Partia Socialiste e ka për detyrë të kërkojë çbllokimin e situatës së tensionuar politike
SERVET PËLLUMBI: PD dhe Berisha duhet të heqin dorë nga strategjia e tensioneve. Në këtë situatë ne socialistët propozojmë:
1. Marrjen në shqyrtim nga parlamenti të projektit alternativ të kushtetutës.
2. Lirimin e menjëhershëm të kryetarit të PS-së, Fatos Nano.
3. Krijimin e një pakti social parazgjedhor.
Analiza e situatës politike të vendit dhe masat që po merr Partia Socialiste, për të çbllokuar tensionimin e krijuar artificialisht nga Partia Demokratike, ishte tema e takimit që zëvendëskryetari i PS-së Dr. Servet Pëllumbi, Sekretari i Përgjithshëm i partisë Gramoz Ruçi dhe deputeti Mehmet Loci, zhvilluan në fundjavë në disa rrethe të veriut.
Jo pa qëllim, takimi i parë ishte planifikuar në qytetin e Kukësit. Për një kohë të gjatë, kuksianët janë ndeshur më shumë vështirësi e probleme, zgjidhja e të cilave, është lënë në harresë nga qeveria.
Duke hapur takimin në pallatin e kulturës, ku kishin ardhur qindra kuksianë, kryetari i PS-së, së rrethit Muhamet Bela, evidencoi shumë probleme e vështirësi, me të cilat janë ndeshur qytetarët kuksianë, sidomos me problemin e përmbytjeve dhe atë të papunësisë masive. Një shqetësim tjetër i rëndësishëm ishte dhe problemi i gjakmarrjes, ndaj të cilës, ai theksoi se duhet marrë masa urgjente në ndërhyrjen e shtetit dhe me një bashkëpunim të frytshëm, të të gjitha partive politike.
Vijmë këtu jo vetëm se i dimë vështirësitë tuaja, por edhe se kemi përgjegjësi si partia më e madhe e opozitës-ishin fjalët e para të nënkryetarit të PS-së, Dr. Servet Pëllumbi drejtuar kuksianëve të shqetësuar nga duartrokitjet e tyre. PS, gjithmonë e ka ndier veten borxhli-me elektoratin e saj vazhdoi ai, i cili është në rritje të vazhdueshme. Por, në mendojmë të dialogojmë e-shepsë, e ndiejmë për detyrë të bllokojmë situatën e tensionuar që është krijuar në jetën politike të vendit.
Ne jemi ballafaquar dhe vazhdojmë të ballafaqohemi, me fushatën që ka ndërmarrë PD-ja dhe Berisha kundër opozitës e veçanërisht ndaj Partisë Socialiste, të cilën kemi për ta përballuar me sukses si deri tani.
Duke i kundërshtuar të dhënat që, paraqiti Berisha në konferencën e fundit për shtyp, ai evidencoi se njerëzve, nuk u janë përmbushur as kërkesat më jetike të tyre, e ajo që është më e rëndësishme vazhdoi, ai, është se këto të dhëna të paraqitura nga Berisha nuk përputhen me ato të statistikave të dhëna nga qeveria Meksi. Ndaj rezultatet të dobëta të reformave të udhëhequr sipas platformës së PD-së,
(Vijon në faqen 3)
Alternativa e PS: T’u japë rrugëzgjidhje problemeve
Presidenti ILIESKU takohet me përfaqësuesit e forcave politike parlamentare
— Zëvendëskryetari i PS, z. Servet Pëllumbi, vlerëson rolin moderator të presidentit Iliesku në Rumani. —
Dje pasdite në vijim të programit të tij presidenti rumun z. Iliesku u takua me përfaqësuesit e forcave politike shqiptare në parlament.
Partia Socialiste u përfaqësua nga zëvendëskryetari i saj, z. Servet Pëllumbi, PD nga sekretari i përgjithshëm z. Tritan Shehu, PAD nga kryetari i saj z. Neritan Ceka, PR nga kryetari Sabri Godo, PSD - Kryetari Skënder Gjinushi, PDNJ-kryetari z. Vasil Melo, PPD-Petrit Kalakula, dhe BSD nga z. Teodor Laço.
Fillimisht presidenti rumun Iliesku paraqiti shkurtimisht situatën e forcave politike në Rumani dhe përparimin e luftës politike mes tyre, brenda e jashtë parlamentit. Në mënyrë të veçantë na tërhoqën vëmendjen fakti që forcat politike për shumë çështje kanë gjetur gjuhën e përbashkët për çështjet me interes kombëtar si reformat dhe integrimi i Rumanisë në Evropë.
Më pas përfaqësuesit e forcave politike shqiptare, secili në mënyrën e vet, vlerësoi vizitën e presidentit rumun z. Iliesku dhe parashtruan aspekte të veprimtarisë së tyre politike në Shqipëri.
Në fjalën e tij zëvendëskryetari i
(Vijon në faqen 3)
Presidenti Rumun ILIESKU përfundon sot vizitën në Shqipëri
— Shkëmbëhen instrumentet e Ratifikimit të Traktatit të Miqësisë e të Bashkëpunimit.
— Nënshkruhet protokolli për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe të bashkëpunimit ekonomik. —
Të dielën paradite arriti në Tiranë për një vizitë 48 orëshe presidenti rumun Ion Iliesku.
Ai priti në aeroport nga presidenti shqiptar, Sali Berisha. z. Iliesku shoqërohej nga ministri i Jashtëm Teodor Meleshkanu, nga ministri i arsimit, nga kryetari i agjencisë kombëtare rumune të zhvillimit biznesmenë rumunë etj.
Sikurse është bërë e ditur z. Iliesku rreth 47-48 vjet më parë ka punuar si vullnetar në brigadat internacionale për ndërtimin e hekurudhës Durrës Peqin dhe pikërisht në urën e Rogozhinës. Për këtë arsye dita e parë ishte vizita private e tij në Shqipëri, duke kujtuar vendet që ai i ka njohur atë vite.
Të hënën filloi vizita zyrtare dhe bisedimet zyrtare mes të dy
(Vijon në faqen 3)
Në mbledhjen e Këshillit të Unionit Ndër-parlamentar
Unifikim i ri parlamentar
Të djelën u nis për në Madrid Nënkryetari i Partisë Socialiste dhe Deputeti i Kuvendit Popullor Luan Hajdaraga i cili merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Unionit Ndërparlamentar ku do të diskutohet edhe «Çështja Nano».
Zyra e Shtypit dhe Informacionit PS
Alternativa e PS: T’u japë rrugëzgjidhje problemeve të akumuluara nga qeverisja e keqe e PD-së
- Gramoz Ruçi: Takohet me hasianët -
Tjetër takim i suksesshëm i socialistëve. Mes qindra hasianëve në takim erdhi edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Gramos Ruçi.
Kryetari i PS-së së rrethit, Gafurr Mazreku duke hapur takimin evidencoi problemet e partisë e pushtetit në rreth. Drejtuesit e pushtetit lokal në rreth ai i quajti të paaftë dhe të korruptuar. Evidencoi mbështetjen që duhet të ketë forumi rinor eurosocialist dhe kërkoi marrjen e masave të menjëhershme nga qeveria për të zgjidhur problemet ekonomike në rreth e veçanërisht atë të përmbytjes që ende megjithë përpjekjet e bëra, nuk po gjen një zgjidhje konkrete.
“Çdo forcë politike ka të drejtë dhe detyrë të bëjë analizën e punës së saj, të bëjë kritika dhe të projektojë platforma për të ardhmen, tha duke marrë fjalën shoku Gramos Ruçi. Një detyrë të tillë ka marrë përsipër edhe PS-ja, detyrë të cilën deri tani e ka zgjidhur me sukses duke qenë konstruktive dhe objektive. Duke u ndalur në problemet të organizimit të partisë ai evidentoi faktin se sot partia socialiste është partia më e madhe e vendit dhe ka pas saj elektoratin më të madh shqiptar. Ajo sot është një forcë politike e kompletuar, e organizuar në të gjitha shkallët e nivelet e mbështetur brenda e jashtë vendit, për qëndrimet e objektivat e veçanta të saj dhe partisë në rreth.
(Vijon në faqen 3)
As Berisha nuk i beson më RD-së
Megjithëse gazeta «RD» në tre numura me radhë «bombardoi» opinionin me titujt: «Namik Dokle arratiset. Interpoli në ndjekje. Kërkohet Namik Dokle. Dokle apo sozia e tij», duket se as zoti Berisha nuk i beson më RD-së.
Ai duke qenë më i mençur se Edi Paloka, e ftoi kryetarin e grupit parlamentar të PS, Namik Dokle, në darkën e shtruar në Pallatin e Brigadave, mbrëmë në orën 20.00.
Nga dy burime që nuk duan të identifikohen, thuhet se kur u takuan, Dokle i tha zotit Berisha: «E gjen dot? Jam Dokle apo sozia e tij?».
VEZHGUESI.
«Karlsbergu» nën bastisjen e policisë...
PA KOMENT:
«Karlsbergu» nën bastisjen e policisë...
Ministri Xhaja dhe klientë të tjerë ngrihen në këmbë me duart lart si në kohën e fashizmit, nën kërcënimet e njerëzve me maskë
Edhe «Karlsbergu» është kthyer në arenë e bastisjes policore të dielën në mbrëmje rreth orës 21. Njëherë në mbrëmje tres personar të rinj nga lokalet më të frekuentuara të Tiranës i cili gjendet vetëm pak metra larg bllokut të ri të dyqaneve që ka kaqë Arbnori, Meksi, Kopliku, Zhulali, etj. nga vendi çlodhjeje dhe argëtimi është kthyer menjëherë në vend tmerri për të gjithë të pranishmit pas thirrjeve “Policia, duart lart!” disa herëzve me maskë që hynë për të bërë kontroll.
Tashmë si në kohë të fashizmit. Sigurisht askush nuk është kundër kontrolleve të besueshme, kur është fjala për identifikuar apo edhe për verifikuar ndonjë të dyshuar për të qenë kriminelë, kontrabandistë, trafikantë, etj., por edhe ato bëhen konform ligjit. Policia nuk e ndalon njeri të hyjë në lokal, por ajo duhet të hyjë dhe të prezantohet ashtu siç i ka hije kësaj arme, me uniformën dhe shërbimet e jo si bandë kusarësh për të terrorizuar qytetarët.
Ministri Abdyll Xhaja ishte vetë i pranishëm në atë skenë dhe nuk ka nevojë për komente të mëtejshme. Prandaj, atij nuk i mbetet gjë tjetër, por ta përgëzojë ministrin e brendshëm Musaraj mbledhjen e qeverisë për maskat që ka shpërndarë policëve, të cilët në këtë pikë nuk dallojnë nga kriminelët. Por nëse kriminelët mbajnë maskë nga frika e policisë, policia përse duhet të maskohet? Nga kush ka frikë?»
A. A.
Nesër do të lexoni: Dylber Vrioni dhe pushteti i parasë
Nesër do të lexoni
Dylber Vrioni dhe pushteti i parasë
Presidenti i Bankës Italo - Shqiptare është Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Financave të Shqipërisë. Është fjala për njeriun që konsiderohet sot si krahu i djathtë i dr. Berishës, inxhinierin mekanik Dylber Vrioni. Por bëhet fjalë për «pushtetin e parasë».
Pikërisht sepse është i lakmueshëm ky «pushtet», është shkëlqyer logjika financiare, kodi financiar dhe mbi të gjitha «Dispozitat kushtetuese», të Shqipërisë në të cilat shprehet qartë se Kryeministri dhe Ministrave ju ndalohet të ushtrojnë funksione të tjera shtetërore e private. Gjithçka është shumë e hapur, shumë e dukshme ndonëse shkëlqen disopozitat. E pra ç’fshehtësin postit? Për të sqaruar këtë vetëm drejtuam për më shumë se një javë në Bankën e cila si president i Bankës është z. Vrioni ndërtues i Italo - Shqiptare. Por aty asnjë nuk flet. Më së drejtori i këshillit administrativ ishte një italian emri i të cilit ishte sekret?! Sipas sekretareve të Bankës kjo marrëdhënie vjen nga fakti se të drejtat e komunikimit me shtyplin e kanë vetëm titularët e Bankës. Nisur nga kjo ne ju drejtuam presidentit të Bankës z. Dylber Vrioni i cili qëndron në zyrë e Ministrit të Financave të Shqipërisë. Për më se dy javë sekretarja e tij nuk mundi të komunikonte, z. Vrioni kërkon tonë për takim? Pas kësaj afati duke respektuar ligjin për shtypin ne ju drejtuam sërish z. Vrioni me shkresë nr. 90 datë 10.3.1995 duke specifikuar qëllimin: lidhur me postin e presidentit të Bankës Italo - Shqiptare. Për përzgjedhje i bëjnë përgjigjet sekretarës: «Shtypi është i lirë prandaj të shkruajë ç’të duan. Unë kam 1 milionë me delegacionin e Bankës Botërore. Këto janë sipas sekretareve shënim të z. Vrioni. Duke ditur faktin se detyrimi moral të publikojmë faktet që disponojmë pra, lexoni nesër shkrimin «Dylber Vrioni dhe pushteti i parasë».
Njoftim shtypi i Ambasadës së SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreh shqetësimin e saj për përhapjen e informacionit ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreh shqetësimin e saj për përhapjen e informacionit që duket se përhapin informacione që kanë të bëjnë me çështjen Ambasadë do probleme të cilat e vështirësojnë të hapen për ata që kanë visa në pasaporta, por që ato lloj viza visa në pasaporta.
Ambasada nuk ka asnjë plan për të «gruar» dhe të kërkojnë strehim; ...
Ligjet e Shteteve të Bashkuara nuk lejojnë ambasadat amerikane të japin strehim në këtë rrugë. Në të njëjtën kohë Ambasada nuk ka asnjë autoritet të lëshojë viza të posaçme.
Të gjitha plotësimet që pretendohen në Ambasadën e SHBA-së nuk janë se visa të posaçme, janë të njohura dhe kundër realitetit.
SHKURT NGA VENDI
Rrezikohet shfarosja e peshkut
Është prezent rreziku i shfarosjes së peshkut në ujrat e Ligenit të Shkodrës dhe të Lumit Buna. Veç ndotjeve të këtyre ujrave, nga hedhurit e pakontrolluara apo shkatërrimi i veprave bonifikuese mbrojtëse, zhdukja e peshkut po rrezikohet si rezultat i gjuetisë së paligjshme. Kjo gjueti po bëhet me lëndë plasëse dhe energji elektrike. Leje për të ushtruar gjuetinë e peshkut në këto ujëra, kanë kryesisht vetëm punonjësit e ndërmarrjes në fjalë. Ndërsa ata që e ushtrojnë këtë profesion me mënyrë të kundërligjshme me mjete shfarosëse, janë shumë.
Rriten fondet për ndërtimin banesash
Rritja e fondit për ndërtimin e banesave në Vlorë, nga enti kombëtar, bëri të mundur që gjatë vitit 1994 të ndërtohen 101 apartamente të reja banimi. E krahasuar me vitin 1993 fondet për ndërtimin e banesash u rritën 4 herë. Ndërkaq pritet vendimi i këshillit të bashkisë për të ndarë ato. Megjithatë problemi i strehimit në Vlorë është tepër shqetësues, sepse sipas studimit të kryer në këtë qytet, ka 3 mijë kërkesa për strehim ose 12-13 mijë qytetarë.
47 milion lekë për ujësjellësin e Durrësit
Zona që vuan më shumë për ujë është e pishëm, ndoshta në të gjithë vendin, është ajo e Durrësit. Edhe verën e kaluar disa fshatra për javë të tëra mbetën pa ujë.
Duket se ky vit diçka do të ndryshojë. Për rikonstruksionin e ujësjellësit të kësaj zone me afro 50 mijë banorë, janë akorduar 47 milionë lekë të financuara nga buxheti i shtetit. Se shpejti do të shpallet tenderi për fillimin e punimeve.
E «pakalueshme» dogana jonë
Shqetësim për të gjithë qytetarët shqiptarë për viza te rregullta që kërkojnë të udhëtojnë për në Greqi, është kthyer qëndrimi i doganierëve shqiptare të Kapitullit. Me pretekstin nga më të ndryshmet dhe për ...; prej qytetarëve ta kthejë prapë qytetarit. Qytetarë të thyer, e sidomos ata shqiptarë të rritur në Greqi, shqetësohen me akuzë ndaj veprimeve të doganierëve shqiptare.