14/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 mars 1995

TEKSTILISTET E BERATIT FILLUAN GREVËN E URISË

246 gra e vajza zgjo-dhën vetëflijimin që zërin e tyre ta dëgjojë qeveria Dje në orën 12 të paradites filluan grevën e tyre 246 vetë, të gjitha femra. Para kësaj u bë një manifestim nga kombinat deri tek kinoklubi, afro 1 km rrugë. Manifestuesit mbanin në duar parulla të ndryshme si «Poshtë të korruptuarit» etj. Policia tentoi të ndalojë kryetarin e sindikatës së pavarur të rrethit Përparim Çuadari si dhe zëvendës presidentin e këshillit të përgjithshëm të BSPSH Ylli Kapllanin. Por protestat dhe këmbëngulja e grave greviste bëri që ata të lirohen. Të ngujuarit janë vendosur në zyrat e kinoklubtit «Tekstilisti», në katin e parë dhe të dytë, të cilat i kishin boshatisur. Greva filloi sipas të gjitha rregullave të caktuara dhe ato janë të vendosura që ta vazhdojnë atë deri sa t’u plotësohen të gjitha kërkesat. Policia është në gatishmëri të plotë dhe e vëzhgon atë nga larg. Me të ngujuarat në grevën e urisë si dhe ato që janë jashtë, u takuan deputetët Tefik Ajazi dhe Peri Deshnica. U tha se dje priteshin të vinin në Berat përfaqësues nga ana e qeverisë, por deri në orën 14 nuk vajti njeri. Korresp. i «Zërit të popullit»

Dëshmi e vullnetit politik për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve

Ministri i jashtëm i Greqisë, Papulias në Tiranë Serreqi: «Jam optimist se tonet realiste dhe vlerësimet objektive do t’i karakterizojnë bisedimet tona» Papulias: «Vij në vendin tuaj me vullnetin politik të qeverisë greke të punojmë që ky bashkëpunim të jetë i rëndësishëm në interes të të dy popujve tanë» Dje në mesditë arriti për një vizitë dyditore në Tiranë ministri i Jashtëm grek Karolos Papulias. Në aeroportin e Rinasit atë e priti kolegu i tij shqiptar Alfred Serreqi dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë së Jashtme si dhe personeli i trupit diplomatik grek në Tiranë. Ishin gjithashtu dhe ambasadori grek në Tiranë Kristos Tsaliqis si dhe ambasadori shqiptar në Athinë Hysen Çabei. Pak para ardhjes së zotit Papulias ministri i Jashtëm shqiptar z. Serreqi pohoi për shtypin se vizita e zotit Papulias do t’i shërbejë krijimit të një klime mirëbesimi dhe që do të jetë edhe si bazë për të vazhduar më tej marrëdhëniet pozitive ndërmjet të dy vendeve. Serreqi gjithashtu e konsideroi vizitën e ministrit të Jashtëm grek si një tregues pozitiv të vullnetit të mirë. Këto marrëdhënie theksoi Serreqi janë me interes të ndërsjellë, të cilat ai i cilësoi edhe si shumë të rëndësishme për rajonin e Ballkanit. Marrëdhëniet shqiptaro greke për ministrin Serreqi nuk duhet të kenë lëkundje të mëdha me një amplitudë nga kriza e thellë tek euforia. Ato, po sipas tij, janë të diktuara nga disa faktorë qenësorë, nga disa konstante, të cilat, do të zgjidhen nga të dy vendet, si dhe për hir të ndikimit që kanë këto marrëdhënie në rajon. I pyetur lidhur me rendin e ditës ministri Serreqi nuk e specifikoi atë duke theksuar se agjenda është e mbushur me shumë probleme që kanë një rëndësi sipas përparësive. Ndërkohë po lidhur me rendin e ditës të këtyre bisedimeve në konferencën e tij të shtypit edhe presidenti Berisha të enjten e kaluar pohoi se agjenda është e hapur por e rëndësishme është që përfshihen elementë që mund të zgjidhen. Dje pasdite të dy delegacionet filluan bisedimet në ministrinë e Jashtme. Në fillim të dy ministrat u takuan e biseduan për më shumë se 30 minuta kokë më kokë. Në fillim të bisedimeve zyrtare ministri i Jashtëm Serreqi ndër të tjera tha: «Ju uroj edhe një herë mirëseardhjen në Shqipëri, duke e konsideruar vizitën tuaj si dëshmi të vullnetit politik për ... (Vijon në faqen 4)

Berisha përballë sfidës së socialistëve

Sovrani është gjykatësi më i mirë Zëvendësekretari i Partisë Socialiste, Dr. Sërvet Pëllumbi e la «topin» në portën e Berishës. Në aktivin e Partisë Socialiste të rrethit të Matit ai e ftoi Berishën në një debat të hapur televiziv, ku ky i fundit të mbrojë përpara opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, sulmet e tij ndaj opozitës dhe veçanërisht ndaj Partisë Socialiste. Ftesa e Pëllumbit ndaj Presidentit të Republikës dhe kryetarit faktik të PD, bëhet në një moment të ndezur të situatës politike në Shqipëri. Nga njëra anë janë kritikat e opozitës për krizën e përgjithshme që po përjeton vendi. Nga ana tjetër janë përpjekjet e pushtetit. Nga ana tjetër Berisha për t’ia hequr fajin opozitës për dështimet e mëdha të këtij pushteti. Në rrethana kur pushteti i Berishës i ka mbyllur të gjitha rrugët e komunikimit me opozitën, një «duel» i hapur televiziv do të ishte vetmja rrugë për të shpalosur argumentat e veta secila palë. Gjykatësi më i mirë i këtij «dueli» do të ishte vetë sovrani, i cili do t’i vinte në notën e merituar politikanëve që i përfaqësojnë ato. Ftesa e Pëllumbit ndaj Berishës dëshmon shkallën e lartë të emancipimit të Partisë Socialiste. Ballafaqimet televizive janë forma të njohura demokratike për shpalosjen e ideve dhe alternativave, të përdorura gjerësisht në vendet e qytetëruara. Megjithëse Partisë Socialiste i janë refuzuar të gjitha propozimet për tryezën e rrumbullakët të partive, megjithëse ajo është sulmuar dhe anatemu ar në mënyrë të paprecedent nga Presidenti i Republikës, ajo përsëri shtrin dorën e dialogut dhe të debatit. Një debat i tillë do të bënte që Berisha të braktisë frëngjitë e presidencës nga të cilat sulmon Partinë Socialiste nëpërmjet Radiotelevizionit të kontrolluar prej tij, në «logun e burrave», të debatit të hapur politik. Socialistët e bëjnë sfidën. I takon tani Berishës t’i përgjigjet kësaj sfide. Nëse ai e ndien veten të sigurtë në argumentin e tezave që propagandon, këtë le ta bëjë ballëpërballë opozitës në sy të popullit. Risku dhe fitorja në këtë rast është i njëjtë për secilin palë. Pavarësisht se kush fiton apo humbet, një gjë është e sigurtë: prej këtij debati do të fitojë demokracia shqiptare. Përndryshe, refuzimi i «ndeshjes» dihet se është fitore aforfe për palën tjetër.

Reflektimi ndaj kërkesave të elektoratit është domosdoshmëri për të ruajtur e forcuar besimin te përfaqësuesit e tij

ILIR META: Kushtetuta ka qenë dhe mbetet prioritet i pazëvendësueshëm i PSH Ditën e shtunë, Nënkryetari i PSH Ilir Meta dhe drejtuesi i pushtetit lokal në Skrapar, zhvilluan një takim të gjerë me banorët e Çorovodës për problemet e pushtetit lokal në sallën e kinemasë së qytetit. Takimin e hapi Nënkryetari i PS-së, Bashkim Myftari, kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Kim Nurellari dhe sekretari i Këshillit të rrethit Venetik Zaimi. Kishte të pranishëm në këtë takim edhe deputetë lokal si rezultat punës dhe kompetencave për zgjedhjen e halleve dhe shqetësimeve të njerëzve. Pastaj ata u përgjigjën pyetjeve të të pranishmëve të cilët bënë edhe kritika për punën e deritanishme të pushtetit lokal duke kërkuar më shumë përgjegjësi për zbatimin e kompetencave që kanë dhe për më shumë kontakte e transparencë me popullin. Në takim foli edhe Nënkryetari i PSH Ilir Meta, i cili theksoi domosdoshmërinë e takimeve të shpeshta me elektoratin dhe reflektimin e tyre që duhet të bëjnë drejtuesit e pushtetit lokal ndaj vërejtjeve e sugjerimeve që bëjnë qytetarët. Ilir Meta theksoi domosdoshmërinë e miratimit të Kushtetutës, si prioritet i pazëvendësueshëm për të gjitha forcat politike. (Vijon në faqen 2)

Arrestohet në Moskë një ushtarak i lartë bullgar

Në gjurmët e skandalit të armëve: Sipas gazetës bullgare «168 orë» INTERPOLI dhe PROKURORIA bullgare disponojnë dokumenta të firmosura për palën shqiptare nga kryeministri Meksi dhe ministri i mbrojtjes Zhulali, ndërsa për palën bullgare nga ish-kryeministri Ljuben Berov dhe ish-ministri i mbrojtjes Aleksandrov. I kërkuari për marrëve shjen sh-qiptare të armëve, një ushtarak i lartë bullgar është arrestuar ditët e fundit në territorin e ambasadës bullgare në Moskë. Këtë informacion e jep gazeta ruse «KOMSOMOLSKAJA PRAVDA» dhe që botohet në kryekullimin e gazetës «DU-MA» organ i Partisë Socialiste të Bullgarisë të datës 13 mars 1990. Ushtaraku i arrestuar është 62 vjeç. Ai pasi mori 23 milionë leva, ari i fundit organëve kompetente, i arrestuar ditët e fundit. (Vijon në faqen 2)

KRONIKE TRANZICIONI NGA PERMETI

Qyteti në shëtitje Habitesh kur sheh në orët e paradites e pasdites Përmetin, qytetin ku shëtitet si dikur. Një mbeturinë tradite, në qetësi e siguri, një vrasje kohe? Shumica shpjegojnë: një lloj kolektiviteti i të shumtëve që s’kanë punë. Qyteti mbetet kështu një kënd i mënjanuar që e ka shumë të vështirë të përfshihet në ritmin e jetës tjetër që sa ka filluar.

Ndërmarrjet e privatizuara nuk punojnë

S’e paskësh të mbarë dorën bordi. Ish ndërmarrjet shtetërore të privatizuara nuk punojnë. Dhe s’janë të vogla. Nuk punon Robaqepësia, nuk punon Ushqimorja, me reparte plot. Pse? Banka nuk i mbështet me kredi dhe të zotët s’dinë ç’të bëjnë me pasurinë që kanë në duar.

Statistikë nga familjet e aty re që shëtisin

Qyteti ka 3 mijë familje, 600 prej tyre janë nën nivelin minimal të jetesës, (ndonëse tregues zyrtar s’ka), dhe bëjnë kërkesë për ndihma ekonomike në bashki. Nga të 600 familjet fitojnë kërkesat 230 prej tyre. Ato marrin ndihma, por për marsin jo. Bashkia ende është pa fond ndihmash për këtë muaj. Duhet thënë se është 30 për qind e popullsisë nën nivelin minimal. Dhe vetëm 50 për qind e saj ndihmohet nga fondet e parregullta të ndihmave.

Prilli dhe maji çelkan fondin e buxhetit

Bashkisë nuk i ka ardhur ende buxheti i vitit. Shpejt është akoma, se edhe vjet prilli e zuri. Ende jemi në mars. Në dalje të [?] rres, në prill e mars çel buxheti. Duam s’duam, [?] presim. TIANAS DINO

Telegram proteste presidentit Gligorov

Një grup politikanësh dhe intelektualësh shqiptarë nga disa parti politike dhe organizata përbëjnë këtë grup protestues dhe ata dënojnë demokratike e socialdemokrate i kanë dënuar në telegram proteste ndaj presidentit Gligorov në lidhje me dhunën e përdorur kundër shqiptarëve me rastin e promovimit të Universitetit të Tetovës. Në telegram i kërkohet atij që të zhbëhen dhe të dënohen urdhëresat e dhunës dhe të lirohen të gjithë personat e burgosur. Korresp. i - Zërit të popullit

KRONIKË TRANZICIONI NGA PËRMETI

KRONIKË TRANZICIONI NGA PËRMETI Qyteti në shëtitje