29/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 prill 1995

Partia Socialiste - parti e hapur me bazë në popull

Dr. Servet Pëllumbi: Çdo acarim i qëllimshëm i situatës mbyll hapësirat e demokracisë, ndaj socialistët nuk do ta lejojnë. Miting në Durrës Partia Socialiste - parti e hapur me bazë në popull Dr. Servet Pëllumbi: Çdo acarim i qëllimshëm i situatës mbyll hapësirat e demokracisë, ndaj socialistët nuk do ta lejojnë. Pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës është fitore e demokracisë shqiptare, para së gjithash, fitore e opozitës, fitore e 6 Nëntorit. Mes një atmosfere tepër entuziaste të qindra simpatizantëve, Partia Socialiste zhvilloi një takim në qytetin e Durrësit. Merrnin pjesë zëvendëskryetari i PS, dr. Servet Pëllumbi, sekretari i Përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi, deputetë të partisë socialiste të rrethit të Durrësit si dhe drejtues të saj në këtë qytet. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i PS Durrës, Bardhyl Agasi i cili ndër të tjera tha se pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës është një sukses i të gjithave forcave politike. Pasi foli për situatën e vështirë edhe në këtë qytet ai tha: Zgjedhjet e parakohshme janë një kërkesë e popullit dhe jo vetëm e PS. Populli nuk e beson më PD pasi kjo parti nuk arriti të mbajë premtimet e dhëna, se vendi në këtë periudhë po përjeton ditë të vështira të reflektuara me papunësinë, kriminalitetin, gjakmarrjen, etj. Deputeti Agasi bëri një ekspoze të sëmundjes së përhapur të korrupsionit në vendin tonë dhe sidomos në Durrës, gjë për të cilën qeveria nuk jep asnjë rrugëzgjidhje. Në fund të fjalës së tij ai shprehu besimin e plotë në fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. Pas tij e mori fjalën dr. Servet Pëllumbi, zëvendëskryetari i Partisë Socialiste, fjalën e të cilit po e botojmë të plotë më poshtë. Në fund të takimit foli edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga të pranishmit. Duke folur për zgjedhjet e reja parlamentare, ai theksoi se çdo ditë që kalon me këtë situatë tensioni, është në dëm të stabilitetit të këtij vendi, të destinuar të shembet të së drejtës. Gjithashtu ai tha se PS nuk do të lejojë që të luhet me fatet e popullit dhe shkatërrimin e mëtejshëm të vlerave morale dhe materiale të njerëzve. Të pranishmit në shumë pyetje u interesuan për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, si edhe për zgjidhjen e çështjes së Kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano i dënuar politik nga partia në pushtet. Në përgjigje u theksua se pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës është në radhë të parë fitore e opozitës dhe thërron rrugën e demokracisë në Shqipëri. Korresp. i «Zërit të Popullit»

Demokracia në Shqipëri dhe rruga e reformave nuk kanë kthim prapa

- I pohon z. Van Den Broek zëvendëskryetari i PS z. Servet Pëllumbi - Nga vizita e z. Vand Den Broek në Tiranë Në programin e takimeve në Shqipëri z. Van Den Broek u takua me drejtuesit e partive parlamentare së bashku. Në këtë takim për Partinë Socialiste merrte pjesë z. Servet Pëllumbi, për PD z. Tomorr Dosti, për AD z. Neritan Ceka, për PDD z. Petrit Kalakula, për PR z. Sabri Godo për PSD z. Gaqo Apostoli për PDNJ z. Vasil Melo, për BSD z. F. Dafa. Në fillim të këtij takimi me përfaqësuesit e partive politike parlamentare z. Van Den Broek foli për përshtypjet e tij nga Shqipëria, për ndryshimet e ndodhura, ecurinë e reformave në fushën ekonomike dhe politike dhe nevojën e vazhdimësisë të ndihmës dhe të bashkëpunimit të BE me Shqipërinë. Nga mesi i këtij viti do t’i bëhej propozimi këshillit të ministrave të BE për një marrëveshje asociimi me Shqipërinë. Këtë z. Van den Broek, së bashku me procedurat e nevojshme, i cilësoi si një hap të mëtejshëm në integrimin e Shqipërisë me Evropën. Më pas ai vlerësoi punën e parlamentit, duke theksuar se në një vend de- (Vijon në faqen 4)

Së shpejti bisedime për marrëveshje asociimi Shqipëri-Be

- «Jam optimist për rezultatet e këtij procesi» deklaron z. Van Den Broek - Sikurse është bërë e njohur në Tiranë bëri një vizitë dyditshe komisioneri evropian për marrëdhëniet e BE me vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, z. Van Den Broek. Ai u takua e zhvilloi bisedime me presidentin e republikës z. Sali Berisha, me kryeministrin Meksi, Ministrin e Jashtëm Serreqi, zv. kryeministrin e ministrin e Financave- (Vijon në faqen 4)

Presidenti austriak dr. Thomas Klestil

Së shpejti në Tiranë Presidenti austriak dr. Thomas Klestil Ambasadori austriak në, z. Kurt Shpal inger, organizoi një konferencë shtypi në rezidencën e tij lidhur me vizitën së shpejti të presidentit austriak në Tiranë dr. Thomas Klestil. Në një njoftim të shpërndarë me këtë rast midis të tjerash thuhet se; Presidenti Federal Austriak Dr. Thomas Klestil do të bëjë një vizitë zyrtare Shqipërisë më 2 maj me ftesë të Presidentit Berisha. Presidenti Klestil do të shoqërohet nga Ministri i Jashtëm Austriak Dr. Alois Mock dhe Ministri i Drejtësisë, Dr. Nikolaus Michalek si dhe nga Presidenti i Dhomës Ekonomike të Austrisë Leopold Maderthaner, nga Ministrja e Landit të Vorarlbergut Elisabeth Gehrer, nga një delegacion ekonomik të përbërë prej mbi 20 sipërmarrësish austriakë dhe nga përfaqësues të universiteteve dhe të shumë organizatave që janë aktive në Shqipëri, gjithsejt 70 persona. Krahas bisedimeve zyrtare të dy presidentëve, një takim me Kryeministrin Meksi dhe diskutimeve të ministrave të jashtëm e të drejtësisë do të organizohet një tavolinë e rrumbullakët e delegacionit ekonomik (Vijon në faqen 4)

Një delegacion i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ do të shkojë në Moskë për të marrë pjesë në festimet e 9 majit

I ftuar nga Komiteti Koordinator i Veteranëve të Luftës të Federatës Ruse do të shkojë në Moskë një delegacion i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar për të marrë pjesë në festimet e 9 Majit, Ditës së fito-res përfundimtare mbi fashizmin. Delegacioni përbëhet nga shoku Pirro Dodiba, kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ, të Popullit Shqiptar dhe nga shoku Qamil Poda, Sekretar i Përgjithshëm i këtij Komiteti. Përfaqësues të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar do të marrin pjesë edhe në festimet që do të organizohen me rastin e 9 Majit edhe në Angli, Itali e Gjeçkë. Zëdhënësi Një delegacion i Komitetit Kombëtar të Veteranëve

Skandali «Vrioni» është skandal i Financave Shqiptare

Banka që «emetojnë» mosbesim dhe pasiguri... Në procesin e transformimit rrënjësor drejt krijimit dhe konsolidimit të ekonomisë së tregut roli i bankës është nga më të mëdhenjtë e gjithanshëm. Në gjuhën ekonomike e financiare ai është pushtet absolut. Brenda këtij kuadri të gjerë, që do t’i përkisknin edhe sistemit bankar shqiptar, nuk mund të mos shtrosh pyetjen: Cili është roli i bankës në zhvillimin e biznesit e lidhjen e klasës së re të biznesmenëve, të tregtarëve, fermerëve e industrialistëve të rinj? Pra, ç’mbështetje gjejnë shqiptarët nga bankat e tyre? Përgjigjen e kësaj pyetje mund ta japë çdo njëri prej punonjësve të, me të drejtë, presin mbështetjen e këtij institucioni, e japin specialistët më të vjetër të bankës, financia[r]ë rinj e të vjetër. Por, në vend të tyre, po i drejtohemi atyre fenomeneve që, në vetvete, përfaqësojnë sfida të vërteta për bankat tona dhe reformimin e tyre. Sfida e parë: Ndërsa ne tregun e lirë të valutës, këmbimtarët «e panjohur» në këtë treg, bezdisen e stresohen në më shumë përballë thirrjes së zakonshme: «Kush ka valutë... dollare, marka... dhrahmi!» një treg tjetër financiar po lulëzon. Është edhe kjo një formë për të shfrytëzuar hapësirat që krijon ekonomia e tregut. Pastrimi e këtij tregu është: «Hajde, kush ka para me fajde»! Nëse marrim shkas nga ky fenomen, që po shtohet përditë e më shumë, fjala nuk është aspak për t’ju kundërvënë kësaj forme, por për t’u marrë me rastet e abuzimeve në këtë fushë, të cilat tanimë njihen e kanë marrë përmasa skandalesh të mëdha në dëm të djersës qytetarëve. Sfida që u bëhet «viktimave», që ende s’u është dalë për zot është sfidë për misionin e bankës. Sfida e dytë: Paaftësia e sistemit tonë bankar në mbështetje të qytetarëve të vet për administrimin e potencialeve njerëzore e materiale e të kapitaleve financiare, që kanë e krijojnë, shfaqet edhe në emigrimin e parasë shqiptare. Nuk është fjala për paratë e korrupsionit e të kontrabandës, që mund të marrin rrugën e emigrimit nga Shqipëria. (Vijon në faqen 2)

DURRËS

Drejtësia në duart e kursantëve(!) Kohët e fundit Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vazhdën e emërimeve të reja, në gjykatën e Durrësit, emëroi dhe katër ndihmës gjyqtarë të tjerë. Këta ndihmës gjyqtarë kanë kryer një kurs gjashtë mujor, ndërkohë që dhjetëra studentë që kanë mbaruar fakultetin juridik qëndrojnë të papunë. Megjithëse para disa kohësh në parlament u tha se të gjithë kursantët gjashtë mujorë të «shkollës së plepave» duhet të vendosen në administratën e gjykatës dhe jo në detyrën e gjyqtarit apo ndihmës gjyqtarit, është tepër e pajustifikueshme preferenca për të emëruar kursantë në këto organe në vend të profesionistëve me arsim të lartë juridik. Sot në gjykatën e rrethit të Durrësit ka gjyqtarë, ndihmës gjyqtarë apo dhe kryetarë gjykate, njerëz të profesionit të ndryshëm. Vendime të tilla, të shpallura në kohërat e shkuara të diktaturës komuniste ku njëkohësisht diploma e shkollës së partisë deklamohej e shkollës së lartë. Privilegje të tilla të trashëguara nuk mungojnë dhe në ditët e «demokracisë së brishtë». Mjafton vetëm të jesh besnik i PD-së. Ndërkohë populli synon drejtësinë! Kush do ta japë atë? Këta njerëz të emëruar me porosi, pa përvojë, pa ndihuri përkatëse, pa nivelin e duhur profesional? M. N.

Durrës

Zbulohen trafikantë dhe përdorues të drogës Pas një pune tepër intensive të policisë financiare për zbulimin e trafikantëve të drogës (tepër të përhapur në qytetin e Durrësit) këto ditë policia financiare bëri të mundur identifikimin e dy krerëve kryesorë të këtij trafiku, vëllezërve Tonuz, banues në lagjen 7. Pas një kontrolli të imët në banesën e tyre, u rezultuan të fshehura 15 kg hashash dhe disa doza heroinë. Këta personazhe janë ç'dukur në një dhëllim të paditur. Policia financiare është vënë në punë për zbulimin e tyre duke i shpallur alta persona tepër të kërkuar. Gjithashtu është marrë masa e ndalimit ndaj disa përdoruesve të drogës, numri i të cilëve mendohet të jetë i madh. Megjithatë nuk dihet ende se ç’masa do të merren ndaj këtyre përdoruesve. Sipas të dhënave të policisë financiare, ky aksion do të bëjë të mundur zbulimin e një rrjeti trafikantësh dhe përdoruesish të drogës. M. N.

NENVIZOJME

ARSIDI ESHTE NE TIRANE U luajt edhe një pjesë tjetër e spektaklit më shumë seri të titulluar «Çështja Arsidi». U lexua përgjigjja e avokatit të këtij trafikanti të njohur francez, që konfirmon para gjykatës shqiptare se Arsidi nuk paska ndërmend të vijë të dëshmojë në gjyqin që mban emrin e tij, e për të cilin vazhdojnë të rrinë në qeli e burgut apo në spitalin-burg pesë veta. Po luhet një komedi e tërë me Çështjen Arsidi. Hapen e mbyllen seanca. Thuhet se është në burg. Ngrihet tani ngaperfaqësuesit e akuzës që bëjnë rolin e njerëzve të vendosur për t’i shkuar të vërtetës deri në fund. Gjykata bën sikur i ka vënë në peshore të gjitha format e provave. Por... memecërisht e vërteta ka pushtuar gjithë këtë mister që në gjuhën e popullit quhet – Skandal. Është thënë prej kohësh që skandali Arsidi, ky lëmsh rrjetë ka pushtuar bankat e deri politikën e lartë shqiptare, nuk do të zgjidhet dot përderisa në pushtet do të jenë këta njerëz që janë sot. Shenjat janë që kjo thënie të vërtetohet. Mjerë drejtësia në ç’duar ka rënë! Me spektaklin kërkohet të na mbushet mendja se ky është shteti i së drejtës, se kjo është drejtësia, se me këto ritme e me këtë «seriozitet» punohet në demokraci për të dhënë gjykime të pjekura gjyqësore. Prok(r)ial «Çështja Arsidi» është shëmbull më tipik se si gjyqtarët tona janë kthyer në arena boksieri, ku duke mbajtur peng katër bankierët e tranzicionit dhe një ish kryeministër, «ruhet» nderi i politikanëve të lartë shqiptarë. Njerëzit pyesin: Përse nuk flasin të akuzuarit? Përse nuk e mbrojnë veten. Ata nuk flasin sepse, me sa duket, në një formë apo tjetër, kanë ngrënë dikur një lugë çorbë në këtë çështje që quhet «Skandali Arsidi» dhe tani tremben nga «drejtësia». Po të flasin dhe të implikojnë të tjerë njerëz, ka rrezik që të ndëshkohen më rëndë. Rruga e e heshtjes që ata kanë zgjedhur, ka synim ta çojë këtë proces në një blof, siç po e çon. Po a do të arrijë deri atje sa që për mungesë provash skandali të mbyllet? Sido që të ndodhë, 1 milion e 600 mijë dollarë janë vjedhur nga banka e shtetit shqiptar, por ky shtet nuk është në gjendje të zbulojë se kush janë vjedhësit. Kjo do të thotë shumë. Ja përse themi: Këtë kërkohet Arsidi që të vijë nga Parisi në Tiranë. Arsidi është në Tiranë, është në formën e një skandali, është në formën e 5 vetave që vazhdojnë të jenë në burg, është në formën e 1 milion e 600 mijë dollarëve që i mungojnë arkës së shtetit, është në formën e gjyqtarëve që e skanojnë e huanë nga bankat, është në fundi, me ndaljen që vazhdon të mbajë në gjoks kreu i shtetit tonë. SHBA

Fjala e zëvendëskryetarit të PS, dr. Servet Pëllumbi

Shokë dhe shoqe, të nderuar pjesëmarrës, Shokë dhe shoqe, tö nderuar pjesëmarrës, Sa herë vimë këtu, midis jush, ndjejmë kënaqësi të veçantë. Këtu në qytetin tuaj në mes të një entuziazmi si ky i sotmi, çelëm fushatën e Referendumit të 6 Nëntorit. Por sot nuk kemi ardhur për fushatë, megjithëse jemi të bindur se nuk do të jetë e largët dita kur do të vimë edhe për këtë. Sot kemi ardhur për të diskutuar mizat të i dytajtë dhe të mendojnë se ky na qenka pozicioni që mund t’i mbajë ata më gjatë në pushtet. Por gabohen rëndë. Çdo acarim i qëllimshëm i situatës për të tërhequr vëmendjen nga kriza e brendshme, nga pakënaqësia masive e njerëzve prej qeverisjes së PD-së, nga kostot e larta të reformës dhe korrupsioni galopant në piramidën shtetërore, mbyll një ku-fij kritikë hapsirat e demokracisë. kështu të bashku, se më kot aspiron një që të përçapë PS tani në prag të zgjedhjeve, të nxitin konflikte brezash në PS, të ulin forcat konkurruese të PS dhe të alternativës saj. Me siguri kryetari e PD-së i pret një zhgënjim i hidhur, sepse PS është një parti e madhe, e organizuar mirë, me bazë në popull. Thashë parrulla jonë «Më mirë me ne», që shpreh një realitet, dëshmon për një lëvizje masive të elektorat- ve që pengon pranimin e Shqipërisë në KE. Mbasi edhe e prishin dhe dëshirojnë që ne të mos jepnim konsensusin, se kishim arsye për ta bërë një gjë të tillë, mbase për këtë edhe fokusuan luftën kundër PS, por ne asnjëherë nuk jemi nisur nga interesa të ngushta partiake, kur ka qenë fjala për interesat e vendit, për interesat e Shqipërisë. Në periudhën miratimin d-ja nga Komisioni politik i Kë te rapo- Këtu ne së bashku për situatën në vend, për strategjinë e tensioneve që po ndjek lidershipi aktual i PD-së, cili, si duket, i’u përgjigj thirrjeve që u dëgjuan në Konferencën e Jashtëzakonshme të PD-së, në mars të këtij viti, për të bërë «më djathtas»! Mënjanimi apo dobësimi i krahut reformator në këtë parti nga e djathta, nën drejtimin e vetë Presidentit Berisha, kryetar faktik i PD-së, ka bërë që drejtuesit aktualë të PD-së ta venë vetën në pozitat e ekstremeve të saj. fjala nuk është aspak për t’ju kundërvënë kësaj forme, dhe dhe «viktimeve», e krijojnë, shfaqet edhe në emigracion nga Shqipëria korrupsioni galopant në piramidën shtetërore, mbyll në kufij kritikë hapsirat e demokracisë, gjë që populli dhe PS së bashku me forcat e tjera opozitare nuk do ta lejojnë të kalojë, nuk do ta tolerojnë. Gabohen rëndë, gjithashtu ata që e kanë fokusuar luftën kundër PS drejtuesve të saj, dhe që në mënyrë diversioniste, thonë se «kemi gjë me masën e anëtarëve e simpatizantëve, PS». Le të më lejohet t’ju pyes ju: e kanë apo nuk e kanë edhe me ju duke denigruar buksur e akuzuar drejtuesit e PS? Ne u themi, themi, te zgjedhjeve, të nxitin konflikte brezash në PS, të ulin forcën kombëtare të PS dhe të alternativës së saj. Me siguri krerët në popull. Tashmë parulla për një lëvizje masive të elektoratit drejt alternativës sonë. Është fakt, se megjithë përpjekjet që janë bërë, dhe që aktualisht janë intensifikuar për të hedhur baltë mbi PS, duke e akuzuar atë si neokomuniste, si antireformë, si antidemokratike e antinstitucionale, si antivropë, si parti që aspiuraka për kthim të vendit prapa, etj. prejgisht i PS, brenda dhe jashtë vendit, është në rritje. U përpoq lidershipi i PD-së ta paraqiste PS si një opozitë destruktive dhe dëshironin që në një gjë të tillë, mbas për këtë edhe fokusuam e vendit, për interesat e Shqipërisë. Ne përshëndesim miratimin dje nga Komisioni politik i KE të raportit që i hap rrugën pranimit të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Këshillit të Evropës. Sh. N. Dokle në përbërjen e delegacionit, e ka përfaqësuar denjësisht opinionin tonë në KE! Pranimi i Shqipërisë në KE, që i hap rrugën hapave të mëtejshme të integrimit të Shqipërisë në Evropë, është një fitore e demokracisë shqiptare, e cila nuk mund të individualizohet. (Vijon në faqen 2)