15/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 prill 1995

BONOT E PRIVATIZIMIT T’I SHËRBEJNË PRONËSIMIT MASIV TË SHQIPTARËVE, JO GRABITJES SË TYRE

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u shpreh njëzëri për vazhdimin e privatizimit masiv POR AI KËRKON: - Transparencë të plotë - Efikasitet ekonomik - Luftë kundër korrupsionit dhe grabitjes së fshehtë e të hapur të pasurisë kombëtare SOCIALISTËT ABSTENUAN PËR DEKRETIN E PRESIDENTIT SEPSE ATIJ I MUNGON: - Strategjia e privatizimit - Garancia për luftën kundër korrupsionit - Kuadri ligjor për zbatim të plotë - Siguria për ruajtjen e vlerës së bonove GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALISTE, DUKE SHPREHUR FRYMËN E TIJ HUMANISTE DHE BAZUAR NË PROGRAMIN SOCIAL, PROPOZOI QË TË PËRFITOJNË NGA PRIVATIZIMI ME LETRA ME VLERE EDHE KETO KATEGORI NJERËZISH - Fshatarët pa tokë dhe ata që kanë pak tokë - Personat që nuk kanë përfituar nga ligji për privatizimin e banesave shtetërore dhe janë ende të pastrehë - Jetimët e të gjitha moshave - Krahas moshës për koeficientët e bonove të merret parasysh

Shqetësimet e deputetëve socialistë

Përmbledhje e pyetjeve në seancën e diskutimit në Parlament të bonove të privatizimit Mbi ç’strategji është mbështetur privatizimi masiv, kush e kur është miratuar, ç’detyrа dhe në ç’afate kërkohet të zgjidhen? Cilat janë arsyet që u gjykua për të dekretuar, lidhur me bonot e privatizimit? (Dekreti i parë dhe Dekreti i dytë?) Cili ligj është marrë për bazë në hartimin e secilit dekret dhe konkretisht në ç’nene a paragrafe është devijuar dhe pse, a ka akte ligjore a nënligjore, që bien në kundërshtim me dekretet? A ka qenë mbi baza ligjore trajtimi i letrave me vlerë që u janë shpërndarë ish të përndjekurve dhe nëse jo, siç e shpreh relacioni cilat janë efektet? Në nenin 2 thuhet që bonot e privatizimit do jenë të vlefshme deri më 31.12.99 dhe...» Nëse afatet e përdorimit të shtypura në bono janë të tjera ç’vlerë tjetër veç vlerës së përdorimit u mbetet bonove? Veç afateve të shtypura në bono për përdorim, ç’afate të tjera do të caktojë Këshilli i Ministrave? Cilat janë organizmat e huaja që janë marrë me privatizimin masiv tek ne dhe në ç’pika (nëse janë shumë pikat kryesore) nuk kemi rënë dakord me ta? Po debatet më të mëdha ku janë bërë? Në ndonjë shtet që ka përdorur bono emërore ka patur tentativa përvetësimi. Ç’garanci jepen tek ne për mbrojtjen nga falsifikimi, përvetësimet e ndryshme të parregullta, nga përdorimi i bonove jo emërore? Nga fryma e ligjit del që vlera e bonove caktohet nga KM (neni 3), në përputhje me vlerën e pasurisë së ndërmarrjeve që do privatizohen. Cila është lista e saktë e ndërmarrjeve dhe mbi ç’kritere janë përzgjedhur? Përse në nenin 4 nuk u është lënë e drejta shtetasve që me bono të shlyejnë këstet e shtëpive shtetërore të marra nga enti i banesave? Presidenti është shprehur më parë që me letrat me vlerë duhen favorizuar të pastrehët. Në të dy dekretet nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë, si argumentohet? Familjet fshatare (neni 5 pika 3) që kanë marrë tokë tokë të pakët e në mungesë të saj marrin asistencë, përse është gjykuar të mos marrin fare bono? Përse është gjykuar që vlerën e bonove të privatizimit ta përcaktojë Këshilli i Ministrave e jo Kuvendi Popullor? Përse në dekrete nuk janë dhënë referenca konkrete në kodin penal? A ka për të përfunduar afati i përdorimit të lekëve të privatizimit me bonot e privatizimit? Ç’do të bëhet me bonot e privatizimit të papërdorura në privatizim pas afatit të vlefshmërisë? Deri në ç’masë do të pranohet privatizimi me bono në një ndërmarrje? A nuk gjykohet e nevojshme propagandimi i privatizimit masiv duke filluar që nga ç’quhet e ç’pamje ka bono e privatizimit, si vlerësohet një ndërmarrje, ç’janë shoqëritë aksionare e deri tek shoqëritë e investimeve, administrimi i shoqërisë aksionare etj? Ç’do bëhet me borxhet e ndërmarrjeve që do të privatizohen? (Vijon në faqen 2)

PS është pro privatizimit, por kundër një privatizimi pa koncepte dhe vizione të qarta

- Diskutim i deputetit SHKELQIM CANI në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste - - Fshatarët pa tokë dhe ata që kanë pak tokë - banesave shtetërore dhe janë ende të pastrehur - Jetimët e të gjitha moshave - Krahas moshës për koeficientët e bonove të merret parasysh edhe kontributi në punë i çdo shqiptari Grupi socialist propozoi gjithashtu që nga privatizimi me bono të mos përfitojnë ata persona që nga privatizimi i deritanishëm kanë përfituar padrejtësisht vlera të mëdha pasurore PER TE GJITHA KETO PROPOZIME TE SOCIALISTEVE, GRUPI PARLAMENTAR I PD VOTOI: KUNDER! Në zbatim të rregullores kemi ndjekur në RTV interpelanca edhe për shqetësime për “komunën”, ndërsa po në zbatim të rregullores nuk jepen, diskutimet për buxhetin dhe për privatizimin masiv; që prek interesat e gjithë Shqipërisë. Paradoks dhe lafshtë do të mbetet rregulloria. Ndërsa me thirrjen që në dhjetor 1993 u publikua studimi kombëtar «E tashmja dhe e ardhmja e mundshme për vitet 1985-2005» në Shqipëri jemi të angazhuar me të tjera çështje. Kur dikush sugjeron që është e mira të korrigjohen privatizimet e paligjshme nga vetë ky pushtet që ka bërë të vëllë përzgjedhja që «komunistët nuk ka ... privatizimin». Bëjnë propozime vite me radhë që buxheti të parashikoje zë më shumë nga privatizimi, pra të ardhura më të mëdha nga privatizimi, pra kërkojnë përshpejtim të procesit të privatizimit, nuk donjehët as të lidhen në votë, por në fakt vërtetohet ajo që ne kërkojmë. Në jo pak raste ne shqiptarët grindemi e angazhohemi në debate kotësirash, ndërkohë që mazhorancë në emër të Lindjes paraqesin studime shkencore kombëtare për perspektivën e vendit dhe për pas vitit 2000. Dukët që sipas traditës ne luftojmë për të korrur fitore si të Pirros së Epirit. Por le të shohim më konkretisht çështjet dhe të flasim tani për bonot e privatizimit. Së pari, rastishti, më 23 shkurt 1995 shpallen dekretet e parë për bonot e privatizimit. Një [fjalë e palexueshme] më pas, për të plotësuar të tij, del një dekret tjetër dy apo më shumë, por që e ndryshon thuajse tërësisht të parin. Pas diskutimeve që bëmë në komisionin e ekonomisë, me shumë votash u bënë 7 ndryshime duke prekur përsëri edhe thelbin e dekreteve. Siç propozuam dhe në komisionin e ekonomisë ka edhe elementë të tjerë që propozojnë për t’u ndryshuar apo plotësuar: a) Në nenin 5 të futen si përfitues të letrave me vlerë, për diferencën, edhe fshatarët, që kanë marrë tokë nën një minimum të caktuar dhe në pamundësi të sigurimit të jetesës përfitojnë asistencë. b) Në nenin 8 të dekretit të parë të mos thuhet që përfituesit e bonove pa të drejtë të dënohen sipas dispozitave përkatëse të kodit penal, por të jepen nenet konkrete të kodit që tashmë kemi miratuar. c) Në nenin 4 duhet të shtohet e drejta e përdorimit të bonove të privatizimit edhe për të shlyer këstet e banesave pronë shtetërore, që u kalojnë shtetaseve. Kjo argumentuhet më së paku me faktin që privatizimi i banesave është pjesë e procesit tërësor të privatizimit. ç) Përjashtimisht, për jetimët të lejohet përfitimi i bonove, pavarësisht nga mosha. d) Nuk jemi dakord me zhvillimin që bëhet nga propozimi i komisionit të ekonomisë që të përfitojnë bono edhe ata që kanë përfituar objekte pa ankand, bile mendojmë se mund të marrin bono vetëm ata që i janë nënshtruar ankandit me dy kërkesa e lart. Nuk i kuptojmë këto kthesa kaq të shpeshta e të shpejta. Ndërsa në dekretin e parë dhe të dytë pranohet që kjo shtresë ka qenë e priviligjuar dhe ka përfituar një herë, me një të rënë të lapsit brenda një nate mazhoranca kalon në kundërten e asaj që propozon dekreti: dh) Pas asnjë argument, na propozohet që ndryshe nga dekreti, të lejohet shitblerja e bonove edhe të huaja. Natyrisht ky fakt ka të mirat dhe të këqijat e veta, por që gjithsesi efektet duhen të na bëhen të njohura. Së dyti, parimisht kemi qenë dhe jemi pro privatizimit masiv me letra me vlerë. Për më tepër kritikojmë që në çështjet e privatizimit jemi të vonuar. Siç jemi shprehur edhe herë të tjera, PD me të gjitha segmentet e saj të pushtetit, në çështjen e privatizimit punon e paorientuar dhe me hope. Herë hyn në gjumë legjislativ e herë gulçon nga inaktiviteti. Atë që s’e bëri në tre vjet kërkon ta realizojë me sforcim në kuriz të cilësisë dhe me dëme për ekonominë. Po ç’kërkojmë për privatizimin masiv? a) kalojmë në një etapë të re të privatizimit. Dekretet hedhin hapin e parë. Shpresojmë të na bëhet një bilanc i privatizimit në këta tre vjet. Edhe pse e kërkuam kjo u injorua, ndonëse bëhet fjalë për një nga elementët më thelbësorë të reformës. Transparenca në privatizim mbetet imagjinonhet nga vetë deputetët. Me thjesin e dyerve mbi shpirt për ata që dëgjojnë, shqetësim e lexojmë, gjithnjë pa na u sjellë nga organet shtetërore një analizë me arritjet e të metat. (Vijon në faqen 3)

Në emër të qeverisë: PËRGJIGJET SHKEL E SHKO Z. VRIONI

- Pa përfillur si gjithnjë obsesionet e opozitës mazhoranca miraton dekretin e Presidentit «Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit». - Pardje në Parlament në një mbasdite të shkurtër është vendosur vendosur gjithçka ashtu si ka dashur presi-denti dhe mazhoranca bë-dështe. Bëri fjalë për dekretin e presidentit «Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit» - Pardje në Parlament në një mbasdite të shkurtër është vendosur vendosur gjithçka ashtu si ka dashur presidenti dhe mazhoranca bë-dështe. Bëri fjalë për dekretin e presidentit «Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit». - Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit dekret i ri është paraqitur nga propaganda pëdëllest si një shpresë e madhe për të bërë shqiptarët pronarë. Befasimi e paraqitjes së tij në parlament, dukej se ishte vetëm një formalitet sa për të kaluar radhën, të cilën mazhoranca miraton dekretin e ri dhe ... [tekst i prerë] Grupi parlamentar i Partisë Socialiste paraqiti obsesionet e tij dhe nuk varg pyetjesh të cilat po i bënte një në këtë mënyrë, por që morën përgjigje autoritare, në një mënyrë të turbullt e të paqartë nga përfaqësuesi i qeverisë, kryetari i Ministrit i Financave, z. Dylber Vrioni. Duke mos ... [tekst i prerë] (Vijon në faqen 3)

Jo taksave mbi shtypin

LEXONI NË FAQEN 2