20/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 maj 1995

Konferenca Ndërkombëtare e Socialdemokracisë në Tiranë

Dje pasdite filloi në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare e Forumit Evropian për Demokraci dhe Solidaritet, në bashkëpunim me Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë. Në qendër të punimeve të kësaj konference do të jenë një studim konkret e thelbësor i kryer nga ekspertë të Forumit Evropian për Demokraci dhe Solidaritet, për ecurinë e reformës ekonomike në të gjitha vendet e Lindjes, përfshirë dhe Shqipërinë. Ky studim titullohet «Tranzicioni, shoqëria, ekonomia dhe e ardhmja e Evropës». Është hera e parë që në vendin tonë zhvillohet një aktivitet i tillë nga majta evropiane në bashkëpunim me PSD të Shqipërisë, anëtare e Internacionales Socialiste. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues nga më 20 parti socialiste e socialdemokrate të Evropës dhe përfaqësues nga forca politike të vendit, ekonomistë, gazetarë, e diplomatë. Në sesionin e djeshëm merrnin pjesë edhe zëvendëskryetari i PSSH, Dr. Servet Pëllumbi e nënkryetari i PSSH Ilir Meta. Konferenca do të vazhdojë punimet deri më 21 maj.

Mirupafshim të lirë

- Mesazh solidariteti i kryetarit të PSSH FATOS NANO - Vëllezër dhe motra të «Zërit të Popullit» dhe Ndërmarrjes «Drita». Ju shpreh solidaritetin tim politik dhe njerëzor. Ju kam ndjekur me dashuri dhe njëkohësisht shqetësim në luftën tuaj të qytetëruar për demokraci dhe progres mbarëkombëtar. Një bashkëluftëtar i burgosur si unë që ka provuar dhe sfiduar tashmë skemat primitive të linçimit politik të kundërshtarëve nga regjimi i Berishës, ju bën thirrje për kurajo dhe qëndresë, për vazhdim të luftës në mbrojtje të së vërtetës dhe për denoncimin e krimit gjithfarësh të veshur me pushtet. Solidariteti midis nesh nuk është ortakëri mes lakensh dhe të korruptuarish si ai i klikës së Berishës dhe i njerëzve të depersonalizuar që i shërbejnë atij. Solidariteti ynë është bashkim zemrash dhe karakteresh të njerëzve të ndershëm e të përkushtuar për të çrrënjosur një herë e mirë nga shoqëria shqiptare abuzimin me pushtetin për pasurim të paligjshëm dhe për hakmarrje politike. Berisha kaq di e kaq bën. Këtë tashmë e ka kuptuar i madh e i vogël jo vetëm në Shqipëri. Në vend të arsyes dhe të reflektimit për interesat e së ardhmes ai ka zgjedhur përfundimisht persekucionin dhe dhunën. Ashtu siç ai e ka komentuar pluralizmin ekonomik e tregut dhe liritë themelore të njeriut në konceptet dhe veprimtarinë e partisë së tij dhe qeverisë së tij, ashtu ai po kërkon t’i shkatërrojë ato edhe në konceptet dhe në veprimtarinë e opozitës. Ju siguroj nga burgu se armët e Berishës janë të ndryshkura dhe të pafuqishme për të thyer luftëtarët e shquar të lirisë. Ato vetëm lëshojnë helm. Së bashku, ne që kemi me vete solidaritetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve do të fitojmë duke i çliruar një herë e mirë njerëzit nga ndotjet që së kaluarës mesjetare dhe barbarisë e tyre. Grabitësit e djersës së popullit janë në pushtet, dhe në një shekull do t’iu kthejmë njerëzve frytet e punës së tyre, qetësinë, dinjitetin dhe shanset e mirëqenies. Mirupafshim të lirë. Shënim: Ky mesazh iu dha dje gazetarëve Erion Braçe e Alfred Dalipi në burgun e Bençës, Tepelenë.

Kundërshtojmë me forcë ndalimin e kryeredaktorit të «Zërit të Popullit»

- Deklaratë e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë -

DHUNË mbi drejtësinë

Kryetari i Gjykatës së Kasacionit z. Zef Brozi thërret përsëri në ndihmë shtypin Në mbrojtje të pavarësisë së gjykatave nga pushteti politik - Kush është dora djallëzore e pamoralshme që cenon pavarësinë e gjykatave? - Të rrezikosh pavarësinë e drejtësisë do të thotë se disa qeveritarë nuk dëshirojnë që të hymë në Këshillin e Evropës. Dje, në mesditë, Kryetari i Gjykatës së Kasacionit z. Zef Brozi organizoi një konferencë shtypi, thelbi i së cilës ishte apeli që kryetari i Gjykatës së Kasacionit i drejtonte shtypit për të mbrojtur pavarësinë e gjykatave nga kurthet e duarve djallëzore të pamoralshme të pushtetit politik për t’i vënë nën varësinë gjykatat. Hyrja e konferencës së shtypit lidhej me vizitën e tij në Strasburg dhe perspektivat e bashkëpunimit të gjykatave shqiptare me Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Kjo tha ai është e rëndësishme sepse në legjislacionin tonë ka shumë kundërvënie në të drejtat kushtetuese të individit nga procesi penal dhe se ka pushtete në Shqipëri të cilat dëshirojnë të mos respektohen të drejtat kushtetuese të individit. Duke u kthyer tek thelbi i çështjes, paraqitja në parlament e shqyrtimit të largimit të dy gjykatësve të Kasacionit, ai tha se të pretendosh të hysh, të jetë dhënë viza për në Këshillin e Evropës dhe ta prekësh demokracinë duke rrezikuar dëshirojnë që të hymë në Këshillin e Evropës. Në mënyrë retorike, Brozi, pyeste: Kujt i intereson të prishë imazhin e Shqipërisë, të paraqesë fakte tani të cilat janë paraqitur njëherë kur këta gjyqtarë të Kasacionit u miratuan nga parlamenti? Dhe është po vetë z. Zef Brozi që përgjigjet duke thënë: se klima politike e ngarkuar, nuk ka nevojë për shumë koment. Paraqitja në parlament e kësaj çështjeje është një provë tjetër e një fushate sulmesh kundër pushtetit gjyqësor. Dhe, Brozi numëroi faktet më të fundit domethënë, si; - dhjetor 1994, në mënyrë të pamoralshme një dorë djallëzore që dihet se kush e bën synoi heqjen e kryetarit të Gjykatës së Kasacionit. - më 8 shkurt 1995 reagim shumë i ashpër, i pa imagjinueshëm kundër vendimit të Kasacionit për çështjen e 5 minoritarëve. - kërcënimet e egra për hakmarrje, reagime të nënsheshme, të ashpra për vendimin e pafajësisë nga Kasacioni për Ismet Kryeziun. Fatkeqësisht ende nuk është bërë asgjë ndaj personave fajtorë ndaj çështjes Kryeziu. - Heqje të shumë gjyqtarëve në rrethe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë kur nuk u jepen të drejta e ankimik kundër këtij këshilli nga ana e gjyqtarëve. Kjo është pa precedent në Europë. Zëri i kryetarit Brozi është një zë në shkreti për Këshillin e lartë të Drejtësisë. Për fatin e gjyqtarëve vendos ekzekutivi. Emërohen gjyqtarë me kurse dy mujore, edhe të padiplomuar arrestohen gjyqtarë se nuk i përgënjëjnë prokurorisë apo degëve të tjera të pushtetit. Ky është dhunimi më i ashpër i standardeve të drejtë-[teksti vijon në faqen 2] ( Vijon në faqen 2)

Letër e hapur drejtuar Parlamentit

Të nderuar Deputetë! Jemi në një moment kritik për Shqipërinë. Në këto katër vitet e fundit, Parlamentin ka marrë vendime kurajoze për të vendosur dhe mbrojtur demokracinë tonë të re. Europa dhe tërë bota, po presin të shohin se si do të rrjedhin ngjarjet. Personalish jam shumë i shqetësuar për gjithçka që ju keni bërë për të mbrojtur të drejtat tona të lira dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor. Kam besim të madh se Parlamenti do të mbrojë sistemin gjyqësor në Shqipëri dhe do të garantojë të drejtat e njeriut të qytetarëve tanë. Kur isha në Strasburg, më Maj me ftesë të Këshillit të Europës u informova për propozimin e bërë për largimin e dy gjyqtarëve nga Gjykata e Kasacionit. Kjo gjë krijoi mjaft shqetësim te miqtë tanë në Europë. Për shkak të këtij propozimi, shumë prej tyre tani po vënë në dyshim përkushtimin tonë ndaj parimeve të lirisë dhe demokracisë. Parimi i një sistemi juridik të pavarur është një element thelbësor i një shoqërie të lirë. Që prej vitit 1991 Shqipëria ka bërë hapa domethënës për të vendosur një sistem gjyqësor të pavarur dhe sundimin e ligjit. Standartet ndërkombëtare i kërkojnë gjyqtarëve të jenë të pavarur, degë të tjera të qeverisë, nuk duhet të ushtrojnë kontrolle të drejtpërdrejta mbi sistemin gjyqësor. Një sistem gjyqësor i pavarur ka shumë avantazhe. Ai siguron mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të tilla si liria e fjalës, liria e ndërgjegjes dhe e drejta për një gjykim të drejtë. Kur biznesmenët të shohin se sistemi gjyqësor i Shqipërisë do të zbatojë kontratat ndërmjet tyre, ata do të jenë më të gatshëm për të investuar. Populli shqiptar do të jetë më i sigurt kur të jetë si- (Vijon në faqen 2)

Fakte skandaloze për Blerim Çelën dhe shtëpinë e tij

Lexuesit presin sot me siguri shkrimin Blerim Çela në një banesë prej 170 metër katrore dhe me emim 40 milionë». Në shkrim do t’i jepet përgjigje edhe sa kanë kushtuar pajisjet e brendshme të Blerim Çelës. Por, me ndjesë të thellë njoftojmë se menjëherë pas paralajmërimit tonë në redaksi se njëherë pas informacion i shumtë dhe tepër skandaloz që bën fjalë për të, P.sh erdhi lajmi se gjithë ditës së djeshme ai është konsultuar me një individ të cilësia ka ndjekur punimet e apartamentit të tij e cila ka ndjekur punimet e apartamentit të tij, ose se është larguar nga zyra me një dosje voluminoze aq sa punonjësit e Kontrollit të Shtetit nuk kanë kuptuar se Blerimi i tyre po ia mbath... Ose sa herë është kthyer merrmer i shtëpisë nga shoqja e Blerimit ose sa ka kushtuar permanenti i fundit i gruas së tij, ose sa vaska banjoje janë provuar në shtëpinë e tij, ose... Duke patur parasysh se shkrimi që kishte përgatitur redaksia përmballë informacioni i freskët që na erdhi ishte tepër i varfër dhe i mangët, menduam atë të ripunojmë për më pas. Pra lexoni në numrin e ardhshëm këtë rubrikë me shënimin në orët e vona të natës mbriri në redaksi edhe informacioni për sa kanë kushtuar abazhurët e Blerim Çelës për shtëpinë e re. Prisni edhe informacione të tjera.

Zhvilloi punimet Konferenca e II-të e FRESSH-it të Tiranës

Më 15 Maj 1995 në selinë e Partisë Socialiste zhvilloi punimet Konferenca e II-të e FRESSH-it të Tiranës. Në këtë Konferencë morën pjesë delegatë të zgjedhur si përfaqësues të seksioneve të forumit nga 25 zonat e Kryeqytetit, shkollat e mesme dhe shkollat e larta. Raportin mbi punën e Komitetit Drejtues mbajti dy Konferencave e mbajti Kryetari Ilir Meta. Në raport i bëhej një analizë arritjeve dhe suksesëve të forumit, të metave që janë vënë re si dhe u përcaktuan objektivat për të ardhmen. Në raport gjithashtu u evidentua roli mijëvjeçar i rinisë euro-socialiste në luftën Referendum 6 Nëntorit, si dhe organizimi mjaft i suksesshëm Takimit Kombëtar të 15 Janarit ku barën kryesore e mbajti Rinia Eurosocialiste e Kryeqytetit. Vëmendja kryesore në diskutimet e mbajtura u përqëndrua tek forcimi i punës organizative në të ardhmen me synim përfundimin e organizimit të seksioneve për- (Vijon në faqen 2)

Ndaloliel në Shkodër, gazetari Gjergj Zei

Dhunë tjetër mbi gazetarët Dje, në ora 13.30, policia ndaloi në Shkodër, z. Gjergj Zei, gazetar dhe Kryetar i Asamblesë së Partisë Aleanca Demokratike, i shoqëruar nga forcat e policisë. z. Gjergj Zei u mbajt në izolim deri në ora 15. Atje ju tha se kërkohet nga gjykata e Tiranës në lidhje me një padí të bërë nga punonjësit i SHIK-ut, Vllazër Mema, lidhje me publikimet rreth ngjarjeve të Nishkës që tu e një vit më parë. Korresp. i «Zërit të Popullit»

DHUNA - Kryefjalë e qeverisjes së PD-së

Kundërshtojmë me forcë vendimin e kryeredaktorit të «Zërit të Popullit»

- Deklaratë e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë - Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, po ndjek me vëmendje zhvillimet e hetimeve rreth çështjes së përdorimit të 400 mijë dollarëve për blerjen e shtypshkronjës në emër të gazetës «Zëri i Popullit», organ i Partisë Socialiste Shqiptare. E angazhuar për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe gazetarët nga të gjitha format e presionit e dhunës që e cënojnë atë, shoqata nuk paragjykon veprën e prokurorisë dhe organeve të tjera të drejtësisë, por nga ana tjetër është e vendosur të denoncojë çdo sjellje që del nga kuadri i hetimeve normale duke marrë ngjyrat e presionit psikologjik mbi gazetarët. Nisur nga ky pozicion, shoqata i quan krejt të tepërta dhe me synime frikësuese demonstrimet e policisë pranë redaksisë së gazetës «Zëri i popullit», në një kohë kur njerëzit e shtypit, solidarë me sqarimin e çdo të vërtete, janë të gatshëm të vihen vetë, në mënyrë civile, në dispozicion të drejtësisë. Shoqata jonë gjykon se sqarimi i pikëpyetjeve për bazat ligjore të marrjes e përdorimit të 400 mijë dollarëve për shtypshkronjën nga «Zëri i popullit» në vitin 1991 nuk ka lidhje me statusin e kësaj gazete, dhe më tej, nuk mund të jetë objektiv pa marrë në konsideratë ndryshimet që gjithë shtypi politik ka përjetuar gjatë këtyre tre vjetëve në raport me shtetin e partisë. Prandaj e quajmë të padrejtë dhe kundërshtojmë me forcë ndalimin nga Prokuroria të kryeredaktorit dhe njëherazi zëvendëskryetarit të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë, zotit Thoma Gëllçi, i cili ka ushtruar detyrën brenda kompetencave që i jep funksioni i tij si kryeredaktor, pa shpikur ndonjë mënyrë tjetër llogarie dhe pa i prekur procedurat e veprimeve financiare të një gazete me fondin e saj josekret. Shoqata jonë dëshiron të mendojë se marrja e kolegut Gëllçi si i pandehur për një çështje që s’ka të bëjë me personin e tij, është një keqkuptim që duhet korrigjuar menjëherë për të mos komprometuar politikisht dosjen e 400 mijë dollarëve. KRYETARI PREÇ ZOGAJ

Pavarësia e pushtetit gjyqësor - element bazë i shtetit ligjor

- Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit - Sipas njoftimeve të fundit, Kryesia e Kuvendit Popullor, do të paraqesë së shpejti në Parlament kërkesën për heqjen nga Gjykata e Kasacionit të gjyqtarëve Petrit Plloci dhe Tefta Zake, me arsyetimin se, kur ata u miratuan në këtë funksione, nuk kishin plotësuar kushtin që kërkonte ligji për vjetërsinë prej 7 vjetësh në organet e drejtësisë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i ndjeshëm për respektimin e parimeve të shtetit ligjor, konstaton se miratimi i kësaj kërkese do të prekte drejtpërdrejt pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Është Kuvendi Popullor që, mbështetur në Nenin 6 të Ligjit Nr. 7561, dt. 29.04.1992, miratoi Kryetarin, zv. Kryetarët dhe gjyqtarët e Gjykatës së Kasacionit. Në qoftëse në atë kohë, Kuvendi bëri një interpretim të caktuar të kushtit ligjor të vjetërsisë në organet e drejtësisë, nuk do të ishte e drejtë dhe e ligjshme që kjo çështje të rishqyrtohej duke u rikthyer këtij interpretimi që është bërë me ndërgjegje të plotë në kohën e njohën. Gjykatëri i Gjykatës së Kasacionit mund të lëvizet nga detyra me vendim të arsyetuar të Kuvendit Popullor vetëm në dy raste; a) kur vërtetohet se ai ka kryer një nga veprat e rënda penale të parashikuara posaçërisht në ligj dhe b) kur është i paaftë mendërisht. Duke u nisur nga këto konsiderata të karakterit ligjor dhe veçanërisht nga parimi i pavarësisë së gjyqësisë, i drejtohemi Kryesisë së Kuvendit Popullor dhe të gjithë deputetëve me bindjen se do të përputhen me ligjet që ata kanë miratuar dhe interpretuar vetë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit Tiranë, 19.05.1995