11/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 maj 1995

SHQIPTARËT E BRAKTISUR PËRBALLE ZËMËRIMIT TË ORGANIZMAVE NDËRKOMBËTARE

Politika e «dyerve të shavyera» jep efektet e veta - OKB reklamon thyerje të embargos ndaj ish-Jugosllavisë nga Shqipëria. - Në Pulja ku Papa lutej për shqiptarët dje Italia vendosi ushtarët. Politika e «dyerve të shavyera» jep efektet e veta SHQIPTARËT E BRAKTISUR PËRBALLE ZËMËRIMIT TË ORGANIZMAVE NDËRKOMBËTARE - OKB reklamon thyerje të embargos ndaj ish-Jugosllavisë nga Shqipëria. - Në Pulja ku Papa lutej për shqiptarët dje Italia vendosi ushtarët. Pas ekspozimit të mirë në Strasburg - për pranimin nga «Komisioni Politik i BE» të kërkesës për anëtarësim të Shqipërisë - Shqipëria sfidon «nduo» para organizmave të tjera botërore dhe europiane. Por kësaj radhe nuk janë parë anët e mira por të këqijat. Emilio Kardenas - argjentinasi që kryeson Komisionin për Mbikqyrjen e Sanksioneve (embargos) ndaj ish-Jugosllavisë në OKB - ka reklamuar Shqipërinë si vendin që ka thyer embargon. Gjithçka ka ndodhur javës që shkoi në Selinë e Qelqtë të OKB-së, ku është mbledhur organizmi që Kardenas kryeson. Si të mos mjaftojnë kjo, tjetër «pamje e zezë», është reklamuar nga fqinjët adriatikas. Italia - anëtarja e 15-shes evropiane - ka nxjerrë në brigjet e Puljas ushtinë për të parandaluar valët klandestine të mbushura me kurdë, turq, kineze, e gjyptas, pakistaneze, filipinas, fare pak shqiptarë që derdhen çdo mbrëmje nga brigjet shqiptare. Roma zyrtare reagon kështu për të hequr nga vetja cilësimin si «problematike» për të firmosur Konventën e Shengenit. Përkundrazi «Top Air» linja turke që sjell kurdë mori ekskluzivitetin e udhëtimeve në linjën Stamboll - Tiranë dhe tani ajo fluturon 6 ditë në javë. E pra, «Top Air» problematik, u bë ekskluziv kur «Ministria e Transporteve të Shqipërisë urdhëroi «Adrian» të mos udhëtojë më drejt Stambollit. Pse u urdhërua kështu? Fluksi i klandestinëve kurdë - të detyruar nga gjendja e vendit të tyre, u rrit shumë. Ndodhi kështu kur shtatë vende europiane firmosnin Konventën e Shengenit, aktin drejt hapjes së kufijve midis disa vendeve të Europës Perëndimore e Qendrore. Europa që ecën drejt realizimit të themelit Manstricht, konsideroi Italinë si «problematike» për të nënshkruar këtë Konventë». Kjo sepse nëpërmjet saj orientist i drejtohen Francës, Zvicrës, Gjermanisë, etj. Pra Shqipëria nga brigjet e Adriatikut po shihet si minuse e asaj që është në themel të Europës së nesërme. Dhe faj për këtë bie tërësisht mbi zyrtarët e Tiranës. Asgjë nuk bëjnë Ata për parandalimin e «efektit kurdë, arabë, kineze, filipinas, egjiptianë». Mbasi nuk deshën, mbase nuk kishin fuqi. Portat shqiptare janë shfryer për vendet e Konferencës Islamike, e më gjerë, për ato me standart më të ulët se komfori i Perëndimit. Por Njëkohësisht janë këta që sjellin e përcjellin përmbysjen si «problematike» për të nënshkruar këtë Konventë». e udhëtimeve në linjën Stamboll - Stambollit. Pse u urdhërua kështu? Fluksi i klandestinëve kurdë - shumë. OKB ka vëzhguar kontrabandën e karburantit Atje ku lutej Papa sot ka ushtarë! Përse? het si minuese Dhe faji bëjnë Ata për parandalimin e «efektit kurdë, arabë, kinezë, filipinas, egjiptianë». Mbase nuk dëshën, mbase nuk kishin fuqi. Portat shqiptare janë shfryr për vendet e Konferencës Islamike, e më së gjërë, për ato me standart më të ulët se komforti i Perëndimit. Por Njëkohësisht vendi me një ekonomi të bllokuar - punësim e investimeve të munguar. - mbështetet mbi ekuilibrin e «fijes së perit», të lidhur me emigracionin. Regjimi i Berishës në këtë sens është i lumtur që të mbyllë sy për «taksitë e detit» pasi frenimi i tyre i egër do të çonte në shndërrimin e pakënaqësisë së brendshme në revoltë kundër tij. Kjo kur flasim për shqiptarët që i drejtohen Italisë. Janë këta si dhe ata që ndodhen në Itali që po provojnë të parët efektet e reagimit të Romës. Gjithçka e paralajmëruar. Martino - ish ministri i jashtëm italian - në Shtator ’94, në Tiranë i kërkoi Berishës kontroll mbi emigracionin klandestin, duke hedhur idenë e punësimit sezonal. Tirana mosperfillëse u «përgjigji» po me klandestinët madje dhe jo shqiptarët. Tani i takon asaj të kërkojë ndjesë për të ulur në tavolinën e bisedimeve. BESI ÇELA

Vizitë e suksesshme në Slloveni

Dje u kthye në Atdhe delegacioni i PSSH, i kryesuar nga nënkryetari i saj, Dr. Servet Pëllumbi, i cili, me ftesë të Listës së Bashkuar të Socialdemokratëve Sllovenë (LB S D), bëri një vizitë miqësore pune në Slloveni. Në aeroportin e Rinasit, delegacionin e priti nënkryetari i PSSH, Ilir Meta. Gjatë qëndrimit në Lubjanë, delegacioni i PSSH pati një takim të hapur dhe miqësor me Kryetarin e Listës së Bashkuar të Social-Demokratëve Sllovenë, mag. Janez Kocijançiq. Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit dhanë një tablo të plotë të gjendjes së përgjithshme në dy vendet përkatëse, nënvizuan rritjen në rritje të PSSH dhe të LB SDS, në thellimin e proceseve demokratike dhe evidencuan fushat konkrete të zgjerimit të bashkëpunimit të tyre në të ardhmen e afërt, në interes të paqes, sigurisë, mirëqenies në rajon e më gjerë dhe afirmimit të mëtejshëm të dy partive në mjediset ndërkombëtare dhe social-demokrate në veçanti. Dr. Servet Pëllumbi ndër të tjera vlerësoi rolin konstruktiv të homologës sllovene në koalicionin e tanishëm qeveritar dhe në veçanti pranimin e saj me statusin e vëzhguesit në Internacionalen Socialiste dhe në Partinë Socialiste Evropiane. Nga ana e vet lideri slloven Janez Kocijançiq përshëndeti rritjen e ndjeshme të peshës dhe reputacionit të PSSH brenda dhe jashtë vendit, çka e dëshmojnë tregues të shumtë dhe bindës, programin e saj bashkëkohor të vërtetë social-demokrat, mbrojtjen e Çështjes Nano, mesazhet e qarta dhe shprehjen e bashkëpunimit dhe konsensusit të çliruar nga paragjykimet e së kaluarës moniste, dhe mbi të gjitha idetë dhe alternativat realiste politike, ekonomike dhe shoqërore për të ardhmen e afërt. Ai pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar së afërmi Shqipërinë, në kuadrin e intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe. Në takimin me Sekretarin Ndërkombëtar Vojko Velisnik, theksi u vu në problemet dhe sfidat e politikës ndërkombëtare, në veçanti të çështjes së Kosovës dhe shfrytëzimin e të gjitha lidhjeve dhe e shumapalëshe për obsione sa më realiste. Në takimin me Kryetarin e Grupit Parlamentar të LB SDS Miran Potre, nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Dr. Fehmi Abdiu, këmbëu përvojën e deritanishme lidhur me problemet, vështirësitë dhe strukturat parlamentare si dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet grupeve përkatëse parlamentare në të ardhmen. Një pritje të ngrohtë rezervoi për delegacionin edhe ministri i Ekonomisë së Sllovenisë, Dr. Maks Tajnikar, gjatë të cilit pas njohjes me veçoritë e zhvillimit e të reformave ekonomike në dy vendet përkatëse, u dhanë mendime dhe rekomandime të vlefshme, sidomos për nxitjen e biznesit të vogël e të mesëm, të shpirtit të sipërmarrjes, privatizimit, investimeve të huaja dhe eksportit, me qëllim që të zgjidhen probleme të tilla sa papunësia, kostoja e lartë sociale e reformave e të sigurohen perspektiva të qarta zhvillimi. Në takimin e delegacionit me ministrin e Shkencës dhe Teknologjisë, Dr. Rado Bohinc, pas vlerësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në fushën e shkencës dhe teknologjisë, u shpreh mendimi i njëjtë se mundësitë dhe format e bashkëpunimit janë të larmishme. Dr. Bohinc vlerësoi vizionin, objektivat dhe alternativat socialiste për kujdesin e veçantë të shtetit për nxitjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore, hartimin dhe zbatimin e programeve afatgjata dhe rolin vendimtar të shkencës e teknologjisë për një rritje të vërtetë e të qëndrueshme ekonomike. Në të gjitha këto takime konstruktive, të përshkruara nga fryma e mirëkuptimit, e miqësisë dhe gatishmërisë së ndërsjelltë, u shpreh dëshira dhe mundësitë për konkretizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy partive tona, respekti dhe solidariteti ndërkombëtar. Zyra e Shtypit dhe Informacionit e PSSH.

OKB ka vëzhguar kontrabandën e karburantit

gjyptas, pakistanezë, shqiptare. Roma zyrtare reagoi kështu për të hequr nga vetja cilësimin si «problematiske për të firmosur Konventën e Shengenit». OKB ka vëzhguar kontrabandën e karburantit Së pari «New Jork Times», dhe më pas Emilio Kardenas u përfyllën herë të parë me akuzat e tyre - në drejtim të thyerjes së embargos - nga Tirana zyrtare. Përgjegjësitë - met - e pranishme si «moda fjalësh» kudo në «administratën Berisha», vijuan fort këtë në Shqipëri. Refreni si gjithnjë që i qartë: «Nuk ka kontrabandë»! Kjo që në vit e gjysëm më parë kohë kur autobotët filluan të hynin në portat shqiptare e të derdheshin në liqenin e Shkodrës drejt Malit të Zi! Por faktet dhe argumentet kundërshtojnë: Njëri argument - tërësisht ekonomik. - i publikuar të shtunën në «Aleanca Nacionale» denoncon kontrabandën shqiptare. Dy kurba - njëra që i referohet importit të karburanteve dhe tjera kursit të monedhës gjermane, Markë - përngjashtron. Gjithçka e lidhur në raportet strikte kërkesë - ofertë nëse në shtator - tetor 1994 kur feri dëshmon se

Atje ku lutej Papa sot ka ushtarë! Përse?

vitin ’94 disa milion US tatime, taksa. Përballë kësaj shifre të bën të gëssh shifra 9 milion US dollarë që zyrtarët e Tiranës e kërkojnë si dëmshpërblim nga OKB-ja. Atje ku lutej Papa sot ka ushtarë! Përse? Që nga 9 Maji, në vendin ku shënjteria e tij, Papa Xhovani Pavli i II dilte për t’u lutur për marrjen fund të vuajtjeve të shqiptarëve nën diktaturë, në Pulja, ndodhen 1000 ushtarë e qindra karabinierë italianë. Të gjithë të inkuadruar në operacionin «Kufi të sigurtë» të ndërmarrë nga Qeveria Italiane. E pra, çfarë ka ndodhur? Reagim i ashpër i Romës ndaj valëve të klandestinëve kurd, turq, kineze, pakistanezë, egjiptas, filipinas por dhe shqiptarë që i drejtohen Italisë. Pse kështu? Dy muaj më parë «Zëri i Popullit», përshkruante rrugën e turqve dhe kurdëve nga Turqia në Rinas, Vlorë, e Pulja. Në trekusam se Shqipëria po nuk mori masa shumë shpejt do të vihet përballë sanksioneve të Bashkësisë europiane. Italia - anëtare e kësaj Bashkësie sot - mund të mbyllte njërin sy për shqiptarët por nuk kish pse mblyllte dhe tjetrin për banorët e orientit. Që nga ajo ditë asgjë nuk u përfill.

Një motos(k)af SHPETIMI - kërkesë urgjente

Nënvizojmë Një motos(k)af SHPETIMI - kërkesë urgjente - Gjatë 1 viti e gjysmë - 28 viktima - Dje u varrosën dy viktimat e fundit të tragjedisë së liqenit të Shkodrës, të 14 vjeçarët Adriatik Sysyka dhe Artan Kraja. Numri i viktimave në ujërat e këtij liqeni, brenda më pak se një vit e gjysëm, arrin kështu në 28. Të gjithë këta mosha të reja. Në gazetën tonë, duke shkruar për ngjarjet tragjike në këto ujëra e këtij liqeni, kemi ngritur njëherësh edhe domosdoshmërinë për krijimin e një ekipi të vogël shpëtimi në këtë liqen. Organet e posaçme shtetërore, që duhet ta vlerësonin këtë domosdoshmëri, vetëm kanë heshtur. Tragjedi pas tragjedie, këtë liqen pasuan njëra tjetrën, duke fundosur jetë njerëzish. Nuk kemi dashur që të dukemi të tmerrë të tillë. Mirëpo, për arësye ujerat e këtij liqeni, për arësye të ndryshme, ka një lëvizje të dendur njerëzish, rreziku i ngjarjeve të dhimbshme është gjithnjë i pranishëm. Përse nuk merren masa për të patur një skuadër të gatshme shpëtimi? Se paku një motos(k)af në bregun për një herë, do të mund të realizonte shumë mirë ndihmën për rastet urgjente. Mjafton që ky të jetë gjithë një në lëvizje duke vrojtuar e duke marrë kontakt edhe me peshkatarët apo pikat e policisë kufitare. Kjo është plotësisht e realizueshme. Prandaj themi se nuk justifikohen arësyet pse nuk është vënë një mjet i tillë që me lejimin e lëvizjes masive në liqen e pse nuk mbetet as sot. Nëse sot një ujrat e këtij liqeni, në një kohë jo të largët që dërheji shërbejë e vëzhgohej nga policia, kontrolloheshin edhe vëzhgoheshin kur zyrtarë e njafën, e identifikimi i personave realizohej në pak minuta. Tani se kemi fajlën e të rrebet më ashtu kufiri që, sepse situatat kanë ndryshuar, por që të organizohet një shërbim urgjent për t’u ardhur në ndihmë atyre që u rrezikohet jeta. Për ndryshe, edhe ç’kufirin ka të lejohet karqullimi masiv në liqen, kur nuk garantohen? tohet jeta e njerëzve?! MUSA KURTULAJ

Minat e PD-së në ligjin për tokën

A mund të gjejë zbatim ligji për shitblerjen e tokës në prezencën e paqartësisë ekstreme të Qeverisë së PD-së? Kalimi në qeveri i projektligjit për shitblerjen e tokës erdhi në një kohë kur problemien e shpërndarjes së tokave, miratuar në korrik 1991, PD-ja e ka futur në një rrugë pa krye. Mazhoranca e Parlamentit të sotëm, qeveria e PD së dhe organet gjyqësore (leva të Partisë në pushtet) duhet thënë se i kanë vënë minat të këtij rrrezikshme problemi mbi pronësinë për tokën, që gë e ka dëmtuar rëndë edhe zbatimin e ligjit të miratuar nga Parlamenti. Forca e qeverisë deri tani nuk ka mundur të diktojë që ligji të zbatohej rigorozisht dhe me të gjithë for-cën vepruese. Amullia që përjeton sot ligji i shpërndarjes së tokave duhet thënë se i kapërcen kufijt e për-fytyrimit të shtetit juridik. Fenomeni i rrëmibmit të tokave sipas kufij-ve të vjetër, i shpërnguljes së popu-llatës nga zona të thella fshatare dhe vendosja e saj kri zona «të lira» pa asnë lloj kriteri të përcaktuar më parë nga shteti, pakujdesia ekstreme e pushtetarëve në shpërndarjen e tokave të ish NB etj. nxjerr në pah nivelin e aftësive qeverisëse të PD-së dhe përpjekjet e forcave të tjera politike që kanë gjetur shtrë brënda saj për arritjen e qëllimeve të programeve të fshehta. Është gjith-monë pak të thuash se në zbatimi i ligjit për shpërndarjen e tokave ka vepruar spontaniteti, i cili në mjaft raste është shfrytëzuar mjeshtërisht nga forcat e djathta që kërkojnë rikthimin e tokave ish pronarëve. Mad- (Vijon në faqen 2)

Fati i 29 familjeve në udhëkryq

Është një shkresë që mban vulën e drejtorit të Entit të Banesave në Durrës e që ka besuar rreth 29 familje të cilat detyrohen të paguajnë 900 mijë lekë (të vjetra) brenda një afati tepër të shkurtër për banesën. Është fjala për disa punëtorë ndërtimarrjes së NISH Gomës, të cilët kanë nisur punimet në këtë banesë në vitin 1988 me kontribut vullnetar. Punimet tepër të ngadalta, u pezulluan përfundimisht në vitin 1991 për shkak të mungesës së fondeve. Në vitin 1992, me shpërndarjen punëtorëve autorizimet e banesës duke u mbështetur në numrin e orëve të punës. Një pjesë e tyre, në kushte tepër të vështira strehohmi, duke patur që mungesa e fondeve pengonte vazhdimin e punimeve, morën vetë përsipër ato duke përfshirë vetë dhe rregullimin e dritareve, instalimet elektrike, hidraulike, pllakat, suvatimet etj. Në vitin 1993, Banka Botërore akordoi një fond në shkallë republikë prej 30 milion dollarësh për përfundimin e apartamenteve të lëna për gjysëm dhe, në bazë të këtij fondi, në vitin 1994 nisën punimet edhe për këtë banesë. Tani, Enti i banesës, pa marrë në met et). (Vijon në faqen 2)

Përkujtohet Dita e Evropës

Më 9 maj u përkujtua dhe në vendet e Bashkimit Europian Dita e Evropës. Pesë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pikërisht më 9 maj 1950, u ra dakord që të fillojë bashkëpunimi franko-gjerman në fushën e çelikur të minierave dhe pikërisht në rajonin që ishte bërë mollë sherri në luftërat mes këtyre vendeve. Ishte ministri i Jashtëm francez i saj kohe, Shuman, që ideol dhe sikoi konturet e Komunitetit evropian dhe, tani Bashkimi Evropian. Për këtë arsye 9 maji është shpallur edhe dita e Evropës. Kjo ditë tashmë përkujtohet në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por përkujtohet e festohet edhe nga popujt e vendeve të tjera që aspirojnë dhe synojnë që një ditë të Bashkimit Evropian të jetë edhe dita e tyre, pra të integrohen në Bashkimin Evropian. Me rastin e Ditës së Evropës ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë Elio Germano dha një pritje në Hotel Tirana Merriott pjesë deputetë, anëtarë të qeverisë, përfaqësues të partive politike etj.

NGJARJE E SHËNUAR PËR KULTURËN TONË KOMBËTARE

NGJARJE E SHËNUAR PËR KULTUREN TONE KOMBETARE

PËR KULTUREN TONE KOMBETARE - U çel Festivali i 10-të i filmit shqiptar - Pas një pauze të gjatë pesëvjeçare u çel mbrëmë në Pallati në Kongreseve Festivali i 10-të i filmit shqiptar, në të cilin do të konkurrojnë 8 filma të rinj. Filimisht u përurua një ekspozitë fotografike dhe në ora 18. Presideni i Festivalit shkrimtari Vath Korre-shi deklaroi çeljen e tij, duke u prezantuar shikuesve filmin e parë artistik shqiptar me metrazh të shkurtër Fëmijët e saj të regjisorit Hysen Hakani, prodhim i vitit 1957. Pas tij u shfaq filmi i animuar «Za-na dhe Miri» prodhim i vitit 1975 për të vijuar më pas me filmin «Artan Miranollit dhe Petrit Rukës. Ndërsa pas pushimit u shfaqën filmat «Ujku, ujku» me skenar të R. Gjoles dhe regji të Artur Dautit dhe «Vdekja e kalit» me skenarist N-xhat Tafa dhe regji të Saimir K-ubarosit. Festivali që do të vazhdojë deri më datë 13 maj është sponsorizuar nga fondacioni «Velija», fondacioni «So-ros» dhe Bashkia e Tiranës. Korresp i «Zërit të Popullit»