03/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 maj 1995

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I INTERNACIONALES SOCIALISTE LUIS AJALA PRITET NË KRYETARIN E PSSh ILIR META

Këto ditë po bën një vizitë në Londër Ilir Meta, nënkryetari i Partisë Socialiste i cili është ftuar për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare «E ardhmja e Evropës». Gjatë qëndrimit në Londër, ai po zhvillon edhe disa takime pune. Dje pasdite ai u takua në selinë e Internacionales Socialiste me zotin Luis Ajala, sekretar i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste. Gjatë takimit, i cili zgjati mbi dy orë u bisedua gjerësisht dhe shkëmbyen mendime rreth situatës politike, ekonomike dhe sociale që po kalon vendi si dhe për situatën në rajon dhe për qëndrimet e Partisë Socialiste Shqiptare për probleme të ndryshme. Një vend të veçantë në këtë takim patën edhe marrëdhëniet ndërkombëtare të PSSH dhe zhvillimet e fundit për çështjen Nano. Zyra e Shtypit dhe Informacionit e PSSH

Austria avokate e integrimit të Shqipërisë në Evropë

PRESIDENTI AUSTRIAK NË TIRANË Presidenti austriak Tomas Klestil il krye të një delegacioni zyrtar i përbërë nga ministri i Jashtëm Alois Mock, ministri i Drejtësisë dhe një numër biznesmenësh, bëri dje një vizitë në Shqipëri. Vizita e tyre ishte shumë intensive: bisedime mes presidentëve, ministra homologë, fjalim në parlamentin shqiptar nga presidenti Klestil, takim i këtij të fundit me kryeministrin Meksi, një fotekspozitë në Galerinë e Arteve me foto nga artisti i madh shqiptar Aleksandër Moisiu, e cila do t’i falet më pas fondacionit Aleksandër Moisiu në Durrës etj. Vizita e presidentit Klestil në Tiranë kishte disa aspekte: nxjerrjen e raporteve dypalëshe në fusha të ndryshme, mbështetjen politike të Austrisë për integrimin e Shqipërisë në institucionet evropiane, dhe kriza në rajon. Të dy palët kishin të njëjtat pikëpamje lidhur me krizën në Ballkan për zgjidhjen e saj dhe për çështjen e Kosovës. Presidenti Sali Berisha në konferencën e përbashkët të shtypit lidhur me këtë çështje deklaroi se ekzistonte një mirëkuptim shqiptaro - austriak për zhvillimet në Ballkan, si duke u nisur nga përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon, ashtu dhe të drejtave të patjetërsueshme të popujve që jetojnë në këtë gadishull. Më poshtë Berisha tha se çështja shqiptare në kancelari të austrisë hungareze dhe austriake ka patur një dimension të plotë. Ndërsa presidenti austriak Klestil lidhur me këtë çështje, theksoi në parlamentin shqiptar, se lufta e tmerrshme që zhvillohet në Jugosllavi është sfida më e madhe për sigurimin në Evropë. «Ne ndajmë me Shqipërinë shqetësimin mbi zhvillimin e rezistencës në rajon që lidhet me të». Më poshtë, ai tha se «Austria ka dënuar vazhdimisht shtypjen e vazhdueshme të shqiptarëve në Kosovë e cila mund të ketë si pasojë një zgjerim të pakontrollueshëm të këtij konflikti». Pikëpamja austriake është se «zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të jetë një element esencial i çdo zgjidhjeje të gjerë për paqen në ish Jugosllavi. Sipas Klestil, të drejtat e popullsisë shqiptare të Kosovës, sipas parimeve të OSB-së, duhet të rivendosen dhe se vetëm bisedimet e shpejta mund të (Vijon në faqen 2)

Jo kudo mund të bëhen mitingje zoti president

Të dielën Presidenti Berisha ishte në Fan të Mirditës për inaugurimin e kishës së Shënmarkut. Ai do të ishte i njohur i mirëpritur sikur të shkonte në Fan për inaugurimin e ndonjë shkolle, natyrisht po të ishte ndërtuar, apo të spitalit të ri, godina trekatëshe e të cilit ka përfunduar në vitin 1990 por që nuk funksionon. Në zonën e thellë të Fanit gjatë kohës së qeverisjes së PD-së asgjë nuk është ndërtuar. Vetëm sharrëxhi-rë janë bërë. Në të njëjtën gjendje janë edhe ish qendrat e punëtorëve në Thirrë dhe në Qaf-Kumbull. Fare pranë kishës që u inaugurua ndodhet shkolla e mesme, me dyer e dritare të prishura, me banka e tavolina të shkatërruara. Në gjendje të mjeruar janë shkollat tetëvjeçare në Shëngjin, Konaj, Sang e Domgjon. Banorët e Fanit jetojnë me përkrahjen sociale dhe disa me kontrabandën e lëndës drusore. Gjithë kjo sa për të mbajtur frymën gjallë. U mbyllën minierat, gjeologjia, përpunimi i drurit e pyjorja. Tani njerëzit për të siguruar mbijetesën po demtojnë pyjet. Janë qindra hektarë pyje zhdukur në këta tre vjet. Makina nga i gjithë vendi, në ditën e diel apo natën, transportojnë kontrabandë lëndën drusore. Rindërtimi i Kishës së Fanit, ishte një dëshirë e popullit të kësaj zone që falënderojmë me gjithë zemër Katarinën Austriak. Gabimi juaj zoti President është se duke folur në kishën e Fanit, ngatërruat fenë me politikën. Më pak se asnjë tjetër vendet e kultit, kishat e xhamitë, nuk e pranojnë këtë gjë që bëni ju. Poqese rast e pa rast, ose sa herë që keni popullin përpara duhet të flisni për politikë, siç bëte dhe në Fan, kjo i bën dëm personalitetit tuaj si politikan dhe njëkohësisht dëmton imazhin tuaj si shpresë e unitetit të popullit. Njerëzit do t’ua falin këtë dëshirë tuaj për të politizuar gjithçka, aq më tepër në një objekt kulti, por kjo s’do të thotë se patjetër ato duhet t’ju besojnë. Ata besojnë te Zoti, prandaj janë mbledhur në kishë. Por pasi u premtuat shqiptarëve «të bukurën e dheut» para 22 marsit 92 dhe i deziluzionuat keq me «parajsën tokësore», tani kur mandatit ju apo jo shkon drejt fundit, po u premtoni «parajsën qiellore»(!). Edhe fanasve jo pak u premtuat: si do të asfaltosh rrugën nacional(si do të të dërgojnë telefonat në çdo familje, si do të hapnit vende të reja pune e do ngriheshin pika turistike. Por premtimet tuaja i mori era. Ju gabuat jo pak edhe kur u përpoqët të lidhni inaugurimin e kishës së Shënmarkut me pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës. Po të ishte se «jemi në rrugën e Zotit» ai që tha ju me këtë rast, atëherë del se duke pritur plot tre vjet prapa dyerve të Evropës, praktikisht më shumë se shtetet e tjera, all nuk paskemi qenë në rrugën e Zotit(!). Feja nuk merret me punët e qeverive. Demokracine Zoti ua ka lënë në tokë njerëzve që ta bëjnë sipas vullnetit të tyre. Por me sa duket ju po i trembeni këtij vullneti. E pra vullneti i njerëzve nuk mund të diskutohet. Në kishën e saporindërtuar të Shënmarkut ju shfrytëzuat rastin të sulmonit, kundërshtatarët politikë. Populli e di mire se nuk do të ketë kthim prapa, as te Marksi, as te filozofi. E them këtë se para jush z. Tritan Shehu tha në Berknsh se po nuk fitoi Projektkushtetuta do të bëhet fut iqësimi dhe do të ngrihen koopera-tivat. Njerëzit vetëm qeshën. Ju erdhët me helikopter në Fan. Po me të u kthyet për në Tiranë. Do të ishte bërë mirë më udhëtonit me makinë, pasi përmes rrugëve të kësaj zone do të kishit rastin ta shihnit më mirë realitetin, dramën e vështirë të jetës së afro 10 mijë banorëve. Në ceremoninë fetare thuhet se «Zoti i ka njelloj të gjithë njerëzit». Edhe ju, zoti Berisha, para Zotit jeni i barabartë me të gjithë të tjerët. Kur hyn në vend te kulti, është mirë të ndjesh realisht se jeni President i Shqipërisë, të predikoni unitetin dhe jo përçarjen. NIKOLLË LOKA BEKTASH ZENELI

Moment i rëndësishëm për të hapur perspektiva më të mira bashkë-punimi midis dy vendeve tona

Ngjarje tjetër tragjike në lagjen e Shkodrës

Moment i rëndësishëm për të hapur perspektiva më të mira bashkëpunimi midis dy vendeve tona

ILIR META: Kryetari i Komisionit të Jashtëm të PSSH-së. bashkëpunimi midis dy vendeve tona - Me rastin e vizitës së Presidentit Federal të Austrisë Dr. Thomas Klestil - ILIR META: Kryetari i Komisionit të Jashtëm të PSSH-së. Vizita e Presidentit Federal të Austrisë Dr. Thomas Klestil, është afirmim i mëtejshëm i lidhjeve tradicionale midis dy vendeve tona. Marrëdhëniet shqiptaro - austriake janë historike dhe janë afirmuar si marrëdhënie bashkëpunimi midis dy vendeve tona duke u shërbyer interesave kombëtare të tyre. Është fakt historik se në momente të vështira për vendin tonë, në fillim të këtij shekulli, Austria u është kundërvënë synimeve shoviniste antishqiptare për copëtimin e vendit tonë si dhe ka ndihmuar në planin ndërkombëtar për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Marrëdhëniet miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë filluan të rigjallërohen në gjysmën e viteve ’50. Ishte koha kur Qeveria e Shqipërisë përkrahu traktatin shtetëror mbi rivendosjen e Austrisë së pavarur dhe demokratike të vitit 1955 si dhe ligjin federal kushtetucional mbi neutralitetin e përhershëm. Më pas të dy vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike, të cilat u dhanë një nxitje të re lidhjeve tradicionale politike, ekonomike e kulturore. Austria është e mirënjohur për ne shqiptarët edhe si vend ku kanë punuar e janë afirmuar personalitete të shquara të kombit tonë si Aleksandër Moisiu dhe Karl Gega, apo ku kanë studjuar shumë të tjerë si Prof. Buda, Prof. Çabej, Poradeci, etj. Austria është gjithashtu atdheu i albanologëve të shquar si Norbert Jokl, dhe Maksimilian Lamberg që kanë dhënë një kontribut të çmuar në hulumtimin e gjuhës shqipe dhe të etnogjenezës lirike të popullit shqiptar. Pra marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Austrisë nuk fillojnë sot, por padyshim kjo vizitë shumë e rëndësishme e Presidentit Federal të Austrisë Dr. Klestil besojmë se do të ndihmojë për një bashkëpunim të të frytshëm midis dy vendeve tona e sidomos në fushën ekonomike ku investimet austriake janë të mirëpritura. Në këtë nivel shumë të mirë që janë sot marrëdhëniet midis dy vendeve tona një rol të rëndësishëm ka patur Dr. Thomas Klestil i cili në dy vjeton e dyte të viteve ’80 vizitoi Shqipërinë në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme. Por koha e re në të cilën realizohet tashmë vizita e Presidentit Federal të Austrisë Dr. Thomas Klestil jep mundësi shumë më të mëdha për të forcuar e konkretizuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Po kështu është i njohur angazhimi i Austrisë për vendosjen e paqes dhe sigurinë në Ballkan ndaj dhe në këtë kontekst e vlerësojmë këtë vizitë si shprehje të bashkëpunimit politik për të kontribuar në mënyrë konstruktive në favor të stabilitetit rajonal. Ndërkohë që prej Qershorit të kaluar Austria është anëtare e Bashkimit Evropian, ndaj kjo vizitë ka rëndësi jo vetëm në aspektin bilateral e rajonal, por edhe për një mbështetje më të madhe për Shqipërinë në procesin e integrimit europian që ajo synon. Nga fjala e presidentit federal Dr. Thomas Klestil para parlamentit shqiptar më 2 maj 1995 Vizita ime në Republikën e Shqipërisë dhe në këtë kuvend të larë - nuk është vetëm një shprehje e lidhjes miqësore të dy popujve tanë. Me këtë vizitë desha të nënvizoj shprehimisht edhe interesimin e lartë që Austria, ofron Shqipërisë së re - me një gjëzimin e bar-kërkaldheve të mi për rrugën e ndjekur deri tash drejt demokracisë. Parlamentarizmi është zemra e çdo demokracie - dhe prandaj urimet e Austrisë demokratike i tejkalojnë në mënyrë të veçantë… Juve, zonja dhe zotërinj deputetë. Fati politik i dekadave të kaluara ka lënë në një plan të dytë shumë nga afrimiteti i veçantë që dy vendet tona kanë ndjerë për njëri - tjetrin gjatë periudhave të gjatëta të historisë së përbashkët. Por sot jetojmë në një Evropë të re që ndryshon çdo ditë thellësi re që ndryshuar ka strukturat e saj. Prandaj ka ardhur koha që të kujtojmë më gëzim dhe krenari momentet e veçanta të një historie të lavdishme në shëkuj për të miqësisë të lashtë në shekuj për të ndërtuar mbi këtë bashkëjetesën e ardhshme. Mos të harrojmë se - shqiptari krenar dhe heroi kombëtar i Shqipërisë, Skënderbeu ka udhëhequr në shekullin 15 denjë në shekujt e mëvonshëm sunduesit austriakë rezistencën kundër dyndjes së atëhershme të Perandorisë Osmane. - Mos të harrojmë sa të larmishme u bënë marrëdhëniet tona pas vendosjes së një konsullate të përgjithshme. (Vijon në faqen 2)

Ngjarje tjetër tragjike në Liqenin e Shkodrës:

Mbyten 9 vetë, 8 nga të cilët fëmijë!... Për opinionin e gjerë në Shkodër, ky lajm tragjik u muar vesh dje, në orët e para të mëngjesit. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 17.30 të ditës së hënë. 15 fëmijë po ktheheshin mbi një varkë nga fshati Zogaj, ku kishin vajtur të gjuanin grup për të kaluar ditën e 1 Majit. Një erë e fuqishme ka shkaktuar dallgë, lartësia e të cilave ka arritur deri në një metër. Brenda pak çastesh, varka është fundosur, së bashku me tetë fëmijë të moshës 10-12 vjeçarë dhe lundërtarin Agim Mataj. Njëri ndër fëmijët e mbytur është i biri i lundërtarit. Fëmijët të tjerë kanë shpëtuar nga sajë të ndihmës së dhënë nga një varkë peshkatarësh aty pranë. Forcat e policisë së rendit e ato të policisë kufitare, shkuan në vendin e ngjarjes. Po kështu, për gjatë natës, qytetarët e lagjes Kras, nga Shkodra, qëndruan në ankth në breg të liqenit, në pritje... Die arriti e dhe ekipi i polumbarëve nga Vlora. Shpresohej që të gjendeshin kufomat, por deri në orët e pasdites nuk u bë e mundur që të gjendej qoftë edhe një kufomë e vetme. Kërkimet vazhdojnë. Kolektivi i redaksisë së «Zërit të Popullit» u shpreh ngushëllimet familjeve dhe të afërmëve të viktimave.

Kapen 218 klandestinë në brigjet pulieze

Autoritetet pulieze u bëjnë thirrje shqiptarëve të impenjohen për të ndalur valën e klandestinëve. Burimet italiane dje bëjnë të ditur se megjithë masat e rrepta për kontrollin e brigjeve të Pulias nga vala e emigrantëve që vijnë nga brigjet përballë, janë kapur 218 klandestinë. Më parë prej klandestinëve zbarkuan në brigjet pulieze duke u përpjekur t’i shpëtojnë survejimit të forcave të rendit. Disa prej tyre u dërguan në porte që dje për t’u riatdhesuar. Pjesa më e madhe e klandestinëve u gjetën në fshatrat e Otrantos dhe të Leçes. Ndërkohë autoritetet italiane bëjnë të ditur se operacioni për kontrollin e brigjeve pulieze nga ushtria do të fillojë pas balotazhit të ditës së dielë. Pra, deri më shtatë maj, 700 ushtarët që do të ndalojnë zbarkimin e klandestinëve të ardhur nga brigjet shqiptare do të grumbullohen për siguri të lartë pranë qendrave të votimit. Ndërkohë autoritetet pulieze bëjnë thirrje edhe për një impenjim të shqiptarëve për ndalimin e valës së klandestinëve.

SHKURT NGA VENDI

Përkujtohen dëshmorët e Tërbaçit Dhjetra tërbaçiotë, nga Vlora dhe qytetet e tjera të Shqipërisë, u mblodhën këto ditë në një takim ceremonial për të përkujtuar në prag të 5 Majit, ditës së dëshmorëve, bijtë e tyre që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit dhe tradhtarët e vendit. Në takim morën pjesë ish partizanë, veteranë të luftës e të punës, të rinj e të reja, bij të fshatit Tërbaç, të këtij fshati që kontribuoi të rëndësishëm në luftën nacionalçlirimtare. Nderimi për të rënët është bërë këto ditë lalitmotivi i shumë veprimtarive përkujtimore në Vlorë.

Ndërpritet komunikimi telefonik

Për herë të dytë gjatë këtij muaji Elbasanit i është ndërprerë komunikimi me Tiranën dhe disa rrethe të tjera. Defektet e herëpashershme në kabllin telefonik ndërurban apo edhe në linjat ajrore kanë krijuar vështirësi qoftë për komunikimin e qytetarëve me të afërmit e tyre dhe anasjelltas, po ashtu edhe për veprimtarinë e biznesit dhe lidhjen e organeve të pushtetit lokal me administratën e shtetit të qendrës. Vetëm pas 48 orësh u arrit të gjendej defekti dhe të fillonte përsëri komunikimi.

Ngjarje tragjike në Rrëshen

Pikërisht në ditën e 1 Majit, në orën 11.30, nga persona ende të paidentifikuar nga organet e rendit, është qëlluar me pistoletë i ri 24 vjeçar Ilir Reçi banues në këtë qytet. Megjithëse është dërguar me urgjencë në spital, ishte i pamundur shpëtimi i jetës së tij. Kjo vdekje tragjike hidheroi pasmasë banorët e Rrëshenit dhe fshatrave për rreth.

Gabimi juaj zoti President është se | tkisht më shumë se shtetet e tjera, || BEKTASH ZENELI