31/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

31 mars 1995

PËRSE THEMI PARTIA SOCIALISTE ËSHTË E AFTË TË QEVERISË

NENVIZOJMË: Ndonëse nuk fitoi në konkurrencën elektorale më 22 mars të vitit 1992, Partia Socialiste duke iu bindur verdiktit të popullit dhe duke respektuar parimet e demokracisë pluraliste pranoi qeverisjen e Partisë Demokratike, pa menduar asnjëherë për emigrimin e antimitingje, për grumbullime kriminale si ai i 2 prillit 1991 ku u flijuan katër djem nënash apo për djegie e shkatërrime sipas skenarit «Të çrrënjosim komunizmin». Por ndërkaq, duke e konceptuar demokracinë si konkurrencë alternativash në të mirë të përparimit të vendit dhe ashtu siç ndodh në çdo vend të qytetëruar, ajo shpalli që të nesërmen e zgjedhjeve, pra më 23 mars 1992, ambicien e vet pa e konsideruar aspak mëkat deklarimin se do të punonim për zgjedhjet e ardhshme. Në kushtet e demokracisë pluraliste partitë krijohen dhe luftojnë për të marrë pushtetin. Këtë bëri Partia Demokratike dhe këtë e synojnë të gjitha partitë e tjera, pavarësisht nga pozicioni që zënë në spektrin politik, pavarësisht nga numri i anëtarëve apo simpatizantëve. Po përse u shqetësua Partia Demokratike nga deklarimi i Partisë Socialiste? Populli besoi në premtimet e PD-së, pasi dëshira për një jetë më të mirë dhe ëndërra drejt Evropës i shihun tunduse dhe plotësisht të përligjura, paçka se ai nuk e dinte me kë kishte të bënte. Ndërsa nga ana tjetër, krerët e PD-së dhe vetë Sali Berisha, koshetëna për demokracinë elektorale e dinin që nuk do të mbanin asnjërën nga premtimet e bëra në parullën qesharake «Në qeverisëm, bota na ndihmon», prandaj dhe reaguan negativisht ndaj deklarimit të socialistëve se po punojmë për zgjedhjet e ardhshme, ku shprehej një mënyrë të përqendruar angazhimi serioz dhe i përgjegjshëm për fatet e atdheut. Në atë kohë Partia Socialiste ishte e vetmja parti në opozitë dhe e vetmja parti e organizuar si një forcë serioze politike me pretendime të qarta dhe të bazuara në programe e platforma të studiuara dhe të argumentuara, çka e bënte atë më konkrete dhe më të prekshme nga votuesit. PD-ja nuk donte opozitë. Prandaj në vend që të vriste mendjen dhe të punonte për hartimin e programeve që do të nxirrnin në vendin e parë krizën ku gjendjej u përqëndrua nga hartimin e skenarëve për zhdukjen e opozitës, për eleminimin e kundërshtarëve politikë, për sajimin e gjyqeve dhe të spektakleve të tjera që as prodhojnë dhe as sjellin më materiale, por që idenë mëri e përsërisin. Përballë një realiteti të tillë filloi të bëhej më e vetëdijshme edhe elektorati, reagimet e të cilit qenë pothuaj të menjëhershme. Nisi kështu zhgënjimi i madh, humbja e besimit, largimi nga PD-ja, përçarja dhe ridimensionimi i krizës së saj. Ndërkaq, Partia Socialiste nuk mund të rrinte duarkryq dhe të bënte sikur, për të mos i prishur hëngën, për të mos frenuar as ... President. Duke qenë parti e ndërtuar mbi parime demokratike dhe e përbërë nga njerëz të ndershëm e konstruktivë, po e pafuqishme për të ndaluar marrjen e pushtetit nga njerëz të korruptuar e të paaftë, filloi në vetvete dhe ... të shfaqte mungesën e përgjegjësisë së ... PRESIDENTIT, QEVERISË, OPOZITËS ... LOAN M. RAMA (Vijon në faqen 3)

Ministri i Financave të Shqipërisë është president i bankës italo-shqiptare! Ç’fshehin postet?

PAS REAGIMIT TË Z. DYLBËR VRIONI, PËRSËRI - Banka Italo-Shqiptare konfirmon se nuk ka asnjë zyrtarë që z. Dylber Vrioni ka kërkuar largimin - Interes për deklarimin e të ardhurave të z. Vrioni sidomos për periudhën disaditore në fund të Dhjetorit ’94 - «Zëri i Popullit» kërkon takim me z. Vrioni para se të botojë: Shqiptarët e pastrëhë me qeveritarë, guvernatorë, presidentë bankash të bollë-strëhuar. Ka reaguar së fundi dje zëvendës-kryeministri dhe ministri i Financave të Shqipërisë z. Dylber Vrioni. Gjithçka është shprehur si një përgjigje «Gazetës» lidhur me shkrimin «Presidenti i Bankës Italo-shqiptare është ministër i Financave të Shqipërisë! Ç’fshehin postet?». Por çuditërisht zoti President i Bankës Italo - Shqiptare nuk thotë asgjë në përgjigjen pas eufrëshjes. Gjithsesi duke patur bindjen për të vërtetat e shkruara Shqiptare. - Po ju e kishit shkruar dje në gazetë! - Po, por sot presidenti juaj thotë se ka njoftuar për largimin nga detyra e kryetarit të bordit. - Nuk e di. Nuk kemi asgjë zyrtare për këtë. - Pa i hyrë komentit - pasi mashtrimet kanë hyrë në modë që nga 22 marsi e këtej -, ashtu si dhe foleja e kulturës e Bankës i kërkoi zotit Vrioni nëse respektonte ligjin shqiptar. Duke konsideruar vërtet një arritje të madhe krijimin e kësaj Banke, ndjejmë si detyrim moral ndaj shumë bankierëve e financierëve midis të cilëve të burgosur e kandidat për t’u burgosur, të themi se zoti Vrioni ka prerë shiritin e kësaj Banke dhe është ulur i pari në postin e Presidentit të saj. Dhe ish ambasadori ynë në Romë z. Dervishi tha për gazetën: Kërko- detyra e kryetarit të bordit. - i hyrë komentit - e këtej - ashtu si dhe lëvizja e kulturës e Bankës i kërkojmë zotit Vrioni nëse respekton të vërtetën shkresën zyrtare - datën, numrin e protokollit, emrin e personit që e drejtohet - që komunikon «largimin» e tij. Këtë nëpërmjet RD-së për të rritur disi dhe vërtetësinë e kësaj gazete proqeveritare. Duke pritur përgjigje shprehim tezën edhe të sqarojmë z. Vrioni edhe dhe për disa nga «sukseset e tij». Në më shumë se 80 rreshta të shqetësuar z. Minister tregon se ka qenë Ai që ka krijuar Bankën Italo Shqiptare në shkurt 1993, Krijimi i së cilës është një arritje e madhe për ardhjen e investimeve në Shqipëri të garantuara nga institute siguri që financierëve midis të cilëve të burgosur e kandidatë për t’u burgosur, bë për gazetën: Kërkoni në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë telegramet dhe informacionet e dërguara për takimet në ’90 me presidentin e Banka di Roma dhe cilat ishin synimet e rezultatet e arritura. Z. Dervishi veç të tjerave kujton mbi pesë takime të z. Ilir Hoxha në Romë për të njëjtin qëllim. Ndërsa z. Ylli Bufi ish kryeministër i Shqipërisë po për këtë moment thotë: Bisedimet kanë qenë në rangjet qeveritare dhe për krijimin e Bankës së përbashkët kemi folur në ... (Vijon në faqen 2)

Kontrabandistët e karburantit ndëshkohen njëlloj si kontrabandistët e çamçakizëve...!

Policia financiare bën sehir - Nuk mund të hesht për lëshimet e policisë financiare që transportuesit e karburantit në mënyrë të paligjshme i gjobit njëlloj si shitësit e çamçakizave e çokollatave - kështu thotë zoti Beg Haxhiu, inspektor i shërbimit të kontrollit të shtetit në rrethin e Kurbinit. qindra transportues karburanti kjo polici i ka gjobitur me një shumë mospërfillëse gjer në 5 mijë lekë dhe absolutisht qoftë edhe në një rast të vetëm nuk ka bërë «konfiskime» të mallit, ndonëse lëvizje pa dokumenta e me qëllime fitimi, siç shkruajnë vetë inspektorët fina- mallit, ndonëse lëvizjet pa dokumenta e me qëllime fitimi, siç shprehet vetë inspektorët financiarë në procesverbalet e gjobave. Sipas inspektorit të kontrollit të shtetit, vetë kryetari i policisë financiare të rrethit, Gëzim Çera, ka (Vijon në faqen 2)

„MIKU„ ARSIDI DHE „ARMIKU„ PERNJOLA

PARALELE Mbasi u bë tërkuze, si në lojën çel e mbyll, çështja Arsidi për të cilën mbahen prej muajsh në gjendje arresti figura të njohura të bankave shqiptare, madje edhe një kryeministër, tani dol si është thirrur në Tiranë Arsidi, që të sqarohej urat e turbullta, të vërë pikat mbi «i», kush ka vjedhur e kush s’ka vjedhur nga 1 milionë e 600 mijë dollarët që kanë dalë nga kupt e shtetit. Një gazetë paralajmëronte dje se deri të premten, pra sot, do të vendoset nëse do të vijë apo jo Arsidi për të marrë pjesë në gjyqin - skandal që mban emrin e tij. Të gjitha këto janë përpjekje për ta çuar në qorrsokak çështjen për të cilën, këtë dosje të hapur korrupsioni të pushtetarëve. Arsidi nuk do të vijë në Shqipëri, vetëm po ndodhi ndonjë kulli ... Është rasti që pas ... seriozitetit që përmendet paralelisht me ministrat e punëve të jashtme të sillte Arsidi së dëshmitar në gjyqin në Itali, ku i hidhen paralelë për rolin e tij, të huaj tjetër në një proces që i shqetëson kohë më parë, proçes nga i cili po vuan dënimin e asaj kohe të Partisë Socialiste ... Të gjitha e mbushën mendjen se shuna ... u laqua në shyt e në gjyqtarë ... (Çështja Arsidi ...?) ... Arsidi ... Sikur është ai përfituese kryesor në korrupsionin 9 apo 10, apo 12 miliardë lireshat, kurse Fatos Nano ka marrë «zarafet» e famshme, shpjegje të Blerim Çelës. Askush atëhere nuk e ftoi Pernjolën për të ardhur në gjyqin ku Fatos Nano, ndonëse që matanë Adriatikut, pra, shumë afër, ai deklaronte se asnjë proces gjyqësor nuk ka filluar ndaj tij dhe askujt nuk i ka asnjë borxh. Po ç’ti bësh drejtësisë së papavarur shqiptare e cila nuk la akuza pa bërë ndaj Pernjolës, e frymëzuar nga gazetat Bulevardeske? Kjo «drejtësi» kur ishte fjala për të dëgjuar atë si dëshmitar, e harroi. Pernjola besojmë se, vazhdon 1 këtë punën ndërkohë që akuza ndaj tij të formuluara në Shqipëri, drejtësia italiane e ka hedhur poshtë kurse ndërkohë që Fatos Nano vazhdon t’i mbështesë «bombat» e tij presidente. Ja përse na u kujtua personazhi Pernjolës, tani që po përfshihet «Çështja e Ardlit për të çnplokuar skandalin Arsidi. Midis këtyre dy personazheve kushto mund të dalloja diferencë të madhe. Për çështjen «Arsidi» lufta bëhet brenda llojit, pra për të goditur ca të «besuar» e përpifnë në një skandal korruptioni dhe për të ruajtur nde ... ca të tjerëve. Kurse Pernjola ishte thjesht sebep. Por Pernjola, solli miliona në Shqipëri, kurse Arsidi mbujë i pushtetareve, të sotëm mori miliona nga Shqipëria e varfër. C. P.

Shtatë mijë banorë pa ujë

Peshkopi Janë shtatë mijë banorë të fshatrave të Brehdanz, Zdojan, Ushtelenzë, Rashnapojë, Tomlin etj. që po vuajnë për ujë, që kanë marrë gjymat dhe po bëjnë edhe nga një orë rrugë në kërkim të ujrave në burimet e vjetra. Çezmat e ujësjellësit në këto fshatra nuk pikojnë ujë për shkak të një veprimi arbitrar të disa fëmijëve në lagjen Çipurrë në territorin e qytetit, të cilët kanë shpuar tubacionin kryesor dhe duke vendosur mbi të një saracineskë e tubacione kanë ndërprerë ujin për fshatrat e mëposhtëm. Ndaj këtij veprimi komuna e Tominit ka bërë denoncimet në organet e rendit, në drejtorinë e ujësjellësit, në këshillin e rrethit por ka hasur në një mur të hekurët heshtjeje. Përkundrazi, ndërmarrja e ujësjellë- (Vijon në faqen 4)

Ngjarje e pazakontë

Prej më se 8 ditësh në morgun e spitalit të Korçës ndodhet kufoma e paidentifikuar e një të riu refugjat i gjendur së bashku me dy kufoma të tjera në kufirin greko-shqiptar. Ç’është më e keqja trupi i këtij djaloshi është lënë pa frigorifer, mbi cimento, gjë që ka shkaktuar dekompozimin e plotë të tij. Nga ana e vet drejtuesit e spitalit i janë drejtuar komunales së qytetit për të marrë masat e varrimit të tij. Por kjo e fundit ka refuzuar dhe vazhdon të heshtë.

Çenohet shkolla, policia nuk ndërhyn

Është Luigj Deda, anëtar i këshillit të rrethit të Kurbinit, përgjegjës i PD-së, i cili në mbledhjen e fundit të këtij këshilli ngre me shqetësim këtë problem. Eshtë kthyer tashmë në modë, thëksoi ai, çënimi i dinjitetit të nxënësve e mësuesve nëpër shkollat e mesme të rrethit, veçanërisht në ato të Mamurrasit e të Laçit. Persona të veçantë futen me makina e motora nëpër ambientet e shkollës, çenohen nxënësit e policia nuk ndërhyn. Goditet në mes të nxënësve një mësuese në gjimnazin e Laçit e përsëri policia hesht. E sa raste të tjera ka?! Ky problem është ngritur në drejtorinë e arsimit pothuajse nga të gjithë drejtorët e shkollave. Kush duhet ta ruajë dinjitetin e mësuesve e të nxënësve me shumë se organet e rendit?

Shpërdorimi i energjisë elektrike

Është dyfishuar numri i shkeljeve në përdorimin e energjisë elektrike në rrethin e Durrësit, krahasuar me periudhën Shtator - Dhjetor të vitit të kaluar. Mungesa e matësave elektrikë, prishja e vula-ve në në matësa, furnizimi me energji elektrike pa leje etj. përbëjnë disa nga shkeljet më të spikatura në përdorimin e energjisë elektrike në këtë rreth.

Protestë e shoferëve

30 shoferë të mikrobusave kanë protestuar dje në mëngjez para godinës së pushtetit lokal të rrethit të Shkodrës, automjetet e tyre, duke u rënë borive për minuta të tëra në shenjë proteste. Shkak për këtë është bërë një operacion policor i heqjes rrugore në orën 4 të mëngjesit në sheshin para Rilindjes. Shkodra, ku qëndronin mikrobusat dhe prillje të udhëtarëve për në Tiranë. Policia në këtë operacion ka marrë shoferëve dokumentat. Këtë veprim e kryen me pretekstin se këtyre vend nuk ishte i caktuar për të qëndruar mikrobusat, por vetëm për autobuzat. Mirëpo shoferat e mikrobusave thonë se edhe në këto mjete të rregullta për ta bërë këtë rrugë dhe duan një vendngarkim të caktuar, që ta dinë udhëtarët e nevojtarët. Shoferat i mbajtin automjetet e reshtuar deri rreth orës 9. Më pas drejtuesit e fedetatisë sinjalizuan rrethit, ku janë të organizuar si një sindikatë të shoferë, bised ... takim me kryetarin e Bashkisë, Filip Gurra. Ata bënë që ditur se ky u angazhua për të zgjedhur këtë konflikt.

DEKLARATË E ZË-NËSIT TË FORUMIT TË RINISË EUROSO-CIALISTE TË SHQIPËRISË

Pas një titulli sensacional gazeta e pavarur politike «Koha Jonë» deklaroi në numrin e saj të djeshëm «horoskopin» e përçarjes së Partisë Socialiste. Me mjaft në shkrimin e saj anonim u arrit në konkluzionin se «burimet e brendshme të PS po tregojnë tanimë se Partia po shkonte drejt përçarjes(!). Shkrimi në fjalë që merr përsipër të tregojë edhe se çfarë kanë biseduar midis tyre nënkryetarët e PS po ashtu i ngarkon barrën vetes që qëndrimet publike të deputetëve të rinj eurosocialistë ti transformojnë në xhelozi brezash. Nuk e dimë ende se kujt i detyrohet «Koha Jonë» për një shkrim të tillë fyese ndaj Forumit Eurosocialist, në faqet e së cilës me këtë rast përveç opinioneve të gabuara u relatuan edhe mjaft fakte tërësisht të falsifikuara. Ne nuk merremi me përbërjen e delegacionesh. Duke shprehur respekt për gazetën «Koha Jonë» është e qartë se morali i gjithë «shot-ut», të djeshëm ekuivalentohet me fitimin e mbledhur nga shitja e gazetës. Shpresojmë që një moral i tillë të mos përsëritet më.

SHKURT NGA VENDI