Dje në Strasburg u zhvillua mbledhja e komisionit politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Në rendin e ditës ishte edhe shqyrtimi i projekt-raportit për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës, përgatitur nga zoti Keltchermans, në të cilin viheshin në dukje arritjet dhe problemet që ka përballuar e përballon Shqipëria që nga zgjedhjet e para pluraliste më 31 mars 1991.
Anëtarët e Komisionit nuk patën diskutime, por bënë disa sugjerime lidhur me Kushtetutën, pozitën e minoritetit grek etj. Në fjalën e tij kryetari i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare, Eduard Selami falënderoi për bashkëpunimin reporterët dhe anëtarët e Komisionit politik. Këtë vendim të Komisionit nuk e shikojmë si hapin e fundit, por si një hap të rëndësishëm të vendit tonë drejt Europës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim duke mbajtur parasysh edhe sugjerimet tuaja për Kushtetutën, minoritetin dhe probleme të tjera, duke dhënë edhe kontributin tonë modest në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Me interesë pritej fjala e përfaqësuesit të opozitës shqiptare, kryetarit të grupit parlamentar të PS Namik Dokle, pasi, siç dihet, një nga normat themelore të pranimit të vendeve në Këshillin e Europës është edhe konsensusi i opozitës. Kryetari i grupit parlamentar të PS Namik Dokle midis të tjerash tha:
«E thënë qartë dhe pa asnjë ekuivok, Partia jonë dhe Parti të tjera të opozitës dëshirojnë pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi probleme, por jemi të bindur se Shqipëria ka nevojë për Europën, në shumë drejtime: politike, sociale, ekonomike dhe mbi të gjitha, për të ndërtuar një shoqëri demokratike, një shtet të së drejtës, në të cilin nuk ka gjë më të rëndësishme se të drejtat e njeriut.
Në rrugën tonë të gjatë deri në Këshillin e Europës janë diskutuar shumë probleme, por më të diskutueshme kanë qenë dy: Kushtetuta dhe «çështja Nano». Lidhur me Kushtetutën, siç shprehet raporti juaj, zoti Keltchermans dhe siç sugjeruat edhe këtu, pas Referendumit duhet vazhduar puna dhe të gjendet rruga e bashkëpunimit për të respektuar dëshirën e popullit.
Për çështjen e dytë, siç e dini tashmë dhe siç shënohet në raportin e komisionit, Fatos Nano, kryetar i Partisë sonë, është ende në burg dhe për këtë ka patur diskutime të shumta në Shqipëri dhe jashtë saj. Unë dua t’u bëj të njohur, të nderuar kolegë të komisionit, se Fatos Nano megjithëse i burgosur, në emërin e Partisë Socialiste dhe në emrin e tij ka deklaruar: «Jemi dakort për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës». Pse? Sepse integritet e vendit tonë janë më të rëndësishme nga lufta politike në Shqipëri, sepse Europa është e ardhmja jonë».
Raporti i komisionit u aprovua me unanimitet dhe do t’i paraqitet Asamblesë Parlamentare në një sesion të ardhshëm (ndoshta në qershor 1995), kur edhe do të diskutohet përfundimisht pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës. Tashmë rruga është e hapur.
Pas mbledhjes së komisionit kryetari i tij, zoti Keltchermans u takua me delegacionin dhe pasi e uroi, deklaroi: «Pati shumë rëndësi qëndrimi i opozitës, qëndrimi që garanton përështjellimin e pranimit përfundimtar të Shqipërisë në Këshillin e Europës. Dëshiroj që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë».
Zyra e shtypit e PSSh
TAKIM ME ZEVENDESSEKRETARIN E PËRHERSHËM TË JASHTËM TË BRITANISË JOHN COLES
Dje zëvendësekretari i PSSH sh. Shërvet Pëllumbi dhe nënkryetari i PSSH Ilir Meta, zhvilluan një takim me zëvendësekretarin e përhershëm të Jashtëm të Britanisë z. John Coles.
Në këtë takim sh. Shërvet Pëllumbi e njohu z. Coles me situatën politike dhe ekonomike që po kalon vendi dhe alternativat që paraqet PSSH për kapërcimin e kësaj situate të vështirë. Po kështu, vend të veçantë në këtë takim iu kushtua qëndrimeve të PSSH për politikën e jashtme të Shqipërisë, për zhvillimet në rajon e në veçanti për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Europë duke theksuar në mënyrë të veçantë pranimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Këshillin e Europës, me të drejta të plota si dhe fillimin e bisedimeve për të realizuar marrëveshjen e asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Në këtë kontekst u vlerësua përkrahja që Britania i jep Shqipërisë.
Nga ana e tij z. Coles vlerësoi qëndrimet e PSSH-së e sidomos prioritetin që ajo i jep integrimit europian duke theksuar se mbështetja e Britanisë do të jetë në rritje. Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Britanisë z. Patrick Fairweather dhe i ngarkuari me punë në Tiranë z. Stephan Nash.
Zyra e Shtypit dhe e Informacionit e PS.
7 milionë dollarë të vjedhur dhe 8 milionë dollarë të papërdorur nga veprimet e paligjshme
Edhe një herë për traktorët e kredisë greke
- Blerim Cela bllokon materialin e Kontrollit të Shtetit
- Prokuroria nuk i lexon gazetat
- Pse heshtin deputetët socialistë?
KONTROLLI I SHTETIT POHON
«Në marrëveshje kredia cilësohet si kredi shtetërore. Për të kanë garantuar dy qeveritë përkatëse».
«Kredia sipas marrëveshjes destinohet për importe për ekonominë shqiptare».
«Si kredi shtetërore duhet të trajtohej nëpërmjet procedurave që përcakonte Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 420, datë 15.9.1992 me Drejtorinë e mbështetjes afatmesëm të ndërmarrjeve MAN. Këtë e ka kërkuar me disa ndërhyrje Ministria e Financave dhe kjo Drejtori».
«Faktikisht, kredia pa ndonjë akt a vendim të shkruar, iu kalua për ta realizuar Banka Kombëtare».
«Nga fundi i vitit 1992 me ndërhyrjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit kjo kredi destinohet për blerje traktorë dhe furra bukë».
Po i kthehemi edhe një herë problemit të blerjes së traktorëve dhe të furrave të bukës me kredinë greke. Ky problem është trajtuar disa herë në shtyp. Është diskutuar edhe në parlament. Është bërë edhe një kontroll nga Shërbimi i Kontrollit të
1. SHKELJA E RËNDYSHME KREDISE NË MËNYRË TË PALIGJSHME.
Kredia greke në bazë të marrëveshjes dy palëshe ishte kredi e përcaktuar për ekonominë shqiptare.
E PARË, E DESTINACIONI I
kredie ka një vendim të Qeverisë Nr. 420, datë 15.9.1992. Pra vendimi është i qeverisë Meksi dhe jo i qeverive të mëparshme. Sipas këtij vendimi, kjo kredi si kredi shtetërore duhet të përdorej me Drejtorinë e mbështetjes afatmesëm të ndërmarrjeve MAN. Kjo e pohon
traktorëve dhe bërë edhe një kontroll nga Shërbimi i Kontrollit të Shtetit. Janë pohuar shkeljet ligjore në përdorimin e kësaj kredie, shkelje që kanë çuar në pasoja të rënda ekonomike për vendin. Janë jo pak, por rreth 7 milionë dollarë të humbur (apo të vjedhur) si rezultat i blerjes së traktorëve dhe të furrave të bukës me çmime shumë më të larta se çmimet reale të ofertave të tjera. Janë bllokuar pa u përdorur 8 milionë dollarë të kësaj kredie. Këto shkelje i ka pohuar indirekt edhe Kontrolli i Shtetit nga kontrolli i ushtruar. Por, vetëm kaq. Asnjë nxjerrje përgjegjësie për shkeljet e ligjit dhe për pasojat e këtyre shkeljeve. Prokuroria thotë se nuk i lexon gazetat, prandaj nuk fillon çështjen penale për këtë çështje. Kryetari i Kontrollit të Shtetit nuk bën denoncim për të, duke bllokuar kështu në mënyrë të qëllimshme edhe shkeljet dhe duke u shprehur se «nga këto operacione nuk i është shkaktuar dëm ekonomisë dhe shtetit.
Në këto kushte mbetet që dikush tjetër të bëjë denoncim në prokurori dhe këtë mund ta bëjnë shumë mirë deputetët socialistë. Dhe denoncimi tani nuk duhet bërë vetëm për personat përgjegjës që u morën me përdorimin e kredisë, por edhe për kryetarin e kontrollit të Shtetit, i cili në mënyrë të qëllimshme bllokon materialin e kontrollit. Për ta lehtësuar punën në këtë drejtim. ne po i paraqesim edhe një herë shkeljet ligjore të bëra në përdorimin e kësaj kredie.
1. SHKELJA E PARË, ËSHTË KREDIA E NDYSHUAR DESTINACIONI I marrëveshjes dypalëshe ishte kredi e përcaktuar për impute për ekonominë shqiptare. Në vend që të përdorej për këtë qëllim, ajo u përdor për blerjen e traktorëve dhe të furrave të bukës. Këtë e pohon edhe Kontrolli i Shtetit në përgjigjen drejtuar gazetës sonë. Kush e bëri këtë ndryshim destinacioni? Me çfarë vendimi u bë? Nuk ka asnjë vendim të qeverisë.
Ky ndryshim destinacioni është bërë në mënyrë arbitrare me urdhër «nga lart». Se kush e ka dhënë këtë urdhër, e di vetëm Blerim Çela, i cili ka bllokuar materialin e Shtetit, Këtu fillojnë edhe pasojat e dëmit ekonomik. Kredia greke u përdor për të blerë traktorë lindorë «Bjellorus», me çmime tre herë më të larta se sa ofertat zyrtare që vinin nga lindja. Kontrolli i Shtetit në përgjigjen e tij për gazetën tonë pohon: «Kishte në atë kohë oferta për traktorë «Bjellorus» nga tregjet lindore me çmime mjaft më të ulta, por ato nuk mund të përdoreshin prej palës sonë nëpërmjet kësaj kredie». A është ky një argument për të justifikuar çmimet e larta? Jo. Sepse në kushtet kur ofertat lindore ishin me çmime tre herë më të ulta, nuk kishte pse të përdorej kredia greke për traktorë. Kjo është një shkelje ligjore që duhet denoncuar në organet e prokurorisë.
- SHKELJA E DYTË; ËSHTË SHKELUR VENDIMI I QEVERISË PËR KRITERET E PËRDORIMIT TË KREDISË.
Për kriteret e përdorimit të kësaj MAN. Këtë e pohon edhe Kontrolli i Shtetit, i cili shton se: dhe kjo Drejtori».
Mirëpo në kundërshtim me këtë vendim të Qeverisë për kriteret e përdorimit të kredisë greke, ajo iu kalua për t’u realizuar nga Banka Kombëtare. Kontrolli i Shtetit pohon se ky kalim u bë «pa ndonjë akt a vendim të shkruar». Lind pyetja: Kush e urdhëroi këtë kalim? Në se duhej ndryshuar vendimi i qeverisë, përse nuk u ndryshua nga vetë qeveria Meksi që kishte marrë vendimin e parë? Kush qëndron mbi qeverinë që jep urdhëra për përdorimin e kredës në mënyrë të kundërligjshme? Këtë e di vetëm Blerim Çela që ka bllokuar materialin e Kontrollit të Shtetit për kredinë greke.
- SHKELJA E TRETË; NUK ËSHTË PËRDORUR TENDERI PËR BLERJEN E TRAKTORËVE.
Kontrolli i Shtetit pohon se për blerjen e gjithë sasisë së traktorëve dhe të 20 linjave të prodhimit të bukës nuk është përdorur tenderi. Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 1 milionë dollarë.
Blerim Çela si shërbetor i pushtetit e justifikon këtë me faktin se në atë kohë nuk kishte dalë ende vendimi i qeverisë për tenderin në formën që ka sot. A pranohet ky justifikim? Nuk pranohet. Vetë Blerim Çela ka akuzuar Fatos Na- (Vijon në faqen 3)
Skandali «Vrioni» është skandal i Financave Shqiptare
Dylber Vrioni, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Financave është përfaqësues ligjor i Bankës Italo-Shqiptare
- Rilindja Demokratike rikomfirmon se z. Dylber Vrioni është paguar me dollarë nga Banka Italo-Shqiptaro.
- Neni 15 i Statutit të Bankës Italo-Shqiptare: Presidenti i Bankës është përfaqësuesi ligjor i Bankës, mbledh dhe kryeson Asamblenë e ortakëve.....
Ka vendosur të mbrohet nga një i padiplomuar Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave të Shqipërisë zoti Dylber Vrioni. Ciklon në financat shqiptare që ka për qëllim të vetëm këmbimin e Bankave Shqiptare - që po mbijetojnë mes mundësive të mëdha - në një tufë eshtrash të cilat «Gjenerali i financave» shqiptare do tua hedhë shumë shpejt në këmbë shqiptarëve, ende nuk po prek sedrën e zyrtarëve më të lartë të Tiranës. Skandali i dyfishtë - antikushtetues dhe financiar - ndoshta po merret në mbrojtje mjeshtërisht nga një tjetër skandal, i përditshëm. Pro qeveritar, gazeta «Rilindja Demokratike». Dje ajo e paraqet skandalin «Vrioni» si mashtrim publik nga ZP-së dhe gazetarët të saj duke e çërcënuar serish me «ligjin për shtypin». Vec kësaj vazhdon referenca ndaj nenit 47 të Ligjit për Bankën e Shqipërisë «sipas të cilit «anëtari i këshillit drejtues të Bankës së Shqipërisë, nuk duhet të jetë drejtor aksionar ose nëpunës i çdo institucioni tjetër financiar». Argumenti i dalë nga Kabineti i z. Vrioni, - unë nuk jam as drejtor, as aksionier, as nëpunës i Bankës Italo-Shqiptare është mbështetur dhe nga RD-ja nëpërmjet kërkesës së llogarisë ndaj «ZP» për mosbërbatimin e dy paragrafëve të këtij dokumenti që konfirmon se «zoti Vrioni është paguar me dollarë nga Banka Italo - Shqiptare». Këto paragrafë sqarojnë se zoti Vrioni nuk ka kontratë pune me Bankën Italo - Shqiptare, duke konfirmuar sipas RD-së «nuk është shkelur neni 47 i sipërcituar». Këtë gazetë në bondon është pranuar - edhe pse e boton - - Shqiptare. Gjithësesi duke iu rikthyer «argumentit» Vrioni - RD» sqarojmë se z. Vrioni është President i Bankës Italo-Shqiptare. Edhe pse pa kontratë pune nuk e dimë çfarë shton e çfarë i heq kostumit të Presidentit që vesh zoti Vrioni - zëvendëskryeministër?
(Vijon në faqen 2)
Miratohet ligji mbi «tallimin e vlerës së shtuar»
DJE NË KUVENDIN POPULLOR
U zhvillua e gjithë seanca e djeshme plenare e Kuvendit Popullor.
Edhe pse o vetme gjatë një jave, ajo nuk u shoqërua si zakonisht me ngarkesë polemikash. Fillimisht, deputetët diskutuan e miratuan projektdekretin, për disa shtesa të projektligjit «Për kundërvajtjet administrative». Shtesat e miratuar nga të gjithë deputetët, konsistonin në mënyrën e ekzekutimit të vendimeve, të formave dhe të kohës që do të realizohen masat ndëshkimore, rastet e kundërvajtjeve administrative. Deputetët socialistë Caka Abdiu, shprehën shqetësim, për zbatimin praktik të tij, duke kërkuar nga organet kompetente, marrjen e masave serioze, për të siguruar zbatimin rigoroz të ligjit.
Më pas, deputetët patën për diskutuar e miratuar projektligjin «Për tatimin mbi vlerën e shtuar». Projektligji i paraqitur për miratim, bën pjesë në sistemin e ri të tatimit dhe sipas deputetit Ruli, që foli në emër të komisionit, shënon një pro- (Vijon në faqen 3)
gres në këtë drejtim. Tatimi mbi vlerën e shtuar, është tashmë i aplikuar në të gjitha vendet e Komunitetit Evropian dhe ka filluar të aplikohet në vendet e kontinentit tonë, pas viteve ’60 duke u cilësuar si tepër efektiv. I pa aplikuar më parë në vendin tonë, ai do të mbushë shumë boshllëqe që ekzistojnë në sistemin tatimor, duke e bërë atë të thjeshtë, për të gjitha hallkat e tij e duke mundësuar edhe një administrim më të mirë. Në projektligjin parashikohet lehtësim për investimet e bëra në vendin tonë, dhe në rastin që ato, do t’i nënshtrohen këtij tatimi, vlera e fitimit të tyre kalon 2 milionë lekë.
Deputeti Cani duke u ndalur në (Vijon në faqen 3)
Po i kthehemi edhe një herë problemit të blerjes së traktorëve dhe furrave të bukës me kredinë greke.
Lajmërim
Lajmërohen të gjithë antarët e Komitetit Drejtues të FRESSH-it, së ditën e shtunë, datë 29 prill 1995, ora 11.00, në selinë e Komitetit Drejtues të FRESSH-së në Tiranë kanë mbledhje.
Lajmërim
Komiteti i Partisë Socialiste në Durrës njofton anëtarët dhe simpatizantët e Partisë se sot, ditën e premte, datë 28.04.1995 ora 17.30, në Pallatin e Sportit organizohet një miting i madh.
Në takim marrin pjesë deputetë dhe drejtues të Partisë Socialiste.
Partia Socialiste DURRËS.