Përfundoi punimet Konferenca Ndërkombëtare e Socialdemokracisë: «Demokracia dhe Reforma Ekonomike»
Konferenca «Demokracia dhe Reforma ekonomike» e zhvilluar në Tiranë nga data 19-21 maj 1995, organizuar nga Forumi Evropian për Demokraci dhe Solidaritet në bashkëpunim me PSD të Shqipërisë i vazhdoi punimet në ditën e dytë të saj në seancë plenare. Z. Ludomir Slahor, përfaqësues i PSD të Sllovenisë, mbajti raportin në emër të Forumit Evropian për Demokraci dhe Solidaritet duke evidencuar periudhën e tranzicionit në vendet e Evropës Lindore e Qendrore, problemet sociale dhe vështirësitë me të cilat ajo është ballafaquar si dhe alternativat socialdemokrate për kapërcimin e tyre. Deputeti Gjergj Rakaj, anëtar kryesie së PSDSh, mbajti raportin «Tranzicioni, reforma ekonomike dhe perspektivat në Shqipëri».
Pastaj punimet vazhduan me diskutime. E morën fjalën z. Mircea Kosean, ministër për reformën i PSD të Rumanisë, z. Franci Krizanic, anë-
(Vijon në faqen 2)
KËRKOHET: T’I JEPET FUND AGRESIONIT POLITIK KUNDER LIRISE SE SHTYPIT DHE PAVARESISË SË GJYKATAVE
Veprime të qëllimta që synojnë ta lënë Shqipërinë jashtë dyerve të Evropës
Juristë të njohur të vendit prononcohen kundër akuzave të prokurorisë ndaj «Zërit të popullit» dhe në mbrojtje të pavarësisë së pushtetit gjyqësor.
Lexoni në faqen 3. OPINIONE Në juristët, Kritime, Pato Nga juristët: Kujtim Puto, Kosta Gazeli, Artan Gjylbegu, Dilaver Bregasi, Kleanthi Koçi, Përparim Sanxhaku, Ali Meta, Maks Haxhia, Mark Pëllumbi.
Nuk ka bazë për ndjekje penale, paratë janë të «Zërit të Popullit»
Një çështje e sajuar keq
E paraprirë nga «argumentet» me bollëk të RD-së dhe nga thirrjet histerike të ndonjë lideri të PD, çështja e 400 mijë dollarëve u fut në zyrat e Prokurorisë së Tiranës dhe po del që andej me burgosje, ndalime, arrestime, terror psikologjik, mbi gazetarët e «Z.P», dhe prononjësit e «Progres»-it. Por, sa më tepër që «thellohen» hetimet aq më shumë bien «themelet» e akuzës dhe shuhet sfondi politik i çështjes.
1, Nuk është prekur buxheti i shtetit.
— Me vendimin Nr. 104 datë 10.12.1990 «Për disa shpenzime nga «Fondi i Solidaritetit», ish-Sekretariati i KQ të PPSH, vë në
Siç shihet këtu nuk bëhet fjalë për fondin prej 400 mijë dollarë, për faktin se ai ishte nga Fondi i Solidaritetit.
Nga ana tjetër, duke mbajtur parasysh ndryshimin e kushteve politike për të qenë më të sigurtë, ish-kryeredaktori i gazetës «ZP», P. Xhixha, me datë 10.6.1992 i kërkon konfirmim Qeverisë Meksi «nëse duhet të vazhdojë traktativat për tërheqjen e shtypshkronjës ose për prishjen e kontratës dhe kthimin e fondeve që kemi nisur». Por Qeveria Meksi as deri më sot nuk është përgjigjur. Pse? Përgjigja është e qartë: nuk ishin paratë e saj por të «ZP».
rror psikologjik, mbi gazetaret e «ZP», dhe punonjësit e «Progres»-it. Por, sa më tepër që «thellohem» në dispozicion të Redaksisë të gazetës «Zëri i Popullit», 400 mijë dollarë USD për blerjen e një shtypshkronje. Meqenëse është një fond i veçantë shkre sa i drejtohet Sektorit të Jashtëm të KQ të PPSH.
— Nga verifikimi i zërave të buxhetit të shtetit për vitin 1990, 91, 92 e deri më sot rezulton se ky fond nuk ka qenë përfshirë në buxhet, gjë që tregon se ky fond ka qenë i veçantë, formohej nga burime të veçanta, të jashtme, që tashmë dihen. Sipas ligjit për planin dhe buxhetin e ligjet e tjera të asaj kohe vula përfundimtare e të ardhurave e shpenzimeve të buxhetit të tërave hiqet nga organet më të larta të PPSH.
Me vendimin Nr. 183 datë 14.5.1992 të Qeverisë Meksi (pra vetëm pak ditë pasi ajo ka qenë krijuar) urdhërohet kalimi në të ardhurat e buxhetit të shtetit për vitin 1992 të gjendjes së llogarisë në valutë të ish-KQ të PPSH të shumës prej 1.865.016 dollarë USD. tratativat qartë: nuk ishin para e saj por të «ZP».
Më tej. Më 7 korrik 1993, Shërbimi i Kontrollit të Shtetit, në zbatim të pikës 3 të vendimit të Qeverisë Meksi të lartpërmendur bëjnë një verifikim në redaksinë e «ZP», ku mes të tjerave shkruan se «Sasia tjetër, rreth 250 mijë dollarë është përdorur për nevoja të ndryshme të redaksisë së gazetës». Ndonëse e vërteta nuk është plotësisht kështu, le ta marrim pjesërisht. Pra ky fakt ishte i njohur për z. B. Çela që rreth 2 vjet më parë por u hesht. Pse? Sepse këto para nuk ishin të buxhetit të shtetit por të «ZP». Sepse sipas ligjit atij i lejohet të kontrollojë vetëm përdorimin e fondeve shtetërore. Ndryshe do t’i kish kërkuar Qeverisë Meksi marrjen e një vendimi të ri për tërheqjen e këtyre parave në buxhet dhe nuk do ta linte ta hapte këtë çështje në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare.
«Vërtetimi» që z. Çela bëri në RTV duke
(Vijon në faqen 2)
Dy ura «kushtojnë» 21.5 milionë lekë (!)
- Efektivisht kostua reale e tyre është 5 milion lekë. Nga fluturuan 16.5 milionë? -
Kurbin
Një nga faktet e shumta të korrupsionit galopant në rrethin e Kurbinit është edhe ai i shpërdorimit e përvetësimit në mënyrë spektakolare të fondeve për riparimin e rrugës automobilistike e cila lidh fshatrat e malësisë së Kurbinit me qytetin e Milotit.
Kjo rrugë u dëmtua rëndë nga përmbytjet që ndodhën në nëntorin e vitit 1992, kur u shembën edhe dy ura të saj. U kërkuan fonde nga ana e pushtetit lokal. Për këtë rrugë u akorduan 16,5 milion lekë (të reja). Ndërmarrja e ndërtimit hekurudhës në Lac, e cila mori përsipër punimet, vëlen bëri sikur punoi, duke dërguar atje një numër punonjësish për…? piknik. Kaluën ditë e javë dhe punimet u ndërprenë. Më Mbaroi fondi, - thanë. Disa rradhë të vogla ishin krejt të papërfillshme përballë fondit të akorduar.
Çdo gjë ishte planifikuar në bazë të një preventivi konkret. Por për këtë preventive ishte ndonjë mbu-? me vepra tërheqëse, asgjë pa plan…
nim tjetër nuk u krye. Nga ndërtimi urat që filluan, Ndërmarrja abrtaksi punën nga kjo rrugë.
Ku vajtën fondet? Kjo është njëherë nuk u mendua seriozisht dhe nuk u vu në llogari as nga ana e pushtetit lokal dhe as nga Kontrolli i Shtetit, megjithë sinjalizimet e njëpasnjëshme pranë tyre. Më parë se të kërkohej se ku vajti fondi, e në cilët xhepa hyri, u «pa e arsyeshme» që për urat të kërkohet fond, tjetër. Dhe «administrat» e letrave siguruaran edhe 5 milion lekë (të reja). Ç’është e vërteta ky fond shtesë ra në duar të të ndryshme të ndërmarrjes së ndërtimit «21 Dhjetori» të Tiranës e cila i përfundoi urat, duke shfrytëzuar me efektivitet fondin. Por çështja shtrohet; ku vajtën 16.5 milion lekët e akorduara në fillim? Pse heshtin pushteti lokal dhe organet e Kontrollit të Shtetit kur kemi të bëjmë me një fakt konkret përvetësimi?
10 mijë dollarë të zhdukura
Peshkopi
Janë dhjetë mijë dollarë që nuk dihet adresa, më saktë janë 10.623 dollarë, fryt i djersës së pensionistëve Pjetër Tameurus dhe Klass Vermeli nga Nonspe(di) i Hollandës që së bashku me shokët e tyre pensionistë i punuan vitin e kaluar në vjeljen e mollëve dhe të ardhurat, deri në çikërrimën e fundit, i përcollën në Shqipëri për ngritjen e ujësjellësit për spitalin e fshatit Arras.
Paratë janë dërguar që në shtator të vitit të kaluar për t’i paraprirë punës për ngritjen e spitalit..
Mungesa e tyre u konstatuan kur miqtë nga Hollanda erdhën në Arras dhe nuk gjetën asnjë gjurmë, jo të ujësjellësit por edhe të parave.
A. ASHIKU
Tirana dhe Roma në kërkim të ndalimit të trafikut klandestin
Zëvendësministri i Brendshëm italian Rossi takohet me Meksin,
Zëvendësministri i Brendshëm Italian, Luigi Rossi, ndodhej të hënën në Tiranë për të biseduar me zyrtarët më të lartë, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për të ndalur trafikun ilegal të klandestinëve nga Azia e largët e deri tek klandestinët e trafikantët shqiptarë. Për këtë qëllim Rossi u prit më së pari nga kryeministri Aleksandër Meksi në prani dhe të ministrit të Brendshëm Musaraj. Sipas një komunikate të zyrës së shtypit të kryeministrit, mikut nga Roma i është theksuar vendosmëria e qeverisë shqiptare për të parandaluar dhe bllokuar, lëvizjen e klandestinëve nga Shqipëria në Itali. Ndërkaq bëhet e ditur se pala shqiptare në bisedime me të ka paraqitur disa propozime palës italiane si p.sh. Lehtësimi i regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të shkojnë në Itali. Një kërkesë tjetër e rëndësishme ishte hapja e konsullatave të reja italiane në Shqipëri. (Vlora disa herë ka sugjeruar hapjen e një konsullate italiane në këtë qytet). Një tjetër kërkesë po kaq e rëndësishme ishte edhe kërkesa për legalizimin e emigrantëve shqiptarë në Itali, Kërkesa e katërt e Meksit për mikun italian ishte organizimi i emigracionit sezonal. Po kështu sipas kësaj komunikate Meksi ka nënvizuar nevojën e bashkëpunimit më të madh mes të dy ministrive të brendshme, rritjen e shkëmbimit të informacionit si dhe dhënien e asistencës teknike. «Ne i konsiderojmë si mjaft të rëndësishme marrëdhëniet me Italinë dhe kërkojmë që të kemi një bashkëpunim edhe të madh në politikën ekonomike, tregti, ekonomi, kulturë, shkencë, marrëdhënie ndërtimin njerëzve».
Zëvendësministri Italian i Punëve të Brendshme duket i kënaqur nga takimi me Meksin, sipas njoftimit zyrtar të zyrës së shtypit të Meksit. Ai thuhet të ketë falenderuar në emër të qeverisë italiane për impenjimin e Shqipërisë në luftën kundër trafikut të klandestinëve dhe veçanërisht bashkëpunimin kundër krimit, të trafikut, drogës. Ai citohet të ketë konsideruar
(Vijon në faqen 4)
Nga rubrika «Patatja dhe bukë, edhe gjellë»
Presidenti Berisha për vaditjen...
«Më pas gjithshka u përqëndrua tek vaditja.
— Vaditja me pika është më pak e kushtueshme, rrit prodhimin 40-50 përqind dhe ul kostot», tha Presidenti Berisha.
Nga biseda e Presidentit të Republikës në se—reni e z. Vassiliam Pentini, specializuar për serrat në Izrael.
RD, dt. 21 Maj 1995.