NDAL STRATEGJISË SË TENSIONIT TË SITUATËS, PËRÇARJES DHE VENDOSJES SË PUSHTETIT PERSONAL
Zhvillimet e fundit të situatës politike kanë evidentuar një prirje shumë të rrezikshme; përpjekje të etshme për tensionim të situatës për krijimin e kazusit për vendosjen e pushtetit personal diktatorial.
Regjimi i Berishës është i sëmurë. Shkaktar i kësaj sëmundjeje është vetë politika e dështuar e PD e dirigjuar drejtpërdrejt nga presidenti i cili ka marrë në dorë të gjithë frenat; të ekzekutivit dhe të partisë në pushtet. Dështimet e rënda faktike nuk mund të mohohen me numrin e vizitave e të takimeve që ka zhvilluar e zhvillon Berisha me të huajt. Dështimet dhe korrupsioni i rëndë nuk mund të mbrohen dot me fjalime patetike e hungërima antikomuniste. Kriza e rëndë dhe përçarja në PD nuk mund të mbulohen e fshehen dot me spektaklet e duartrokitjet e fanatikëve të mbledhur në konferenca. Kriza e rëndë ekonomike e varfëria masive nuk mund të mbulohen dot me aritmetikë që fillojnë numërimin nga zero, pa dhënë llogari e mbajtur përgjegjësi për shndërrim të vlerave në zero, për shkatërrimet, për shkaktimin e kolapsit ekonomik e politik, pa reflektuar ndaj zbatimit në Shqipëri të terapisë shok, të nivelit zero etj. Prostitucioni alarmant, droga, vrasjet, krimi i organizuar dhe mafioz, sëmundjet apo epidemitë masive si kolera, ringjallja e vetëgjyqësisë dhe krimi i rëndë, kriza e fjalës së lirë, tegjia e tensionimit të situatës. Deklaratat dhe fjalimet e mbajtura në forumet e PD, pohimet për pushtet të fortë në konferencën e tij për shtyp, Hixhet për hakmarrje e përçarje, për luftë klase, politizimi i ngjarjeve të caktuara siç ishin ato të shkurtit 1991, bëhen në funksion të konkretizimit të kësaj strategjie e të realizimit të objektivave të caktuara për të goditur Partinë Socialiste. Nuk ka asnjë dyshim që Presidenti Berisha është iniciator dhe inspirues i thellimit të hendekut ndërmjet pozitës dhe opozitës. Deklaratat e papërgjegjshme e përçarëse që flasin për vello të zezë socialiste, që cilësojnë armiq socialistët apo deklarime të tjera që u bëjnë thirrje njerëzve të kenë frikë nga socialistët dëshmojnë qartë jo vetëm për strategjinë e tensionimit dhe përçarjes, por edhe të frikës dhe etheve që kanë pushtuar presidentin Berisha në përpjekjet për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Të gjitha gjasat tregojnë se ai po punon të krijojë kazusin e përshtatshëm të vendosjes publike të pushtetit personal. Kjo do të ishte një fatkeqësi e rëndë për demokracinë dhe popullin shqiptar. Koha që kalojmë nuk është e qetë. Ajo përmban rreziqe të mëdha. Bën thirrje për të flakur tej çkujdesin dhe çdo lloj euforie. Ajo bën thirrje për një ringjallje të mëtejshme të mendimit dhe qëndrimit demokratik për t'i thënë ndal strategjisë së tensionit, ndal përçarjes së situatës. De... ndaj përçarjes shqiptare dhe kombëtare, ndaj vendosjes së pushtetit personal diktatorial. Natyrisht nuk duhet ngatërruar kërkesa për njohje reale të situatës e të përgjegjësisë me mundësitë reale që kanë ata që duan të realizojnë pushtetin personal diktatorial. Nuk ka vend as për frikë dhe as për nënvlerësim. Pushteti diktatorial siç dihet vjen me shkelje të ligjeve, të kushtetutës, me shantazhime të parlamentit, me zgjerim të hapësirave të ndërhyrjes politike partiak, me demagogji e përbëtim për demokracinë e lirinë, vjen me larje hesapesh e prerje kokash, me ulërima e thirrje për armiqësi dhe etiketime armiq dhe puhadorë, vjen me shtim të anarkisë, të pasigurisë e frikës dhe zgjerim të kriminalitetit. Të gjitha këto janë prezente aktualisht në Shqipëri. Përpjekjet ndaj shquptimit me kujdes i tyre të nxjerrë të bësh thirrje: ndal diktaturës së re. Përgjegjësia është e rëndë për ata që duan të vendosin pushtetin diktatorial por përgjegjësi të rëndë përpara demokracisë, para interesave të Shqipërisë dhe kombit kanë të gjithë ata që nuk i presin rrugën, në kohën e duhur, vendosjes së diktaturës së re.
vlerave në zero, për shkatërrimet, për shkatërrimin droga, vrasjet, krimi i organizuar dhe mafioz, së bashku me epidemitë masive si kolera, ringjallja e vetëgjyqësisë dhe gjakmarrjes vrasja e fjalës së lirë dhe burgosja e kundërshtarëve politikë të regjimit etj., nuk mund të lejojnë zoti President të deklarosh me pompë sukseset e bujshme në realizimin e programit të PD.
Përgjegjësitë e mëdha për dështimet e ndodhura në lidhje me zgjidhjen e çështjes kombëtare, të Kosovës e të shqiptarëve që banojnë në trojet e veta në Jugosllavi nuk mund të mbulohen dot me deklarimet për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe as me takimet e deklaruara e të pa deklaruara me Rugovën dhe Bukoshin. Jo vetëm që nuk u realizua asgjë nga ato që Berisha ka deklaruar publikisht për këtë problem, por vëllezërit tanë në Kosovë humbën dhe ato të drejta që kishin fituar me gjak dhe sakrifica. Deklarimet e Berishës për rikuperim të situatës pas dështimit të plotë në radhë të parë të tij në referendum dhe 6 Nëntorit, nuk mund të mbulojnë dot, asnjë rrethanë, shkeljet e rënda të ligjit kushtetues që ai kreu.
Pas referendumit të 6 Nëntorit nën drejtimin e Presidentit Berisha është përvijuar dhe po ndjehet stra-
Projekti Alternativ i kushtetutës jo vetëm është i plotë, por edhe tërësisht ligjor
Intervistë e Dr. të Shkencave Juridike KOSTA GAZELI dhënë gazetarit tonë Ardian Myslymi.
Pyetje: Pas rrëzimit të projektit që i paraqitën në referendum e 6 Nëntorit, opozita përgatiti dhe publikoi një projekt tjetër alternativ. Ju ishit një nga autorët e grupit të përgatitjes. Cilët ishin sipas jush faktorët që çuan në realizimin e një hapi të tillë?
Përgjigje: Faktorët që çuan në hartimin dhe paraqitjen e projektit alternativ të Kushtetutës janë disa. Faktori i parë dhe kryesor është vetë Rëndësia që ka ajo si ligji themelor i ndërtimit të çdo shteti, që përcakton parimet kryesore, rendin politik dhe ekonomik, ndarjen e pushteteve dhe kompetencat e tyre, liritë, të drejtat dhe detyrat e shtetasve etj. dhe shërben si bazë e burim kryesor i të gjithë legjislacionit tjetër të fushave të ndryshme. Së dyti, vendi ynë me shfuqizimin e Kushtetutës të vitit 1976-të, mbeti pa Kushtetutë. Përmbysja e sistemit komunist dhe vendosja e sistemit demokratik në vendin tonë, kërkon një Kushtetutë adekuate, e cila duke u përshtatur nga fryma demokratike do të sanksionojë aspiratat e popullit shqiptar për liri demokraci, do të përcaktojë saktë pushtetet dhe institucionet demokratike, që do të çojnë në konsolidimin e fitoreve me karakter demokratik të shënuara deri tani, përsosjen e vazhdueshme të institucioneve demokratike dhe sigurimin e lirisë e të drejtave të njeriut, dhe në vendosjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Është e vërtetë se gjatë këtyre tri vjetëve të demokracisë, në mungesë të Kushtetutës në vendin tonë kanë ekzistuar Dispozitat Kryesore Kushtetuese por ato, për shumë arsye, në asnjë mënyrë nuk mund të zënë vendin e Kushtetutës. Së treti, siç dihet pas miratimit të Dispozitave Kryesore Kushtetuese, Parlamenti dhe partitë politike, parlamentare, kanë bërë disa projekte kushtetuese, të cilat janë konsultuar edhe në organizma ndërkombëtare, të specializuara, por duket se në konsensus me partitë e opozitës, opozita shqiptare kishte obligim të ndërmerrnin vetë iniciativën ashtu siç e ndërmori për hartimin e projektit të Kushtetutës, i cili tashmë është botuar edhe në shtyp. Në kontekstin e faktorëve të sipërm Kushtetutës, duhet theksuar edhe fakti që me miratimin e saj sa më shpejt, mendoj se patjetër që do të ndikojë në shtimin e shanseve për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës.
Pyetje: Por ndërsa projekti është publikuar dhe ka filluar të diskutohet nga politikanë e intelektualë të ndryshëm, nga disa drejtues të pushtetit është cilësuar i paligjshëm. A mund të na sqaroni për bazën ligjore të projektit tuaj?
Përgjigje: Kam mendimin se kushto, pavarësisht se është drejtues pushteti apo jo i veshur me pushtet, për të cilësuar një veprim të ligjshëm apo të paligjshëm duhet të jetë i saktë, në të kundërtën duhet të jetë i matur, ose i rezervuar. Kështu duhet të jetë i matur edhe për këtë projekt kushtetute. Ata drejtues pushteti që e etiketojnë si të paligjshëm unë do t'i pyesja: Se cili ligj është shkelur ose në cilin ligj thuhet se ndalohet hartimi i një projektligji ose i një projekt kushtetute? Përgjigjja e vetme do të ishte se asnjë ligj nuk është shkelur dhe në asnjë ligj nuk thuhet se ndalohet hartimi i ligjeve apo i projekt-kushtetutës.
Grupi i punës në këtë rast, hartoi projektin, por ky patjetër, që të bëhet realitet, veç procedurave të tërheqjes së mendimeve, e konsultimeve që mund të ndërmarrë secila parti opozitare apo të tjera bashkë, patjetër që do t'i nënshtrohet procedurës ligjore të përcaktuar në Dispozitat kryesore kushtetuese e krijuese dhe në rregulloren e Kuvendit Po- ...
Këtë, për këtë ngarkohen grupe specialistësh. Kështu edhe në rastin konkret, ku mund të jetë shkëlqja nëse partitë e opozitës caktuan një grup për hartimin e projektit dhe nëse ky projekt paraqitet për miratim, nëpërmjet personave që kanë iniciativën ligjvënëse, në organin kompetent? Sigurisht që edhe logjika më elementare pa le ajo juridike dhe politike do të thotë se nuk ka asnjë shkelje ligji dhe asnjë të keqe, përkundrazi, kjo mund të shpejtojë bërjen e Shqipërisë me Kushtetutë.
Pyetje: Cilat kanë qenë drejtimet kryesore të punës, tuaj, që projekti të sigurojë një pavarësi të pushtetit gjyqësor? Cilat janë disa nga përparësitë e projektit të opozitës nga ai i rëzuar në Referendum?
Përgjigje: Në projektin alternativ të Kushtetutës që hartuar nga grupi i punës të caktuar nga partitë e opozitës sigurohet më mirë pavarësia e pushtetit gjyqësor. Kjo pavarësi nuk është thjeshtë deklarative, por rezulton nga kohe vazhdimi i gjyqtarëve në detyrë i cili është i pakufizuar; përfitimet e tyre materiale nuk mund të ulen, pushteti gjyqësor ka buxhet të veçantë të cilin e administron vetë; gjyqtarët e Gjykatës së Lartë zgjidhen nga Parlamenti me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë; Kryetari i Gjykatës së Lartë caktohet çdo dy vjet me rotacion nga vetë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Ndjekja penale e një gjyqtari të Gjykatës së Lartë mund të lejohet nga Parlamenti, me shumicën e gjithë deputetëve, kur kërkohet nga Prokurori i Përgjithshëm dhe vetëm pasi është marrë pëlqimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë; gjyqtarët mund të ndiqen penalisht ose të hiqen nga detyra vetëm me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ky vendim është i ankueshëm në Gjykatën e Lartë; Gjykatat në çështjet e kompetencës së tyre, mund të zbatojnë drejtpërsëdrejti Dispozitat Kushtetuese dhe së fundi, ...
Kushtetutës. Se treti, siç dihet pas miratimit të Dispozitave Kryesore Kushtetuese, Parlamentit dhe partive konsultuar edhe në organizma ndërkombëtare të specializuara, por duke u hedhur për miratim në popull, me referendum më 6 nëntor 1994, pasi nuk kishte mbështetjen e partive politike të opozitës, nuk kalonte nga Parlamenti dhe kishte të meta, nuk u miratua. Në këto rrethana, jo vetëm që vendit dhe popullit i duhej dhënë një projekt kushtetute e përmirësuar, por do të thosha, se në kushtet kur partia në pushtet, nuk bin-
ligjore të përcaktuar në dispozitat kryesore kushtetuese ekzistuese dhe në rregulloren e Kuvendit Popullor. Kjo del duke patur parasysh edhe përmbajtjen e nenit 23 të Dispozitave kryesore Kushtetuese sipas të cilit iniciativa ligjvënëse, u përket Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, çdo deputeti, si dhe një grupi prej 20.000 zgjedhësish. Kështu që edhe sikur deputeti të kërkojë dorëheqjen e Qeverisë, është i ankimueshëm tyre, mund të zbatojnë drejtëpërsëdrejti Dispozitat Kushtetuese dhe së fundi, vetë Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga Presidenti i Republikës, ministri i Drejtësisë si dhe 9 anëtarë të zgjedhur çdo 1 vjet përkatësisht: Katër nga Asambleja e Përgjithshme e gjyqtarëve të Republikës, tre nga Dhomat e Avokatëve dhe dy nga mbledhja e pedagogëve
(Vijon në faqen 3)
Për rifillimin e dialogut TIRANË - ATHINË
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë z. Konstandinos Bikas, për deklaratën e mëposhtme;
Sic e dini marrëdhëniet Greko-Shqiptare përjetuan periudhë krize nga kjo gjë cëlës nuk pati dialog midis dy palëve.
Vizita e ardhshme e Ministrit të Jashtëm z. Karolos Papulias në Tiranë shënon rifillimin e dialogut midis dy vendeve në nivel të lartë. Dëshiroj të përsëris se qëllimi ynë janë marrëdhëniet miqësore me Shqipërinë fqinjë në kuadrin e respektimit të pavarësisë kombëtare të sovranitetit të vendeve tona. Për ne, respektimi i të drejtave të Minoritetit Grek atje si dhe përparimi i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, në interes të dy popujve, janë boshtet themelore të politikës sonë ndaj Shqipërisë.
Besojmë se fundi, se marrëdhëniet Greko-Shqiptare duhet dhe mund të kontribuojnë për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e Ballkanit.
Korresp i «Zërit të Popullit»
Kjo qeveri është antipuntëtore e antidemokratike
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Konferencës së Sindikatave të Shqipërisë, siç dihet veç të tjerash u kërkua dorëheqja e Qeverisë. A është ky një rebelizëm siç e kërkesa e drejtë që vjen si rezultat i qeverisjes së keqe?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjen në realitetin shqiptar, në gjendjen e punëtorëve që vazhdimisht rëndohet. Pothuaj në të gjitha konferencat për zgjedhjen e këshillave sindikale të rretheve është kërkuar me këmbëngulje dorëheqja e Qeverisë.
- Kjo Qeveri është kundër popullit. Ajo nuk përfaqëson popullin por veten e vet - tha kryetari i Këshillit sindikal të Malësisë së Madhe. Ç’ka bërë ajo gjatë tre vjetëve? Asgjë! Vetëm ka përçarë e varfëruar popullin.
- Ç’ka bërë Qeveria për ne punëtorët? U dha rrugë të gjithave. Ato fabrika e uzina, ato ndërmarrje që ishin, u privatizuan e po i marrin një grusht njerëzish përkrahës politikën e qeverisë.
- Rreth 7 mijë të papunë ka vetëm në Krujë, tha kryetari i Këshillit Sindikal të Krujës. Sindikalistët kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe s’e kërkuan kot. Papunësia masive është merta më e madhe e Qeverisë Meksi.
- Zhurmë e madhe për rritjen e kontrollit për korrupsion. Kush është i korruptuar? Cilët janë ata? Korrupsioni është bërë plagë e shoqërisë. Kush merr me korrupsion; punëtorët apo qeveritarët, pyeti kryetari i Elbasanit. Ja, për këto të gjitha sindikalistët e punë-
torët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë.
Kjo qeveri është antipupullore e antidemokratike. Asnjë ligj nuk është në mbrojtje të punëtorëve, por në sulm të tyre. Të mbetur pa punë ata kërçënohen nga uria. Tani do të ndahen letrat me vlerë. Në tregun e tyre do të na hanë poshkaqenët e mëdhenj. Kështu thonë shumë diskutantë. Politika e qellimeve e qeverisë po formon një grup njerëzish dhe po varfëron e çengjtron pjesën më të madhe të shqiptarëve. Atëherë përse duhet kjo qeveri?
Pensionistët nuk marrin as 1 dollar në ditë ndërsa një specialist i huaj paguhet 1000 dollarë në ditë. Sa do të vazhdojë ky presion? Varfëria është ulur këmbëkryq. Janë mbi gjysëm milion pensionistë që këtë Qeveria as i ka dëgjuar, as i ka ndihmuar kurrë. Atëherë përse duhet kjo qeveri?
Sindikatat janë, vazhdimisht ka bërë kërkesa. Qeveria, i ka quajtur të drejta. Mirëpo nuk realizon asgjë. Sindikalistët tanë gjatë tre vjetëve të qeverisjes demokratike janë terrorizuar. Qeveria trembet nga sindikalizmi i vërtetë sepse ai i trondit kolltuket. Prandaj kjo Qeveri duhet të lërë kolltuket së bashku me ngroh .
Ishin këto presione, ishin këto reagime të ashpra të cilat çuan në vendimin unanim për dorëheqjen e Qeverisë.
Por a do të tundet Qeveria? Nëse ndodhi do të shkatërrohemi të gjithë duke...
Spektri politik dhe realiteti i privatizimit në Shqipëri
Ndal strategjisë së tensionit të situatës, përçarjes dhe vendosjes së pushtetit personal -
Megjithëse lakuriqësia e mbretit (ose, siç dihet, është dhe një kobë kur PD-ja përpiqet ta mbulojë atë).
Paralel dhe propaganda e saj ishte se në synonte pasurimin për synë nuk arrihej si normë, nuk synonte pushtetin për krijimin e shtetit demokratik, vendosjen e demokracisë, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, realizimin e një shteti të ri, modern, etj. Ndërkohë nuk mund të mohohet afëria e PD-së për vendosjen e një shteti të ri (?), e regjimit të Iluzionit.
Për këto do të mjaftonte të kujtonim se çdo të bëhej privatizimi i pronës publike dhe spektri politik të privatizimit dhe i ai i opozitës. Në të thuhet: «Për ...»
... privatizimi do të kryhet duke ndarë popullësisë së rritur në moshë, letra me vlerë falas, të cilat ata do t’i kenë të drejtë t’i këmbejnë lirisht dhe sipas dëshirës me aksione të ndërmarrjeve që do të privatizohen gjatë gjithë periudhës katër-pesë vjeçare. Në këtë mënyrë të gjithë do të kenë pronarë të kapitalit ekzistues. Privatizimi me letra me vlerë falas do të kryhet edhe për bonot ekzistuese.
Ish pronarëve u është premtuar se «njohim u drejtë të ligjshme kthimin e mundshëm ose kompensimin në masën e parashikuar me ligj të pronave ish pronarë të gjitha palëvësit, nga regjimi komunist». «Ne do t’u rregullojmë ko-»
... shtër- konfiskuara ish pronarëve të tyre -FP publikohet me ligjin ekzistues të tokës kryesisht në dy çështje themelore: në formën private të pronësisë dhe në kriterin e ndarjes proporcionale të tokës për frymë, PD-në hapët e tokës të dhëna sipas këtij ligji. Shteti demokratik i garanton me ligj ish pronarëve të tokave pavarësisht kufijve se jo shpërblimin në vlerë, në një masë të mundshme të pronës lokësore të zotëruar para reformës agrare të vitit 1946. Lëftondishtë dhe kriteret e ndarjes do të kompensohen vetëm në masën e tjeratëve të nevojshëm.
Ndërkohë është deklaruar se «lutja jonë e vendosur kundër regjimit ta jetë...»
(Vijon në faqen 2)
Malësi e Madhe
Incident në doganë
Grushta mbi shefin e policisë kriminale, gurë mbi makinën e kryetarit të degës
Fatmirësisht që nuk ka shkaktuar ngjarje tragjike një incident para një dite në doganën e Hanit të Hotit, shefi i policisë kriminale të rrethit të Malësisë së Madhe, zoti Gjelosh Vushaj, është ballafaquar me disa persona në një incident e kësaj dogane. Dëshmitë e ngjarjes janë të ndryshme. Përleshja ka zgjuar disa minuta. Kanë qëlluar me gurë edhe një veturë që ndodhej aty, duke thyer xhamat. Thuhet se kjo ishte vetura e prefektit të Shkodrës, me të cilën kishte ardhur kryetari i degës së brendshme të... (Vijon në faqen 2)