Pafajësia e Fatos Nanos është e provuar. Ai është i burgosur politik i regjimit të Berishës
I PYETUR NGA KORRESPONDENTI I «ZËRIT TË POPULLIT» PËR TË KOMENTUAR DEKRETIN E PRESIDENTIT BERISHA QË I FAL DY VJET NGA DËNIMI I KRYETARIT TË PARTISË SOCIALISTE FATOS NANO, ZËDHËNËSI I PARTISË SOCIALISTE DEKLAROI:
Partia Socialiste e ka bërë tashmë të qartë se kryetari i saj Fatos Nano është i pafajshëm. Gjyqi ndaj tij u zhvillua nën diktatin e drejtpërdrejtë të Berishës dhe vendimi që u dha ishte një vendim i imponuar i pambështetur në ligj dhe prova. Ai ishte një dënim me karakter politik. Kjo është arsyeja që Partia Socialiste, zgjidhjen e çështjes Nano, si çështje kyçe e demokracisë shqiptare, e raporton pozitë-opozitë, e ka kërkuar dhe e kërkon si një zgjidhje politike. Tashmë jo vetëm opinioni mbarëshqiptar, por edhe ai evropian, përmes organizmave të tilla si Parlamenti Evropian, Këshilli i Evropës e Unioni Ndërparlamentar, të bindur se dënimi i Fatos Nanos është bërë për motive të hapura politike, kanë kërkuar gjithashtu lirimin e tij.
Duke bërë jo lirimin e Fatos Nanos, por uljen e dy vjetëve të dënimit, Berisha synon të krijojë përshtypjen tani në prag të mbledhjes së Unionit Ndërparlamentar që do të mbahet në Madrid, ku do të diskutohet çështja Nano, se ai «po ushtron kompetencat e veta» për ta zgjidhur këtë çështje.
As Evropa, as opinioni shqiptar e demokracia shqiptare, as Partia Socialiste dhe mbi të gjitha as Fatos Nano nuk kanë nevojë për «zgjidhje të tilla» që synojnë të krijojnë përshtypjen për fajësinë e kryetarit të Partisë Socialiste dhe për zemërgjerësinë e Berishës. Pafajësia e Fatos Nanos tashmë është thënë e provuar katërcipërisht. Ai vazhdon të mbahet në burg si kryetari i Partisë Socialiste, në përpjekje për të mbbytur një alternativë në rrugën e demokracisë. Lirimi i menjëhershëm i tij, është hapi i parë i korrigjimit të një vargu të gjatë shkeljesh, dhunimesh dhe fyerjesh.
«Ju duhet të punoni çdo ditë për demokracinë»
Intervistë e kryetarit të politikës së jashtme të PSD-së daneze, zotit Lassen Butz dhënë gazetarit tonë Ardian Myslimi
Zoti Butz fillimisht duke ju falënderuar që pranuat të jepni intervistën, si kryetar i Komisionit të Jashtëm të Partisë Socialdemokrate të Danimarkës, do të ishte në interes të lexuesit të dinte diçka rreth vendit që ka Partia Socialdemokrate Daneze në jetën politike të vendit?
Po ky është një problem kryesor. Që nga viti 1920, është partia më e madhe në vend dhe ka drejtuar shumë qeveri të cilët i kemi drejtuar me koalicione por edhe me minorancë. Në qeverinë e sotme, bëjnë pjesë edhe dy parti të vogla, të cilat janë përfaqësuar si parti të qendrës së majtë. Në kabinetin e sotëm ata kanë postin e ministrit të jashtëm. Sot ne jemi të organizuar në të gjithë vendin dhe luajmë rol kryesor në jetën politike të vendit. Bashkëpunimi jonë brenda dhe jashtë vendit është i gjerë. Kemi një bashkëpunim të frytshëm të vendeve skandinave, kemi bashkëpunim me partitë socialdemokrate të Evropës, po kështu edhe me partitë socialiste të Evropës. Por nga ana tjetër, ne kemi marrëdhënie e bashkëpunim edhe me partitë e internacionalës Socialiste e cila është në zgjerim e sipër.
Sot në Danimarkë ka një standard të lartë jetese dhe Partia Socialdemokrate është përgjegjëse, por ka edhe meriten për një gjendje të tillë sepse ka krijuar shtetin e mirëqenies. Në sajë të kësaj politike ne kemi një ekonomi mikse, të zhvilluar e cila ka në themel kujdesin për të siguruar një jetesë sa më të mirë për popullsinë e vendit. Kemi ngritur një ekonomi eficiente, e cila në sajë të kësaj politike, ka për tu zhvilluar edhe më shumë në të ardhmen.
A mendoni se tashmë Shqipëria i ka plotësuar kushtet për të hyrë në Këshillin e Evropës, apo i duhet të plotësojë edhe standardet të tjera?
Nuk them se jam shumë ekspert për këtë çështje, por dua të them se organizmat e Këshillit të Evropës, e kanë për detyrë të kontrollojnë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në të gjitha vendet, aq më shumë në ato të cilat, kanë bërë kërkesë për tu pranuar e presin për një anëtarësim të tillë.
Lidhur me këtë problem, di se para disa kohësh këtu ka ardhur një komision i lartë i Këshillit të Evropës dhe në bazë të aktiviteteve të tyre, ata kanë përgatitur rezultatet e disa referohen, ku shayrtohen kërkesat të tilla. Padyshim, e njëjta praktikë është ndjekur e do të ndiqet edhe me Shqipërinë. Organizmat e KE-së janë ngritur për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
(Vijon në faqen 3)
Miqtë danezë priten në Selinë e Partisë Socialiste
Gjatë qëndrimit në vendin tonë, delegacioni i Partisë dhe i Rinisë Socialdemokrate të Danimarkës pati një takim të veçantë me zëvendëskryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Dr. Servet Pëllumbi.
Zëvendëskryetari i PS Servet Pëllumbi, pasi u uroi mirëseardhjen miqve danezë, shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për mbështetjen dhe ndihmën e vyer që i ka dhënë Partia dhe rinia social-demokrate daneze PS dhe FRESSH-it si dhe për sensibilizimin e opinionit publik ndërkombëtar për çështjen Nano. Ai bëri pasqyrë të tabllosë të gjendjes së përgjithshme politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit, duke nënvizuar edhe obsionet dhe alternativat e Partisë Socialiste që po gjejnë një përkrahje dhe mbështetje gjithnjë e më të madhe në elektoratin shqiptar.
Miqtë danezë e në veçanti Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Partisë Social-Demokrate Daneze, zoti Lassen Butz, që ishte në përbërje të delegacionit bashkë me Sekretarin Ndërkombëtar të kësaj Partie, Erik Boel, vlerësuan zhvillimin cilësor dhe alternativat e PS si dhe qëndrimin e socialistëve shqiptarë për çështjet më kyçe të demokracisë shqiptare si Kushtetuta, privatizimi, integrimi evropian dhe çështja Nano. Ata nënvizuan se jo vetëm PS ka nevojë për shtrirjen e bashkëpunimit me spektrin e majtë evropian, por dhe vetë ky i fundit nuk mund të quhet i plotë pa pjesëmarrjen e socialistëve shqiptarë e të vendeve të tjera të Lindjes. Ai ofroi përkrahjen pa rezerva të social-demokratëve danezë për proceset e integrimit të Shqipërisë në Evropë dhe të afrimit të mëtejshëm të lidhjes së PS me organizmat e socializmit evropian. Të dyja palët theksuan rolin e pazëvendësueshëm të forumeve përkatëse rinore, për të veprime konkrete, masive dhe me kulturë demokratike, gjë që si FRESSHI dhe Rinia Social-Demokrate Daneze, po e bëjnë në nivelin e duhur. Takimi ishte mjaft i ngrohtë, konstruktiv dhe në frymën të plotë mirëkuptimi. Në këtë takim morën pjesë edhe Nënkryetari i PS Ilir Meta dhe sekretari i përgjithshëm i PS zoti Gramoz Ruçi.
Zyra e Shtypit dhe e Informacionit
Sol në Bullgari gjyqi i 360.000 dollarëve të Zhulalit
Arenë e skandalit me vlerë 360.000 dollarë tashmë është kthyer gjyqi i Arbitrazhit Bullgar.
Sot në Sofje, zhvillohet gjyqi për kthimin në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare i kësaj valute të dhëna para dy vjetësh, për blerjen e makinave tip «IFA» për nevojat e ushtrisë shqiptare.
Skandali shpërtheu në shtyp. Paqesa e kësaj marrëveshjeje, që për palën shqiptare është firmosur nga firma «Mejko» që në hapat e parë është bërë në kundërshtim me rregullat. Një bullgar që fillimisht u cilësua «i panjohur», mori në cantën e tij sasinë e valutës dhe për një kohë tepër të gjatë, nuk u identifikua. Skandali financiar i paparë ndonjëherë në administratën shqiptare, shkaktoi një tërmet vërtetë në Ministrinë e Mbrojtjes. Filluan shkarkimet e pushime nga puna në një kohë që gjithë praktika e ngjarjes ishte e njohur edhe nga vetë ministri Zhulali, pa lejen e të cilit askush nuk mund të nxirrte nga arka e ministrit një sasi të tillë valute, të paguar në dorë. Dhe ashtu, si gjithmonë edhe në këtë, zëdhënësi e zëdhënësi të MM e përgjegjësitë lajmën, duke e quajtur atë të pavërtetë. Për skandalin nuk mund të mbulohej. Arrestohet ish drejtori i firmës zoti Kuçi, i cili pas senancave të gjata të gjyqeve, dënohet me një masë të tillë që ka pasur ndodhet jashtë dyerve të burgut. E pavarësisht nga këto masa, paratë, ngelen përsëri të pakthyera në Shqipëri (!)
Pala bullgare filloi të shet një makinë të cilat nga ekspertët shqiptarë u quajtën të papërdorshme për kushtet teknike, u shitën në parti tjetër makinash. U thua se pësuan fatin e parave. Në fund të gjithë kësaj historie, pala shqiptare kërkon anulimin e kontratës ... (Vijon në faqen 7)
SHKURT NGA VENDI
15 familje protestojnë
Janë 15 familje të lagjes «Nazmi Rushiti» në qytetin e Peshkopisë që në një letër drejtuar prefektit të Dibrës shtrojnë për zgjidhje të shpejtë e urgjente sigurimin e jetës normale në shtëpitë e tyre.
Përballë ligjit që u njeh pronarëve qytetarë pronësinë mbi tokën, si rezultat i represionit të ushtruar, ata kanë mbetur pa rrugë hyrje e dalje për në shtëpitë e tyre dhe ujërat e zeza të qytetit kanë përmbytur rrugët dhe shtëpitë.
Kanë kërkuar zgjidhje të problemit të tyre kryetari dhe sekretari i këshillit të rrethit Mentor Bunguri e Lavdrim Shehu dhe tek kryetari dhe sekretari i bashkisë Kadri Rrapi e Sheptim Tëshan... por deri tani nuk u është dhënë asnjë zgjidhje.
Shërbim i kualifikuar në Telekomin e Laçit
Kohët e fundit është përmirësuar ndjeshëm puna në Telekomin e rrethit të Kurbinit ku drejton inxhinier Lekë Tusha.
Nga 200 numra telefonike... kishite vetëm në qytetin e Laçit një vit më parë, sot janë vendosur mbi një mijë numra. Nga realizimi i të ardhurave ky filial dallohet në shkallë vendi. Këto ditë është rilidhur edhe zyra e PT-së në Fushë-Milot. Edhe në qytetin e Mamurrasit, ku kishte një central telefonik manual, është vendosur një central automatik 200 numrash. Bie në sy dhe një shërbim i kualifikuar i personelit të këtij filiali për të cilat klientët kanë shprehur konsideratë.
Megjithëkëtë, punonjësit e shërbimit teknik i ka shqetësuar fakti se herë pas here në orët e vona të natës janë vjedhur linja telefonike linjat Laç-Lezhë, Laç-Rrëshen dhe Laç-Tiranë, problem ky i cili kërkon angazhimin më të madh të organeve të rendit për parandalimin e kësaj dukurie.
Qyteti pa muze
Është shkatërruar përfundimisht muzeu historik i qytetit të Shijakut.
Pllakat e dyshemesë janë bërë prej vjedhjeve në masë. Në këtë ndërtesë që e ka humbur drejtësisht destinacionin, kanë filluar punimet nga pronari pretendues i truallit, i cili duke zgatuar edhe përkrahjen e bashkisë së Shijakut shkel mbi traditat e qytetit të Shijakut.
VEÇOIME: Një deklaratë pa përgjegjësi, apo ...
VEÇOIME:
Një deklaratë pa përgjegjësi, apo ...
- PD-ja VËTEDMASKOHET PËR FALSITETIN QË PROPAGANDON NË LIDHJE ME PAVARËSINË E PUSHETËVE -
Në aktivin e PD-së në Durrës deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së Bashkim Kopliku, në një deklaratë tha: «Ne jemi të fortë sepse kemi shumë ...» (teksti vazhdon jashtë kornizës së fotos)
Ndërkohë, «qejtësor me vetë...» në pushtetin propagandosh me vetë... madhe që në Shqipëri ka demokraci dhe pushteti gjyqësor është ... pavaruar nga influenca e partive.
A. N.
[Ilustrim pa tekst të lexueshëm]
Në ditën që i dhuroi karrigen e pushtetit
BERISHA: Unë e di që shumë shqiptarë do të nervozohen kur të më dëgjojnë në TV
Berisha i quan «jo realiste» premtimet bazë që i dhanë votbesimin më 22 Mars 1992
- Doll dje nga «Kështjella» e tij Presidenti shqiptar Sali Berisha duke u shfaqur para gazetarëve - në një tjetër ambient, «Qendrën e Shtypit, në «Pallatin e Kongreseve» - me diçka midis konferencës për shtyp dhe mbledhjes përkujtimore me gazetarët. U mbyll kështu dje, vargu i gjatë i Konferencave për shtyp të ministrave më të fundit të zotit Meksi, dhe natyrisht, «Paradës së suksesëve», të mbajtur për nder të ditës që u dhuror atyre karriget Qeveritare, 22 Marsin 1992. Specifikë për nga koha kur u mbajt-e-fundit ose kapaku i tenxheres së hapur gjatë vëkëndit dhe fillimjavës - dhe mesa zhet që dha, konferenca e Presidentit shqiptar. Kështu ndërsa pritej krijimi i zonëduar i zotit Meksi, shfaqet A-ja e kompetencë të tij, dhe detajoja mbledhje të Qeverisë - zot Berisha, që reklamojnë sukseset e tre vjetëve të Partisë Demokratike duke lënë pas të Partisë Socialiste modest; Meksi është imazhin aspak modest; Meksi është kot! Këto i kam bërë unë! Gjithsesi ndërtimi i ambientit solli disa tonalitete më realistë në «këngën» triumfaliste më realistë të zotit Berisha, veç e të greçullt
Tre vjet janë sa 300 vjet! PD ka mbajtur fjalën!
...tre vjet janë sa 300 vjet sepse janë tre vjet të zhvillimit të vrullshëm të demokracisë shqiptare - kështu i karakterizoi, duke e hiperbolizuar historinë, tre vjetët e qeverisjes së Partisë Demokratike Presidenti shqiptar. «Ka pasur vështirësi të mëdha, që janë të një themeli të ri, por zgjedhjet, siç do të konsolidojë shtetin e ligjit dhe ekonominë e tregut, kanë qenë të atilla, që nuk ka demokraci...», tha Prof. Dr. Sali Berisha. «Ne e morëm Shqipërinë nga vetmia e ma...». Në një vend të fundit më shumë... Lënit e të shtatën, më shumë ... tërësisht europiane dhe i kultivon politikat e optimizmit - «po, kështu populli kërkon e gjithë shqiptarët...». «Pa të vërtetën ...» Pakëm përpara në... Isl... në vend të fundit më shumë ... (Vijon në faqen 7)
mbarëshqiptar, por edhe ai evropian, përmes orga-
...ljesh, dhunimesh dhe fyerjesh