32 MILIARDË DEFICIT NË BUXHETIN E QEVERISJES SË PD-së
- Parashikohet një deficit i barabartë me shumën e deficitit në fakt të dy viteve të shkuar së bashku
- Ja katandia e një ekonomie që ka nxjerrë në ankand politik pasurinë kombëtare të 50 vjetëve
MISS «MREKULLIA» SHQIPTARE 1995 32 MILIARDË DEFICIT NË BUXHETIN E QEVERISJES SË PD-së - Parashikohet një deficit i barabartë me shumën e deficitit në fakt të dy viteve të shkuar së bashku - Ja katandia e një ekonomie që ka nxjerrë në ankand politik pasurinë kombëtare të 50 vjetëve Tani ka marrë formë të plotë projekti për buxhetin për vitin 1995, projekt i cili këto ditë do të diskutohet në Kuvendin Popullor të marrë votëbesimin e tij. Megjithëse po kalojnë tre muaj nga fillimi i këtij viti ekonomik, kjo nuk përbën ndonjë problem për qeverinë pasi kështu ajo i ka paraqitur në parlament edhe buxhetet e mëparshme të tij. Në këtë kontekst nuk mund të lëmë pa përmendur faktin që Ministria e Financave është ndota nga të vetmet katastrofe të Qeverisë që për çdo vit ka ndërruar nga një ministër. Duke mos dashur të zgjatemi në këtë problem le t’i kthehemi atij në fjalë, pra buxhetit aktual për vitin 1995 duke shtruar pyetjen me interes për opinionin e gjerë: se sa janë të ardhurat e shpenzimet që ka planifikuar shteti ynë për vitin 1995, sa krahasuese janë këto kollona me njëratjetrën, si rezultojnë ato me deficite apo suficit. Këto janë pyetje normale, sepse njeriu fuqinë dhe kërkimet e shtetit në fund të fundit i mat edhe me atë se çfarë bilanci ka. Mirëpo duke e hedhur një sy shifravë që përfaqësojnë ato dy kolona, njeriu e ka të vështirë të përjetojë nota optimizmi. Kjo ndodh, për faktin se deficiti i vitit 1995 i paraqitur në projekt-buxhet, rezulton si asnjëherë më keq. Konkretisht deficiti bu- Skenë viti 1995, një grupë e madhe, që i rëndon si gurë në qafë ekonomisë shqiptare. Kjo është pasqyra më e qartë kur njerëzit pa patur nevojë për shumë komente mund të shohin përditë, se sa mirë kanë shkuar punët këto vite në Shqipëri, dhe me çfarë rezultatesh do ta mbyllë mandatin e vet ekzekutoral partia në fuqi. Kjo gjendje ekonomike e krijuar nuk ka asnjë shpjegim tjetër, përveç atij se në çfarë mënyre e ka drejtuar vendin gjatë këtyre viteve qeveria demokratike. Përveç kësaj, duhet nënvizuar se në të ardhurat që ka planifikuar qeveria në buxhet për vitin 1995, e që janë 53 miliardë e 430 milionë lekë, përqindjen më të madhe e arrijnë ato nga taksat e tatime ose 36 miliardë e 800 milionë lekë taksa e tatime të cilat vijnë pothuajse nga aktivitetet tregtare që zhvillojnë firma apo individë privatë. Kjo për faktin se në Shqipëri, prodhimi industrial akoma vazhdon të përjetojë gjendjen e krizës. Shënojmë se prodhimi industrial gjatë vitit 1994 ishte më i ulët në përqindje se ai i vitit 1993. Një ekonomi kombëtare nuk mund të mbahet me karrota, qepë, gjizë e fasule. Një gjendje të tillë do të përjetojë edhe 1995. Një buxhet i tillë e ka shumë të vështirë të plotësojë nevojat e ekonomisë sonë. Pavarisht nga projektplani i shpenzimeve që në buxhet projekt buxhetit për të kërkuar fonde të tjera. Këtë e ka kërkuar Ministria e Arsimit, Ministria e Mbrojtjes, etj. Po kujt ja kërkojnë këta drejtues të këta? Ata e dinë mjaft mirë se në çfarë gjendje është katandisur ekonomia jonë. Fjalët e shumta se privatizimi do të sigurojë të ardhura të mëdha ekonomisë nuk kanë dhënë rezultate sepse ky privatizim u krye jo ashtu siç duhet, hej por në trysninë e korrupsionit, njohjes personale, allishverisheve e korrupsionit. Nga ana tjetër në vendin tonë kanë munguar investimet e gjalla prodhuese të cilat jo vetëm do ti sjellin të tjera frymëmarje ekonomisë por edhe do të na hapin fronte të tjera pune për të papunët. Këto do të krijojnë vlera të tjera kombëtare. Por për këtë në vend të nxjerrjes së përgjegjësisë dhe vënies së punëve mbi binar të drejtë janë hedhur në treg thjesht propagandistike duke bërë zhurmë për vajtje e ardhje delegacionesh, pritje e përcjellje afaristësh. Kjo propagandë është thjeshtë për të kaluar lumin. E tërë kjo shoqërohet pastaj me një bilanc të çrregullt me dis importit e eksportit një nga burimet më të pastra për sigurimin e valutës. Vetët është rritur pak eksporti në krahasim me vite më parë, por përsëri ky eksport është disa herë më i vogël se importi që hyn në tregun shqiptar. Paraqitja e projekt buxhetit është një nga emërimet ekonomike më të rëndësishme të vitit jo vetëm thjeshtë për qeverinë që e paraqet. dhe që përpiqet ta mbrojë por edhe për njerëzit e thjeshtë të cilët në një formë apo tjetër janë të lidhur me këtë buxhet. Janë të interesuar më shumë pensionistët, të papunët, asistencialistët. Po ç'do të fitojnë ata këtë vit nga ky buxhet me miliarda lekë deficit? Janë të lidhur me të edhe ata që presin të hapen fronte pune. Po sa është në gjendje të financojë në këtë front jetik ky buxhet deficitar? DEDE KOLA
tohje atë me deficit këllqet sy shifrave i vitit 1995 i parashikuar në projekt-buxhet, rezulton si asnjëherë më keq. Konkretisht deficiti buxhetor për vitin në vazhdim është 31 miliardë e 668 milionë lekë. Ndërkohë, që partia në pushtet propagandon arritjet e ekonomisë shqiptare, kjo shifër nuk flet edhe aq për këtë. Madje, gjendja në krahasim me vitet e kaluara është akoma më e rëndë.
Defiçiti i këtij viti në buxhetin e shtetit, jo vetëm që është më i madh për i barabartë me shumën e dy viteve të shkuara. Kjo është «mrekullia» shqiptare që solli në
të vështirë të plotësojë nevojat e ekonomisë sonë. Pavarësisht nga projektplani i shpenzimeve që në buxhet është 85 miliardë lekë, i vënë që tani në pikëpyetje zbatimi i tij për shkak se asnjë vit nuk është realizuar. Të mos harrojmë vitin e kaluar që për të dalë i «nderuar» me deficitin buxhetor u prenë me gërshërë administrative shpenzimet e buxhetit deri në atë masë sa çudit edhe të huajt që kishin punuar për atë buxhet. Është ky fakt aspak i ekzagjeruar nga ana e jonë por madje real që ka bërë disa drejtues dikasteresh gjatë diskutimit në komisionet parlamentare
PD-ja nuk është në gjendje ta bëjë fshatarin pronar real të tokës
VEPRIMTARI E PARTISË
PD-ja nuk është në gjendje ta bëjë fshatarin pronar real të tokës
U mblodh komisioni i pushtetit lokal pranë komitetit të përgjithshëm drejtues
Dje nën drejtimin e Luan Hajdaraga u mblodh komisioni i pushtetit lokal për të diskutuar e dhënë mendime rreth problemit të mbetur pezull për zbatimin e ligjit për tokën. Që në fillim u soll fakti se shteti i sotëm i PD-së nuk ka asnjë të dhënë statistikore, asnjë tregues e evidencë në mënyrë që të nxjerrin konkluzione të sakta për gjendjen e krijuar për zbatimin e reformës në ndarjen e tokës. Përgjithësisht atje ku toka ka qenë pronë në shtet del se ligji është zbatuar konform kërkesave, ndërsa në pjesën dërrmuese të zonave të vendit ku ajo është e pakët është ndarë sipas ligjit, por (me mirëkuptim) sipas kufijve të vjetër.
Ajo që mbetet problem themelor e që e nxjerr të paaftë qeverisjen e PD-së është çështja e mosndarjes së tapive dhe hipotemimi i tokës mbi bazën e zbatimit të ligjit. Fshatarët, thanë diskutantët, ndofta e kanë marrë tokën, por ata nuk janë të sigurtë nëse ajo është pronë e vërtetë e tyre. Më shumë forcohet kjo bindje kur PD-ja shpallos hapësirën programe të saj djathtiste, kur deklarohet në krah të koalicionëve që duan të sjellin në pushtet ish pronarët dhe latifondistët e mëdhenj të tokave. Partia Socialiste, thanë ata, deklarohet kundër këtij qëndrimi dhe është e shqetësuar për ta bërë fshatarin pronar real e të ligjshëm të tokës sipas ligjit të miratuar nga të gjith- tha partitë parlamentare.
PD-ja e ka quajtur të përfundu-r ndarjen e tokës. Madje, ajo mbu-rret dhe e konsideron suksesin më të madh të saj. Socialistët janë të mendimit se ndarja e tokës mbi bazën e ligjit të miratuar nga parlamenti është themeli i themeleve për zbatimin e suksesshëm të reformës ekonomike, por ashtu si po e vlerëson PD-ja këtë problem, duke e lënë pezull pronësinë e fshatarit mbi tokën, as në tokë e as në qiell, e konsideron fatalitet.
Jo më pak shqetësues mbetet problemi i taksave. Janë me mijëra familje fshatare të varfra dhe shumë të varfëra që nuk janë në gjendje të përballojnë taksat. Ato realisht nuk po marrin asgjë nga toka që u dha reforma. Kur Partia Socialiste të vijë në pushtet do ndërmarrë menjëherë veprime konkrete për të vendosur diferenca të theksuara të taksave. Madje u hodh mendimi që ato të vendosen pas një klasifikimi të ri të tokës sepse ai i derisotmi nuk është real. Tarifat e larta në përdorimin e mekanizmave bujqësore, çmimet galopante të plehrave, preparateve kimike, të farave, të ujit etj. e ka bërë të pamundur trajtimin me efiktivitet të tokës. Janë me dhjetëra hektarë tokë që kanë mbetur djerr ose janë braktisur. Në këtë kuadër është urgjente që qeveria
Në goftë se Ksamilin e Sarandës RD-ja e di në Kanada, Namik Dokle ishte dje pasdite atje
Në orën 16, bashkë me deputet- Ksamil(i) është i persekutuar si fshat
e di me Kanada, Namik Dokle ishte dje pasdite atje
Në orën 16, bashkë me deputetin Ibrahim Baçi, kësamiliot që e pritnin, u mblodhën në shesh, para të bashkëbisedimit ishin: një i huaj që vizitoi Shqipërinë tha: «...
Në orën 16, bashkë me deputetin Ibrahim Baçi, kësamiliot që e pritnin, u mblodhën në shesh. Fjala e parë të bashkëbisedimit ishte: një i huaj që vizitoi Shqipërinë tha: pashe një popull që ecte këmbë zbathur mbi florini. Ksamili është një nga florinjtë e këtij vendi. Pyetja e parë që u bë nga njerëzit ishte: do merren masa për shkatërruesit e Ksamilit, që janë miliarda lekë?
Ksamili është i persekutuar si fshat nga PD-ja, njerëzit nuk firmosin gjëkundi, toka është e pa ndarë, ujë s'ka.
Sot në orën 9, nënkryetari i PS dhe kryetar i grupit parlamentar socialist shoku Namik Dokle ka një takim në qendër kulturore të qytetit të Sarandës.
TH. DINO
Ksamil 24 mars, në mbrëmje
Tre kulmet e qeverisjes demokratike
Në vazhdim të intervistës që z. Meksi i dha RD-së në prag të 22 marsit
Kulmi i parë: Gjatë këtyre 3 vjetëve zoti Meksi ka shtuar hajdutët më në pesë. Hyri në qeveri hollak dhe siç po e shohim përditë ka arritur parametrat e BUÇKOS.
Kulmi i dytë: Z. Meksi i betua me një kabinet dhe në përfundim të mandatit i ka të gjitha gjasat të lajë duart nga qeverisja me kabinetin e katërt.
Kulmi i tretë: Qeveria e z. Meksi hyri në jetën politike e virgjër dhe doli e korruptuar. S’e ruajti që nuk e ruajti dot cipën e virgjërisë.
B. J.
Inagurohet Hotel Tirana Internacional
Dje në mesditë u organizua ceremonia e inaugurimit të Hotel Tirana Internacional, me këtë rast...
Dje në mesditë u organizua ceremonia e inaugurimit të Hotel Tirana Internacional, me këtë rast. Atij iu vu rikonstruksioni nga shoqëria italiane DI Vencanzo, që kushtoi rreth 14 milionë ekë, 10 milionë janë paguar në cash nga Banka e Kursimeve dhe pjesa tjetër nga Banka e Shqipërisë. Banka Italoshiptare, Banka e Kursimeve dhe Insig. 65 për qind e kapitalit i takon palës shqiptare, 25 për qind asaj italiane dhe 10 për qind BERZH-it. Hoteli ka 161 dhoma me të gjithë anekset e nevojshme bashkëkohore. Çmimet janë të moderuara: dhomë tek 117 USD dhomë dyshe 160 USD dhe suitë 210 USD.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë zyrtarë të shumtë shqiptarë, ambasadori italian në Tiranë z. Paolo Foresti dhe shumë të tjerë. Ky hotel është ndërtuar në vitet 1979.
Ekspozitë ekonomike kroate
TIRANE
Për pesë ditë me radhë vizitorët e shumtë, qytetarë e biznesmenë, po ndjekin me interes ekspozitën ekonomike Kroate, të çelur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.
Ajo është jo vetëm një dëshmi e zhvillimit industrial të këtij vendi, por dhe një konkretizim i kontakteve e mundësive për lidhje e bashkëpunim ekonomik të mëtejshëm midis dy vendeve. Ekspozita erdhi si përgjigje konkrete e interesit të shfaqur në kontaktet me firmat kroate për shumë prodhime dhe ato ofrojnë.
Ekspozita prezanton në pavionet e saj mbi 25 firma të ndryshme, prodhueses e tregtare. Ato janë të vjetra e me përvojë dhjetëra e dhjetëra vjeçare, por edhe firma të reja, të cilat prezantohen si konkuruese në tregjet e Europës e të Botës. Midis tyre radhiten prodhimet e firmës «Gorica» për veshje 67 vjeçare, e cila ofron enë të emaluara, të zingjuara e të lonizuara, të «Kamenit» të themeluar më 1954 e që merret me nxjerrjen dhe përpunimin e blloqeve prej guri, të firmës «Chromos» me prodhime ngjyrë dhe llaku, të «Hapmenit» që i përket familjes së 26 firmave të vendosura në të gjitha anët e botës. Përfaqësohen gjithashtu «Industrogradnja» e cila në historikun e vet gjysmë shekullor, nga një firmë e vogël, është shndërruar në një gjigand ekonomik me veprimtari ndërtimore, projektimi, prodhimi material ndërtimor, industri së drurit, metalik etj., të.
(Vijon në faqen 2)
Toka punohet me krah, mjetet mekanike heshtin
Vetëm në komunën e Kthellës së rrethit të Mirditës është një sipërfaqe tokë bujqësore prej 850 ha, pasi e konsiderueshme për këtë zonë malore.
Në këto ditë plugu mes ara shihen mjetet njerëz me bela ndër duar.
Po të vazhdohet kështu një pjesë e tokës do të kthehet në livadh.
Toka punohet me krah, mjetet mekanike heshtin
Kërkohet përmirësimi i furnizimit me vajguri
Furnizimi i popullit të Vlorës me vajguri ka qenë dhe mbetet shqetësim serioz.
Atë e tregojnë edhe shifrat. Për vitin 1994 nga 3600 tonë, të planifikuara, në fakt erdhën 16 tonë ose 40.3 për qind në seksionin e shërbimeve të bashkisë, mësohen se po bëhen përpjekje për të përmirësuar gjendjen për këtë vit. Por përseri pa rezultat. Për ta faktor kryesor që ka ndikuar negativisht ka qenë se pikat e shitjes së vajgurit ishin në proces privatizimi. Bashkia ka menduar që të shtojë pikat e shitjes nga 11 në 19. Dhe kjo masë ndoshta do të ndikojë pozitivisht në furnizimin me vajguri dhe përmirësimin e ngrohjes së popullatës.
Asnjë projekt për argëtimin e fëmijëve
Deri më sot bashkia e Durrësit nuk ka ndërmarrë asnjë plan pa projekt për argëtimin e fëmijëve.
Mungesë kulture, padije apo pakujdesi? Fakt është që parqet, fushat sportive dhe vendet më publike po okupohen nga kioskat, lokalet, tregtarët. I vetmi park sportiv në Durrës e ka shndërruar krejtësisht destinacionin, duke u shndërruar në supermarket. Askush nuk mendon se fëmijët e të gjitha grupmoshave nuk kanë ku të luajnë. Dhe ky nuk është problem i vogël.
Shkëmbim zjarri: Një i vrarë një i plagosur
Thuhet se ka qenë një grindje e çastit ditën e enjte pasdite që çoi në vrajen e Ilir Çeluti dhe plagosjen e Alban Bardunes, që të dy 20 vjeçarë.
Ngjarja ndodhi në lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës. Mendohet që dy protagonistët ... e kësaj ngjarjeje të dhimbshme, njëri i vdekur dhe tjetri i plagosur kishin një grindje në këmbë, që aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodrës. Në vendin ngjarjes, policia ka ndaluar një person.
Ata që presin ndihmë sociale: «Marrin rrogë nëpër shitësa»
GJIROKASTER
Nga grumbulli i atyre që presin «marrin ndihmën para Bashkisë», shkëputen tre gra dhe thonë: Na mbrojnë, marrim rrogë nëpër shitësa. Pra marrim para me tajde për t'i kthyer me kamata.
Janë mbi 70 shtëpi këto që presin veçse ndihmat e bashkisë. Marrë e shtati në 24-tën ditë ndihmat do merren mbi 15, por lekët janë dhe dhënë ende.
Lekët janë vonuar, por edhe ia holluar këtë vit. Tre gra që mbajnë 2 nga katër dhe të tjera pesë vetë në familje, nga 42 mijë lekë të vjetra ndihmë deri në dhjetor, këtë vit marrin nga 21 mijë lekë.
Gratë ankohen për vonesë, shkurtimin e fondeve shpërndarë në ndihmë të tyre në familje që nuk u takojnë, dhe sjelljen e punonjësve të bashkisë. «Kërkojnë që të jenden dhe qytetësimet e tyre»
Fradha vazhdon para Bashkisë Zgjatet edhe lista e atyre që s'kanë të paguajnë në dyqanet e shitësve.
THANAS DINO