i BE domosdoshmërisht duhet të rritet, në mënyrë që krizat ballkanike të mund të ketë një zgjidhje më të shpejtë. Presidenti Herzog në fjalën e tij mes të tjerash vuri në dukje se nga përvoja e vendit të tij për bashkëkrijimin e unitetit në ekzistencë 40 vjet më parë, mund të përjetohej vendet e Evropës Qendrore. Lindore dhe Juglindore që u çliruan nga diktatura. Tani për tani Shqipëria ka vetëm gjysmën e popullit të saj brenda kufijve të saj, por nuk kundërshton ekzistencën e kufive të saj tha ai. Ajo kërkon për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut vetëm një autonomi të duhur dhe një status të duhur minoriteti. Sipas përvojës tonë perëndimore kjo nuk duhet rruga më e arsyeshme. Kjo na lidh në fakt me politikën e Shqipërisë gjatë tre viteve të fundit. Shqipëria që Shqipëria do të bëjë edhe hapin e fundit me anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Do vazhdojmë të angazhohemi për asociimin e Shqipërisë në BE; për gjermanët jemi përkrahësit më të fortë të Shqipërisë, por nuk duam të marrim një rol udhëheqës. Për Europën e popullsisë kemi arritur më shumë për Shqipërinë, se sa për vendet e tjera të botës. Për jashtë vitet e fundit i kemi dhënë Shqipërisë një çerek miliardë DM, plus ndihmën përmes BE, ku ne financojmë me 28 për qind. Më konfirmohet se paraqet janë investuar mirë këtu në Shqipëri. Gjermania dhe Evropa do të vazhdojnë ta mbështesin Shqipërinë. Më pas të dy presidentët iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Lidhur me rolin në rritje të Gjermanisë në botë dhe në Ballkan presidenti Herzog tha mes të tjerash, se, nëse flitet për një angazhim më të madh në Gjermanisë në botë ky duhet të jetë politik. Gjermania duhet të ndihmojë në parandalimin e konflikteve para se të shpërthejnë. Lidhur me përcaktimin e Gjermanisë si një mik i madh dhe i natyrshëm i Shqipërisë dhe i Shqipërisë, presidenti Berisha sqaron se miqësia dhe bashkëpunimi me Italinë është shumë i mirë dhe është një shembull se si janë kapërcyer momentet e shkurtra dhe keqkuptimet historike dhe shihet drejt të ardhmes, drejt miqësisë dhe bashkëkeqpunimit. Ne u jemi shumë mirënjohës qeverisë italiane dhe ta-kaspegueseve italianë për ndihmën e madhe dhe bujare që na dhanë gjatë ... (Vijon në faqen 4) Lidhur me situatën në Ballkan mes të tjerash presidenti Herzog tha se pas lirimit të pesë minoritarëve besimë në raportet Shqipëri-Greqi u lehtësuan. Lidhur me gjendjen nuk dua të flas hapur përveçse me një përshtypje. Nuk do të ketë qetësi në Ballkan po nuk patën një status të barabartë të gjitha pakicat në Ballkan, status në bazë të njohjes së ndërsjellët të pakicave, duke krijuar marrëdhënie të barabarta. Nuk ka rëndësi nëse pakicat janë të mëdha apo të vogla ose lidhen bilaterale apo multilateralë. Pa një trajtim të ndershëm në këtë nuk të arrihet gjë. Në këtë pikë presidenti Berisha theksoi se është e vërtetë se ekziston një pakicë sllave origjina e ... (Vijon në faqen 4)

FOND AMERIKAN PREJ 30 MILIONE DOLLARESH PER SHQIPERINE

Presidenti Klinton shpalli të martën krijimin e fondit shqiptar prej 30 milionë dollarësh; bëri të ditur mbrëmë radio «Zëri i Amerikës». Ky fond do të shërbejë për të nxitur biznesin privat në Shqipëri. Ai do të shtrihet në fushën e investimeve të kreditit dhe të ndihmës teknike. Theksi do të vihet në ndihmën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe në krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta midis Shqipërisë dhe investuesve amerikanë. Krijimi i këtij fondi është në vazhdën e praktikave që po ndjek qeveria amerikane për të ndihmuar biznesin privat në vendet e Evropës Lindore. Fondi do të funksionojë si ndërmarrje private e pavarur nga qeveria amerikane e vendeve përcaktuese. Perdorimi i këtij fondi do të shtrihet për një periudhë 3-vjeçare përfundon «Zëri i Amerikës».

Acar për Selamin, «karafila» për Berishën

Organizatorët e krimit në Libofshë kërcejnë për Selamin Dicka të bën përshtypje në një kronikë që BD-ja boton nga aktivistët e PD-së në Fier. Pas Selamit folën dy të deleguar të Këshillit të PD-së, z. Vrioli e Kra-kalqi. Dy kambanë në një derë. Nuk është hera e parë që në këtë aktiv-itet flasin nga dy në emërsh të deleguar. Nga kronika del se më shumë folën për lëvizjen në degë, që ideve të Selamit, Por evidentohen ide dhe deklarime ashpra kundër pikërisht dy organi-zatorëve të krimit, kundër deputetëve në Libofshë me 29 Maj 1994, V. Margjallaj e B. Plaka. «Selami duhet të jetë krye i mbrojtësit të tyre — të kenë», thotë kronika. Angazhimi i njerëzve të tillë, ind-cidenti Vefju-Selami në ambasadën gjermane në prani e presidentit dhe nderuar Herzog e shumë gjëra të tjera po përgatësinë klimën e 5 Marsit, Acar për Selamin; «Karafila» për Berishën. B. SILLA

Dje në aktivin e PD-së, Selami në ofensivë

Shkodër Me një përkujdesje për të mos lejuar të vërehen «epërsitë» që ... aktivet e Shkodrës, në ... ... Selami ... aktiv ... në qytetin e Shkodrës ... (Vijon në faqen 2)

DEPUTETET SHQIPTAR BOJKOTOJNE PARLAMENTIN MAQEDON

- Peticion ku kërkohet përdorimi i shqipes në parlament - Deputetët shqiptarë në Maqedoni bojkotuan parlamentin vendas. Deputetët shqiptarë në Maqedoni bojkotuan parlamentin vendas i cili çurgan një peticion kryetarit të parlamentit ku parashtroan disa kërkesa për kthimin e tyre në parlament. Kërkesat e tyre për fillimin dialogut serjo për çështje të caktuara përfshijnë: të çaktuara përcaktojnë si me kryesor etj. ... bojkotimi i Parlamentit maqedon ...

Tublim përkujtimor me rastin e 70 vjetorit të vrasjes së Luigj Gurakuqit

Dje, në sallën e Muzeut Historik [të] qytetit, në Kombëtar, Kryesia e PS organizoi një tubim përkujtimor me rastin e 70-vjetorit të vrasjes mizore të njërit prej bijve më të shquar të historisë së popullit tonë Luigj Gurakuqi. Dje, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, Kryesia e PS organizoi një tubim përkujtimor me rastin e 70-vjetorit të vrasjes mizore të njërit prej bijve më të shquar të historisë së popullit tonë Luigj Gurakuqi. Me pjesë deputetë, anëtarë të Kryesisë PS, historianë, intelektualë, politikanë, shkrimtarë, veteranë etj. Tubimin e çeli nënkryetari i PS-së Fatos Nano, i cili përmendi shkurtimisht, momentet kryesore të jetës së këtij tribuni që e shkroi emrin me gja-kë, në historinë e lavdishme të popullit tonë. Luigj Gurakuqi ishte një nga Redas; ndërsa i Shoqatës «Bashkimi», në Shkodër. I dënuar me burgim të përjetshëm nga regjimi osman që në moshën 23 vjeçare, del ... (Vijon në faqen 3)

Gurakuqi - një nga themeluesit e shkollës shqiptare të opozitës parlamentare

70-vjet mbledhur për të përkujtuar 70-vjetorin e vrasjes të njërit prej bijve më të shquar të popullit tonë Luigj Gurakuqit. Në mengjes ... në Bardi të Italisë plumbi i dërguar nga kasakombet mbretërore të politikës preu në mes jetën e këtij tribuni. Emrin e tij e shkroi me gjak në historinë e lavdishme të popullit tonë. Nënesi i De Radës, anëtar i Shoqatës «Bashkimi» në Shkodër, i dënuar me burgim të përjetshëm nga regjimi osman që në moshën 23 vjeçare, delegat në Kongresin e Manastirit, Drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit; kryengritës në Malësinë e Mbishkodrës, mbrojtës i çështjes shqiptare kundër shovinistëve serb e malazez, krahu i djathtë i Ismail Qemalit në Nëntorin e lavdishëm të Vlorës - këto janë pika ku... - Fjala e hapjes mbajtur nga zëvendëskryetari i PS dr. Servet Pëllumbi - Jam mbledhur për të përkujtuar 70-vjetorin e vrasjes të njërit prej bijve më të shquar të popullit tonë Luigj Gurakuqit. Në mengjes, në Bari të Italisë plumbi i dërguar nga kasakombet mbretërore të politikës preu në mes jetën e këtij tribuni. Emrin e tij e shkroi me gjak në historinë e lavdishme të popullit tonë. Nënës i De Radës, anëtar i Shoqatës «Bashkimi» në Shkodër, i dënuar me burgim të përjetshëm nga regjimi osman që në moshën 23 vjeçare, delegat në Kongresin e Manastirit, Drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit; kryengritës në Malësinë e Mbishkodrës, mbrojtës i çështjes shqiptare kundër shovinistëve serb e malazez, krahu i djathtë i Ismail Qemalit në Nëntorin e lavdishëm të Vlorës - këto janë pika ku... (Vijon në faqen 3) Gurakuqi - një nga themeluesit e shkollës shqiptare të opozitës parlamentare - Fjala e hapjes mbajtur nga zëvendëskryetari i PS dr. Servet Pëllumbi - ... Me pyetjen: «Dupe ta dini, këta u shatarë a janë për me mbrojtë lirinë e fjalës së deputetit apo për t’u dhe gju...?» Ishte ky Gurakuqi që mbështeti fuqishëm Nolin dhe u bë ministër i financave në qeverinë e tij. Është kjo jetë e fuqishme politike, ky përkushtim për çështjen e popullit e të Shqipërisë, që nxiti hakmarrjen politike të Zogut kundër tij. Në shprehjen respektin me të thellë për Luigj Gurakuqin i cili bashkë me Nolin e madh dhe deputetët e tjerë patriotë, krijuan shkollën e parë shqiptare të opozitës parlamentare duke vënë në bazën e saj ndershmërinë, atdhetarizmin dhe largpamësinë. Lavdi Gurakuqit të madh.

Tiranë

Grabitel agjencia ajrore Adria Airlines Vazhdon «takëkeqja» për shoqërinë ajrore të fluturimeve ajrore Adria Airlines. Pas heqjes së ekskluzivitetit të linjës Tiranë-Slloveni ... «Tiranë» ajo bëhet pre e grabitjes nga një bandë e armatosur. Nuk do të vazhdojë më shumë se 24 orë «shtrëngimi» i gladiatorëve nr. 1 e forcave të rendit përgat... (Vijon në faqen 3)

GURAKUQI SI NJERIU POPULL

Moikom Zeqo Një pasqyrë e informale të lëvizjeve, një vdekje fizike të për-gjakur. Në 70 vjetorin kalendarik ne kujtojmë, se nuk mund të ketë një epilog, por përseri një para-kë, ku vdekja është konvencionale, ndërsa reali, që ne kujtojmë, është kështu e paharrueshme. ... si të përplasjet në tokë trupit i Luigj Gurakuqit e njëkohësisht ngritja/ngrihet nga kjo atmosferë. ... (Vijon në faqen 3)

Redaksia e gazetës «Zëri i Popullit» ju uron gjithë besimtarëve muslimanë

GEZUAR FESTEN E BAJRAMIT TE MADH