12/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 prill 1995

BERISHA KËRKON NDIHMËN E GREQISË PËR DIALOGUN PRISHTINË-BEOGRAD

Para pak ditësh agjencia greke e lajmeve ANA, botoi një intervistë të presidentit shqiptar, Sali Berisha, ku midis të tjerash ai kërkon diplomacisë greke që të përdorë influencën e saj tek presidenti serb Milosheviç dhe të ndërmjetësojë në një dialog Beograd - Prishtinë. «Athina, që mban marrëdhënie të privilegjuara me Beogradin mund të inkurajojë presidentin serb Millosheviç të fillojë një dialog me Ibrahim Rugovën». Deklarata e Berishës është mirëpritur me kënaqësi në Athinë, kur ajo kujton se një vit më parë çdo takim të zyrtarëve të saj me ata serbë, nga Tirana vinte emërtimi «boshti ortodoks Beograd - Athinë». Ndoshta kjo në Athinë po interpretohet si një shenjë kuptimplotë, se Berisha për të fituar kohën e humbur në vijën Tiranë - Athinë dhe si dëshmi të asaj që tashmë Tirana i beson diplomacisë greke një mision delikat që lidhet me fatin e shqiptarëve të Kosovës. Athina zyrtare, duket e kënaqur me ofertën e bërë nga presidenti shqiptar Sali Berisha. Zëdhënësja e qeverisë greke Venizellos deklaron me këtë rast se «klima e deklaratave të z. Berisha është më të vërtetë vëllazërore pozitive. Qeveria greke do të dëshironte të deklaronte nga ana e saj kënaqësinë për mënyrën se si i trajton tashmë problemet e presidenti i Shqipërisë». Greqia e di kush është roli i saj në Ballkan, njeh avantazhet e saj, respekton interesat dypalëshe dhe të organiz- organizmave ndërkombëtare për të ndihmuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajonin më të gjerë dhe veçanërisht në rajonin e jugut të Ballkanit. Çdo nismë për dialog që ndalon përhapjen e konflikteve në Ballkan është e mirëpritur jo vetëm në Tiranë e Athinë por dhe më gjerë. Tashmë është i pritshem edhe një reagim i presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, ndaj nismës së presidentit Berisha. Sidoqoftë në intervistën e tij të parë për TVSH pas kthimit nga Londra, Rugova ripërsëriti opsionet e tij politike për një Kosovë të pavarur dhe neutrale dhe nuk bëri asnjë prononcim lidhur me propozimin e mësipërm. S’doqoftë një gjë është e njohur, ndërmjetësimi është kërkuar Greqisë, kur dihet qëndrimi i kësaj të fundit për Kosovën nën Serbinë. Vlen të përmendet se një mision të tillë presidenti Berisha ia ka kërkuar edhe presidentit rumun Iliesku, gjatë vizitës së tij vitin e kaluar në Rumani. Po kështu disa

Bashkëatdhetarë me banim në Austri, Zvicër e Gjermani i kërkojnë Berishës lirimin e FATOS NANOS

Mësohet se 73 bashkëatdhetarë kë kërkojnë lirimin e Fatos Nanos në një peticion dërguar Presidentit Berisha dhe Kryesisë së Kuvendit Popullor. «Ne, - shkruhet në kërkesën e bashkëatdhetarëve tanë, - shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe viset tjera shqiptare, me qëndrim të përkohshëm në Austri, Zvicër, Gjermani dhe vendet tjera perëndimore, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri, po shohim se krahas disa sukseseve të mira të vendit tonë drejt ndërtimit të një shteti demokratik, kanë ndodhur edhe ngjarje të atilla, që vënë në dyshim jo vetëm të mirën e botën e jashtme. Duke e vlerësuar arrestimin e Fatos Nanos, si një akt me natyrë politike, më poshtë në peticion shkruhet: «Përmes mjeteve të informimit shqiptar, për këtë çështje kemi parë vetëm informacione të njëanshme dhe të politizuara të partisë në pushtet, duke mos u prezantuar asnjëherë mendimi i popullit, partive të tjera politike dhe shoqatave të ndryshme. Ne pajtohemi dhe u jemi përkrah të gjithë atyre partive politike shqiptare dhe shoqatave të ndryshme, si dhe me grupin e deputetëve shqiptarë, që kërkojnë lirimin e liderit të opozitës Fatos Nano, por do të shtonim edhe lirimin e Ramiz Alisë.» Lirimi i tyre do të thotë tolerancë, afirm politik midis partive, respektim të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe hap i rëndësishëm për të bindur popullin shqiptar dhe botën e jashtme se në Shqipëri ekzistojnë institucionet që garantojnë të drejtat e njeriut». Ky akt, thuhet më tej në peticion, «do t’i shërbejë Shqipërisë, si një nga kushtet që ajo të pranohet sa më shpejt në Këshillin e Europës. Lirimi i tyre do të thotë të harrohen hakmarrjet dhe të fillojë procesi i pajtimit midis forcave politike në Shqipëri.» Këtë kërkesë, shkruajnë bashkëatdhetarët, e bëjmë nisur nga interesat kombëtare, nga dëshira që kemi që midis forcave politike në Shqipëri të vendoset një ekuilibër i shëndoshë dhe të bëhet edhe një hap i rëndësishëm drejt demokracisë. Duke besuar, përfundon peticioni, se drejtësia dhe vullneti i shëndoshë për të respektuar interesat kombëtare, mbi ato partiake, do të jenë për juve instrumenti politik për të drejtuar vendin, ju urojmë shëndet dhe punë të mbarë për begatinë e atdheut tonë. Peticioni dërgohet nga Viena dhe është nënshkruar nga këta bashkëatdhetarë: Naser Hani Avni Sadrija Xhevat Hasani Hysni Veseli Abdulla Abdullahu Kumrijc Abdullahu Ashim Istrefi Xhevahir Selimi Nuri Bexheti Berisha Njazi Remzi Rrudhani Rahman Bajrami Gashi Sali Rifat Ibedemaj Beshi Burim Faik Ibedemaj Naser Shabani Feti Gashi Rifat Iberdemaj Beshi Burim Faik Iberdemaj Naser Shabani Feti Gashi Muharrem Syla Avni Llapaj Gjemi Rustani Mensur Muharremci Milaim Zyrapi Refat Pllana Agim Selimi David Memaj Irfan Mehmeti Gani Qazimi Ramadan Sadushi Ahmet Plloqi Samir Gashi Aziz Bushi Sami Haxhiu Enver S amuvaj[a?] Reshat Ramabaja Bejtush Emrullahu Muhamer Zuka Nurtez Rexhaj Xhevat Ahdiu Fadil Ramabaja Sylë Hajdari Shukri Mysliu Rexhep Salihu Jakup Rexhepi Musa Alia

Projekti alternativ i Kushtetutës në Këshillin e Europës

Në një njoftim nga Strasburgu, drejtuar katër partive parlamentare të opozitës, thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës z. Daniel Tarschys ka marrë dijeni për projektin alternativ të Kushtetutës hartuar nga grupi i punës i opozitës dhe falënderon për këtë xhest opozitën. Më tej, në njoftim, theksohet se kabineti i Sekretarit të Përgjithshëm ua ka kaluar projektin specialistëve të merren me çështjet kushtetuese. Ndërkohë që projekti po studiohet në Këshillin e Europës, presidenti i Republikës ende s’ka marrë lexime e romaneve që t’i hedhë një sy edhe projektit alternativ të Kushtetutës. Po ashtu edhe grupi parlamentar i komanduar prej tij nuk pranon të shqyrtohet në Kuvend propozimi për qartësimin e nenit 16-2 të dispozitave Kushtetuese. Dhe presidenti përsëri thotë: «Opozita ka alergji nga Kushtetuta». E pse ngaqë rrohet me sëmundjet alergjike kur dihet se ai është kardiolog?! Korresp. i «Zërit të popullit»

PUNONJËSIT E ARSIMIT, SHËNDETËSISË DHE TELEKOMIT NË TË GJITHË VENDIN NË GREVË PARALAJMËRUESE

Kërkohet ngritja e pagave 35 për qind KRONIKË NGA RRETHET NË FAQEN 2

Arsimtarët në grevë

- Buxheti familjar dhe ai shtetëror janë vënë ballë për ballë - - Bashkë me rreth 44 mijë mësues dhe pedagogë të arsimit të lartë janë bashkuar edhe punonjësit e shëndetësisë, telekomit pensionistët dhe tërë sektorët bujqësorë - Dje në orën 11,00 për herë të parë në shkolla e në auditorë nuk u njoftonte fillimin apo mbarimin e mësimit por lidhje me një ngjarje jo të zakon­të: sinjalizimin e një greve kombëtare njëorëshe për rritjen e pagave. Siç mësohet nga informacionet e pjesëshme, në të morën pjesë rreth 44 mijë arsimtarë dhe pedagogë të arsimit të lartë. Në 12 njëjtën orë, nisën grevën paralajmëruese edhe punonjësit e shëndetësisë me përjashtim të personelit të reanimacionit e kirurgjisë që duhet t’i përgjigjen urgjencave, punonjësit e telekomit, e barabartë me shifrën të bëhet njëditëshe më 22 prill. Dikur nxënësit nuk dinin kur i merrnin provat mësuesit. Edhe ata kujdeseshin të mos i mbanin paratë se t’ia fëmijëve. Misioni i arsimit ishte fisnik e i lartë dhe nuk mendohej se ai bënte mësim, konsultime, punë të diferencuar për çështje parash. E njëjta gjë mendolej edhe për mjekun që gjithhej dhe spital apo prisht këqësinë e vet për t’i shkuar në ndihmë njerëzve për të sëmurë. Nuk po shkojmë më tej për arsimtarët e Rilindjes që sakrifikonin jetën për të nxjerrë shqipen pale për paga që s’bëhej fjalë. Nuk po kujtojmë sot matanë kufirit se ‘ndodhte në universitetin e Tetovës... përballuar rritjen marramendëse të kostos së jetesës.

Shalë deputetë shqiptarë të komisionit të politikës së jashtme në parlamentin grek

Do të takohen me kryetarin e komisionit grek të politikës së jashtme, me kryetarin e parlamentit grek dhe ministrin e jashtëm të Greqisë Karolos Papulias Niset sot në orët e para të ditës për në Greqi një delegacion i Parlamentit Shqiptar. I ftuar nga Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Grek, delegacioni shqiptar përbëhet të shtatë deputetë, midis të cilëve edhe tre të opozitës socialiste, të gjithë anëtarë të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit Popullor. Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme Eduard Selami. Korresp. i «Zërit të popullit»

VAZHDON VIZITËN MINISTRI I MBROJTJES TURQE MEHMET GOLHAN

Tiranë: Në ditën e dytë të qëndrimit në vendin tonë, ministri i mbrojtjes së Turqisë zoti Mehmet Golhan dhe ushtarakët e lartë që e shoqërojnë u... Në ditën e dytë të qëndrimit në vendin tonë, ministri i mbrojtjes së Turqisë zoti Mehmet Golhan dhe ushtarakët e lartë që e shoqërojnë vizituan një pjesë speciale ushtarake në qytetin e Beratit. Sot në përfundim të vizitës së tij tre ditore në vendin tonë, ai pritet të takohet dhe të zhvillojë bisedime me Presidentin e Republikës zotin Sali Berisha, kryetarin e Këshillit të Kuvendit Popullor Pjetër Arbnori si dhe të hedhë firmën në memorandumin e mirëkuptimit të bashkëpunimit mes dy ushtrive tona, homologun e tij Sakif Zhulfi. Ekspertët ushtarakë vlerësojnë, se në fushën e marrëdhënieve me jashtë ushtria shqiptare ka në plan me prioritet dhe përparësi bashkëpunimin me ushtrinë turke. Ky bashkëpunim, siç theksohet, është konkretizuar në ndihma materiale në fushën e logjistikës, në arritjes dhe atë të aftësimit të kuadrove dhe studentëve ushtarakë shqiptarë. Aktualisht Turqia është vendi që ka pritur më shumë studentë ushtarak shqiptarë për kualifikimin e tyre disa shkollësh. Po kështu, vetëm këtë muaj të fundit është bërë i mundur realizimi i vizitave në kryeqytetet respektive të dy vendeve, i autoriteteve më të larta ushtarake. Bisedimet e bëra deri tani, kanë evidentuar shkallën e lartë të bashkëpunimit duke konkretizuar dhe rritjen e zgjidhmit të mëtejshëm të tij. Gjithashtu në këto bisedime, ka zënë vend të rëndësishëm dhe situata e tensionuar në Ballkan dhe marrëdhëniet e masave parandaluese për marrjen e konflikteve të mundshme në Bosnjë Hercegovinë. Korresp. i «Zërit të Popullit»

Meksi takohet me kryeministrin rus Çernomirdin

Kryeministri shqiptar Aleksandër Meksi po bën një vizitë zyrtare në Rusi. Ai është takuar e ka zhvilluar bisedime me kryeministrin rus Çernomirdin. Deri ditën e martë janë nënshkruar pesë marrëveshje në fusha të ndryshme. Në fund të këtyre bisedimeve sipas agjencisë ruse Itar Tass, pritet të nënshkruhet një traktat i llojit të miqësisë e të bashkëpunimit Çernomirdin vuri në dukje se pas një ndërprerje të marrëdhënieve mes dy vendeve për 30 vjet po përparojmë me të shpejtë.

MINISTRI I JASHTËM SERREQI NË KROACI

Ministri i Jashtëm shqiptar Serreqi po bën një vizitë zyrtare në Kroaci. Ai u takua dje me kryeministrin kroat Valenti dhe homologun e tij Mate Granic. Të dy ministrat nënshkruan një protokoll ndërshëtëror mes të dy ministrave. Pas bisedimeve në një konferencë shtypi në Zagreb të dy ministrat u shprehën se lidhur me situatën në rajon të dy vendet kishin pikëpamje të njëjta. Sipas tyre agresioni serbomadh është shkatërruar i krizës në ish Jugosllavi. Sipas tyre njohja e idërshëllutë të republikave ish Jugosllave si dhe respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe i pakicave kombëtare do të jetë baza e zgjidhjes së problemeve në rajon. Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe u theksua se duhet të arrihet më shpejtë në një aspekt ekonomik i bisedua qe rreth fundit të vitit të hiqen vizat për të dy vendet.

Fshali Porodinë do të ketë ujësjellësin e tij

Ka nisur ndërtimi i ujësjellësit që është Porodinë të rrethit të Korçës. Për ndërtimin e tij janë investuar rreth 4 milionë lekë të reja dhe punimet do të përfundojnë, sipas parashikimeve, pas rreth dy muajsh. Për ndërtimin e këtij ujësjellësi është angazhuar firma “Rilindja” me president të saj Servet Feka.

Punëtorët vijnë në sallën e gjyqit për të mbrojtur ndërmarrjen

Ishin punëtorët e ndërmarrjes së peshkimit në Shkodër, ata që erdhën dhe para dite në Gjykatën e Shkodrës për të mbrojtur ndërmarrjen e tyre. Mosmarrëveshja lindi disa muaj më parë, kur një objekt nga Zusi, kinse pretendues i objektet e kësaj ndërmarrjeje, la mbi tokën e tij. Është zhvilluar dhe një gjyq tjetër në gjykatë e apelit, e cila kjo e fundit ka rikthyer përsëri gjykatës së Shkodrës. Por dje kjo çështje u anulua, ndërsa punëtorët shprehën vendosmërinë e tyre se nuk do të lejojnë të merret ndërmarrja e tyre në sallën e gjyqit.

SHËNIM I REDAKSISË

Krerët e Sindikatës së Pavarur Valer Xheka e grupit i tij e kanë treguar me fakte disa herë që, për interesat e punonjësve s’janë gjë tjetër veçse mallra këmbimi në tregun e interesave personale. Ata e kanë të shhullar hapur varësinë politike nga PD, qeveria dhe presidenti. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ndodhet në duart e këtij grupi. Por ka raste kur presionit të bazës së vet ky grup i përgjigjet edhe me veprime propagandistike siç janë takimet e pompuara me qeverinë, njoftimet televizive dhe deri tek njoftimet pompoze për grevë. Me këto veprime deri tani ata i kanë bërë një shërbim të dyfishtë qeverisjes së sotme: nga njëra anë kanë amortizuar lëvizjen punëtore sindikaliste dhe nga ana tjetër i kanë shërbyer propagandës së pushtetit për të krijuar idenë e një shteti demokratik që drejton punët duke u njohur të drejtën punonjësve për greva. Është fakt i njohur që ky pushtet i ka mohuar sistematikisht kërkesat, të drejtat e punëtorëve, për të ndërmarrë lëvizje proteste demokratike, greva e manifestime. Ai ka ndërhyrë me brutalitet duke përdorur dhunën kudo ku interesat e tij prekshin. Ndryshim ka bërë vetëm BSP-ja dhe Valer Xheka që kanë luajtur teatrër me qeverinë sipas këshillave të të njëjtit regjisor,... Kjo përvojë e kaluar nuk na lejon të jemi optimistë për ne. Megjithatë duhet të theksojmë se ata që janë pjesëmarrësit e grevës janë të gjithë punonjës të ndërshëm që e sigurojnë jetesën me djersën e tyre. Nëse ata do të zhgënjehen përsëri nga krejt e komprometuar, nuk do të jetë e lartë dita kur nga radhët e veta do të nxjerrin të tjerë drejtues që nuk do të bëjnë pazar me interesat e shokëve të tyre. që duhet t’i përgjigjen urgjencave, punonjësit e lekomin, pensionistët, etj. Grevistët kërkojnë rritjen 35 për qind të pagave nga 10 për qind që pranon qeveria e që është e barabartë me shifren e rritjes së inflacionit. Siç është paralajmëruar nga organizatorët, në qoftë se greva nuk do të ketë rezultat, ajo do të bëhet njëditëshe më 22 prill e më pas do të vendosin këshillat sindikale kombëtare për sa si do të vazhdohet. Pa u nisur nga paragjykime partiake e sindikale, kemi përshytpjen se kushtet e arsimit të punonjësve “të tjerë buxhetorë” ka pak shanse të përmirësohen. Ata janë qindra mijë dhe shteti që vjen duke u dobësuar nuk ka mundësi t’ua plotësojë kërkesat edhe pse ato janë jetike e minimale. Mësuesit janë të depolitizuar e të depërtuar e s’merren me politikë. Ata duan thjesht rritjen minimalisht të pagës për të përballuar rritjen marramendëse të kostos së jetesës. Nuk duam të paragjykojmë as shtetin. Ai nuk ka pse të jetë keqdashës për punonjësit e vet, aq më tepër që njësues e pedagogë e nxënësit dhe studentët e tyre mbushën sheshet me thirrje për demokracinë para e pas 22 Marsit dhe më 6 Nëntor për referendum. Por shteti edhe pa shpenzuar për shtesën qindramilionë dhe kështu e ka (Vijon në faqen 4)

SHKURT NGA VENDI