26/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 prill 1995

Një investim i harruar

Në listen e gjatë të kios(k)ave, kabinave, baxhove, ambienteve hidro-sanitare etj., të cilat plotësojnë kriterin e investimeve mbi dy miliardë dollarësh që janë bërë në Shqipëri gjatë qeverimit të vj(e)car të PD-së, gabimisht është harruar edhe një investim i rëndësishëm për të cilin TVSH ka dhënë edhe një lajm të veçantë dhe goxha të gjatë. Është fjala për një mull[i] me erë që është ndërtuar në rrethin e Lezhës nën kujdesin e drejtpërdrejtë të partisë. Ky është një tregues shumë sinjifikativ që tregon se Shqipëria është barazuar në nivel me Hollandën dhe vendet e tjera të Ulta. Zëdhënësi i Investimeve.

38,5 miliardë lekë deficit

Panoramë ekonomike 1994 TREGTI E JASHTME: Panoramë ekonomike 1994 TREGTI E JASHTME: 38,5 miliardë lekë deficit Importi rreth katër herë më i lartë se eksporti. Nëse në import, sektori privat është përcaktues, në eksport ai arrin 48 për qind. Gjatë vitit 1994, eksportet arritën në rreth 13,4 miliardë lekë, ndërsa importet tregtare në rreth 51,9 miliardë lekë, duke bërë që bilanci tregtar të rezultojë me një deficit prej 38,5 miliardë lekë ose rreth katër herë më i lartë se eksporti, konfirmon buletini statistikor për treguesit kryesor ekonomik të vitit që shkoi, botuar nga Instituti i Statistikave. Roli i sektorit privat të ekonomisë, thuhet në këtë material, në eksport, ka ardhur duke u rritur, dhe gjatë vitit 1994, ai zinte rreth 48 përqind të vlerës totale të eksportit, ndërsa në import, ky sektor është përcaktues. Në vitin 1994, rreth 78 përqind të importeve tregtare u sigurua nga sektori privat i ekonomisë. Tradicionalisht, bizotëruese në eksportet shqiptare kanë qenë mallrat e grupit «Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike» e veçanërisht kromi, ferrokromi, koncentrati i kromit bitumi i lëngshëm, etj. Për vitin 1994 u konstatuan rritje në grupin «Tekstile dhe këpucë», si rrjedhojë e rritjes së eksporteve me material porositësi. Në strukturën e importeve tregtare, mbi 50 për qind e zunë mallrat e grupeve «Ushqime, pije, duhan» dhe «Makineri, pajisje e pjesë këmbimi». Rol të konsiderueshëm në importet tona kanë luajtur edhe ndihmat ushqimore dhe humanitare, të cilat janë përqëndruar kryesisht në mallrat e konsumit ushqimor dhe makineri e pajisje. Mbi 50 për qind e këtyre ndihmave i kanë ardhur vendit tonë nëpërmjet Italisë Italia dhe Greqia janë vendet kryesore për eksportimin e mallrave shqiptare. Në tre realizohet mbi 50 përqind e vlerës totale të eksportit. Gjatë vitit 1994 janë shtuar eksportet edhe në SHBA dhe Gjermani. Vendet kryesore nga të cilat Shqipëria importoi mallra gjatë vitit 1994 ishin Italia, Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Gjermania dhe Turqia, të cilat të marra së bashku zunë mbi 80 për qind të vlerës totale të importit tregtar. Është mëse e qartë, siç rezulton edhe nga treguesit e mësipërm se ekonomia Shqiptare, ndonëse me ritme zhvillimi nga më të lartat në Evropë, çuditërisht shumë konsumon por vetë pak prodhon. DEDE KOLA

DYLBER VRIONI, ZEVENDESKRYEMINISTER DHE MINISTER I FINANCAVE INFORMON DHE MERR DETYRA NE BANKEN ITALO-SHQIPTARE

Skandali «Vrioni» është skandal i financave shqiptare Dylber Vrioni që shkel kushtetutën na kërcënon me ligjin për shtypin Skandali «Vrioni» është skandal i financave shqiptare DYLBER VRIONI, ZEVENDESKRYEMINISTER DHE MINISTER I FINANCAVE INFORMON DHE MERR DETYRA NE BANKEN ITALO-SHQIPTARE Dylber Vrioni që shkel kushtetutën na kërcënon me ligjin për shtypin - Neni 35 i Dispozitave Kushtetuese thotë: Anëtari i Këshillit të Ministrave nuk duhet të ketë, përveç mandatit të deputetit, asnjë funksion tjetër shtetëror e profesional dhe as të marrë pjesë në organizmat drejtues të organizmave ekonomikë e tregtarë. 2. “Aprovimi i Marrëveshjes midis Bankës Europiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin, Banca di Roma dhe Bankës Kombëtare Tregtare Shqiptare. Z.VRIONI informon Aksionaret që Banca di Roma, B.K.T.SH. dhe B.E.R.Z. kanë nenshkruar një Marrëveshje me 21 Dhjetor 1994. Mbas diskutimeve, Aksionaret njëzeri: VENDOSEN që Aksionaret shprehimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme e autorizojnë dhe e aprovojnë Marrëveshjen e nënshkruar me 21 Dhjetor 1994, midis Banca di Roma, B.K.T.SH. dhe B.E.R.Z., dhe shprehimisht autorizojnë çdo transferim aksionesh si rrjedhojë e kësaj Marrëveshjeje. NJEKOHËSISHT VENDOSEN që të heqin dorë nga e drejta e përparësisë në nënshkrim për aksionet që do t’i shiten B.E.R.Z., në përputhje me nenin II të Marrëveshjes. VENDOSEN GJITHASHTU që Z.VRIONI dhe/ose Z.PANCANI, Drejtor i Përgjithshëm i B.I-A, të autorizohen që të dorezojne e ekzekutojne në emer te Shoqerise çdo kontrate apo dokument te nevojshem per te plotesuar dhe realizuar transaksionet si me siper. Faksimile e marrë nga procesverbal i mbledhjes së dt. 21.10.1994. Ka reaguar së fundi zëvendës kryeministri dhe Ministri i Financave, që specifikuar 4 mbledhje dhe po[k]i pjesëmarrje të zotit Vrioni në këto mbledhje... e mësipër. të Shqipërisë zoti Dylber Vrioni. «Unë nuk kam marrë asnjë shpërblim nga kjo bankë gjatë kohës që kam qenë deputet apo ministër i Financave», - ka rithe[n]ë dje sërish zoti Vrioni në një përgjigje kërcënuese drejtuar «ZP»-së dhe që fatmirësisht botohet në «RD». Reagimi vjen kësaj radhe si përgjigjestrim ndaj një dokumenti - që materializon përgjigjen zyrtare të Bankës italo-shqiptare - të botuar të dielën, në «Zëri» e që tregonte se zoti Vrioni me cilësinë e Presidentit të Bordit të Bankës është paguar me dollarë. Por sot duke mosdashur të përdorim për zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Financave të Shqipërisë fjalën “gënjeshtar”, - ne rikonfirmojmë se zoti Vrioni kn marrë para ose më saktë është paguar me dollarë nga Banka Italo Shqiptare dhe se të paktën ai nuk thotë të vërtetën. Përgjigj[e]ja e Bankës thotë se zoti Vrioni ka marrë 2000 dollarë si shumë fikse vjetore dhe 200 dollarë për çdo mbledhje të Asamblesë duke specifikuar 4 mbledhje dhe po kaq pjesëmarrje të zotit Vrioni në to. Vetë dokumenti përgjënjeshtron z[?]otin Vrioni. Por dje ashtu si dhe më 30 mars 1995, zoti Vrioni mundohet të gjejë hapësira kohë në emër të një për t’u mbrojtur. Zëvendëskryeministri specifikon kur kam qenë deputet apo Ministër i Financave. Duke lënë mënjanë argumentimin tashmë të tejkaluar për 2000 dollarë, ndalemi tek 200 dollarësha e dhënë si rimbursim për pjesëmarrjen në mbledhje. Të paktën për 200 dollarëshin e fundit mund të themi se i është paguar zotit Vrioni për kohën që ka qenë Ministri i Financave. Bëhet fjalë për datën 21 dhjetor 1994, për Mbledhjen e kësaj dite proveyshe[b]alin e saj e tr[?]onin e renditshëm të Ministrit të Financave të Shqipërisë. Pra, është data 21 dhjetor 1994 dhe zoti Vrioni me datën 4 dhjetor 1994 ka qenë Ministër i Financave. Por nuk janë këto shuma që e vënë zëvendës - kryeministrin dhe Ministrin e Financave të Shqipërisë në qendër të skandalit. Kemi theksuar që në fillim se skandali është antikushtetues. Gjithçka lidhet me emërimin e zotit Vrioni në postin e zëvendëskryeministrit, dhe Ministrit të Financave posti i cili - sipas dispozitave kushtetuese, nenit 35 paragrafi i parë dhe i tretë - është i papajtueshëm me çdo post tjetër, aq më tepër të karakterit tregtar dhe ekonomik. Këtë e di fort mirë dhe zoti Vrioni prandaj i shmanget përgjigjes për këtë pikë. «Ndërkohë me emërimin tim si Ministër i Financave kam njoftuar të gjitha palët pjesëmarrëse kryesore në këtë Bankë për largimin tim nga detyra e Kryetarit të Bordit të kësaj banke thotë zoti Vrioni. Por, që më 30 mars “Zëri” konfirmoi nga Banka se asgjë zyrtare nga zoti Vrioni nuk ka për këtë Ndërsa na sollën në «Zëri», proces verbalin e mbledhjes së Asamblesë të Aksionarëve» dhe ritheksojmë se në këtë mbledhje - 21 dhjetor 1994 - zoti Vrioni është paraqitur si President i Bankës, duke qenë njëherësh dhe Ministër i Financave. E pra, nëse në emërimin e tij si Ministër - më 4 dhjetor 1994 - zoti Vrioni ka lajmëruar Bankën për largimin e tij atëherë, pse është paraqitur në mbledhje në 21 dhjetor 1994 dhe kur ka qenë postin e Ministrit të Financave? Në funksion të kësaj «Zëri» sjell sërish sot tjetër dokument në faksimile - pjesë e proces verbalit të mbledhjes së 21 Dhjetorit. «Vendosëm gjithashtu që zoti Vrioni dhe ose zoti Pancani, drejtor i Përgjithshëm i BIA të autorizohen që të dorëzojnë e ekzekutojnë në emër të shoqërisë çdo kontratë apo dokument për të plotësuar dhe realizuar transaksionet si më sipër, thuhet në të, dhe duket qartë se zoti Vrioni i caktohen detyrat për periudhën e mëpasshme për t’u realizuar transaksionet të cilat kishin të bënin me një element tejet të rëndësishëm, shtimin e kapitalit të Bankës.» “Zëri”- është shumë i interesuar sot të dijë nëse i ka realizuar zoti Ministër i Financave të Shqipërisë këto detyra të ngarkuar nga Banka Italo-Shqiptare. Së fundi, është të paktën i pamo[?]… (Vijon në faqen 3)

Populli për kryeministrin e tij

Të gjithë shqiptarët që e panë në televizor kryeministrin e tyre, bindën se ai është shumë mirë me shëndet. Jo vetëm kaq, por mësuan edhe sekretin e këtij shëndeti që vetë Meksi ia tha në konferencën e Reiz Cicës. Kur ka qenë djalë Meksi paska pasur qejf të bridhte me vrap. Duke menduar se paraqitja e Kryeministrit para kamerave do të bënte bujë të madhe në publik, u detyruam dje për të marrë vlerësimet e disa kategorive të ndryshme të njerëzve dhe nuk u zhgënjyem. NJE I PAPUNË: Unë nuk e dëgjova fare. Që kur nuk fliste për makroekonominë, për «hi-di-pi»-në e më të tilla gjëra, e ktheputa gj[u]min ku do të dilte dhe e kaputa gj[j]umë. NJE PLIETAR: Ai Meksi është fantastik. Është për të pirë dollinë, vetëm se nuk më la grua të pija se vetëm se nuk më la gruaja të pija se mos dehesh e thy[e]ja televizorin. NJE PEDAGOG: Me sa duket Berisha do ta djegjë Meksin deri sa të shikoh[e] sa do të flasë ashtu e detyron të dalë e të flasë ashtu siç flet ai. NJE ISH EMIGRANT: E ç’mund të presësh nga një kryeministër i pres[?] nga një ish në gjendje të Meksi? Ai nuk ishte në gjendje të mbrojte dot as mikun e tij që mbrojt[?] makina në ambasadën gjermane. Kërkojmë në na e mbrojë makinën? Miku i tij edhe makinën e pagoi edhe shtëpinë ia kanë marrë. NJE FSHATAR QË S’DALLATE: Fol vetë e njiha vet, i thona në kënenj ka Ndroqi. NJE NENE ME SHUME FEMIJE M’u dhimb Meksi kur tha se edhe ai vetë kishte nevojë për mbrojtje, nga «Kallashnikovët» e kriminelëve. NJE I RI ULUR NE TROTUAR: S’më kënaq fare Leka, mbrëmë i sht[e] shumë i mërzitur. Unë prisja gallatë. Ai bëhet i lez[e]tshëm vetë kur bën sikur nxeh[e]t. NJE I PASTREHË: Bravo i qof[të] Çiços. Vërtet m[ë] mori shtëpi[?]në filmin e Meksit por edhe ai e la sh[p]re[r]bule[n], Ai e kishte dhënë pyet[j]e që më parë Meksi dhe kryeministri i dinte ato më mirë edhe nga vetë Çiçoja. Po kështu edhe Çiçoja l[?] inte përgjigjet më mirë edhe nga vetë Meksi. Të dy gabuan vetëm nga një herë. Herën e parë Meksi harroi radhën e përgjigjes dhe herën tjetër ai i sugjeroi Çiços se çfarë pyetje duhet të bëntë. NJE ASISTENCIALIST: Fjalët e Meksit më prekën shumë prandaj bisedova më shoqatën e asistencialistëve, të mëhallës dhe unanimisht vendosëm të lemë për tre muaj asistencën tonë që Meksi të blejë këmisha antiplumb. NJE TREGETAR: Unë edhe më parë e kam çmuar lart kryeministrin tonë për mbrëmë ai më merrte me të dhe e dëgjove se si tha: «Politikë pa rezerva, pa asnjë kufi ndaj të huajit». Ka lezet o vëlla. Ç’na duhen kufinjtë e rezervat më të huajnë? Çdo gjë në pazar, çdo gjë për pazarin. NJE PEDEIST: Prej kohësh kam pasur dyshime për Meksin sa i ka me bile Saliës por mbrëmë ku foli për 29 Nëntorin. U bind[a] plotësisht. Ajo nuk që thjeshtë një lajthitje pa dashje, por goditje e paramenduar kundër programit të partisë sonë. I shkruajti siç i dëgjoj BEQIR SKRELI

SHKURT NGA VENDI

Komedia e re «Fali i tersit» Po shfaqet për disa net radhazi në teatrin «Migjeni» të qytetit të Shkodrës, komedia «Fati i tersit». Kjo pjesë është përshtatur dhe vënë në skenë nga Elez Kadria, duke aktivizuar në role aktorët më të njohur të trupës së këtij teatri si Bep Shiroka e Ymer Bala dhe deri tek aktori më i ri Edmond Halilli. Komedia po pëlqehet nga artëdashësit.

Krijohet «sheshi i mbeturinave»

Sheshi më i madh i Peshkopisë, ai që ka patur emrin e ndëruar «Nazmi Rushiti» më i kërkuar vitet e fundit për tubime masive, tani është kthyer në shesh depozitimi të dh[e]rave dhe plehrave. Depozitimet jo spontane të plehrave dhe pl[e]hrave (që e kanë kaluar me kohë një mijë tonëshin) bëhen ditën më diell, nën vështrimin indiferent të këshillit të rregullimit të territorit dhe të Serisë së gjatë të policëve e të personave përgjegjës, të shëndetësisë etj). Nuk bëhet me karroca dore, por me makina të mëdha 7-10 tonëshe vetëshkarkuese. Deri tani, është zënë tërësisht nga dh[e]rat dhe plehrat më se një e katërta e sheshit.

Vdes nga goditjet me thikë

Librazhdi, përjetoi një ngjarje tragjike ditët e fundit. Në shëtitoren kryesore të qytetit, i goditur e-grish[t] 6 herë me thika, ka mbetur i vrarë 24 vjeçari Pellumb Çota. Vdekja e Çotës ka ardhur si pasojë e një grindjeje që ka nisur mes tij dhe L. Zharrit, në bilardon e qytetit dhe më pas ka vazh[?]uar edhe në rrugë.

zmavë ekonomikë e tregtare.

Pas një ankëimi

Këshillat e rretheve drejt... shkrirjes Është mbizotëruese mendimi në një takim që zhvilloi prefektura e Shkodrës në bashkëpunim me fondacionin Soros për problemet e pushtetit lokal, se këshillat e rretheve tashmë e realizuan misionin e tyre dhe janë pa të ardhshme. Në këtë takim veç 5 prefektëve të disa prefekturave të vendit tonë e ministrit të pushtetit lokal, zotit Kosovrasti, merrte pjesë edhe zoti Xhejms Ferr, zëvendësdrejtor i Institutit për Pushtetin Lokal me qendër në Budapest. Shumë të pranishëm mbështetën idenë për shkrirjen e këshillave të rretheve e ngritjen e nënprefekturave. Për këtë iu referuan edhe një ankete të zhvilluar nga Fondacioni Soros (sipas të cilës 68 për qind e të anketuarve janë shprehur kundër funksionimit të mëtejshëm të këshillave të rretheve. Por disa e kundërshtuan tendencën për t’i eliminuar këto këshilla, duke mbrojtur vazhdimësinë e tyre me kompetenca të reduktuara. Gjithsesi mbetet të qartësohet në se ky takim ishte i diktuar nga lart, apo thjesht iniciativë e prefektit të Shkodrës, që të gjykohet sesa do të merren në konsideratë sugjerimet e bëra këtu. Kujtojmë se këshillat e rretheve janë të zgjedhura, ndërsa prefektët emërohen nga qeveria.