01/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

1 prill 1995

Në luftën kundër korrupsionit shpifjet dhe spekullimet nuk ia mbyllin gojën as «Zërit të popullit», as Namik Dokles dhe aq më pak Partisë Socialiste

Deklaratë e zëdhënësit të shtypit të Partisë Socialiste Lidhur me deklaratën zyrtare të kryetarit të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, dhënë dje Radio Tiranës, zëdhënësi i shtypit i PS, është i autorizuar të bëjë deklaratën e mëposhtme: «Zëri i Popullit» është e vetmja gazetë shqiptare që ende shtypet me teknologjinë e vjetër, me linotipë të prodhuar në vitin 1920. Për 40 vjet ajo ka qenë gazeta e vetme shqiptare që dilte me fitim, meqenëse botohej me tiraz të madh, mbi 100 mijë kopje. Por të gjitha fitimet e saj derdheshin në llogarinë e ish-Komitetit Qendror të PPSH. Me kërkesat e vazhdueshme të redaksisë së kësaj gazete, në vitet tetëdhjetë u mendua që të ndryshohej teknologjia dhe të blihej një shtypshkronjë moderne, që do të shtypte edhe gazeta të tjera. U bënë studimet përkatëse. Kostoja e një shtypshkronje të re sipas studimeve të specialistëve të kombinatit poligrafik dilte 2.5 deri 3 milionë dollarë, me çmimet e vitit 1986. Meqënese ishte një kosto kaq e lartë, u bë studimi për blerjen e një shtypshkronje nga firma «New Concept», në Kanada, për 400 mijë dollarë, çmimi më i lirë i kohës. Brenda këtij çmimi përfshiheshin edhe shpenzimet e transportit, specializimi i teknikëve të shtypit dhe asistenca teknike gjatë montimit. Projekti i kontratës për këtë blerje kishte përfunduar në 6-mujorin e parë të vitit 1990, kur në prej 100.000 dollarë që do të lirohesh pasi të likuidoheshin të gjitha pajisjet dhe në Tiranë, të gjitha pajisjet dhe të fillonte montimi. Kthimi i këtij të parë, për arsye të mungesës së valutës u arrit të bëhej me 4 muaj vonesë, më 19 prill 1991, nga Banka Tregtare e Shqipërisë, me urdhër-xhirimi Nr. 083116. Shuma e kësaj të parë u përdor për sigurimin e këtyre materialeve: - Linjën e shtypit (5 njësi, rollstand, palosës). 129.000 dollarë. - Aparat automatik fotografimi. 5.000 dollarë. - Procesor automatik. 9.000 dollarë. - Pajisje elektrike. 5.000 dollarë. - Mbledhëse e bojërave të shtypit (me ngjyrë) 1.000 dollarë. - Vegla të ndryshme 1.000 dollarë. Totali: 150.000 dollarë. Të gjitha pajisjet e mësipërme janë në ruajtje për «Zërin e Popullit» nga firma «New Concept», në pritje të livrimit të tyre me plotësimin e kontratës për 3 këstet e tjera. Xhirimi i 3 kësteve të tjera, gjithsej 250 mijë dollarë do të kompletonte të gjitha pajisjet e shtypshkronjës dhe do të mbulonte transportin dhe montimin. Por ato nuk u xhiruan për mungesë valute prej Bankës së Shqipërisë, megjithëse «Zëri i Popullit» ka kërkuar disa herë verbalisht dhe me shkresën Nr. 18, datë 8.5.1991, dorëzuar ... redaksia e gazetës «Zëri i Popullit» me korrektësi e dërgoi kryeministrit Meksi dhe qeverisë shkresën Nr. 27-1 datë 10 Qershor 1992, ku i kërkon shprehëmisht: «Sikurse kemi njoftuar në muajin shtator 1991, Qeverinë e Stabilitetit, përsëri u njoftojmë juve për zgjidhjen e problemit të shtypshkronjës me firmën kanadeze «New Concept», Toronto. Në bazë të kontratës së lidhur, në mbështetje të vendimit të Sekretariatit të ish KQ të PPSH, për çeljen e një fondi prej 400 mijë USD në muajin prill 1991, redaksia e gazetës «Zëri i Popullit» i xhiroi firmës këstin e parë prej 150 mijë USD. Meqënese gjatë vitit 1991, për mungesë të fondeve valutore nuk u krijuan mundësitë të xhiroheshin këstet e tjera sipas kontratës, realizimi i saj ka mbetur i bllokuar. Ekzistojnë mundësitë nga Banka e Shtetit që firmës kanadeze t’i jepet fondi prej 250 mijë USD, për vazhdimin e kontratës dhe vënien në përdorim të shtypshkronjës. Në pamundësi për të vendosur ne, ju lutemi na konfirmoni nëse duhet të vazhdojmë tratativat, për tërheqjen e shtypshkronjës ose për prishjen e kontratës dhe kthimin e fondeve që kemi nisur». Ansjë përgjigje nga qeveria! Sot e kësaj dite asnjë përgjigje! Pse u hesht deri tani? Nga pakujdesia, apo që të ruante spektaklin e tipit Xhon Megou në prag të fushatës elekto- elektorale?! Për më tepër, edhe shtypshkronja e vjetër ekzistuese ku shtypet «Zëri i Popullit», megjithë godinë, mjedi­se e pajisje ju shit pa ankand për një çmim qesharak prej 50 mijë dollarësh një firme me qendër në Slloveni. Ndërsa «Zëri i Popullit» degdiset të gjejë mjetet e nevojshme për shtypshkronjë në një magazinë në Laprakë. Edhe më 9 korrik të vitit 1993, kur u bë verifikimi nga Shërbimi i Kontrollit të Shtetit, redaksia e gazetës, pasi parashtroi praktikën e punës, kërkoi prononcim nga organet shtetërore kompetente, për problemin e shtypshkronjës. I rekomanduam zotit Çela që ta lexojë me vëmendje më të madhe aktin e verifikimit të inspektorëve të SHKSH, që ai drejton, për të mos bërë purpur proçka të tilla se 400 mijë dollarë Namik Dokle i ka humbur në Kanada. «Zëri i Popullit» insiston përsëri që qeveria t’i hapë rrugë për çbllokimin e kontratës dhe me fondet që i disponon të realizojë ngritjen e shtypshkronjës së re, siç e kanë RD-ja dhe gazetat të tjera të Shqipërisë. Kjo është historia rreth shtypshkronjës së «Zërit të Popullit». Çdo gjë tjetër është e kuptueshme pse bëhet. Por shifjet, spekulimet dhe interpretime abuzive të fakteve, nuk ia mbyllin gojën as «Zërit të Popullit», as nënkryetarit të PS Namik Dokle dhe aq më pak Partisë Socialiste në luftën e saj kundër korrupsionit të piramidës shtetërore, kundër hajdutërisë dhe makinacioneve politike. Ajo do të vazhdojë angazhimin e saj të gjithanshëm për demokracinë e vërtetë në Shqipëri. Tiranë më, 31 mars 1995 Meqenëse kontratës për këtë blerje kishte përfunduar që në 6-mujorin e parë të vitit 1990, kur në Shqipëri sundonte partia-shtet. Me vendimin Nr. 104, datë 10.12.1990, në përputhje me legjislacionin e kohës, Sekretariati i KQ të asaj partie, akordoi 400 mijë dollarë për gazetën «Zëri i Popullit». Edhe sot në botë dhe në Shqipëri, partitë financojnë propagandën e tyre. Edhe sot financimi i partive politike parlamentare të Shqipërisë, arrin vlera leku të barabarta me mbi 1 milion dollarë në vit. Dihet se kush i merr pjesën e luanit. Fondi prej 400 mijë dollarësh që u parashikua për shtypshkronjën, u muarr nga llogaria e Fondit të Solidaritetit. Ky fond është krijuar kryesisht nga kontributi i Partisë Komuniste Kineze dhe ishte i destinuar për propagandën e kohës dhe jo për grupe terroriste. Më 10 Dhjetor 1990, kur u muarr vendimi për shtypshkronjën, u akordua fondi. Namik Dokle nuk ishte kryeredaktor i «Zërit të Popullit» dhe nuk kishte punuar kurrë më parë në atë gazetë. Ai mori drejtimin e «Zërit të Popullit» më 1 Janar 1991. Më 7 shkurt 1991 një specialist u dërgua në Kanada për të inspektuar kontratën e përgatitur shumë kohë më parë, dhe për të parë a ishin plotësuar kushtet. Për projekte të përfunduara, para se të bëhej prokurimi teknik, duke shtypur 100 kopje të «Zërit» me letër të prodhuar në Lushnjë, më 14 janar 1991 u nënshkrua kontrata, në përputhje me kushtet ligjore. Në qershor filluan përgatitjet e montimit të shtypshkronjës në Tiranë. Në vitin 1991 – kësti i parë 150.000 dollarë. Prill – kësti i dytë 50.000 dollarë. Qershor – kësti i tretë 100.000 dollarë. Tremujori i fundit 1991 Xhirimi i tre dhe montimin. Por ato shkresën Nr. 18 datë 8.5.1991, drejtuar degës së Tiranës, të Bankës së Shtetit Shqiptar. Deri në muajin gusht 1991 nuk u krye asnjë veprim nga banka dhe në këtë kohë Namik Dokle u largua nga «Zëri i Popullit» me detyrë tjetër. Deri në kohën e largimit të tij, Banka e Shtetit Shqiptar, nuk e kompletoi asnjëherë dhe me asnjë cent llogarinë e çelur të «Zërit të Popullit» me urdhër nxjerrimi Nr. 328164, datë 12 mars 1991, në vlerën prej 250 mijë dollarësh. Kushdo e kupton, se nuk mund të dërgohej në Kanada një fond që në skedat bankare ekzistonte atëherë vetëm në letër. Pra janë krejtësisht të qarta spekulimet abuzive me emrin e nënkryetarit të PS, Namik Dokle, janë po ashtu të kuptueshme edhe qëllimet politike të revizorit Blerim Çela. Edhe në 6-mujorin e dytë të vitit 1991, kryeredaktori pasardhës i «Zërit të Popullit», Përparim Xhixha, në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar pranë organeve përkatëse shtetërore për t’i dhënë gazetës valutën e llogarisë së saj nga Banka e Shtetit Shqiptar, për t’u hapur rrugë realizimit të kontratës dhe sjelljes së shtypshkronjës. Por gjatë gjithë vitit 1991, dhe në fillim të vitit 1992, kjo kërkesë nuk u plotësua. Vetëm një muaj pas ardhjes në pushtet, qeveria Meksi, me vendimin Nr. 183 datë 14.5 1992, kaloi në llogarinë e vet 1.865.016 dollarë 80 cent, pra gjithë Fondin e Solidaritetit që kishte mbetur dhe që deri në atë kohë ishte në llogari të ish KQ të PPSH. Më anë nxorri nga ndërtesa e vet Partinë Socialiste. E mori edhe 2/3 e zyrave gazetës «Zëri i Popullit». Nisur nga këto veprime të qeverisë dhe në vijim në veprimet e mëvonshme të saj,

Duke u takuar me popullin Partia Socialiste udhëmon ç’tensionimin e situatës për hir të demokracisë

Takime të dr. Servet Pëllumbi në Gjirokastër dhe Picar Nga 1 janar deri më 31 mars Partia Socialiste e rretheve është shtuar me 430 anëtarë të rinj. Me këtë lajm të gëzueshëm filloi dje në Gjirokastër takimi i zëvendëskryetarit të FSSH Dr. Servet Pëllumbit me anëtarë, simpatizantë dhe shumë qytetarë të tjerë. Në këtë takim morën pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Cramoz Ruçi, deputetët Theodhori Bej e Leontiev Çuçi e Spartak Poçi, anëtar i kryesisë së PS. Në takime të tilla PS-ja gjen gjuhën e përbashkët me elektoratin, ndan shqetësimet e veta me të, tha Servet Pëllumbi në fillim, merr miratimin e tij. Ku e ka mbështetjen më të fortë PS?-pyesin disa. Ne u themi; në veri e në jug, në lindje e në perëndim, në gjithë Shqipërinë. Partia Socialiste ndjek zhvillimin e proceseve në Shqipëri, ajo jep mesazhe që i përgjigjen realitetit të zhvillimeve. Demokracia është e pa kthyeshme, në nuk injorojmë arritjet, reformat, të drejtat dhe liritë e arritura. Ndërkohë, pretendojmë se mundësitë kanë qenë për të ecur shumë më mirë, gabimet e bëra kanë qenë të shumta, të pafalshme. Ne kundërshtojmë veçanërisht ndjekjen e rrugës së tensioneve nga PD-ja, dhe presidenti Berisha. Dështimi i referendumit të 6 nëntorit tregoi se populli e ka marrë mesazhin e de- [vijon në faqen 3] ...mokracisë dhe se ai do ta mbajë këtë mesazh. Por, PD-ja dhe Berisha nuk morën masa për t’i futur gjërat në shtratin e demokracisë, nuk u treguan reflektiv ndaj verdiktit të popullit, por vazhduan me kokëfortësi politikën e tensioneve, e cila u shtua pas konferencës së jashtëzakonshme të Partisë Demokratike, ku u hoq vetë kryetari i saj Sali Sulmet janë bërë më agresive, ato rrjedhin nga kriza e PD-së, qeverisë së saj, presidencës dhe vetë president Berisha, që kërkon çuditët të përqendruar në duart e veta. Dhe kjo ndodh së ato lidhen me çështjet e pushtetit. Rotacioni, alternimi ata s’e mendojnë dot, ata e shohin si fund bote. Sulmet janë të rrezikshme aq edhe konfuzë, sot flitet për kthim komunizmi, nesër për neokomunizëm. Dhe asgjë s’smbrohet nga këto, vetëm hidhen fjalë pa përgjegjësi. Skenari për të përçarë PS-në është një nga sulmet më qellime diversjoniste. Në fushatën elektorale të filluar PD-ja dhe Berisha do e donin këtë përçarje, por këtë kënaqësi nuk do ta kenë dot. Një qëllim tjetër i këtij sulmi është ai për ta izoluar PS-në nga aleatët e mundshëm. (Vijon në faqen 3)

AKSIDENT I RËNDË AJROR NË RUMANI

— 59 TË VDEKUR — Një aksident i rëndë ajror ndodhi i martë afër ... dje në mëngjes në aeroportin e Bukureshtit Otopeni. Aeroplani i tipit aerbas, sipas njoftimeve nga Bukureshti, u rrëzua sapo u ngrit nga aeroporti i Bukureshtit, duke shkak- ... rrezimit the- ... i një shpërthim të madh kur ai ra në tokë. «Unë e përjashtoj kategorikisht ndonjë gabim të ekuipazhit», dekla-

KURVANË — 59 TË VDEKUR —

Një aksident i rëndë ajror ndodhi ngrit nga aeroporti i Bukureshtit, duke shkaktuar vdekjen e 59 vetave në bord, duke përfshirë edhe ekuipazhin. Aeroplani i përkiste linjës ajrore rumune TAROM dhe ishte i linjës Bukuresht-Bruksel, 41 prej pasagjerëve ishin belgë të tjerë ishin amerikanë e rumunë. Zyrtarë të aeroportit të Bukureshtit e përjashtojnë ndonjë gabim në manovrim të pilotëve dhe as ndonjë avari, sepse pilotët nuk kishin njoftuar asnjë avari. Dëshmitarë okularë thanë se aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes dhe u shpërthye në flakë. Nga shpërthimi i fuqishëm, rreth një shpërthim i ndonjë gabim të ekuipazhit», deklaroi drejtuesi i përgjithshëm i Taromit Nikolae Bruturu. Lidhur me këtë rrëzim kanë filluar hetimet. Ekspertë nga ndërmarrja franceze e prodhimit të aeroplanit të tipit eerbas nga Tuluza janë nisur për në Bukuresht për të hetuar lidhur me këtë incident. Pamjet nga TV ishin shumë rrënqethëse, trupa të vrarë, të djegur dhe të copëtuar.

SHKURT NGA VENDI

Zhvlerësim i letrave me vlerë

Prej disa muajsh në Korçë ka nisur aktivitetin e tij një treg i ri: ai i letrave me vlerë të ish- të përndjekurve politikë. Poseduesit e tyre fillimisht kanë dashur të ruajne një sasi mesan rreth 80 për qind, të vlerës, më pas në një kuotë 60 për qind e kështu rënia ka vazhduar në mënyrë katastrofike në masën rreth 30 për qind. Kjo rënie spjegoh­et me faktin se shteti, i cili i pajisi me këto letra në këmbim të vuajtjeve të tyre, nuk ka lënë asgjë nga pasuria e mëparshme për t’ju dhënë mundësinë e këmbimit. Është kjo njëra arsye, por jo më pak negativisht ka ndikuar në këtë proces edhe dekreti i Presidentit për shpërndarjen e bonove të thesarit.

Dy drejtorë bankash në burg

Arriti, në 5 numri i të arrestuarve për çështjen e 100 milionë lekëve të bankës tregtare të Rrëshenit, të cilat u grabitën në mes të ditës. Pas shoferit të bankës tregtare të Rrëshenit dhe dy policëve shoqërues gjatë transportimit të parave, janë arrestuar edhe drejtori i bankës tregtare të Rrëshenit si dhe homologos së tij, drejtori i bankës tregtare të Burrelit.

500 denoncime pa përgjigje

Siç u informuam në këshillin e rrethit të Kurbinit, nga ana e pushtetit lokal dhe të komisioneve të ndarjes së tokës të këtij rrethi, pranë organeve të prokurorisë janë paraqitur mbi 500 denoncime për zap­tuesit e paligjshëm të tokës. Është ky tashmë një fenomen shqetësues në këtë rreth që e ka penguar ndarjen përfundimtare të tokës në bazë të ligjit. Kjo më e theksuar në komunën e Mamurrasit, Milotit e Fushëkuqes. Por duhet veçuar fakti që organet e drejtësisë shpesh kanë neglizhuar për zgjidhjen e këtyre problemeve, duke zvarritur ndjekjen e denoncimeve të bëra.

CILËN JU ZOTË MUJKE?

Ç’farë çënuan në deklaratën zyrtare në Radio-Tirana? Kujt nuk i ligjë e vërteta? [teksti i artikullit është pjesërisht i palexueshëm dhe i mbuluar nga dëmtimi i faqes] Me kërkesën time, për t’u përgjigjur zyrtarisht deklaratës së Blerim Çelës në Radio Tirana, kërkova që këtë institucion të botojë një deklaratë. ... të falenderoj edhe drejtorin e radios për ...

Cipa e plasur e Drejtësisë Shqiptare shqyhet plotësisht, kudo qelbet erë!...

TERMETI POLITIK QË KA PËRFSHIRË SHQIPËRINË «FENOMEN QË VËNË NË EMËR PALLATIN E DREJTËSISË» (LEXONI në f. 3)