07/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 mars 1995

HAPET KONFERENCA BOTËRORE PËR ZHVILLIMIN SHOQËROR

Presidenti Berisha ende nuk ka shkruar megjithëse ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij Dje në mëngjes u hap takimi ndërkombëtar i organizuar nga Kombet e Bashkuara për zhvillimin shoqëror në botë, sidomos për vendet në zhvillim. Këtë takim e hapi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Butros Ghali, i cili në fjalën e tij ndër të tjera theksoi se tashmë «bota» dhe të tjera theksoi se tashmë «bota» kundër padrejtësive shoqërore dhe varfërisë. Vendet e ndryshme duhet tashmë të mendojnë edhe një herë për konceptin e përgjegjësisë shoqërore kolektive. Ghali u kujtoi përfaqësuesve për përgjegjësinë e madhe që ata kanë për shpërndarjen e madhe që shtrihet para tyre për tu zgjidhur. «Duhet të kuptojmë se ak- (Vijon në faqen 4)

Kronikë e një shkarkimi të paralajmëruar

Doktorët e PD-së me një operacion apandesiti nxjerrin të tepërt kryetarin e partisë Berisha edhe më tej në krye të Partisë dhe të shtetit Doktorët e PD-së me një operacion apandesiti nxjerrin të tepërt kryetarin e partisë Berisha edhe më tej në krye të Partisë dhe të shtetit Kaloi 24 orë ankthi në «ujken»-din e fundit para pozitare shqiptare Partia Demokratike. Rrebelli i konsideruar reformator por edhe agjent i socialisteve-Eduart Selami, është shkarkuar nga posti i kryetarit të PD-së me një shumicë dërrmuese pas votimit të së dielës, duke çliruar Berishën dhe farat e tij nga ankthi i një rrezi-li në krah. Operacioni ka qenë i thjeshtë dhe i suksesshëm për saje edhe të një ekipi të plotë mjekësor. Një kardiolog, një anestezist; një kirurg, shumë mjekë të tjerë kanë nekur atë organ që e kanë quajtur të panevojshëm pasi e kanë kthyer për muaj të tërë në rudiment. E kishin kthyer në apandesit. Erdi Pjetër Arbnori, ai shkimtari që ka bërë 25 vjet burg. Nuk e pret kush. Hyn brenda. Policët e rrethit mundohen të mbajnë një grup djemsh larg sallës. Por disa të tjerë nga brendësia e saj sjellin ftesa për ta. «Po vjen 001-shi, mermi masa, u nisëm» - dëgjohet në radion e një polici. Për cudi policët egërsohen dhe heqin edhe ata pak njerëz nga shatrivani. Mbërrin i vonuari Sali Berisha. Tomorr Dosti ka zbritur në bordurë ta presë. I hap kadrën, po bie shi! Sec i thotë por nuk merret vesh mirë: Mirëseerdhe ati... zoti ynë—duket se thotë. Berisha ngjit shkallët shpejt. Por qeshl! Nga brenda sallës fansat bërtasin, shkulun flokët, qajnë. Po vjen miti i tyre. Nuk kanë faj të shkretët, i ka bërë deputetë, marrin 270 mijë lekë rrogë, i ka bërë ministra, 270 mijë lekë plus c’të rrjedhë, kryetarë rrethesh, prefektë, kryetarë bashkish, pronarë nga gratë, policë, roje, ju ka ngritur rogat si «organe të specializuara». Jashtë kuriozët largohen. Policët vazhdojnë të mendojnë pse bie shi. Hik tan! - Ruje, ruje se po vjen! Berberin e sejviljes do luni e? Edhi Pjetër Arbnori, ai shkrimtari u nisëm» - bie shi. ...jesh me kryetar i PD-së i ka thënë Selamit kryetari i shtetit. Por fundi s'ka qenë këtu. Tezat e tua janë të huazuara nga shtabi marksist - leninist i PS dhe janë haptas në kundërshtim me vendimet e PD-së, ka thënë Sali Berisha. Britmat janë shtuar. «Sa...li, Be...ri...,sha», «Më...dis tyre Selami ka mundur të thotë: Ato teza ti i njeh më mirë se qenë anëtar Partie. Kaq ka mjaftuar që fansat ta lenë Berishën e të merren me librin e shtëpisë së Selamit. Replikat kanë vazhduar dhe më: tregohu i sinqertë mor djalë, para do kohësh më ke ardhur në zyrë dhe më ke kërkuar t'ikësh drejt studimi. Nuk kaloi shumë dhe sapo qeveria e z. Meksi mori votbesimin ti kërkove të bëhesh kryeministër, citohet të ketë thënë z. Berisha. Gjithsesi ka qenë edhe Meksi që ka ruajtur tonalitetet e larta. Kryeministri shqiptar ka mbështetur Berishën për fitoret, arritjet, tejalikimin e investimeve, opozicionin për kushtetutën. Shqyrtimi i paparuar dhe opozitar ka shkuar me korrupsionin por më vjen keq që zëdhënësi i tyre është bërë kryetar i PD-së-së citohet të jetë shprehur z. Meksi. Ai ka qenë dakord që Selami të shkarkohet nga posti i kryetarit. Seamca e dytë ka filluar për përsëri mes histerisë. Selami ka pasur mikrofonin përpara, por Berisha ka shpërthyer: Nuk të lejoj më asnjë mënyrë. Unë e kam nga përvoja ime si kryetar i PD-së. Selami është përgjigjur se kam përvojë më shumë se ty se kam qenë më tepër në Europë. Asnjëherë nuk ...

Imazh festiv në qendër të Tiranës!

E pushtuar në orët e para të mëngjesit qendra e kryeqytetit shqiptar. Ushtarët e Gardës së Republikës të armatosur me «Kallashnikov»- që në orët e para të ditës së dielë kanë marrë nën mbrojtje Pallatin e Kulturës dhe rrethinat e tij. Menjësi qendra e kryeqytetit shqiptar.

Tre votime sjellin fat!

Votimi i parë; Vdes përfundimisht kushteuta. 19 vota pro Sela-mi, 9 abstensione, kanë qenë të papërcaktuara për 632 votave që kanë çuar andej nga erdhi pro-

U nis për në Bullgari një delegacion i gazetës «Zëri i Popullit»

Me ftesë të Komitetit Bullgar për miqëkuptim dhe bashkëpunim ballkanik, ditën e dielë më datë 5 mars 1995 u nis për një vizitë zyrtare e miqësore në Bullgari një delegacion i «Zëri i popullit» i kryesuar nga zëvendëskryeredaktori i gazetës dhe anëtari i Komitetit Drejtues të PSSH-së Luan M. Rama.

Nga veprimtaritë e Partisë Socialiste

D. Agolli M. Z eqo V. Manushi në Rogozhinë - Një veprimtari plot mbresa, të cilën pushtetmbajtësit e PD-së donin ta sabotonin - Këto ditë komiteti drejtues i Partisë Socialiste të zonës së Rogozhinës organizoi një takim me artistin e popullit Violeta Manushi, dhe shkrimtarët Dritëro Agolli e Mojkom Zeqo (deputet). Megjithëse qe pronatorë salla e pallatit të kulturës dhe që marrë leje paraprake për këtë veprimtari, në momentin e fillimit u refuzua zhvillimi i saj nga drejtuesi i bashkisë dhe drejtor. I pallatit të kulturës (vetkuptohe me urdhër partiak të PD-së). Nuk mjaftoi kjo, por në sheshin e qytetit erdhi dhe një mikrobus me policë përforcim nga Kavaja. U krijua një situatë e nderë, por me gjakftohtësi dhe maturi u vendos që veprimtaria të bëhej në mjedisin e një lokali. Shumica e njerëzve të ftuar (dhe numri që i madh jo vetëm nga Rogozhina, por dhe nga fshatrat për rreth), nuk arritën të marrin pjesë në këtë veprimtari. Ky fakt indinjon anëtarët dhe simpatizantët e PS si dhe qytetarët e thjeshtë të Rogozhinës, që me dashuri e respekt të veçantë kishin ardhur për t’u takuar me tre personalitete të artit e kulturës shqiptare. Shkrimtari Dritëro Agolli foli në këtë tubim për rolin e madh emancipues të intelektualit shqiptar, për procesin plot kontradikta të demokracisë në jetën e partive politike sidomos për rolin e atyre intelektualëve që përfaqësojnë alternativën e të majtës demokratike në spektrin politik të sotëm. Dritëro Agolli e quajti periudhën e tranzicionit shqiptar të mbushur me marrëzira të mëdha, shkaktuar nga inferioriteti kulturor dhe intelektual i pushtetmbajtësve të (Vijon në faqen 2)

[headline cut off]

[Pjesë e sipërme e artikullit e prerë në imazh.] tij. Mëngjesi ka ofruar një tjetër skemë sigurie ku civilë shtatlartë të armatosur janë shëtitur më të shumtë të sheshit të ftohtë. Forcat e rendit kanë bllokuar trafikun duke shkaktuar konfuzion në qarkullim. Ndodh kështu sepse «shumica» e nevojshme për të «qëruar» Eduart Selamin është caktuar dhe mbledh këtu. Që nga delegatë ka të që po hyjnë në sallë dhe janë gëzuar. Është rasti që t'i tregojnë të zotit të tyre se janë besnikë. Në hyrje roje - jo të gardës presidenciale por të republikës. Tomorr Hasan Dosti dhe Engjëll Hysenbega presin personalitetet e Partisë e të popullit. Por kujt populli? Po është në trotuar skenat janë mëhanitëse. Rojët republikane detyrojnë njerëzit të mos qëndrojnë për asnjë çast në një vend përballë apo anash pallatit të kulturës, aq më tepër në grup dhe me duar në xhepa. - Çfarë do mor? - Lëviz. Merri këtu, qarkullo! - S'dua mo! Edhe tani që është demokraci urdhëroni ju? Po e bëni me këq Enver Hoxha?! - E mor leri llafet se të erdha! - Skenë faj, bëni hapa të të ngjaj, i thonë kësaj! - Çfarë thu më çun? - Enverit vinë onash këto se ja kanë kalu me kohë! - Ne po e ruajmë or mixh, po ...

Operacioni «shporru nga partia» fillon!

Dera është mbyllur. «Kardollogu», «Anestezisti», «Kirurgu», «Parlamentari», «Persekutuaru», «Shkrimtari», «Restauruesi»... dhe Eduart Selami janë ulur përballë shumicës. Fansat në hollë shkulin flokët, «Sali Berisha»! «Sali Berisha, Sali Berisha»! Minuta të tëra. Sipas pjesëmarrësve në sallë Eduart Selami kryetari i mandatuar i PDSH ka drejtuar mbledhjen përballë asaj shumice ka ndërmarrë 13 fage mbrojtje të opsioneve të tij. «Kardiologu» hap çantën, nxjerr diskutimin, mbyll çantën, nxjerr stilolapsin, fut stilolapsin, hap çantën, fut diskutimin mbyll çantën, e lë në tavolinë, dëgjon Selamin. Selami ka vazhduar të shpjegojë opsionin e tij shumicës duke kërkuar njësimin e postit të kryeministrit me kryetarin e partisë. Ka përsëritur më pas rekomandimin e Strazburgut. «Kushtetuta duhet të shkjojë në parlament. “A..., ë..., i..., o..., u..., a, i..., o...” u-vjen nga llozha Që nga 6 Nëntori nuk e kisha parë atë ske... [tekst i paqartë/prerë]

Shifrat flasin

VEZHGIM E kemi fjalën për Konferencën e Jashtëzakonshme të PD-së e cila u dukje përfundoi me triumfin e idhullit të Berishës. Kështu ka ndodhur në të vërtetë, apo jemi para një iluzioni? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje të analizojmë edhe dy shifra. E para është ajo që thotë se 50 deputetë të Partisë Demokratike nuk u zgjedhën nga aktivet e degëve të tyre, por nga një pjesë delegatësh që përmendin se delegatë të Konferencës së Jashtëzakonshme, në fund të fundit, janë të zgjedhur nga njerëzit nëpër degë. Duke marrë parasysh, i treti, pas 30 deputetë ... [tekst i paqartë] A do të jetë kjo gjysmë e grupit parlamentar të PD-së Berishës një parti e adhuruesve, do la kthejnë këta 30 deputetë të Berishës në Konferencë në një numër për të një stinë parlamentare? Fakti është që grupi parlamentar i PD-së i ndarë në dy pjesë përbëhej të barabartë. Edha një shifër tjetër që u pohua dje në mëngjes në BBC, sipas men e kësaj partie. Mirëpo një deputet këtu e një atje, dmth, që bëheshin 30 deputetë jashtë Konferencës, një që do të thotë se afro gjysma e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me urdhër ... konsiderohet si kundërshtare e atij lobi që i dha tonin dhe konferencës. BBC, sipas së cilës një e dhjeta e delegatëve të Konferencës së Jashtëzakonshme të PD-së, me votimin e hapur që imponua nga Berisha, kanë qenë pro pikëpamjeve të Selamit dhe mbajtjes së tij në postin e kryetarit të kësaj partie, është një shifër që nuk mund të mos përcillet. Është fjala për 66 veta, sipas artikujve për kësaj konference iku krahas figurave të njohura të politikës aktuale, njerëz që i kanë dalë në krah Selamit, janë dhe plot të tjerë nga baza. A do të jetë kjo shifër mbështetja e një partie të re që do të dalë pas kësaj çarje të madhe në PD? Të presim. P. Z.

Mirë Selamin e shkarkol, por popullit çdo t'i bëjë Berisha?

VEÇONË Berisha theksoi në Konferencën e Jashtëzakonshme të PD-së se ideve e Selamit për Kushtetutën burojnë nga tezat e lidershipit socialist, ndaj ato nuk mund të mbështeten. Kaq i mjafton Berishës që të përligjë sulmin me shpatën e mprehur në të dy anët. Mirëpo meqenëse Selami ra pre tezave të lidershipit socialist, pra ndaj u realizua shkarkimi i tij si kryetar PD-së, tan mbetet të shohim se çdo të bëjë Berisha me popullin, i cili në votimin e 8 Nëntorit u shpreh bujshëm në përkrahje të tezave dhe udhëheqjes opozitare. Dihet se populli as nuk mund të shkarkohet e as nuk mund të përjashtohet.

Me kryetar, pa kryetar!

Nuk është votuar më pas saj, Votimi i parë; Vdes përfundimisht kushtetuta. 19 vota pro Selamit, 9 abstenime, kanë qenë të papërfillshme përballë 632 votave që kanë çuar andej nga udhëheqja e pozicion e Selamit për «kushtetutën» në parlament. Nuk do të ketë ku-shtetutë deri më 1996. Këtë ka shpërhur dhe z. Berisha. Shqiptarët do të mbeten trokitës në pritje të ndërrimit të mendjes së lidershi-pit të tyre. Votimi i dytë; paraprakët Selami. Skema është adoptuar nga parlamenti. 53 delegatë britmalëshuës kanë bërë të tyren udhëheqjen Berishës për «mocion mosbesimi» ndaj kryetarit Selami. Statuti nuk parasheh mënyrë votimi për këtë rast. Berisha propozon që votimi të bëhet i hapur. Votohët. 37 vota kundër, paralakin Selamin. Skema vazhdon. Mocioni i mosbesimit i vlerësuar negativisht nga 47 delegatë, abstenuar nga 10 votuar pozitivisht nga numrat e tjerë në sallë. Ka kaluar nga karrigja e kryetarit Eduart Selamin. Nuk është votuar më pas saj. (Vijon në faqen 2)

Dhunë mbi minatorët

Është vendimi nr. 5 me numër protokolli 5, datë 9 Shkurt 1995, i firmosur nga Gëzim Dautit dhe Vu- Është vendimi nr. 5 me numër protokolli 5, datë 9 Shkurt 1995, i firmosur Gëzim Dautit dhe Vu-llëzimit të ndërmarrjes së nxjerrjes dhe pasurimit të kromit në Bulqizë, që u prlet bukën familjeve (për një periudhë të pacaktuar) dhe thërrëvës pesëmarës në grevën e urisë të fundit të Janarit dhe fillimit të Shkurtit 1995. Sipas këtij vendimi, Murat Damzi, Kaloësh Jella, Muharrem Poleshi, Ymer Xhediku, Muharem Ruci, Luan Ruci, Kreshnik Markja, Tush Asllani, Gëzim Lala dhe Dervish Cani pezullohen nga puna sepse kishin bllokuar punën A-2. Pezullimi i tyre do të vazhdojë deri në zgjidhjen e çështjes gjyqësore, çështje të cilën e vazhdojnë e ka kallëzuar në prokurori të rrethit... Theksojmë, se të dhënat personat e lartpërmendur, ndonëse të lënë jashtë punës, nga 25 muaj gra-... të pa punë ... (Vijon në faqen 3)

Fier - Veprimtari të PS

- Marrin pjesë Dritëro Agolli dhe Maqo Lakrori Me rastin e 7 marsit, ditës së të martit Viktor Mile. Oratori, pas një vështrimi historik të përmbledhur për 7 Marsin - ditën e mësuesve, foli për ecurinë e arsimit shqiptar deri në ditët e sotme. Pastaj ai u ndal në disa prej problemeve më kryesore të arsimit në rrethin e Fierit, të cilat në shumicën e tyre ngjasojnë me ato në shkallë vendi. Takimin e hapi kryetari i PS Fier Petro Koci. Ai i dha fjalën arsi-

BULQIZË

Farsë gjyqësore - Drejtuesit e sindikatës drejt pafajësisë - Prokurori i çështjes pezullohet nga procesi dhe dërgohet në Tropojë. Ishte më të vërtetë një blof gjyqësor i zhvilluar në mjediset e ngushta të gjykatës së Bulqizës ndaj Munir Sinanit dhe Syrja Demës, drejtues të sindikatës së minatorëve, gjeologëve dhe pasuruesve në minierë dhe në rreth. Aktakuza e hartuar nga prokurori i rrethit Selim Kaloshi dhe e mbrojtur me seancë gjyqësore nga Fation Batku (sepse prokurori kish ikur në Tiranë) ble poshtë gjatë hetimeve gjyqësore në sajë të mbrojtjes (ndosë pa avokat) të të dy të pandehurve. Asgjë nuk i mbeti asaj politike... Përballë fakteve të sjella në gjyq Fation Batku detyrohet të shtyjë pretendencën për natën e Bajramit, 20 orë pas hetimit gjyqësor. Mendimin e tij, bazuar në fakte dhe në ndërgjegjen juridike, për ta pushuar çështjen dhe për t'i lënë të lirë Munir Sinanin e Syrja Demën që të festonin Bajramin e Madh me fëmijët dhe të afërmit. (Vijon në faqen 2)