22/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 mars 1995

Tre vjet nga dita e 22 Marsit SHPRESA DHE ZHGËNJIME TË MEDHA

U mbushën tre vjet nga dita kur pas 50 vjet diktature, partia e parë dhe më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, arriti të marrë pushtetin politik në Shqipëri. Kjo datë përfaqëson një ngjarje të rëndësishme për jetën pluraliste të vendit. Ajo është shprehje e pjekurisë së popullit tonë që me rrugë e mjete demokratike, nën thirrjet «Liri - Demokraci», ishte futur në rrjedhat e zhvillimit demokratik së vërtetë e të ekonomisë së tregut, për të fituar kohën e humbur e për të zënë vendin e merituar midis popujve të qytetëruar të Europës. Për 22 Marsin, nga partia në pushtet kanë rënë tam-tamet shurdhuese, duke e paraqitur atë si ditën e fitores përfundimtare të demokracisë, sikur në marsin e 1992 dolën nga errësira në dritë, dhe se e gjithë kjo paska për arkitëkte një forcë politike. Partinë Demokratike, që kërkon kështu monopolon e demokracisë. Por është spekulim propagandistik që demokracinë ta identifikosh me një forcë politike të caktuar, sepse kjo bie ndesh me konceptet e pluralizmit. Demokracia është një proces që shtrihet në kohë, ashtu siç është një sistem vlerash, një mënyrë drejtimi politik dhe një mënyrë të menduari. Populli ynë jo vetëm në këto tre - katër vjet, por gjatë këtij shekulli ka aspiruar dhe ka bërë hapa drejt demokracisë, dhe diktatura ko- muniste, ishte një ndërprerje e- dhimbshme e aspiratave të tij. Sot askush nuk mund të mohojë se nënshkrimi i Dokumentit final të Helsinkit, apo i Kartës së Pari- sit, lejimi i ushtrimit të fesë, ha- pja e Shqipërisë ndaj botës, leji- (Vijon në faqen 2)

Deklaratë e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste

Sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më nervoze bëhet politika e shtabit të PD-së. Ata e ndjejnë humbjen e sigurtë. E ndjejnë zhgënjimin e popullit. E ndjejnë zemërimin e demokratëve të vërtetë brenda partisë së tyre, që aspiruan për një shtet të drejtësisë e jo për bajraktarizëm politik. E dinë se gabimet, paaftësia, korrupsioni në qeverisjen e tyre është e pamundur të mbulohen me kozmetikë televizive. Në përpjekjet e ethshme për të rikuperuar humbjet, shtabi politik i Berishës, po rimerr idenë e luftës kundër komunizmit, duke tundur dordolecët e vjetër të tufëzave, kooperativave, ish brigadërëve, ish-kryetarëve etj. Kushdo është i bindur se sistemi totalitar i diktaturës së proletariatit nuk mund të kthehet më në Shqipëri, sepse prirjet demokratike të zhvillimit të forcave politike në Shqipëri janë të pakthyeshme. Vulneti i popullit për t’i mbështetur ato është i pakundërshtueshëm. Edhe vetë lidershipi i PD-së është i bindur për këtë, por nuk di ç’të bëjë. Deshi të godasë, balajzojë apo përçajë PS-në me burgosjen e Kryetarit të saj Fatos Nano, dhe dështoi plotësisht. Deshi të godasë e minimizojë partitë e tjera të opozitës me kërcënime rrugaçë e manipulime ministrash, por nuk ia arriti. Deshi t’i imponojë popullit me projekt - kushtetutën e nëshkruar nga zoti Berisha dhe dhunbi. Deshi të godiste pavarësinë e sistemit gjyqësor nëpërmjet parlamentit, por nuk e finalizoi. Nuk i mbeti gjë tjetër veçse të bëntë kurban Kryetarin e Partisë Demokratike, me një votim antidemokratik. Të dominuar nga humbja e afërt krerët e PD-së po intensifikojnë çdo ditë politikën agresive të destabilizimit dhe të acarimit të situatave në vend. Vetë zoti Berisha, duke injoruar rolin presidencial të unitetit, me veprime të njëanshme partiake po drejton një proces antireformues, dhe po e çon shoqërinë shqiptare drejt tensioneve të rrezikshme. Ne deklarojmë: — Sulmet e paprincipta kundër forcave politike të opozitës, të majta apo të djathta, dhe nxitjen e psikozës përçarëse midis shqiptarëve; — Terrorin psikologjik mbi cilindo që mendon e sugjeron ndryshe nga shtabi politik i PD-së, jashtë ose brenda saj; — Uzurpimin e të drejtave legjitime të parlamentit nga presidenca dhe segmente të tjera; — Përpjekjet e ethshme për të vënë nën thundër pavarësinë e organeve gjyqësore që të realizohet «gjuetia e kundërshtarëve»; — Politizimin e skajshëm të organeve ligjore të depolitizuara si ushtria, policia apo SHIK-u. Të gjitha këto bëhen për qëllime të caktuara të shtabit politik të Berishës për «të mbajtur pushtetin gjatë». Por ata harrojnë se pushteti në demokraci është monopol i votës së lirë të popullit. Ai dhe vetëm ai ka të drejtën të përcaktojë se cilat forca politike do të qeverisin dhe për sa kohë do të qeverisin. Duke respektuar këtë parim të lartë demokratik, Partia Socialiste nuk do të rreshtë përpjekjet e saj për të zbatuar programin e vet me qëllim që: — Demokracia të mos ketë kurrë kthim prapa, por të ketë një zhvillim të vazhdueshëm progresiv; — Jeta politike shqiptare të karakterizohet nga stabiliteti, mirëkuptimi dhe progresi; — Shqipëria të bëhet sa më shpejt me Kushtetutë të të gjithë shqiptarët dhe jo për ambiciet e politikanëve; — Reforma drejt ekonomisë së tregut të vazhdojë rrugën e nisur, duke luftuar me të gjitha mjetet legjitime, paaftësinë, inefikasitetin dhe korrupsionin dhe abuzimet në privatizim; — Mbi bazën e ekonomisë sociale të tregut, të shmangen përjashtimi ekonomik i shtresave të shumta të popullsisë, si të papunët, pensionistët, të pastrehët, etj, hap pas hapi deri në zgjidhje. — Shqipëria në mënyrë dinjitoze të vazhdojë integrimin në strukturat euroatlantike duke zbatuar një politikë të jashtme vizionare, me prioritet Europën. U bëjmë thirrje gjithë anëtarëve, simpatizantëve të PS si dhe forcave të tjera politike të mos bien pre e kurtheve të mbrapshta të shtabit politik të Berishës. Të gjithë ata që aspirojnë për demokraci të vërtetë e kanë obligim moral ta ndërtojnë e ta mbrojnë atë. Tiranë, më 20.3.1995 rban Kryetarin e Partisë Demokratike, me një vo- tim antid emokratik. Të dominuar nga humbja e afërt krerët e PD- së po intensifikojnë çdo ditë politikën agresive të destabilizimit dhe drejt tensioneve të rrezikshme. Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar kanë dënuar dhe do të dënojnë paraprakisht këtë strategji tensioni dhe kërcënimi, duke u mbështetur në kërkesën e popullit pa tensione të demokracisë së vërtetë. Ne kemi denoncuar e do të denoncojmë përpjekjet e shtabit politik të Berishës, i cili i humbur në konkurrencën e alternativave, duke mos pranuar të respektojë rregullin demokratik të alternimit të pushteteve, me votën e lirë të popullit, përpiqet ta shndërrojë luftën politike në një luftë të shtetit kundër qytetarëve të vet dhe kun-

Europa e bashkuar kërkon rini të bashkuar!

Tiranë: Aktivitete të FRESSH-it Eurosocialistët shqiptarë patën në mes të tyre përseri miqtë danezë. Dhe në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve kryes a e FRESSH-it organizoi një takim me delegacionin e Rinisë Socialdemokrate të Danimarkës në përbërje të të cilit ndodhej edhe Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Partisë Socialdemokrate të Danimarkës z. Lassen Budz. Kryetari i FRESSH-it, Pandeli Majko theksoi në fillim të takimit se ndërmjet dy forcumeve tona është zhvilluar një bashkëpunim i frytshëm, i cili sjell jo vetëm mesazh miqësie por edhe mbështetje europiane për rininë shqiptare. Vizitorët kanë ardhhur në një kohë ndryshimesh cilësore vazhdoi ai, të cilën ata e njohin dhe e kanë ndjekur në vazhdimësi. Jemi në prag të Europës së re dhe fillim të fjalës së vet anëtari i delegacionit danez Hans Staunsager në të cilën kemi vend të gjithë. Ne njër Europë të tillë vazhdoi, ai rinia duhet të jetë e bashkuar e duhet luftuar për një Europë demokratike, pa varfëri, ku ideali demokratik duhet të jetë kështjellë e së ardhmes. Ne kemi nevojë për njëri tjetrin. Ne kemi ndjekur nga afër burgosjen e Fatos Nanos tha ai dhe vetëm dy javë pas arrestimit, kemi lërkuar nga qeveria shqiptare lirimin e tij. Demokracia nuk mund të jetë e konsoliduar në një kohë që burgosjen dheudhëheqësit e opozitës përfundojnë aty. Pas tij Sekretari Ndërkombëtar i Partisë Erik Boel, theksoi idenë e bashkëpunimit mes dy forumeve rinore shqiptare e danez duke e quajtur atë kusht të domosdoshëm, për të ndërtuar një demokraci solide në Europë. Ai shprehu besimin se kontaktet e tilla do të zgjerohen edhe më shumë në të ardhmen. Edhe MicheI Frederikson, tjetër anëtar i delegacionit rinor, në vazhdim, të idesë së kolegut të tij, theksoi momentet në të cilat po ndodhesht ndërtimi i demokracisë në Europë Në këto momente, ne po përjetojmë rindërtimin e Europës, tha ai. Ne të gjithë dëshirojmë një Europë moderne, dhe askush nuk do të dëshironte një Europë në të cilën burgosen kryetarët e opozitës politike, si në rastin e Fatos Nanos. U prit me duartrokitje edhe fjala e Kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Partisë Socialdemokrate Daneze z. Lassen Budz, i cili në fillim të fjalës së vet shprehu kënaqësinë që ndodhej mes qindra të rinjsh të rejash shqiptarë, anëtarë të Forumit Eurosocialist. 1989-ta, tha ai, ishte revolucion i madh europian që ndryshoi botën, por që fatkeqësisht po shoqërohet ende me kriza e konflikte etnike. E gjithë kjo, mund të luftohet vetëm me një mënyrë, vazhdoi ai, të jemi të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Duke nënvizuar rolin dhe kontributin që jep Shqipëria, theksoi se në Europën e re, Shqipëria ka vendin e vet. Ju faleminderit që ju dua të gjithëve, tha ai duke mbyllur fjalën e vet të shoqëruar nga duartrokitje të vazhdueshme në sallë. Më pas, ata iu përgjigjën shumë pyetjeve nga të pranishmit në sallë.

Të diskutohet heqja e vizave për qytetarët grekë

Intervistë me deputetin Bashkim Zeneli, nënkryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit - Çfarë informacioni dha zoti Spahia në mbledhjen e radhës të Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit lidhur me mbledhjen e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës? Çfarë informacioni dha zoti Spahia në mbledhjen e radhës të Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit lidhur me mbledhjen e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që u zhvillua para pak kohësh në Lon- tuam, zoti Ali Spahia, informoi lidhur me takimin që ai, si anëtar i delegacionit të parlamentit shqiptar në Këshillin e Europës, pati me Komitetin Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i cili kësaj rradhe u mbodh

i Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit

Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit lidhur me takimin të Europës të zhvilluar para pak kohësh në Londër? Të martën ishte një mbledhje e zakonshme e Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit. Krahas problemeve të tjera që diskutuam, zoti Ali Spahija, Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, cili gjatë u mbodh në Londër. Sipas raportimit të zotit Spahija, nuk ka pengesa për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e (Vijon në faqen 4)

Konferencë shtypi e ministrit Musaraj

Me rastin e ditës që solli fronët për kabinetet Meksi - Vetëm fitore, asnjë dështim - Tjetër Konferencë Shtypi e ministrave të Kabinetit të Tretë të zotit të Brendshëm Agron Musaraj që u shfaq para gazetarëve për të zbatuar me udhëkëtë porosinë e Presidentit të Republikës zotit Berisha dhënë në konferencën e jashtëzakonshme për të propaganduar bujshëm sukseset dhe arritjet e Qeverisë së Partisë Demokratike. Këtu e deklaroi vetë objekt të Konferencës së shtypit zoti ministër kur tha: “Po raportoj zbatimin e programit të Qeverisë Meksi për stabilizimin e rendit dhe të qetësisë në vend”. Duke i qëndruar besnik fjalëve të lëvoguara zoti ministër u shpreh se do të bënte pak histori për të kujtuar dosjet e sistemin e harruar të reformimit. Sipas tij programi ose diagramа e krimeve për vitet 1990, 1991, 1992, 1993, 1994 është kështu respektivisht: 12 mijë, 10, 500, 9200, 7423. Këta diagramë statistikore që reflekton rënien dukshëm të kriminalitetit në Shqipëri, zoti Musaraj e dedikoi demokracisë së shqiptarëve, kulturës së lartë demokratike dhe qytetare të popullit shqiptar. Në bazë të reformës administrative dhe votës ministrat, kanë qënë iniciativa dhe ndëshmëria, profesionale dhe aftësia e njerëzve, e kundërta e pranimit punonjës efektiv

Në ndihmë të rubrikës «Rendi u vendos»

Çarmatosen policët, rrëmbehen paratë Të hënën, në orët e drekës, në Shkopet u anulua makina e degës së Bankës së Mirditës, e cila vinte nga Burrel me një sasi parash të marra në degën e Matit. Makina, siç është praktika dhe e rasteve të tjera, shoqërohej nga punonjës të policisë. Thuhet se një grup banditësh, paisur me armë e makina, ndalën makinën e Mirditës, çarmatosën dy policët shoqërues, u zbrazën atyre krerët me fishekë dhe ua atyhen përsëri armët, (kuphtohët, pa municion). Në këtë mënyrë, banditët thuhet se morën rreth 100 milionë lekë, ndërsa policët u nisën t’u raportojnë e prorgjen për ngjarjen. Kështu ka ndodhur në Shkopet të hënën, ndërsa të martën ministri Musaraj në Konferencën e tij për shtyp nuk harroi të nënvizojë sukseset në rritje të dikasterit të tij. Ministrisë së Rendit e ku 80 përqind e tyre janë të rinj. Gjithsesi numri i sukseseseve zoti Musaraj gjeti vend edhe për përmirësime të punës në drejtim të bashkërendimit të veprimit me organin e prokurorisë dhe gjykatave në luftë kundër krimit, mbështetjen në teknikë më të madhe të forcave të policisë si dhe rritjen e eficencës së policisë hetimore. Fill pas kësaj ekspozeje duket se imazhin e prishën disa pyetje të gazetarëve, të cilët reklamuan shfaqje të hapura të dhunës kriminalitetit e vjedhjes në ambiente qëndrore të kryeqytetit, madje dhe në objekte tejet të ruajtura si Presidenca e Republikës. Gjithashtu me rastin e 22 Marsit ditës që solli në poste qeveritarët e zotit Meksi nuk ka se si të mos uroh shifër edhe nga ekspozeja e mësipërme. Vazhdojnë rrugën që keni nisur. Korresp. l-«Zëri të popullit»

Për herë të parë në 87 vjet nuk u festua festa e Mashkullorës

Për herë të parë që nga 1908 nuk u festua, për më 18 Mars, Festa e Mashkullorës, beteja antiperandorake e heroit Cerciz Topulli. Nuk u angazhua për këtë shteti, as një institucion që ka lidhje me historinë e traditat, nuk u kujtua arsimi, në një kohë që pelegrinazhet e nxënësve nuk kanë rreshtur asnjë vit. Po shikoni se ç’ngjau dhe me ata që u kujtuan dhe donin ta kremtonin festën. Si iniciatorë, një grup mashkulloritesh opozuan e punuan që dita të ishte edhe takim brezash e të mbledhshin sa të mundnin të vinin, të ishte paraditja plot veprimtari e pasditja një darkë feste. Por atë mëngjes, në mesnatë u thirrën për t’u pyetur në rend. Siç është kjo punë, se është ankuar kryepleqësia e fshatit!? Ata sqaruan dhe organet e rendit siguruar edhe me policë. Hebete u dalin të lënë për. Po vërejtje e keqja këtej. Ç’janë këto mitingje, u kundërshtua nga disa në fshat, ju doni votëbesim në do t’ua prishim darkën, jemi në pushtet. Pëlgjesla, që si rregull duhet të dallohët për maturi e kokë të ftohtë, veproi si e sëmurë politike. Flan u mblodhën njerëz të ardhur nga gjithë Shqipëria, pamja e edituar?… (tekst i paqartë)

GREÇI! Kapen terroristë të grupit Mavi

Ditën e martë në afërsi të Delvinës në zonën e Janinës policia greke arrestoi 7 persona që mendohen se janë pjesëtarë të grupit terrorist “Mavi” të krijuar që në vitin 1942. Ata janë Mario Kutula 26 vjeç (minorit ar grek në Shqipëri 1942. Fotis Belaris 23 vjeç (minoritar) Anastasulus Jorgos 34 vjeç, Karavellas Apostolos 36 vjeç, Papas Jorgas 30 vjeç, Kristо Jorgos, 30 vjeç dhe Papas Harallambos 21 vjeç që të gjithë me banim në Athinë. Ky grup, sipas të dhënave të para shkaktonte terror në fshatrat greke dhe shqiptare me qëllim që të acarontë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas televizionit grek, gjurmë të këtij grupi janë zbuluar nga policia shqiptare më 1972. Deri tani të arrestuarit nuk kanë pranuar se janë pjesëtarë të grupit MAVI por nga kontrollet paraprake në shtëpitë e tyre u gjetën 15 armë pa leje dhe pajisje të tjera terrori. Lidhur me këtë ngjarje ministri i jashtëm Shqiptar Serreqi që ndodhet në Paris tha: «Nuk mendoj se do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve. Edhe në Shqipëri ka njerëz që nuk i dëshirojnë marrëdhëniet me Greqinë». Ndërsa kryeministri grek zoti Papandreu paraprakisht u shpreh: «Në Greqi dhe jashtë saj ka njerëz që nuk e duan atë. Ky grup i cili provokoi rëndë marrëdhëniet greko-shqiptare. Me siguri një dorë e madhe pas këtij grupi. Shumë shpejt kësaj pune do t’i shkojmë deri në fund». (Vijon në faqen 4)

SHKURT NGA VENDI

Përsëri rradhë vagonari Kohë më parë u bë problem furnizimi makinat e llojeve të ndryshme me karburante. Shoferët zinxhir radhën kanë në mezi mbaronin punë. Tani filluan radhët e trenave vagonari. Një pika të ndryshme nuk funksionon, radhët nuk po u ndahen njerëzve. Prefikset me disa rrethe nuk punojnë Mjaft rrethe si Durrësi, Shkodra, Vlora, Elbasani, Berati, Korça, Gjirokastra, Kavaja kanë prefikset e tyre dhe njerëzit mund të lidhen e të bisedojnë në telefon për ndërprerje dhe një numër, p.sh. 0?… Kështu që je i detyruar të bësh vetë lidhjen qendrore të vendit. Këto fakte ka pasur vazhdimisht edhe lidhja me Korçën. Në gjendje dhe me disa raste e disa operatorë Gjirokastrës e ndonjë rreth tjetër. A përveç [pak i paqartë] nuk po [tekst i prerë] Korresp. 1-«Zëri të popullit»

Investime në portin e Durrësit

Në portin detar të Durrësit po bëhen investime të rëndësishme. Përveç zbatimit të një investimi për përpunimin e fondit të mallrave, së pari në një fond të caktuar nga buxheti i shtetit, është edhe një fond prej 10 milionë lekësh (të vjetra), do të përdoret për furnimet e terminaleve e trageteve si dhe në realizimin përfundimtar të sistemit të rrugës dhe hyrjes së portit. Me porti deti tek ura e Dajlanit, siç thotë firma franceze BSECOM në bashkëpunim me programin FAR, me investim prej dy milionë dollaresh, do të marrë përsipër studimin e terminalit të trageteve. THANAS DINO jesh, një fond i akorduar nga buxheti i shtetit të sistemit të rrugës dhe hyr- ...