Hotel Tirana
NJE DHOME 100 MIlE DOLLARE?
- Firma austriake «Horwarth Consulting» kërkonte vetëm 9,5 milionë dollarë kurse «DV-ALBA» gjëlliti 17 milion dollarë -
OSMAN SHEHU: «Hotel «Tirana» është nyje gordiane e politikës shqiptare, të cilën drejtësia duhet ta zgjidhë plotësisht»
Është rikthyer përsëri në faqet e shtypit problemi i rikonstruksionit të hotel «Tirana» ose i quajtur ndryshe tani pas «rafinaturës», «Tirana Internacional Hotel». Nuk ka mundur ceremonia pompoze e riinaugurimit - sepse ai para disa vitesh është inauguruar një herë, nuk kanë munguar as xhamat «zajis» të tij të fishijnë hijet e dyshimit që kanë pllakosur mbi dobishmërinë apo administrimin e 17 milionë dollarëve të deklaruar nëpër letra për këtë rikonstruksion. Hotel «Tirana» i cili për ditët e fundit para se të fillonte «veshja e tij për të «gëlltitur» miliona dollarë, pas shërbimeve të shtrëhe e ngrohtë për disa ministra të qeverisë aktuale e deputetës të PD-së të cilët trahojtëshin aty me çmime të minimizuara në krahasim me klientët e tjerë, por që u shoqërua me grevë të punonjësve për shkak të mosmarrëveshjeve me sipërmarrësit e saj, - duket se në anën tjetër gatuhante intrigën me më mjaf të përfolur titullarësh të lartë si Spahë, Ruli pa sakrifikuar edhe vetë Mekësin. Ka qenë ish Ministri i Turizmit, i pari ministër turizmi në qeverinë Meksi i cili denoncoi ashpër për mënyrat intriguese që ishin përdorur për financimin e rikonstruksionit të hotel «Tiranës», duke vënë në qendër të goditjes emrat e qeveritarëve që përmendëm më lart, por edhe të tjerë jashtë Shqipërisë, madje dhe për institucione financiare europiane duke lëshuar goditjen tjetër se; «Hotel Tirana», është nyje gardiane Por kjo gjë zgjodhe e ngulur siç duket ka shërbyer e po i vjen më për shtat shtypit se sa organeve të drejtësisë së cilat edhe në këtë rast tregojnë se janë thjeshtë leva që manipulohe nga të tjerë, kuptohet nga ata që drejtojnë shtetin. Pra që nga fundi i dhjetorit dhe fillimi i janarit 1995 për opinionin e gjerë shqiptar në lidhje me denoncimin e hotel «Tiranës» ekzistojnë je dosje; e para është dosja publike e ish ministrit të turizmit në kabinetin Meksi dhe e dyta siç mësojmë një dosje tjetër e pikërisht ajo e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, falë një kontrolli mbi objektin e mësipër, por për arsye që thjeshtë mund të merren parasysh e mbyllur në çelsat e rëndë të këtij shërbimi partiak nën kontrollin e Blerin Celës. Pse?
Është disi e pakonceptueshme që vetëm rikonstruksioni i hotel «Tiranës», të kërkojë 17 milionë dollarë në një kohë që vetëm pak më shumë po investohen për Hotel «Rogner», hotel turistik me katër yje që po ndërtohet i ri që nga themelet, pothuajse me të njëjtin numër dhomash, pa përmendur elementet të tjerë më të shumtë që ka ky i fundit. Të panjohurat për hotel «Tiranën», zënë fill atëherë kur ju vunë brylat firmës austriake të njohur në këtë fushë «Horwarth Consulting», e cila bëri projektin e konstruksionit të hotel «Tiranës». Ndërsa firma e mësipërme për të gjithë rikonstruksionin kërkonte vetëm 9,5 milionë dollarë - firmës tjetër «DV Cardana», italiane e cila me palën shqiptare krijoj «DV Alba», ju vunë në dispozicion jo pak por 17 milionë dollarë. Si mund të justifikohet kjo diferencë prej afro 3 milionë dollarësh? Ku kanë shkuar ato? «Mendimi» është se rikonstruksioni i hotel «Tiranës», është një investim kurban në veteve skandalan e mundshëm të një korruptioni dy palësh, skandal që mund të leje në hije atë të Arsdit, qoftë nga vlera qoftë nga numri i rëndësia
Sipas studimit të bërë nga një firmë e specializuar austriake vlera e rikonstruksionit është ta bërë me tre vjet u llogarit në mënyrë hipotetike rreth 9,5 milionë USD, me çmimet mesatare europiane... Minimumi rreth 4 milionë USD nuk do të futen në hotel për nën përkjek paq-, - ka deklaruar publikuar Osman Shehu, në gazetën «Dita informacion» në janar të këtij viti, duke hedhur ndër të tjera edhe hijen e dyshimit mbi mënyrën e zgjedhjes së firmës italiane «DV Kardona». Ja çfarë shkruan për këtë problem gazeta «Alternativa SD», ditën e premte më 7 prill 1995: «Për ofertat në turizmin (është fjala për hotel «Tiranën» gjithnjë), u paraqitën 18 firma, u seleksionuan në tri. Ndërsa ofertat e dy firmave të tjera ishin më të favorshme, për palën shqiptare, u zgjodh më e disfavorshmja: Di Vincenso Estero - Peskara. Mësohet tani se kjo firmë është krijuar në vitin 1991».
Duke mos lënë jashtë këtyre shënimeve
Folklorizohet diplomacia shqiptare kundër projektit alternativ të opozitës!! Përsëri PD nuk do kushtetutë!!
Luftë kundër mendimit të lirë dhe alternativ!!
Folklorizohet diplomacia shqiptare kundër projektit alternativ të opozitës!! Përsëri PD nuk do kushtetutë!!
- Përderisa Berisha nuk e lexon as në kohë të lirë projektin alternativ të kushtetutës duket se çdo gjë iniciohet nga ai
Ka reaguar mjerisht dje, gazeta «Rilindja Demokratike», kundër projektit alternativ të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë të përgatitur nga opozita shqiptare. Kësaj radhe, duke bërë publik një element delikat që zbulon «punët e pista» të administratës shtetërore në shërbim të idesë fikse të Mbretit: «Kushtetutë deri në fund nuk do të ketë». Është ambasadori shqiptar në Strasburg, zoti Gjon Koliqi, që bëhet kështu objekt i çuditshëm drejt skandalit të diplomacisë shqiptare. Sipas RD-së zoti Koliqi i qenkan drejtuar me telegram sekret zyrtare shefit të kabinetit të sekretarit të përgjithshëm të KE-së ku ka kërkuar spjegime lidhur me çështjen e kalimit të projektit alternativ të Kushtetutës së Shqipërisë në KE. Dhe përgjigjia sipas Koliqit ka qenë se «projekti alternativ nuk do t’i bëhet asnjë ekspertizë dhe nuk do t’i jepet asnjë rrugë kërkesës së partive opozitare për shqyrtimin e këtij projekti». Bëhet publike - mbase rastësisht - veprimtaria e ambasadorit shqiptar në Strasburg. Por në vend që Koliqi, të interesohet për kalimin dhe vlerësimet mbi përmbajtjen e Draftit alternativ shqiptar nga Këshilli i Europës, duket se ai angazhohet shqetësueshëm që së shumti që ky draft kushtetutë të mos i merret asnjëherë përfat për t’u lexuar nga KE. Duket se vazhdohen të zbatohen nga përfaqësitë tona në Europë urdhërat dhe dëshirat fushatës referendarçe nga liderëshipi shqiptar, veçse kësaj radhe kundër çdo projekti të ndryshëm nga ai i 6 Nëntorit. Gjithkush mban mend angazhimet dhe faksët e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë - që i kushton Shqipërisë mendurisht shumë - nëpër Europë në mbrojtje të projektit që mori emrin e presidentit shqiptar Berisha. Folklori shqiptar i materializuar në politikën e kreut të shtetit ju paraqit Europës. Por më 6 Nëntor gjithçka humbi. Disa javë më pas partitë opozitare të përfaqësuara në parlament - fituese në referendumun e 6 Nëntorit - përgatiten një projekt alternativ të Kushtetutës së Shqipërisë. Përveç opinionit publik shqiptar, projekti iu bë i njohur Komisionit Juridik të KE-së, zëvendësdrejtorit të zyrës së sekretarit të përgjithshëm të KE
Avokatët përgatiten për grevë
Durrës
Avokatët përgatiten për grevë
Pas paralajmërimeve për grevë! ve që po bëjnë drejtues dhe gjyqtarë, fakti që këta po zvendësojnë avokatëve të Korçës, Tiranës, Vlorës, hen me kursantë 6-mujore, mënyra avokatët e Durrësit dhe Kavajës e «kualifikimit» të avokatëve (360 ata që përgatiten të shpallin soli- pyetje që u kërkohen brenda një darizimin me kolegë në këto rre- periudhe shumë të shkurtër) dhe
Deputetja Kruja - pronarja më e
Elbasan
Deputetja Kruja - pronarja më e
Mbi 100 mijë dollarë shpenzime për makinat e komunave, Pëdëiste
Peshkopi
Mbi 100 mijë dollarë shpenzime për makinat e komunave, Pëdëiste
Deputetja Kruja - pronarja më e madhe e Peqinit
Elbasan
Deputetja Kruja - pronarja më e madhe e Peqinit
Aderimi në politikë me sa duket ka sjellë mbrothësi për deputetën nga Peqini zonjushën Hajrie Kruja. Falë edhe ambicieve të saj ajo është sot zonja deputetja më e pasur e parlamentit shqiptar. Ndërsa kohë më parë ajo udhëhoqi një komision parlamentar për të verifikuar në se shteti i përkrah apo jo të persekutuarit politik, nuk e harroi aspak edhe vetën e familjen e saj.
Megjënë familjes së saj në vitet e monizmit iu morën prona, detyra përciftojmë nga komisioni i kthimit të pronave godinën e spitalit të vjetër dhe një punishte vaji që më vonë ka shërbyer si central telefonik.
Mirëpo kaq nuk mjaftonte për orekšin e deputetes. Duke u trajtuar si familje e persekutuar, me vendim të bordit të privatizimit të Peqinit, ajo ka blerë ndërtesën trekatëshe të NPV-së me vlerë 2.6 milionë lekë dhe ka bërë kërkesë edhe për blerjen e vendrojes të një reparti ushtarak, ndërkohë që peqinasi thonë se ajo ka nisur punimet edhe për ndërtimin e një pike servisi në të dalë të qytetit.
Për të qenë të saktë të gjitha këto përfitime deputetja i ka realizuar në emër të babait të saj dhe njerëzve të tjerë të familjes, pa e shënuar askund emrin e vet.
Sikur të mos mjaftojnë pronat e sipërpërmendura, këto ditë në emër të babait të deputetes (por në të vërtetë për llogari të vetë deputetes, pasi ajo jeton me dy prindërit e saj) është blerë në ankand fabrika e vajit. Dy herë kjo fabrikë ka kaluar bordit të privatizimit me synimin e dukshëm për ta blerë deputetja aq sa heren e dytë nga 6 milionë vlera u ul në vetëm 3 milionë!
Megjënë Albert Saja paraqiti dokumentat si pronar i ligjshëm i truallit
(Vijon në faqen 2)
Mbi 100 mijë dollarë shpenzime për makina e komunave Pëdëiste
- Maja e dukshme e një skandali -
Është buxheti i shtetit ai që ka nxjerrë paratë dhe ka bërë që komunat ku sundojnë njerëzit më të besuar të partisë-shtet të paisen me makina (të sofistikuara) malore për kryetarët e tyre. Në rrethin e Dibrës tashmë asnjë kryetar pëdieiste komune nuk udhëton në këmbë jo vetëm nga qendra e komunës në rreth por edhe nga komuna në shtëpi e më gjërë jashtë rrethit.
Përkundër këtij fakti, që nuk don shumë vëmendje të shikohet, qëndrojnë komunat socialiste dhe kryetarët e tyre që vazhdojnë të udhëtojnë me këmbë ose mjete të rastit për kryerjen e detyrës së tyre. «Telat me gjemba»- që PD-ja pat ofruar për socialistët pas fitores së njohur të 26 korrikut 1992 kanë bërë vend në buxhetin shtetëror duke i privuar ata nga shumë e shumë fonde.
Për shkak të «dyshe të hekurta» të informacionit dhe të «cerberëve» që i ruajnë ato nuk mund të japim shifren e saktë të parave që janë nxjerrë nga buxheti i shtetit për blerjen e këtyre makinave dhe për shpenzimet e tjera të mëdha për karburante e pjesë këmbimi të destinuara me to. Zëra të ndryshëm flasin për me se njegdindjë dollarë. Në këtë llogari nuk futen shpenzimet e bëra për «jeep-in», «NIVA-n» dhe tash së fundi «ISUSI»-n e PD-së shpenzimet që janë bërë për blerjen dhe riparimin e makinave luksoze nga drejtorët pëdieistë etj. shpenzime që flitet se i kalojnë të 200 mijë dollarët.
PD-ja në Dibër, nëpërmjet drejtoreve e shefave të saj të motorizuar, nëpërmjet kryetarëve të saj të motorizuar, është e aftë të mbushë të gjithë rrugët e Dibrës.
Për këtë erka e shtetit ka paguar «para të thata» në dorë dhe nën dorë.
për greve
Pas paralajmërimeve për grevë! veç qi po bëjnë drejtues dhe që kanë dhënë dhomat e avokatëve të Korçës, Tiranës, Vlorës, janë avokatët e Durrësit dhe Kavajës ata që përgatitën të shpallin solidarizimin me kolegët në këto rrethe. Arsyeja e këtij bojkotimi që ata mendojnë t’i bëjnë pjesëmarrjes, në gjykime, është pakënaqësia ndaj ligjit aktual mbi avokatinë.
Kriza që po knlonjë organet e drejtësisë për shkak të dorëheqje- që të bëjnë në mënyrë të qartë, fakti që këta po zëvendësohen me kursantë 6-mujore, mënyra e «kualifikimit» të avokatëve (360 pyetje që u kërkohen brenda një periudhe shumë të shkurtër) dhe mënyra se si mendohet të organizohet testimi i tyre ka krijuar mendimin se ky është një provim skualifikimi që i diskriminon ata.
MIRELA NDINI
Rivendoset busti i «Heroit të Popullit» Dervish Hekali
Në 12 prill, me rastin e 51 vjetorit të rënies të Heroit të Popullit Dervish Hekali, në qendër të komunës u organizua një miting. Merrnin pjesë banorë nga fshati Hekal, qyteti i Ballshit e fshatrat përreth. Fjalën e rastit, ku evokohje lufta e heroit dhe heroizmit partizan në luftën Nacional çlirimtare e mbajti kryetari i këshillit të komunës Rifat Pasha.
Entuziazmin e kësaj feste të bukur e gjallëroi rivendosja e bustit të Heroit të Popullit Dervish Hekali, të cilin siç dihet forcat balliste - zogiste e përdhunuan patrulluesh. Ai u vendos para sheshit të shkollës që mban të njëjtin emër. Me këtë rast nxënësit dhanë një program me këngë partizane dhe recituan poezi për luftën dhe heroin. Autoritetet zyrtare bënë vizita te nipërit e heroit. Dervish Hekali.
Korresp. i «Zërit të Popullit».
Diskutohet dekreti i presidentit për bonot e privatizimit
DJE NË PARLAMENT:
Diskutohet dekreti i presidentit për bonot e privatizimit
Rreth kësaj çështjeje tepër të ndjeshme për çdo shqiptar do t’ju njohim në numrin e nesërm
Miratohet ligji për kullotat dhe livadhet
KRONIKË
Dy paradite Parlamenti zhvilloi punën në seancë plenare, duke diskutuar e miratuar projektligjin «Për kullotat dhe livadhet». Sëmi i miratimit të këtij ligji, thuhej në projektligjin ishte vënë në baza ligjore i pronësisë, administrimit, përdorimit dhe mbrojtjes së kullotave e livadheve. Ky projektligj parashikon problemin që nga pikëpamja e pronësisë, ato të jenë shte-
(Vijon në faqen 4)
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u njoh dhe diskutoi mes projektligjin për projektligjin «Për kullotat dhe livadhet» që kishte paraqitur Kuvendit Popullor nga Këshilli i Ministrave.
Natyrisht, një ligj që do të vërë mbi baza të plota ligjore administrimin, përdorimin dhe mbrojtjen e kullotave e livadheve të konsiderueshme në këtë pasuri të pavlershme.
– Diskutim i deputetit Bashkim Koçi në emër të grupit parlamentar të PS-së –
Me një variant të këtij projektligji, jemi njohur që një vit më parë. Ky që na është paraqitur në ndryshim nga varianti i mëparshëm, ka ndryshuar objektin e projektligjit. nga administrimi dhe përdorimi me kriter të drejtë për trajtimin, e rritjen e aftësisë mbajtëse dhe ruajtjen e ekuilibrit ekologjik të kullotave dhe livadheve, në një projektligj për kthimin e kullotave e livadheve ish pronarëve.
Grupi ynë parlamentar, vazhdimisht ka denoncuar mungesën e një strategjie të privatizimit të ekonomisë kombëtare dhe ka kërkuar që privatizimi të bëhet me ligj duke përcaktuar qartë do të mbetet shtetërore dhe çfarë do të privatizohet, fazat deri të privatizohet, fazat deri kur do të vazhdojë privatizimi dhe pronarëve.
(Vijon në faqen 4)
6 ndërmarrje të përbashkëta
Arrin në 6 numri i ndërmarrjeve të përbashkëta në Shkodër. Pesë prej tyre janë në bashkëpunim me firma nga Italia, ndërsa e gjashta me një firmë gjermane. Këto kanë filluar prodhimin e mobiljeve, materialeve të ndërtimit, metalike, plastikë, veshje, etj.
Në këto ndërmarrje janë të punësuar mbi 600 punëtorë.
Dy javë pa vajgur. Ç'bën bashkia?
U bënë 12 ditë që të gjitha njësitë e tregtimit të vajgurit në Durrës kanë mbetur pa furnizim. Çdo ditë qytetarët krijojnë radhë të tejzgjatura. Askush nuk të jep një përgjigje të saktë për këtë problem. Sipas shitësve të këtyre njësive, kjo anomali është krijuar për shkak të privatizimit të pikave të tregtimit të vajgurit. Dikush është i «interesuar» për këtë anomali (!).
Odisea e një pallati sporti
Janë mbushur 5 vjet që kur nisi ndërtimi i pallatit të sportit në qytetin e Burrelit. Dhe sot e kësaj dite ky pallat nuk ka përfunduar për të funksionuar normalisht. Për shkak se sipas drejtueseve të sport-klubit Matit, ka penguar zvarritja në dhënien e fondeve. Gjithnjë sipas tyre, nevojiten edhe 4 milionë lekë të reja për rregullimin e mjediseve të këtij pallati. Përfundimi normal i tij është i domosdoshëm për ecjen e sportit në këtë rreth.