05/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 prill 1995

Projekti i buxhetit të shtetit për vitin 1995 nuk është në gjendje të na tregojë se ku po shkon ekonomia shqiptare

Socialistët paraqesin variantin alternativ TË PROJEKTIT BUXHETIT

Kronikë

Ka mbritur në parlament, pas një pritje të gjatë duke shkëlur edhe kujfijtë projekt projekt buxheti i vitit 1995. Pas diskutimit jo pa sforcime nëpër komisionet parlamentare ai tashmë është në tavolinat e deputetëve të cilët filluan diskutimin e tyre. Mbrojtjen e projekt buxhetit të shtetit e bëri i pari vetë kryeministri Meksi ku pjesëmarrja e deputetëve ishte thuajse e plotë por që nuk u ruajt e tillë deri në fund të ditës. Zoti Meksi për rreth 20 minuta paraqiti realizimin e buxhetit për vitin 1994 e krahas kësaj objektivat kryesore që përmban projekti i buxhetit për vitin 1995 ku ai zakonisht përshkohen nga alternativat e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Pas tij duke mos dhënë nga hija e parafolësit u mundua t’i bëjë një konkretizim projekt buxhetit për këtë vit përfaqësuesi tjetër i qeverisë, zv. kryeministri dhe Ministri i Financave z. Vrioni duke ja lënë vendin të tretit të qeverisë; z. Çeku; zëvendësi i ministrit dhe zëvendës i kryeministrit; për tu përgjigjur pyetjeve të bëra nga deputetët ku duke u bërë një thjeshtim numerik mjaft prej tyre e quajt edhe ai të mbaruar detyrën e vet. Unisoni i thërras qeveritare; Kryeministër, zv. kryeministër dhe zv. ministër u prish disi nga diskutimet e majta prej deputetëve të gjitha fo- të gjitha forcave politike parlamentare të cilët vunë në dukje mangësi të shumta që e përshkonin projektin e paraqitur të buxhetit për miratim në parlament. Në emër të Komisionit të Ekonomisë e Financës obcionet i solli në nën kryetari i këtij komisioni, deputeti socialist Anastas Angjeli. Deputeti Leontej Çuçi, ndër të tjera u shpreh se treguesit ekonomik flasin për them të krizës ekonomike në vend. Madje - tha ai nuk e kuptojmë nëse rritja 7 për qind e GDP-së është demagogji apo rritje e vërtetë. Duke folur për investimet, z. Çuçi, u shpreh se është fatkeqësi që nga 600 milionë dollarë që hynë në vendin tonë nëpërmjet emigracionit transformohen në mallra ushqimore e kioska e jo në investime prodhuese. Ai e quajti këtë projekt të dobët. (Vijon në faqen 4)

Nga dalin dhe ku shkojnë lekët e popullit dhe të ekonomisë shqiptare?

- Diskutim i mbajtur dje në Parlamentin Shqiptar në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste nga Asst. Prof. Dr. Anastas Angjeli — Të nderuar deputetë! Diskutimi për miratimin e projektbuxhetit të Shtetit për vitin 1995, ndonëse ka kaluar çdo cak kohor e ligjor, përbën një nga momentet më të rëndësishme të jetës ekonomike të vendit, në këtë periudhë transformimi e reformimi drejt ekonomisë së tregut. Nga ekspozea e bërë nga kryeministri Meksi dhe zv-kryeministri e Ministri i Financave Vrioni, si dhe nga materialet e paraqitura në komisione e në grup, krijohet një panoramë ndosëse jo fortë e qartë, me shifra, në para, se çfarë ka bërë dhe do të bëjë Qeveria Meksi, e ku po shkojnë, ekonomia shqiptare? Pra në këtë dokument juridik e financiar kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit, në treguesit, fshihet suksesi apo mossuksesi i ekonomisë, i reformës, kryqëzohen e plek-sen interesat më thelbësore të ekonomisë së vendit dhe të popullit, me karakter ekonomik e social, administrativ e politik etj. Karakteristikat më thelbësore që spikasin në punën e hartimit e miratimit dhe përmbajtjen e projektbuxhetit të vitit 1995 mendoj se janë: Zbatim rigoroz i ligjeve dhe më shumë transparencë Kalimi i afateve kohore për miratimin e projektbuxhetit për vitin 1995 si dhe marrja në konsideratë e një numri ligjesh të miratuara nga Parlamenti ynë, efektet financiare të të cilëve duhet të përballohen nga buxheti i vitit 1995, tregojnë për mos kujdes nga ana e Qeverisë në zbatim të ligjeve (Vijon në faqen 3) Jo buxhet i rritjes, por i konsolidimit të krizës ekonomike

Rritja e të ardhurave të Buxhetit do t’i sillte frymëmarrje ekonomisë

Diskutimi i deputetit Shkëlqim Cani Vlerësoj punën e ekipit të specialistëve në hartimin e këtij projekt buxheti, pasi teknikisht kanë një rritje nga viti në vit. E megjithë fuqia është mjet pune i boxhëzimeve, më poshtë po rendis disa mendime e sugjerime për projekt buxhetin e vitit 1995: Së pari; Vonesa e tejzgjatur në sjelljen e materialit bën që diskutohen e miratojmë, thuajse gjiths-ëm buxhet të realizuar e gjysëm projektbuxhet. Pas rreth 5 muaj gjumi letargjik nga Qeveria, në deputetëve, nuk na u la as edhe dy javë kohë dhe aq më tepër ende nuk janë marrë përgjigjet e gjithë pyetjeve, gjë që nuk më duket e drejtë. Së dyti; Në nenin 6 të ligjës për buxhetin e shtetit të vitit 1994 Kuvendi Popullor, ka miratuar si pjesë përbërëse edhe tabelat që caktojnë për çdo dikaster shpenzimet në zëra. Për vitin 1994 qeveria ka relatuar (fq. 6 e relacionit që shoqëronte buxhetin) se «politika e investimeve publike, mbështetet në pa-», dhe vijon tekst i prerë. Me argumente për të lënë hapësirë manovrimi vetes dhe mund të mos realizohen fondet me burime të huaja, Qeveria në nenin 7 të projektbuxhetit të paraqitur kërkon lejën tonë të ndryshojë deri 30 përqind në vlef të çdo objekti. Komisioni i Ekonomisë e ul në 20 përqind. Mendoj se Qeverisë do t’i mjaftonte kjo e drejtë deri në 20 përqind. Kjo gjasi kanë mbetur edhe 9 muaj nga mbyllja e vitit. Vërtetë burimi i huaj varet nga donatorët, por jo pak dhe nga puna e ekzekutivit tonë. Janë mbi 10 marrëveshje kredish, që për neglizhencë e burokraci janë sjellë për ratifikim më tepër vonesë. Pra, kjo shtërngesë, do t’i shërbente një punë më të mirë të Qeverisë, që gjithësesi nuk ka ndonjë vështirësi të paraqitet për të raportuar e argumentuar, para kuvendit të saj për transferim fondesh tek kufiri 5 përqind. Së treti: krahasuar me fundin e vitit 1993, por… parashikohet që në fund të vitit 1995, të kemi rritje të GDP nominal prej 75,8 për qind kurse në të ardhurat vetëm 59,6 për qind, ose thuajse sa është rritja e inflacionit (56,8). Nga viti në vit ka ardhur në rritje numri i taksave e tatimeve. Vërtet që nuk ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë e tyre dhe duhet pranuar edhe ekzistenca e disa përshtatimeve. Por nisur nga shifrat e mësipërme dhe nga analiza e zërave të të ardhurave të buxhetit, mendoj se ka rezerva dhe konkretisht: 1. Tatimi mbi qarkullimin mund të rritet nga 5.300 mln lekë në rreth 6.600 mln lekë; 900 mln lekë rriten nga zbatimi i vonuar i TVSH. Për 400 mln lekë nga rritja e prodhimeve e shërbimeve të vendit. (Vijon në faqen 4)

Jo buxhet i rritjes, por i konsolidimit të krizës ekonomike

Diskutimi i deputetit Leontej Çuçi Diskutimi i projektit të buxhetit të shtetit është një problem sa politik aq edhe ekonomik. Gjykular nga pikëpamja politike dhe duke e vlerësuar këtë projekt buxhet si zbatim të programit ekonomik afatmesëm të Qeverisë Meksi, unë nuk shoh asnjë premisë pozitive për të thënë një fjalë të mirë pa më për t’a mbështetur. Vlerësuar nga prizmi ekonomik, me përshtatime të dy-tre treguesve pozitivë, të tjerë treguesit e tjerë, jo vetëm që flasin për situatë të rënduar të krizës ekonomike, por edhe për konsolidim të saj. Më konkretisht, rritja e produktit të brendshëm bruto (GDP) rritja e të ardhurave të buxhetit, apo kontrolli i infacionit, megjithëse në dukje janë tregues pozitivë, në të vërtetë ata shprehin një realitet të hidjur, të përkohshëm, madje dhe katastrofal, ngs, do të ecin në këtë rrugë edhe në të ardhmen. Është naivitet ose demagogji që të kënaqesh vetëm me rritjen e produktit të përgjithshëm bruto në masën 7 për qind, ose me ritmin e rritjes ekonomike prej 8 përqind kur statistika e shtetit të sotëm nuk jep një shifër të sigurtë se sa është rritja reale e prodhimit bujqësor. Pranon që prodhimi industrial për vitin 1995 do të vazhdojë të bjerë. Po t’u shtojmë këtyre fakteve edhe një import rreth 4 herë më të madh se eksporti, s’është e vështirë që qytetari më i thjeshtë të kuptojë se këta tregues s’flasin për aktivizim të prodhimit të brendshëm shqiptar, por për rritje ekonomike artificiale dhe të sforcuar, madje për një rritje të nxitur vetëm nga importet ose importet. Është fatkeqësi që rreth 600 milionë dollarë që hynë mesatarisht nga emigracioni çdo vit në Shqipëri konsumohen pothuajse të tëra për mallra konsumi e për ndërtime kioska dhe shumë-shumë pak për në pasurinë që marrin në tranzicion sidomos rehabilitimi i infrastrukturës, arsimi, shëndetësia, sistemi i ujitjes etj». Por ç’ndodhi në fakt? Vetëm pak muaj pas, Qeveria devijoi dhe jo pak. Rriti në total investimet për 44 përqind, pra ndryshe nga ligji që u paraqit në Kuvend. Kurse degët e sektorët me parësi si më sipër u injoruat me rritje shumë nën këtë mesatare ose dhe pësuan ulje; Konkretisht ndryshimet në buxheqësi e ushqim plus 16 përqind, industri transport minus 47 përqind, arsim plus 5 përqind, shëndetësi plus 15 përqind, ministria e punës e përkrahjes sociale minus 23 përqind. Në kuvriz të parësive u rritën tej mase investimet në SHIK plus 200 përqind, Rend Publik plus 164 përqind, Kontrollin e Shtetit plus 687 përqind, Ministrinë

BSPSH paralajmëron për shkallëzime sindikaliste

BSPSH kërkon një rritje page 35 për qind në sektorin publik, qeveria premton vetëm 10 për qind rritje page. Asgjë për indeksimin e inflacionit Dje në selinë e Ministrisë së Punës u zhvillua një takim tjetër midis përfaqësuesve të qeverisë i kryesuar nga zv. kryeministri Dashamir Shehu dhe BSPSH i kryesuar nga kryetari i këshillit sindikalist z. Valer Xheka. Ky ishte fundi i një takimi qëndrim i njohur i BSPSH për indeksimin e inflacionit. BSPSH kërkon rritjen e pagave në sektorin publik në masën 35 për qind. Edhe kryeministri Shehu përsëriti qëndrimin e njohur të qeverisë për një rritje page në masën 10 për qind, që pagat e punonjësve edhe në sektorin publik të mbeten në të njëjtin nivel me inflacionin dhe në parlament. Sipas z. Shehu momentalisht është e pamundur një rritje e pagës në masën 35 për qind siç kërkon BSPSH. Z. Xheka përsëriti edhe një herë domosdoshmërinë e realizmit të kërkesave që sindikatat e arsimit, shëndetësisë telekomit dhe shkollave të larta i kanë adresuar qeverisë. Ai tha gjithashtu se BSPSH mund të argumentojë mundësinë e realizmit të kërkesave të parashtruara si dhe të këtyre kërkesave të tjera që kanë të bëjnë me pensionet dhe kodin e punës, hartimi i të cilit u konsiderua emergjent. Nga ana e qeverisë përveç Shehut merrnin pjesë edhe ministri i Arsimit Tellit, i Shëndetësisë Çikuli dhe Punës Dakli, të cilët ripohuan nga ana e tyre edhe një herë se qeveria mund të rrisë vetëm 10 për qind pagat e këtyre sektorëve dhe ndoshta, në të ardhmen, mund të rishikoheshin mundësia e ngritjeve të tjera të pagave. Përfaqësuesit e sindikatave argumentuan si edhe në takimin e para pak ditëve se ngritja 10 për qind e parashikuar nga qeveria por për këtë sektor po t’u zbresësh inflacionin aktualisht reduktohet në një rritje prej 2-3 për qind. Drejtuesit e sindikatave të pavarura rikonfirmuan se aktivët e tyre do të vendosin për rrjedhën e mëtejshme të bisedimeve dhe mënyrën e mëtejshme të reagimit të tyre. Pala qeveritare ngulmoi në vazhdimin e dialogut për zgjidhjen e problemeve. Sindikalistët në takimin e mërpashem patën paralajmëruar për reagime të natyrës sindikaliste. Ndërkaq bëhet e ditur se sindikatat e arsimit në disa rrethe kanë kërkuar zhvillimin e grevave.

Tiranë: Përurohet Kolegji i Mbrojtjes

Vetëm një ditë, pasi Presidenti i Republikës Sali Berisha, me funksionin e tij si Kryetarë i Këshillit të Mbrojtjes, nënshkroi vendimin për krijimin në Tiranë të Kolegjit të mbrojtjes, dje në një nga ambientet e Akademisë së Shtabit të Përgjithshëm, në Tiranë u bë përurimi i këtij Kolegji. Vetëm një ditë, pasi Presidenti i Republikës Sali Berisha, me funksionin e tij si Kryetarë i Këshillit të Mbrojtjes, nënshkroi vendimin për krijimin në Tiranë të Kolegjit të mbrojtjes, dje në një nga ambientet e Akademisë së Shtabit të Përgjithshëm, në Tiranë u bë përurimi i këtij Kolegj. Për marr pjesë, në këtë ceremoni, kishin ardhur edhe Presidenti i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura zoti Berisha, Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, personalitete të larta politike e ushtarake të vendit, përfaqësues të ambasadave të huaja të akredituar në vendin tonë, atashe ushtarak etj. Gjithashtu, merrte pjesë edhe nësekretari i NATO-së, zoti Kreg i cili ndodhej për një vizitë në vendin tonë. Kolegji i Mbrojtjes, si i pari i këtij lloji në vendin tonë, do të jetë objekti te vet, kualifikimin e drejtuesve civil e ushtarak, për problemet e politikës së mbrojtjes së vendit. (Vijon në faqen 5)

SHKURT NGA VENDI

Plagoset rëndë një kambist Është qëlluar me revolver dhe pastaj i është grabitur canta me 22 milion lekë (të vjetra). Kjo skenë ka ndodhur pas orës 20 në rrugën nga rugicat e lagjes «Vullnetari» në Elbasan. Kambisti Ilir Zolli, ndërsa po shkonte për në shtëpi, la para prerë rrugën një e shtënë revolveri që e ka rrezikuar për tokë. Atëherë grabitësit me maska i kanë rrëmbyer çantën me lekë. Ndërsa grabitësit janë larguar në drejtim të paditur, kambisti ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak të Tiranës.

Kopelë e pakëputura

Vetëm mbi Picar të Gjirokastrës janë 2 kope me nga 300 dheh dhe këtë e thonë njerëzit ndërsa diskutohet për politikën agrare. Po çobentë skanë ku të çojnë qumështin dhe e shtyjnë këputjen pa lëresye. Mungon një organizëm; qofte dhe një firmë e vogël private, që të vijë të mbledhë prodhimin. Çobentë ligështohen dhe shohin bagëtinë si u varet qumështi.

Kinemaja e qytetit ka 4 vjet që nuk funksionon

Në qytetin e Laçit ka katër vjet që kinemaja nuk funksionon. Sipas drejtorit të Pallatit të Kulturës të qytetit të Laçit, zoti Hilë Kamani, kinemaja nuk ka funksionuar vetëm për neglizhencë të bashkisë dhe mos interesim të vetë drejtuesve të kulturës. Aparaturat ekzistojnë, po kulthi edhe salla. Atëherë përse nuk funksionon kinemaja?

NESËR DO TË LEXONI:

RAPORT I MISIONIT TË KOMITETIT MBI TË DREJTAT E NJERIUT TË PARLAMENTARËVE NË SHQIPËRI, LIDHUR ME ÇËSHTJEN NANO